Sipas autorit të vjetër romak Sklymi, në antikitet Sazani thërritej me emrin Sasan, që do të thotë ishulli i Shpresës ose i Gurit.
Autori tjetër i antikitetit Skilariaki thotë: “Më afër maleve Kereune është një ishull i vogël që quhet Sasan. Prej këtej në qytetin Orik (Orikum) lundrimi mban një të tretën e ditës”.
Ndërsa gjeografi i shquar Aleksandër Ptolemeu shek.II-të p.e.s përmend ishullin e Sazanit në koordinatat gjeografike të tij 44º 10’ dhe 30º 30’, që janë afër realitetit të sotëm.
Detari i shquar romak Plini në shekullin I p.e.s thotë, “Tremijë hapa larg nga Oriku gjendet Ishulli i Sazanit i përmendur si qendër piratësh.
“Është unik në botë” – tha Jared Kushner, dhëndrri i Donald Trump në intervistën e tij në Bloomberg për Sazanin.
Në fakt i vetmi ishull i mirëfilltë i bregdetit shqiptar ka një histori enigmatike edhe për vetë ne shqiptarët, shumë prej të cilëve nuk e kanë shkelur kurrë.
Gazeta DITA shkruan në numrin e sotëm mbi historinë e Sazanit.
Pushtime të panumërta
Përvecse një bukuri e pashoqe e natyrës sonë ujore, Sazani ka një histori pushtimesh të panumërta.
Gjatë Mesjetës Sazani ishte zotërim i Venedikut, që zotëronte pothuaj pikat më strategjike të Adriatikut, madje dhe të Mesdheut”.
Edhe mbreti Ferdinand i Napolit në vitin 1481 e ka përdorur Sazanin si bazë ushtarake.
Në shekullin e XV-të u pushtua nga osmanët.
Në fillimin e shekullit të XIX-të, Sazani së bashku me disa ishuj të tjerë jonianë u pushtua nga Anglia, e cila në vitin 1864 ia kaloi Greqisë.
Gjatë luftërave Ballkanike, në vitin 1912, për të bllokuar daljen në det të qeverisë së parë shqiptare të Ismail Qemalit, grekët vendosën trupa në Sazan.
Në 30 dhjetor të vitit 1914, Sazani u pushtua nga Italia.
Në vitin 1920 italianët u përzunë nga Vlora, por jo nga Sazani. Ai u kthye në një vend internimi, më saktë në një “burg natyror” për ata që kundërshtonin fashizmin.
Përkatësia e Sazanit ndaj Italisë është sanksionuar nga Traktati Italo-Shqiptar i 3 gushtit 1920, i ratifikuar nga Konferenca e Parisit në 5 nëntor 1921, edhe pse ishte një tokë tërësisht shqiptare.
Ishulli i Sazanit i përkiste ëndrrës së madhe të Italisë, pasi siç thuhej ajo donte t’i kishte të garantuara e të sigurta “dyert e lindjes”.
Megjithatë kohët do të ndryshonin. Më 21 tetor 1944 ishulli merret nga partizanët dhe Sazani bëhet një herë e përgjithmonë tokë shqiptare.
Ishulli u çlirua nga Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare dhe që nga ajo kohë është pjesë e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar.
“Çelësat e Otrantos”
Më pas, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Sazani së bashku me bazën detare ushtarake të Pasha Limanit, në Orikum të Vlorës, u shndërrua në një ndër pikat kyçe të Ushtrisë së Kuqe sovjetike dhe asaj shqiptare në Mesdhe.
Në ishull asokohe ishin vendosur kryesisht anijet katera siluruese, artileria bregdetare etj.
Gjatë asaj periudhe ishulli ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull.
Ishulli i Sazanit bashkë me gjirin e Vlorës konsideroheshin si fronti me i vështirë për ushtrinë në rast lufte.
Për këtë arsye njerëzit që shërbenin në ishull kishin trajtim të veçantë nga qeveria e asaj kohe.
