Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kujtimet e ushtarakut të lartë nazist: Guvernatori i Hitlerit në Shqipëri dhe Xhafer Deva
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Kujtimet e ushtarakut të lartë nazist: Guvernatori i Hitlerit në Shqipëri dhe Xhafer Deva
HistoriKryesore

Kujtimet e ushtarakut të lartë nazist: Guvernatori i Hitlerit në Shqipëri dhe Xhafer Deva

Published: July 25, 2022
Shpërndaje

 

Prof.As.Dr. Bernard Zotaj

Në librin e Herman Neubacher “Guvernatori i Hitlerit për Ballkanin” botuar nga Shtëpia Botuese Botart në vitin 2017, përkthyer nga gjermanishtja prej Gaqo Karakashi, flitet për misionin e posaçëm në Europën Juglindore në vitet 1940-1944.

- Publicitet -

Në një hyrje të gjatë të librit autori shprehet se “i kam borxh historiografisë profesioniste disa informacione, të cilat s’mund t’ia japë askush tjetër, sepse jam i vetmi informator për disa ngjarje”. Autori pasi i bën një analizë situatës së Ballkanit, ndalet në vendet Rumani, Bullgari, Grqi, Shqipëri dhe Jugosllavi.

Herman Nojbaher (1893-1960), ishte anëtar i hershëm i Partisë Nacional-Socialiste të Austrisë, ka qenë kryebashkiak i Vjenës (mars 1938-dhjetor 1940) dhe me tej u bashkua me forcat gjermane të shërbimit të jashtëm, si specialist në çështjet ekonomike për Europën Juglindor. Ai veproi në Rumani, Bullgari, Greqi (tetor 1942) dhe përfundimisht në Beograd në gusht 1943, si i deleguar i veçantë i Ministrisë së Jashtmë Gjermane për Europën Juglindore.

Nga 11 shtatori 1943, pas rënies së Italisë, emërohet edhe përgjegjës për Shqipërinë dhe punoi ngushtë me Vermahtin deri në kapitullimin e Gjermanisë në 1945. Në vitin 1946 arrestohet nga amerikanët. Në vitin 1951, dënohet me burgim si kriminel lufte meqënëse mbështeti forcat gjermane si diplomat dhe ekonomist. Por lirohet në vitin 1952 dhe kthehet në Austri.

Në librin e tij me kujtime “Mision i posaçëm në Europën  Juglindor 1940-1945”, botuar në vitin 1956, Nojbaher jep me hollësi veprimtarinë e tij të rangut të lartë për llogari të Gjermanisë nacional-socialiste në ballkan.

Nojbaher, Shqipëria dhe Xhafer Deva

Në faqet për Shqipërinë Nojbaher thekson se më 8 shtator 1943 gjenerali Ajzenhauer shpalli armëpushimin me Italinë. Shqipëria doli në plan të parë, për shkak të pozicionit të saj në ngushticën e Otrantos.

Ribbentropi i telefonoi në Beograd ku kishte selinë dhe e njoftoi se Fyhreri dëshironte “një Shqipëri të pavarur, e shpallur me iniciativën e vet”. Ndaj që të nesermën, më 11 shtator 1943 duhej të shkonte në divizionin gjerman të përqëndruar në Elbasan.

Me avionin special, i shoqëruar nga një njohës i gjuhës dhe i zakoneve shqiptare, mbërriti në Tiranë, për të realizuar misionin e ngarkuar. Nojbaher thekson se njihnte vetëm dy politikanë shqiptarë, të cilët kishin kërkuar të lidheshin me të në Beograd menjëherë pas rënies së Italisë. Ata ishin Xhafer Deva dhe Vehbi Frashëri, djali i kryetarit të ardhshëm të Këshillit të Regjencës në Shqipëri.

“Për të ardhur në Shqipëri, – shkruan Nojbaher për Xhafer Devën, – i dërgova në Mitrovicë (Devës) një aeroplan të markës “Storch” në dispozicion. Kishte ardhur ora e tij”.

