Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermania: Statusi i Kosovës të mos jetë më “mollë sherri” në rajon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjermania: Statusi i Kosovës të mos jetë më “mollë sherri” në rajon
AktualitetBoteKosovë

Gjermania: Statusi i Kosovës të mos jetë më “mollë sherri” në rajon

Published: November 2, 2022
Shpërndaje

Nga samiti në Berlin pritet nënshkrimi i marrëveshjeve, fonde për reformimin energjisë në rajon, por edhe mesazhe të qarta.

“Kthesa epokale”, togfjalëshi i preferuar i kancelarit gjerman Olaf Scholz, ka hyrë edhe në zhargonin e Procesit të Berlinit. Qarqe qeveritare nga Berlini thanë të martën se tashmë ka ardhur “momenti i së vërtetës” për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se prej tyre pritet “që të nxjerrin mësimet nga realiteti i ri, i krijuar që nga invazioni rus në Ukrainë,” tha një zyrtar i lartë pranë kancelarit gjerman të martën në Berlin.

“Nuk ka më vend për konflikte”

- Publicitet -

Sidomos në adresë të Kosovës dhe Serbisë priten të dëgjohen mesazhe të qarta. Gjermania dhe Franca aktualisht po bëjnë presion diplomatik që dy vendet të pajtohen me propozimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve. “Sot nuk ka më vend për konflikte të tilla, me potencial shpërthyes, siç është ai midis Kosovës dhe Serbisë”, tha zyrtari.

Sipas tij, këto janë pritmëritë e qarta edhe të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz. “Status quoja është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu që statusi të kthehet në ‘mollë sherri’ për çdo çështje”. Sipas tij, kjo është arsyeja edhe se përse Gjermania dhe Franca kanë dalë me një plan konkret për dialogun. Sipas presidentit të Serbisë, Vuçiç, ai parashikon që Serbia, pa pasur nevojë të njohë shtetësinë e Kosovës të hapë rrugë për anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, sidomos OKB, dhe në këmbim të marrë përfitime ekonomike dhe një anëtarësim më të shpejtë në BE.

Pritet nënshkrimi i marrëveshjeve

Statusi i pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë është një nga gurët që pengojnë përparimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, që është në fokus të Procesit të Berlinit. Që kur u iniciua Procesi i Berlinit, në vitin 2014, nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, është jetësuar vetëm heqja e tarifave roaming. Katër marrëveshjet e mobilitetit të arritura në samitin hibrid të Sofjes, në nëntor 2020, mbetën të bllokuara për shkak të mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës.

Prandaj edhe nënshkrimi i tre prej tyre që pritet të bëhet më 3 nëntor në Berlin konsiderohen nga Gjermania si sukses i rëndësishëm. I dërguari i qeverisë gjermane në Ballkan, Manuel Sarrazin, dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, që drejtohet nga ish-ministrja shqiptare e integrimit evropian, Majlinda Bregu, kanë bërë shumë seanca negocimi me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të arritur më në fund një gjuhë diplomatike të pranueshme nga të gjitha palët. Tri marrëveshjet mundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me karta identiteti, njohjen reciproke të diplomave, dhe njohjen e kualifikimeve profesionale.

Fonde për energjinë

Ministrja gjermane e punëve të jashtme Annalena Baerbock i quajti ato “historike” të enjten e kaluar, në konferencën e ministrave të jashtëm në Berlin. Për Gjermaninë, e cila e ka Ballkanin Perëndimor në fokus të politikës së saj, ato janë një shpresë për të bërë përparime thelbësore edhe në fusha të tjera, si në sektorin e sigurisë dhe energjisë.

Sipas burimeve pranë kancelarisë gjermane vendet e rajonit kanë nevojë urgjente për të përballuar ngushticat e furnizimit me energji. Të enjten pritet që Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, të premtojë ndihma për të përballuar dimrin, por edhe grante për reformimin e sektorit të energjisë në rajon. Edhe këtu, parakusht është që vendet të jenë të gatshme të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, bëhet e ditur nga kancelaria. Javën e kaluar në Berlin u mblodhën ministrat e energjisë së Procesit të Berlinit për diskutuar për këtë çështje.

Eksperti për Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber, thotë për DW se marrëveshjet që do të nënshkruhen janë një përpjekje për të sinjalizuar se Procesi i Berlinit është i orientuar më shumë drejt sukseseve konkrete. Por Bieber thotë se sfida më e madhe qëndron te jetësimi i tyre. “Ka pasur shumë memorandume dhe vendime gjatë 8 viteve të fundit, por ato shpesh janë zbatuar vetëm pjesërisht, sepse askush nuk e ka kontrolluar zbatimin e tyre. Vendi pritës përkatës shpesh ka vendosur një agjendë të re dhe u ka vënë vijën të gjitha marrëveshjeve të bëra më parë”, tha Bieber. / DW

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 3, 2022 at 3:14 am

    Po pranojeni Kosoven si shtet te pavarur dhe probleme nuk do kete me.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?