Bardhyl Ermini (Bejo)
Paqja në botë tashmë duket sikur është kthyer në një yll që xixëllon fare larg, duke ngjallur vetëm fantazi.
Po pse Rripi i Gazës duhet “shpopulluar”? Po shkohet drejt paqes? Në se po, thuajse meret me mend se si do të arrihet kjo. Me dhunë! Paqe me dhunë. Edhe bën vaki!
“Pas zhvendosjes së popullit palestinez në vende të tjera, për t’u larguar nga ajo “gropë ferri”, palestinezët e zhvendosur do të largohen nga Rripi i Gazës, duke i hapur rrugën SHBA-së për të marrë në pronësi këtë territor bregdetar dhe për ta zhvilluar ekonomikisht në një vend “fenomenal”, ku kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe…”
Sikur bota të zhvillohej kështu dhe njerzit e saj të largohen, të vinë e të lëvizin kaq në mirëkuptim, do të ishte një mrekulli. Por do të ishte një mrekulli vetëm atëhere kur njerzit që e drejtojnë këtë zhvillim të ishin po kaq mirëkuptues. Ndofta Presidenti mendon se po flet për ndonjë planet tjetër matanë “rrugës të qumështit”, ndofta andej nga ai i “mjaltit”.
Nuk prish punë! Bota ka nevojë edhe për fantazi të tillë dhe Presidenti e ka të gjithë kulturën ta gëzojë këtë status personal. Por më pastaj, për dreq futet vet në “gropën e ferrit” kur imagjinon asgjesimin e krejt Iranit dhe 90 milion iranianëve, kur ju kujton atyre se mund t’ju shkojë ndërmend ndonjë … “atentat” kundër tij. “Tobestrafullah”! Mos o zot. Ka shumë shtete që e kanë atë “little boy”-n dhe mund t’i teket, le ta zemë p.sh. Indisë për ndonjë “atentat” ndaj Presidentit të Rusisë, apo Pakistanit kundër Prasidentit kinez etj. dhe kështu në botë do të nambeteshin vetëm ata 58 mijë “eskimezët“ e Groenlandës dhe mjerë ata. Çfarë të bëjnë më parë në gjithë këtë glob të boshatisur, të vazhdojnë e të kripin peshq apo ta fillojnë edhe njëherë botën nga e para?!
Historia dhe formimi i kombeve nuk bëhet kështu. Kurrë nuk kanë për të gjetur “rehat”, dmth paqe populli izraelit e ai palestinez në se historia mijëra vjeçare e tyre dhe ajo moderne që fillon nga viti 1948, nuk ngjizet brenda koshiencës të tyre, luftrave, disfatave dhe përpjekjeve për të njëjësuar historinë e të shkuarës me të sotmen dhe me të ardhmen e dëshiruar nga të dypalët.
Krahasimet gjithmojnë çalojnë, por edhe se të “çala” ato e ndihmojnë mëndjen minimumin për të marrë vendime jo të këqija. Pa llogaritur kohët e Çezarit, ajo që predominoi në formimin e Zvicrës ishin luftrat e perandorive kundër njera tjetrës dhe mbetjet që ato linin pas pushtimeve, duke filluar qysh nga viti 497 e deri në 1847, kur formohet zyrtarisht Konfederata me 26 kantonet, që përbëjnë tre zonat me përbërje dhe gjuhë krejt tëndryshme nga njera tjetra. Biles edhe me fe të ndryshme. Dhe çfarë konfederate se! Ajo që sot ja kanë zili krejt bota.
Edhe pse ky lloj krahasimi “çalon” me të dyja këmbët, arin të tregojë një lloj sfondi. Pikërisht atë që projektoi Presidenti legjendar Klinton me marrëveshjen e Oslos të vitit 1993 (që nuk ishte e thënë të bëhej, si pasojë e urrejtjes të tërbuar dhe të korrupsionit nga ekstremistët e të dy palëve), bashkëjetesa në paqe e dy shteteve, në mos e një konfederate me dy shtete, ide kjo që ka dhjetra vite që “dergjet” nëpër dosjet e politikanëve izraelitë e palestinezë.
Nuk është e vështirë të kërcënosh, të strapacosh, të torturosh, të paralajmërosh se mund të vrasësh miljona njerëz, për ta kthyer botën ashtu siç ta thotë mëndja. Ama, katrahura përfundon bukur vetëm nëpër përralla. Sepse historia, kjo“rrufjane” që nuk njeh miqësi e dashuri, i di mirë punët e veta, e di mirë se ç’është lakmia. Ka ndodhur ky realitet në luftën e parë botërore. Por kur ajo përfundoi duke kthyer në gjak e baltë jetëne 6 milion frymëve, u zhdukën nga harta të katër perandoritë që“kruanin brirët” për hapësira “zhvillimi“.