Situata dhe krijimi i një qeverie provizore

Situata thekson Naojbaheri në Shqipëri nuk ishte shumë konfuze. Shqipëria e Jugut ishte pjesërisht në duart e partizanëve komunistë, kundër të cilëve italianët ishin paraqitur me pak sukses. Për këtë arsye, qysh para rënies së Italisë ishte dislokuar një divizion gjerman në Elbasan.

“Njerëzit e Ballit Kombëtar nuk luftuan kundër trupave tona. Ata u shpërndanë ose u kthyen kundër partizanëve në Jug. Abaz Kupi, që mbahej si ruajtës i fronit të mbretit Ahmet Zog, qëndronte në male në hapësirën midis Tiranës dhe Shkodrës. Tek ai kishte edhe oficerë koordinatorë angleze. Ne e lamë atë të qetë dhe ai ne”, – shkruan në kujtimet e tij Nojbaher.

Nojbaher shkruan se dy njerëz u përpoqën fillimisht veç e veç të krijonin një Komitet Përfaqësues Kombëtar, i cili do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë dhe do të merrte përsipër qeverinë provizore të vendit. Ata ishin Ibrahim Bej Bigaku nga Elbasani dhe kosovari Xhafer Deva nga Mitrovica.

Më 14 shtator të dy grupet u morën vesh për krijimin e një Komiteti, në krye të të cilit u vu Ibrahim Bej Biçaku. Komiteti priste që qeveria e Rajhut të madh gjerman ta njihte pavarësinë e Shqipërisë së Madhe të Bashkuar. Nojbaher shkruan se premtova se do t’ia transmetoja menjëherë Rajhut këtë dëshirë të Komitetit Kombëtar, e cila përmbushte misionin e tij.

Njohja e pavarësisë së Shqipërisë nga Gjermania

Komiteti Kombetar mori përsiper detyrën e qeverisë së përkohshme nën kryesinë e Ibrahim Bej Biçakut. Xhafer Deva mori detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme. Gjithçka që kish qenë në duart e italianeve nuk ekzistonte me: administrata, gjykatat, policia, xhandarmëria, ushtria. Ushtarakët gjermanë mbanin rregullin, sido që ishin të huaj. U bë dhe thirrja e Asamblesë së vjetër Kombëtare, me qëllim krijimin e një qeverie mbi bazën e kushtetutës së vjetër zogiste.

Asambleja u mblodh në tetor në pallatin mbretëror. Në një letër drejtuar qeverisë provizore, Nojbaher “kishte nderin të njoftonte” presidentin e Komitetit Kombëtar, Ibrahim Bej Biçakun, për konfirmimin e njohjes së pavarësisë së Shqipërisë nga Gjermania.

Asambleja Kombëtare Konstituive dhe Këshilli i Regjencës, të zgjedhur prej saj, emëruan një qeveri definitive. Rexhep Mitrovica, një kosovar, u bë kryeminister, Xhafer Deva minister i Brendshëm, Vehbi Frashëri Sekretar Shteti për çështjet e jashtme. U ruajt kushtetuta zogiste. Në vend të mbretit ishte Këshilli i Regjencës. Asambleja Kombëtare shpalli aleancën me Fuqitë e Boshtit.

“Gjithçka u zhvillua me shumë rregull, por jo krejtesisht pa zhurmë. Një grup partizanësh, duhet ta pranojmë sfidues, që kishte marrë pjesë në çarmatimin e njësive italiane afroi një top malor italian në distancë qitjeje dhe goditi pallatin mbretëror, ku ishte mbledhur Asambleja Kombëtare” – shkruan ushtaraku nazist.

Xhafer Deva kishte nënshtetësinë serbe

Xhafer Deva që kishte ndikim ne rajonin e Kosoves i kishte premtuar Nojbaherit përmirësimin e gjendjes lidhur me ndikimin e partizanëve, por nuk po ia arrinte. Vetë Deva ishte armiku nr. 1 në listën e komunistëve. Ai i shpëtoi për një fije një atentati, ku u vra adjutanti i tij.