Ushtarakisht nga Sazani kontrollohet i gjithë bregdeti shqiptar si dhe kanalin e Otrantos,
Është kjo arsyeja pse Enver Hoxha e quante ishullin e Sazanit si një nga pikat me nevralgjike jo vetëm të Shqipërisë dhe të Ballkanit, por edhe të gjithë Evropës, duke thënë shprehjen e famshme se “çelësat e Otrantos i kemi ne”.
Pas rënies së komunizmit në 1992, pas 5 vitesh, në 1997 në ishull u vendosën disa motovedeta dhe anije të forcave detare Italiane të cilat asistonin luftën kundër trafiqeve të jashtëligjshme dhe ndihmën për ringritjen e kapaciteteve operative të forcave detare dhe policisë kufitare shqiptare.
Në vitin 2009, pas plot 12 vjet qëndrimi në ishull, forcat detare italiane largohen nga Sazani, i cili në planet e Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare do vazhdojë të shërbejë akoma si bazë detare.
Potenciali turistik
Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katror dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer.
Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël, por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut. Pikërisht këtu gjendet edhe Plazhi zallor i Admiralit. Ishulli përbëhet nga dy kodra shkëmbore monolite me lartësi maksimale 342 metra.
Ngritja e këtij relievi në mënyrë të menjëhershme nga deti të krijon përshtypjen e një lartësie shumë të madhe. Lartësitë e ishullit ulen nga skajet në drejtim të qendrës. Dy luginat e tij, ajo e Përroit të Xhehenemit dhe Përroi i Shënkollit, që nisen nga Qafa e Vidheve, e ndajnë ishullin në dy pjesë, në atë Veriore, që është më e larta, plot 342 metra dhe në atë Jugore, me lartësi 331 metra. Klima e Sazanit është e butë, mesdhetare.
Temperatura mesatare vjetore është 16,2 gradë Celsius. Mesatarja e janarit është 10 gradë Celsius dhe e korrikut 23,4 Celsius. Sasia mesatare e reshjeve është 715 mm në vit. Ishulli nga pikëpamja e ekosistemit është një park i vërtetë, shumë i pasur dhe i mbrojtur, si rezultat i të qenit vazhdimisht zonë ushtarake.
Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera. Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.
Në Sazan ndodhen 7 specie amfibësh, nga të cilat 3 janë specie të rralla. Ishulli përmban 15 specie zvarranikësh nga të cilët 13 specie zvarranikësh janë të rrallë.
Disa nga këto amfibë dhe reptilë janë: Hardhucë luspore me gushë blu, hardhuca jeshile ballkanase, zhapiku evropian i bakrit, nepërka amodite gjendet në pjesën tokësore të afërt, por mungon në Ishullin e Sazanit. Mungesa e kësaj nepërke prezanton një interes të lartë shkencor sepse tregon formimin dhe ndarjen e ishullit përpara shfaqjes së kësaj specieje.
Periferia e ishullit ka shumë plazhe të bukura e të pashfrytëzuara.
Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë në Mesdhe.
Sazani është pra, ushtarak, por edhe një vend i bukur, me resurse të papërsëritshme turistike.
Kush hedh miliarda do fitojë miliarda, por frika e kritikëve është se me futjen e investimeve elitare atje, për shumicën e shqiptarëve Sazani do vazhdojë të jetë një tokë e ndaluar.
n.s. / dita
Sazani behet toke e ndaluar vetem po ti jepet dikujt qe ben hotele me 5 yje dhe te thote “ku po shkon… e ke prenotimin ne hotelet e mi ? Jo…? Pirdhu prapa”
Imagjinoni atdhetarizmin e e politiqenerve tane ku nga 1 miliard qe do hidhet shqiperi/serbi serbet per 1/3 e totalit japin 1 hektar toke ndersa shqiptaret japin per 2/3 ose 600 milion te vetmin ishull me 15 km bregdet plus disa km bregdet ne zvernec
Kjo tradhti e kalon “shqiperia 1 €”
Mjafton vetem afera krejt sekrete ku shqiptaret e marrin vesh nga matane atllantikut
Sazani “banohet” sot vetëm nga hardhucat dhe gjarpërinjtë. Për më shumë nuk ka as ujë. Do të ishte shumë mirë të jepej me qira për nja 30 vjet. Dhe pastaj t’i kthehet përsêri turizmit shqiptar me të gjitha resortet dhe hotelet që do jenë ndërtuar aty. Apo duhet ta mbajmë si tokë të djegur, meqë disa shqiptarë patriotë tastiere nuk do shkokan dot aty! Çfarë gallate. Le të shkojnë tani dhe të kënaqen. Po të mos harrojnë të marrin bukë, domate, gjizë dhe ujë me vete. SI dhe barna dhe pajisje kundër kafshimit të gjarpërinjve. Para se ta “pushtojë” Kushner! Poshtë imperializmi amerikan!
