Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Goditi për vdekje me thikë Martin Canin, Gjykata cakton “arrest me burg” për 14-vjeçarin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Goditi për vdekje me thikë Martin Canin, Gjykata cakton “arrest me burg” për 14-vjeçarin
KronikeLajmi i fundit

Goditi për vdekje me thikë Martin Canin, Gjykata cakton “arrest me burg” për 14-vjeçarin

Published: November 22, 2024
Shpërndaje

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 14-vjeçarin, i cili goditi me thikë për vdekje bashkëmoshatarin e tij, Martin Canin.

Mario Përlleshit iu komunikua masa e sigurisë në ambientet spitalore ku ai ndodhet i shtruar dhe po merr trajtim mjekësor, pasi mbeti edhe vetë i plagosur pas sulmit.

I mitur akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

- Publicitet -

Ndërkohë ditën e sotme, hetuesit janë rikthyer në vendin e ngjarjes, për të sekuestruar pamje të tjera nga kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të dyshuar të autorit.

Vrasja e Martin Canit

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili dyshohet se ka dëmtuar ligamentet e dorës dhe po trajtohet në një klinikë private.

Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin “Snapchat”, kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart. Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • I shpërthen dinamiti gjatë peshkimit, humb jetën 65-vjeçari në Himarë
  • A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij
  • A është regjistruar si procedim “Albanian Files”? Braho: Dy materiale kanë mbërritur në SPAK
  • VIDEO: Një rast që ka tronditur opinionin publik në Durrës
  • Humbin jetën 3 zjarrfikës në Kretë

Komentet e Fundit

  1. Vl on Tragjedia në Shkodër, kreu i zjarrfikësve: Ky është sendi të cilin çdo familje shqiptare duhet urgjentisht ta heqë nga shtëpia
  2. Detari on E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  3. Detari on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës
  4. K R on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës
  5. Vava on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?