Deva, ishte nga Mitrovica e Kosovës, por në fakt, kishte mbetur nënshtetas serb, për shkak të ndarjes së re të kufirit, për të cilin tërhoqi njëherë vëmendjen pakëz i zëmëruar kryeministri serb, gjenerali Nediç.

Pas rikrijimit të Shqipërisë së pavarur, Xhafer Deva, bashkë me rreth 1000 pasues kosovarë, marshoi nga Peja, Prishtina, Prizreni për në Tiranë. Donte t’u tregonte dhëmbët komunisteve dhe e bëri këtë sipas zakoneve të vendit. Në Shkoder disa komunistë u fortifikuan në ndërtesën e legatës së Papës, e cila u shkatërrua me këtë rast.

Operacioni i Dimrit 1943-1944 i nisur prej gjermanëve në bashkëpunim më ballistët nuk e shuajti lëvizjen partizane. Situata solli një stabilizim të përkohshëm të qeverisë së Rexhep Mitrovicës, njëkohësisht u forcua shpresa e ruajtjes së pushtetit të nacionalistëve dhe ballistëve pas largimit të gjermanëve.

Në janar 1944 Mehdi Frashëri, Xhaferr Deva dhe Kadri Cakrani “i tmerrshmi” zhvilluan një mbledhje që rezultoi me përfshirjen e tre ballistëve në qeveri. Dokumenti gjerman thekson se “përfshirja e disa burrave në qeveri, të cilët janë përfaqësues të këtij fronti, është rezultat i luftës sonë të përbashkët me përkrahësit e Ballit Kombëtar në Shqipërinë e Jugut, të cilët të armatosur prej nesh luftojnë kundër partizanëve të kuq. Bashkëpunimi i Wehrmacht-it tonë me formacionet e Kadri Cakranit në Shqipërinë e Jugut rezulton tepër i suksesshëm”.

Misioni i ministrit të Brendshëm, Xhaferr Deva ishte “gjaku don gjak! Terrori kërkon terror”. Si pasojë ndodhi 4 shkurti.

Xhafer Deva dha dorëheqjen në qershor 1944 dhe kërkoi trajtim mjekësor në Gjermani. Deva kishte qëllimin që, pas tërheqjes së trupave gjermane, të qëndronte në Shqipëri dhe të bënte luftë guerile. Kur nuk u realizua ideja e tij dhe nuk mundi të pajisej me teknikë luftarake, ai çau përmes tokës kroate dhe shkoi në Vjenë, në dhjetor 1944. Nuk dihet se kur Xhafer Deva e hoqi nënshtetësinë serbe.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • demo says:
    July 25, 2022 at 7:41 pm

    Hiq komentet e tua o mashtrues,se nuk shkruan Gjermani:Operacionet gjermano-balliste,,
    Xhaferr Deva ishte nga NISHI i Dardanise shqiptare,te cilen Turqia ja dorzoi Serbise qe ne 1878 pas kongresit Berlinit.Baba i tij u vendos ne Mitrovice,qe gjate pushtimit te Italise i takonte Serbise,pas pushtimit gjerman Mitrovica u shpall territor Gjerman per shkak te minieres se Trepces,qe furnizonte industrine gjermane te luftes me krom,kallaj zink etj.Cfare luan ti me nenshtetesine serbe te Xhaferr Deves?Pse camet qe kishin nenshtetesine greke,ishin greke? Hiqni mer dore nga mashtrimet katundareske, pjella e terroristeve te kuq.
    Nuk mbulohet tradhtia sllavo-serbe e terroristave te kuq duke pergojuar ATDHETARIN XHAFERR DEVA.

    Reply
    • Arbër says:
      July 25, 2022 at 8:20 pm

      Demo, të zgjuarit janë racionalë dhe jo pasionantë. Pritet të ishte edhe rasti juaj ky. Por mllefi “anti -kamunist” që shpreh shpesh, na habit e na huton….

