Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermania pa gjermanë? Ndryshimi i përbërjes së shoqërisë gjermane po përparon me shpejtësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Gjermania pa gjermanë? Ndryshimi i përbërjes së shoqërisë gjermane po përparon me shpejtësi
AnalizaBote

Gjermania pa gjermanë? Ndryshimi i përbërjes së shoqërisë gjermane po përparon me shpejtësi

Published: July 12, 2022
Shpërndaje

15 vite më parë situata dukej kështu: çdo i katërti fëmijë nën 10-vjeç në Gjermani kishte prejardhje të huaj. Në vitin 2022 gjendja prezantohet kështu: gati çdo i dyti fëmijë nën 10-vjeç ka origjinë të huaj. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Institutit Federal për Hulumtime Demografike në Gjermani. Si njeri me origjinë të huaj konsiderohet ai që është lindur në një vend tjetër apo së paku ka një prind, i cili në momentin e lindjes nuk ka pasur shtetësi gjermane.

Këto kritere momentalisht i plotësojnë 22 milionë njerëz në Gjermani. Ky shtet ka 83 milionë banorë. Studimi tregon se në 30 vitet e fundit shoqëria gjermane është mplakur dukshëm. Në fillim të viteve 90-të mosha mesatare në Gjermani ishte 39 vjet. Tani është 44,6 vjet. Pa të huajt që kanë ardhur në Gjermani viteve të fundit, mosha mesatare e gjermanëve dhe të ishte edhe më e lartë, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Numri i njerëzve që punojnë në moshën mbi 60-vjeçare është rritur dukshëm. Arsye për këtë është të jetuarit e shëndetshëm. Para 30 vitesh 60 për qind e personave në moshën mes 60 dhe 65 vjet merrnin pension. Kjo shifër ndërkohë është përgjysmuar.

- Publicitet -

Edhe modeli tradicional i familjes është duke u zhdukur ngadalë. Më 1996, 40 për qind e burrave të moshës 30-vjeçare jetonin në partneritet dhe me fëmijë në një amvisëri. Vitin e shkuar vetëm 24 për qind. Njerëzit jetojnë shpesh vetëm apo bashkë me fëmijë. Çdo i katërti burrë mes moshës 40 dhe 44-vjeçare në vitin 2021 jetonte vetëm, më 1996 kjo shifër ishte 10 për qind.

Në një koment mbi zhvillimet demografike “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se migrimi në Gjermani është nxitur vazhdimisht. Pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe më vonë në Gjermani kanë ardhur shumë gjermanë që jetonin gjashtë Gjermanisë. Pastaj nga vitet 60-të vala e gastarbajterëve. Me liberalizimin e tregut të punës në kuadër të BE-së në Gjermani kanë ardhur mijëra njerëz nga vendet e BE-së. Më 2015 Gjermania pranoi 1 milion refugjatë nga Siria dhe vende të tjera.

“Në thelb”, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “problemi qëndron te gjermanët. Ata nuk kanë vullnet të sjellin në botë dhe rrisin fëmijët që janë të domosdoshëm për të ruajtur standardin e tyre jetësor. Pa dyshim kjo do ta ndryshojë shoqërinë. Por edhe këtu ka dritë dhe hije: kemi ministër me origjinë të huaj dhe lagje problematike. Në përgjithësi fuqia integruese e Gjermanisë më shumë nënvlerësohet, siç tregon një shikim në vendet e tjera perëndimore – dhe përditshmëria në shumë vendbanime gjermane”.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Arben says:
    July 13, 2022 at 5:06 am

    Osmanllinj

    Allahu Ekber

    Reply
  • dyshuesi says:
    July 13, 2022 at 6:34 am

    Ne kohen e fashizmit ne Itali , Musolini , ndermori politika per nxitjen e lindshmerise . Ndima ekonomike direkte (assegno familiare) per familjet italiane . Idea e Duçes ishte se nje komb qe i ka djepet bosh nuk mund te udheheqe. Po gjermania me se do i mbushi djepet? Ndoshta me emigrante ? Por a do quhet me Gjermani kur te mos kete me gjerman ?

    Reply
    • PO , PO says:
      July 13, 2022 at 3:59 pm

      Ashtu sikurse Greqia banohet sot nga nje popullate mikse , kryesisht te ardhur nga Afrika Veriore dhe Lindja e Aferme qe e mbajne veten per pasardhes te heleneve te lashte , porse ne genet e tyre nuk ka asnje mbetje sado te vogel qe te tregoje vazhdimesine me banoret e sotme .
      Ja , keshtu do te katandise edhe Gjermania pas disa dekadash ! Shihni anadollakun @Arben qe t`i sjell zorret ne gryke .

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?