Le të shpresojmë se shumë shpejt Presidenti i nderuar do tëzgjohet nga ëndrra pleqërishte që i është fanitur, në gjumin e tij sitë një fëmije të pafajshëm. Mbase do të mund të shkëputet qoftë edhe pakëz nga ai miljarderi që fluturon me … rraketë nëpër planete e të meret me plotë forcë e vitalitet (sa nuk ështëvonë) me vendosjen e paqes që premtoi para se të vinte“kurorën” e pushtetit të Amerikës demokratike, asaj që nuk bën“matrapazin” e pa fre, por të asaj Amerike që do të bëhet e para vetëm atëhere kur krahas saj qëndron parimi universal i respektimit të pavarësisë dhe sovranitetit të mbarë kombeve.
Redaksi!
Neofashisti EDvin c’fare kerkonte ne Madrid ku ishin mbledhur Tere simpatizzante e Trump dhe krere te partive te estremità te djathte!!?
e ere Bardhyl,kam hallin e Kosoves. Ay Grenellua qe eshte per krizat,nuk vjen ne Gaza ku eshte kriza,po vete i fryn kongjillit ne Kosove,qe te ndezi zjarr. Po ec re Grenell ne vendin e punes,apo ke hall se ha ndonje bombe bytheve1
Kot
Autori thotë, se historia e konfliktit të palestinës me Izraelin fillon në vitin 1948. Jo! Kjo histori e ka bazën në sulmin fashist të kalifit mysliman në vitin 634 mbas krishtit, kur ai e pushtoi Izraelin dhe në vitin 638 mbas krishtit e, ( 6 vjet pas vdekjes së Muhamedit), kur kalifi tjetër mysliman UMRE e pushtoi dhe e shkatlrroi Jeruzalemin- qytetin e shenjtë të ebrejëve – themeluar e pagëzuar nga Mbreti Davit 1000 vjet para krishtit. Mbasi e pushtuan Jeruzalemin dhe shkaktërruan objektket e kultit të ebrejëve dhe ato kristiane- MYSLIMANËT PUSHTUES TË JERUZALEMIT NDËRTUAN XHAMINË E VJETËR POREJ DRURI DHE, 53 vjet pas pushtimit ndërtuan xhaminë Al Aksa, siç është sot- MBI TEMPULLIN HISTORIK TË SOLOMONIT, i cili në kohën e pushtimit të Jeruzalemit në 638 kishte 1595 vjet jetë dhe, një histori të shkatërrimit të tij nga Babilionasit dhe nga rromakët herën e dytë. Koha e sotme është koha e lajthitjeve intelektuale dhe e lajthitje nga interesat, por HISTORIA DUHET SHKRUAR SIÇ KA NDODHUR dhe, ajo nuk fillon siç thotë autori i shkrimit në vitin 1948, por 2948 vjet më parë -kur u themelua Izraeli dhe Jeruzalemi dhe- 2905 vjet nga ndërtimi i Tempullit të parë të Solomonit në 957 para Krishtit. Viti 1948 nuk është vitit i fillimit të historisë, por viti kur OKB-ja vendosi të rivendosë në vend historinë e konfliktit historik Izrelito-palestinez. Në kohën e themelimit të Jeruzaemit 1000 vjet para krishtit, atje nuk kishte PALESTINEZË-ndryshe nuk mund të themelohej Jeruzalemi. Prandaj-kur i referohemi konfliktit ndërkombëtar arabo -izraelit duhet të rikthehemi në kohë kur ka filluar ai dhe- SULMI I FUNDIT ARAB ËSHTË VITI 638 PAS KRISHTIT. Përfunndimi është i qartë: Jeruzalemin e pretendojnë palestinezët, se arabët e kanë, pushtuar në 638 mbas krishtit dhe- nuk e lëshojnë si k/qytet të tyre Izraelitët se e kanë themeluar ata 1000 vjet para krishtit e 2948 vjet para vitit 1948,kur autori thotë se ka filluar konflikkti! Zoti
Zoti-Bardhyl Ermini (Bejo) :Ju shkruani: “Historia dhe formimi i kombeve nuk bëhet kështu. Kurrë nuk kanë për të gjetur “rehat”, dmth paqe populli izraelit e ai palestinez në se historia mijëra vjeçare e tyre dhe ajo moderne që fillon nga viti 1948. Zoti Bardhyl Ermini (bejo): Historia e konfliktit Izraelito-Arab e – jo palestinez- fillon 1310 vjet para vitit 1948!
Z. KOT nuk ja ka futur kot,
Ai te bind, por duhet te lexosh
te gjithe komentin.
Z.KOT, me siper, pas Zenelit nuk
e ka vendosur pseudonimin e Tij.
Por KOT-i, ka flour me fakte historike.