      Reply
      • Tirana says:
        July 25, 2022 at 10:07 pm

        Kriminel te tille ju shoftë fara

        Reply
        • Gaqi says:
          July 26, 2022 at 11:50 am

          O gjoja “tirana”, a ke bukr per te ngrene sonte? Ate shiko dhe mos u merr me keto gjera ti se nuk ke tru por mish ne koken tende te qelbet, ti dhe ata si ty,

          Reply
  • demo says:
    July 25, 2022 at 8:06 pm

    Sot e 30 vjet kam shkruar gjate per veprimtarine e Atdhetarit kosovar,bir i Nishit antik te Kosovas ,Xhaferr Deva. Asnjehere nuk u lekund Shqiptaria e tij,,edhe ne periudhat me te veshtira.Terroristeve te kuq qe vrisnin atdhetaret me atentate mafioze prapa gardhit,ju pergjegj flake per flake .24 ore ju futi tmerrin atentatoreve te vrimave.Tradhetar nuk eshte ai qe bashkepunon me gjermanet kunder sllavo-grekerve,E kunderta eshte e vertete.Para,gjate dhe pas luf.II bot.ky burre nuk rreshti perpjekjet per Kosoven e lire dhe te pavarur.Ishte themelues i Lidhjes Ii te Prizrenit.Perpjekjet e tija u realizuan ne 1999 me hyrjen e trupave Amerikane ne Kosoven e Lire..Prandaj o bernardii partise enverit,nuk ke ftyre ti te pergojosh heroin e Kosoves,Xhaferr Deven.
    Ne e kemi idhull Xhaferr Deven,,Idhull e ka edhe populli martir i Kosoves.

    Reply
    • Moisi Golemi says:
      July 26, 2022 at 4:49 am

      Idiot. Në dokumentet e CIA-s, në ditët e para pas largimit të nazistëve nga Shqipëria, Xhaferri yt citohet të ketë thënë “Partizanët kishin të drejtë. Kemi vepruar gabim”.
      Por kur e tha këtë, e Xhaferri e kishte humbur simiten gjermane dhe po kërkonte simite amerikane, italiane, turke dhe më vonë simite jugosllave nga Tito.

      Reply
  • Agim A says:
    July 25, 2022 at 10:42 pm

    Demo, ato jane kujtime te guvernatorit nazist. Nqs nuk beson tek perkthimi, merre gjermanisht dhe verifikoje. Nuk lahet m..me sh…
    Cfare ka qene Xhafer Deva si shqiptar dhe nacionalist le te thuhet, por ne histori shkruhen vetem te verteta dhe bashkepunimi me nazistet le njolla te zeza, pavarsisht motivit te tij antikomunist.

    Reply
  • Zina ( Zeqina ) sallaksja e qirë says:
    July 25, 2022 at 11:07 pm

    Demo, Xhafer Deva ndermjet te tjerave beri 4 shkurtin! Se bashku me Kadri Cakranin dhe Qazim Mulletin. 84 bije te Tiranes u ekzekutuan egersisht dhe skuqen rruget e Tiranes. Ja pse shqiptaret nuk i harrojne keta kriminelë? Poshte rraca e tyre! Poshte dhe ti Demo bytha

    Reply
  • Mira says:
    July 25, 2022 at 11:55 pm

    Prof. Doktor Zotaj nese do te ishte historian profesionist, do t’i vinte fjalet e Nojbaher-it ne thonjza dhe do te shenonte ekzakt faqet prej ku i ka nxerre. Ndryshe i jep te drejte Demo-s me prejardhje kuislingu shqiptar ne sherbim te nazisteve gjermane.

