Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermania shënon rritje masive në eksportet e armëve drejt Izraelit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjermania shënon rritje masive në eksportet e armëve drejt Izraelit
AktualitetBote

Gjermania shënon rritje masive në eksportet e armëve drejt Izraelit

Published: November 8, 2023
Shpërndaje

Gjermania ka rritur në masë të madhe eksportet e armëve drejt Izraelit, njoftuan mediat. Qeveria miratoi eksporte prej gati 303 milionë eurosh në Izrael deri më 2 nëntor, pothuajse dhjetë herë më shumë për gjithë vitin 2022 (32 milionë euro), sipas Ministrisë Gjermane të Ekonomisë.

Miratimet përfshijnë kryesisht komponentë për mbrojtjen ajrore dhe pajisjet e komunikimit. Që nga sulmi ndaj Izraelit nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, 185 kërkesa nga Izraeli janë përpunuar nga Gjermania, ndërsa zyrtarët në Berlin kanë thënë vazhdimisht se siguria e Izraelit është “arsyeja e shtetit” e Gjermanisë. Gjatë një takimi të NATO-s në Bruksel muajin e kaluar, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius konfirmoi se Izraeli po kërkonte gjithashtu municione për marinën e tij.

“Ne do të diskutojmë me izraelitët se si do të vazhdojë kjo tani”, u citua të ketë thënë Pistorius. Më shumë mbështetje materiale dhe ushtarake mund të jetë afër dhe zyrtarët gjermanë kanë thënë se do të përmbushin kërkesat e Izraelit kur ato parashtrohen. Gjithashtu, ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock diskutoi një zgjidhje të mundshme paqeje për Rripin e Gazës në takimin e ministrave të jashtëm të G7-shit në Tokio.

- Publicitet -

“Ne kemi nevojë për zgjidhje të zgjuara se si dhe nga kush mund të menaxhohet Gaza në të ardhmen. Dhe ne kemi nevojë për hapa praktikë drejt një zgjidhjeje me dy shtete, edhe nëse kjo mund të jetë shumë larg”, tha Baerbock në fund të takimit.

Gaza nuk duhet të përbëjë kërcënim terrorist për Izraelin në të ardhmen, palestinezët nuk duhet të dëbohen nga Gaza dhe nuk duhet të ketë pushtim apo zvogëlim të përmasave të Rripit të Gazës, shtoi ajo. Baerbock tha gjithashtu se nuk duhet të ketë zgjidhje politike të imponuar ndaj palestinezëve.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit
  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
  • E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  • Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?