Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermania apelon për kompromis mes Prishtinës dhe Beogradit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjermania apelon për kompromis mes Prishtinës dhe Beogradit
AktualitetBoteKosovë

Gjermania apelon për kompromis mes Prishtinës dhe Beogradit

Published: November 8, 2022
Shpërndaje

Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës dhe largimit të serbëve nga institucionet vendore,  Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar dhe ka kërkuar zgjidhjen përfundimtare të problemeve nëpërmjet dialogut Serbi-Kosovë.

“Jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës”, tha zëvendës-zëdhënësja e ministrisë së Jashtme gjermane, Andrea Sasse, të hënën, në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë gjermane.

Ajo theksoi domosdoshmërinë e rezultateve në dialogun Serbi-Kosovë: “E kemi thënë shpesh që këtu se për Ballkanin Perëndimor, por sidomos për raportin mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të largohemi nga vështrimi periodik në humnerën e skadimit të afateve. Sepse edhe ky është një afat i tillë. Tani priten kompromise.”

- Publicitet -

“Apeli ynë urgjent u drejtohet të dyja palëve në konflikt, Kosovës dhe Serbisë, që të përmbahen e të mos e përshkallëzojnë më tej situatën dhe që ta zgjidhin këtë konflikt realisht në dialog të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën.”

Ndërkohë në veri të Kosovës ka vazhduar gjendja e tensionuar për shkak të targave, si pasojë e së cilës pakica serbe është larguar nga institucionet e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fajësoi Serbinë se po e provokon situatën, me pretekstin e targave, për të  mos pranuar planin gjermano-francez për Kosovën.

Javën e kaluar në Berlin u zhvillua Samiti i Ballkanit Perëndimor ku u arritën tre marrëveshje bashkëpunimi rajonal. Në konferencën e medias, të enjten e kaluar,  kancelari gjerman Olaf Scholz, tha për herë të parë se ekziston një plan gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Scholz tha se nevojitet “durim dhe shumë përpjekje” që marrëveshja të ketë sukses.

Sekretarja gjermane e Shtetit për media dhe zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffman, tha se “do të vazhdojmë të punojmë me Francën dhe partnerët e tjerë evropianë për të siguruar që bisedimet të zhvillohen dhe të arrihet përparim në këtë çështje”, premtoi Hoffmann.

Pyetjes së një gazetari se a do të përdoren mjete të tjera për ta shtyrë Kosovën të shtyjë afatin e zbatimit të riregjistrimit të targave, siç është kërkuar edhe nga Gjermania dhe BE, Hofmann nuk iu përgjigj. “Për momentin jemi duke u mbështetur në bisedime”, tha ajo. / DW

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 8, 2022 at 12:01 pm

    Duhet nje lider i forte te drejtoje Serbine drejt pranimit te Kosoves. Vetem Donald Trump e ben te mundur kete gje te ndodhe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?