Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Haxhiu mbetet kandidatja jonë”, Kurti nuk tërhiqet: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Haxhiu mbetet kandidatja jonë”, Kurti nuk tërhiqet: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë
KosovëLajmi i fundit

“Haxhiu mbetet kandidatja jonë”, Kurti nuk tërhiqet: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë

Published: 10 Maj, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të shtunën se nuk do ta ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, me gjithë mungesën e votave, duke thënë se emërimi i kryeparlamentarit dhe formimi i Kuvendit të ri është detyrë e të gjitha partive parlamentare.

“Kuvendi nuk themelohet nga fituesi, pavarësisht se a është ai fitues absolut apo relativ, Kuvendi themelohet nga të gjithë dhe bashkë; nga vendi i parë së bashku me vendin e dytë, tretë dhe pakicat serbe dhe joserbe”, tha Kurti të shtunën duke folur në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar trembëdhjetë herë radhazi deri tani ta konstituojnë Kuvendin e ri.

- Publicitet -

Lëvizja Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme për të qeverisur e vetme.

Megjithëse janë thirrur dhjetëra seanca për konstituimin e Kuvendit, ndarjet politike kanë penguar vazhdimisht këtë proces.

Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit.

Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si një “figurë përçarëse”, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se nuk do ta mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar.

Por, Kurti – një ditë para seancës së radhës të dielën, e përsëriti se Vetëvendosje nuk e ka ndër mend të sjellë kandidat tjetër pos Haxhiut.

“Propozimi ynë është Albulena Haxhiu, ndërsa të tjerët lë ta propozojnë kandidatin e tyre kur t’u takon atyre. Neve si fitues të zgjedhjeve na takon pozita e kryetarit”, tha Kurti.

Haxhiu dështoi në gjashtë seanca t’i merrte më shumë se 57 vota dhe pas kësaj, në seancat pasuese, kryesuesi i seancës – që vjen nga Vetëvendosje – propozoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Kurti i kritikoi partitë parlamentare – PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe – që nuk po marrin pjesë në votim, duke e bërë të pamundur formimin e komisionit.

“Ne nuk kemi bllokuar, sepse ne e kemi propozuar kandidatin tonë. Sikur mos ta bënin, do të ishim bllokues. Ne nuk kemi bllokuar, sepse kemi votuar për, bllokues janë ata që votojnë kundër ose nuk votojnë fare për ta pamundësuar kuorumin”, shtoi Kurti.

“Nuk ka krizë institucionale apo politike në Kosovë”

Dështimet e njëpasnjëshme për ta konstituuar Kuvendin e ri e kanë thelluar ngërçin politik të vendit, duke ngritur shqetësime për paralizë institucionale dhe shihen si test për pjekurinë shtetërore të Kosovës.

Gëzim Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, tha për Radion Evropa e Lirë se kriza aktuale dhe paraliza politike e krijuar në Kosovë duhet të shërbejë si një nxitje për të rimenduar dhe rindërtuar kulturën politike.

Ai theksoi se ky është një test i pjekurisë së Kosovës si shtet, dhe i aftësisë për ndërrim të qeverive dhe pushteteve pa ndërhyrje apo mbikëqyrje ndërkombëtare.

“Është paradoksale që partitë aktuale kanë kërkuar pavarësimin e Kosovës nga mbikëqyrja ndërkombëtare, por tani po e kanë të vështirë ta bëjnë atë funksionale dhe të vetëqëndrueshme”, tha Visoka.

Por, Kurti i hodhi poshtë këto vlerësime, duke thënë se Kosova ka institucione funksionale.

“Në Kosovë nuk kemi krizë institucionale e as politike, Në Kosovë kemi njëfarë vakumi kushtetues. Nuk kemi krizë sepse mekanizmat dhe institucionet e shtetit funksionojnë”, tha Kurti.

“Kosova ka Qeveri, ka kryeministër dhe ka ministra në detyrë, por Kosova nuk ka Kuvend. Nuk mund të ketë Qeveri të re pa Kuvend të ri”, shtoi ai.

Pavarësisht disa lëvizjeve së voni për ta zhbllokuar ngërçin, nuk ka asnjë marrëveshje mes partive parlamentare.

LDK-ja, e cila doli e treta duke i fituar 20 ulëse, e ka hedhur poshtë ofertën e Vetëvendosjes për koalicion qeverisës.

Në vend të kësaj, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar formimin e një qeverie kalimtare mes partive parlamentare deri në emërimin e presidentit të vendit, pra në prillin e vitit 2026, kur presidentes së tanishme Vjosa Osmani i mbaron mandati.