    Reply
    • Agim A says:
      July 26, 2022 at 12:40 am

      👍

      Reply
  • M. Shparthi says:
    July 26, 2022 at 4:19 am

    Ne kete shkrim te perkthyer prej nazistit Nojbaher ritheksohet dhe njehere karakteri aventurier i matrapazeve politike dhe bashkepunetoreve naziste, rraca e krimineleve si XH. Deva.
    Kuislinget (balliste, zogiste e gjithefare ngjyrash) si XH. Deva, R. Mitrovica, M. Kruja , K.Cakrani, A. Kelcura etj.. , per interesat e tyre personale e karieriste dhe per te xhvatur pasuri; u bene bashkepunetore me nazi-fashistet, shiten atheun, nderin e moralin e tyre tek pushtuesit dhe perfunduan ne te njejtin kosh plerash me humbesit e luftes se dyte boterore.
    Edhe vete nazistet gjermane, padronet e kuislingeve (sipas ditarit te nazistit R. Vogel botuar ketu te Dita), ishin ne siklet me menyren tribale (shtazarake) qe u krye masakra e 4 Shkurtit ne Tirane nga krimineli Xh. Deva dhe pasuesit e tij.
    Keta tradhetare, turpi i kombit shqipetar, e kane kerkuar vete, me deshire e kembengulje, vulen e zeze te bashkepunetorit me kriminelet naziste qe vrane e masakruan miliona njerez te pafajshem gjate luftes s dyte boterore.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    July 26, 2022 at 5:20 am

    Idiot. Në dokumentet e CIA-s, në ditët e para pas largimit të nazistëve nga Shqipëria, Xhaferri yt citohet të ketë thënë “Partizanët kishin të drejtë. Kemi vepruar gabim”.
    Por kur e tha këtë, e Xhaferri e kishte humbur simiten gjermane dhe po kërkonte simite amerikane, italiane, turke dhe më vonë simite jugosllave nga Titua.

    Reply
  • Gjergji Simaku says:
    July 26, 2022 at 8:48 am

    Ne dokumentin e CIA per Xhaferrin, ka dhe fakte interesante per masakren e 4 Shkurtit 44. Thuhet se nipi Kadri Cakranit e nisi sherin me disa te rinj, qe ishin kamunist, dhe aty e vrane. Pastaj e shfrytezoi Xhafo per masakren.
    Perfundimisht Xhaferr patrioti vetem shwiptar vrsu e gjak shaiptari derdhi. Cfare ndryshimi kish nga Dull pede Hoxha????

    Reply
  • demo says:
    July 26, 2022 at 12:56 pm

    Zeqine moj zeqine
    Si pallaska teneqe
    Ktu me gjete,ktu me le
    S`te pyeta sa vrima ke.

    Reply
  • Nje mergimtar says:
    July 26, 2022 at 1:41 pm

    Te gjitha keqkuptimet i solli vleresimi jo i drejte shume figurave.Si mund te barazohej me armiqte Hysni Lepenica,i vrare nga italianet me Xhafer Deven,avokat Skender Muco i vrare nga gjermanet me Kadri Cakranin, sherbetor te tyre.E te tille ka plote.Duhet te rivleresohen figurat qe padrejtesisht u denigruan per 45-vjet.Sa per Ballin,Legalitetin e te tjere klasifikimi si organizata qe bashkepunuan me armikun duhet te mbetet ne histori,pa u ndryshuar.

    Reply
  • demo says:
    July 26, 2022 at 6:56 pm

    I kemi thene dhe sterthene.Rruga e Xhaferr Deves ishte e prere e qaete,pa medyshje.Terrori kerkon terror.Bashkepunim edhe me djallin me brire kunder sllavokomunizmit
    Balli,Legaliteti,Kur kuptuan qe u perdoren,ishte vone.Komunjistet nuk paten meshire.Me keq se Xhaferr Deva psuan.
    Balli,Legaliteti edhe pse e dinin qe komunistet drejtoheshin nga serbomalazezet,prape i sherbyen komunisteve.Moren pjese ne Konferencen e Pezes dhe u bene antare te shtabit te pergjithshem komunist.

    Reply
  • alphade says:
    July 30, 2022 at 3:26 am

    Te me falin lexuesit por ketij demos eshte per t’ja
    qire bucen nene ! Qen bir qeni. bushter e poshter !
    Xhaferr Deva vrau ne Tirane 74 ?! djem nenash dhe
    Ju doni me e bo hero !? Turpi botes ! Ju, demo nje
    milion here me i keq se sa serbi me i keq ! Ti de-
    mush e do ne lulet te ballit ! Ku je more Avni Rustem ?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 qershor 2026
  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  2. Arbër on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  3. Vlora 97 on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. pap on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  5. nona on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?