Derisa Vetëvendosje e ka kundërshtuar menjëherë idenë e një qeveri të tillë, partitë e tjera parlamentare kanë shprehur vullnet për të biseduar.

Kurti e përsëri të shtunën qëndrimin e partisë së tij, duke thënë se “ne duam qeveri funsionale jo tranzitore”./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Komente
  • demo thotë:
    10 Maj, 2025 te 10:54 am

    po e digjni Jorganin per nje plesht,o opozita Kosoves.

    Përgjigjiuni
  • Historiani thotë:
    10 Maj, 2025 te 2:52 pm

    O haxhilesha kryetare kuvendi,o rashe e vdiqa!?Kjo vetem politike nuk eshte.Shteti ka rene.Kryetar shteti eshte presidenti ,ne nje republike parlamentare.

    Përgjigjiuni
  • Llaf Dibre thotë:
    10 Maj, 2025 te 5:19 pm

    Ngelet lapidare thënia e Fishtës, me thesin me pleshta dhe dy shqiptarë që nuk i bën dot bashkë. Le pak diskutim thënia e Mustafa Nanos, ne librin e tij “Unë jam gege”, tek thote: “Geget dine te bëjnë komb, tosket dine te bëjnë shtet.
    Etja per pushtet e gegëve e të mij u ka errësuar syte, as iu bjen nderment per komb. Këtë e tregoi me se miri kjo epokë e re.

    Përgjigjiuni
  • ce thotë:
    10 Maj, 2025 te 7:12 pm

    Kurre mos u mbledhte parlamenti i Kosoves sa kohe qe antishqiptarja me e madhe e Ballkanit bile me antishqiptare se gruaja e Sllobos, Mira Markovic, se gruaja e Sheshelit , Serbulena Haxhiu eshte kandidate per kete post a thua se kosoves i mungojne njerzit e nderuar per kete post.
    Kjo serbo fashiste ne shpirt Serbulena Haxhiu vjet beri thirrje publike gjithe popullit te kosoves qe te braktisin pushimet ne Shqiperi sa kohe ne pushtet ketu eshte Edi Rama. Po tani moj sharebajge e neveritur qe Edi Rama merr mandatin e 4t me 11 maj a do kesh surrat te hyjsh me ne Shqiperi ku je nongrata per Shqiptaret e Shqiperise moj shpirtzeze qe mos ardhsh me kurre ne pushtet.

    Përgjigjiuni
  • Llaf Dibre thotë:
    11 Maj, 2025 te 8:15 am

    Zoti A. Duka ka nje merite te veçante. Realitetin berishoramist te ketij tranzicioni e ka “pagezuar” me emertimin BeRama, gjë qe e permend ne çdo shkrim per te mbrojtur autoresine e pagezuesit…
    Ndryshimin e madh e kerkon te partite e reja. Po qysh? Largimin e Gaz Bardhit me gazrat perreth tij nga Lul Basha, e konsidereva nje katarsis, anipse ngelen vetem kater ” kokra”. Po çfare ndodhi? Kater kokra, qe ngelen, krijuan kater parti…
    Zoterinj analiste, prisni deri te henen dhe shihni qe kendveshtrimi I popullit, te cilit i jepni mend, eshte me realist se kendveshtrimi akademikeve….

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhet vrasja e shqiptarit në Greqi! Shkak konflikti për një shtëpi, autori…
  • Komuniteti LGBTIQ+ marshon në Tiranë, u bashkohet dhe ambasadori i BE
  • Zgjedhjet e 11 majit| KQZ miraton rezultatet në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan
  • Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet 36-vjeçari në Përmet
  • Fiber, platforma që po zëvendëson me ritme të shpejta TikTok: mbi 200 mijë shkarkime në pak ditë

Komentet e Fundit

  1. Marko Bollano në Eksperimenti që zhyti në terr Spanjën, zbulohet shkaku i shkëputjes së energjisë
  2. capi në “Më ka zënë belaja me kolegët”, Rama komenton triumfin në zgjedhje: Ndoshta fitoj, sepse nuk jam një socialist i mirë
  3. Erdogan në Lufta II Botërore tregoi se paqja është një arritje që kërkon bashkim
  4. Pelioni në “Një buallicë…” Deputetja e re 29-vjeçare e PS i kthehet analistit: Bullizues i frustuar
  5. Phoenix në “Më ka zënë belaja me kolegët”, Rama komenton triumfin në zgjedhje: Ndoshta fitoj, sepse nuk jam një socialist i mirë
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?