ja dhe rilindioti sufllaqexhi qe flet me gjuhen e karagjozit te surelit.
qimen e ben tra dhe trarin e ben qime.
dmth meqe nuk ka uje, hajd tia japim miliardhjerit
a thua shteti nuk e coka dot ujin ne sazan
hahaaa
dmth u gjet arsyeja.
per nje plesht e falim jorganin.
flet dhe me ton profesori ky komentusi i gjarprinjve medemek
nese nuk je injorant, je nje pleh
ne te dyja rastet, ta shoft faren zoti
Vetem kurvat e ndyra te Rames bejne pazare per shnderrimin e Sazanit nga nje perle e Shqiperise ne nje pusete “turistike” te Rames dhe Kushner.
Shko ne Amerike dhe i lene ishuj dhe zona te mbrojtura te paprekura fare.
Vetem nje gjethe te marresh dhe te fusin ne burg.
Pse nuk investon atje Kushner?
Nuk e dime cfare do ndodhe, por irritues shume qe gjerat behen nga nje njeri i vetem dhe merren vesh nga te tjeret kur jane fakt i kryer.
kjo eshte e padurushme.
jane toka publike, jane pasuri publike
as mbreti nuk i jep dot keshtu pa asnje transparence dhe konsultim
nuk jane tokat e Kristaqit more Edvin pordha
Kristaqi, për hire të së vërtetës ka qenë një burrë shumë i mirë, por (mos i ardhtë rëndë); ça ta bën fëmija, nuk ta bën as Perëndia
Edi Rama, asnjë transferim fondesh apo pronash nuk i ka bërë me ligj, pasi do të duhet debat publik, do të duhet të përballet me një opinion, që nuk ja lejon një kryeministri që të trajtojë pronat kombëtare si tokat e babait.
A nuk është sot nën hetim Sali Berisha për trajtimin e territorit të klubit Partizani, si troje të familjes së tij, e ja dha dhëndrit?
Rama thotë, se ata nuk transferohen por jepen për zhvillim. OK, Le të zbatojë procedurën ligjore, dhe çdo gjë është në rregull.
Mali i Zi, bazën e vjetër ushtarake së bashku me aerodromin e Tivatit, e ka kthyer në një zonë xhevahir turizmi, por i gjithë ky proces ka shteruar debatin publik, e i është përgjigjur pyetjeve që vinin nga shoqëria, partitë, grupet e interesit. Në fund ka vendosur Parlamenti.
Problemi i madh i Bablokut, ka nisur që me vijimin e metodës berishjane të trajtimit të Flotës Detare, ku për vite e vite vijoi të emërojë “Kambalet” në krye të saj, duke shmangur admiralët e kapitenët.
Kjo është parë qartë, sepse përgjithësisht oficerët e Flotës Luftarake Detare nuk kanë pranuar që të firmosin transferimet e pronave. Dhe kanë marrë si ndëshkim lirimin apo edhe shkarkimin nga detyra.
Nëse Edi Rama, mendon që Sazanin ta kthejë në një zonë turistike, duhet ta bindë opinionin, Presidentin, Parlamentin, e madje edhe opozitën, duke ju folur hapur për përfitimet e vendit, por jo të individëve. Madje edhe pasi të merret vendimi, të hidhet në ankand. Ndryshe, thjesht shkel ligjin.
GJKKO me vendimin e bllokimit të bazës së Limionit në Sarandë, nuk ka bërë vetëm bllokimin e pronës në fjalë, por ka imponuar një precedent, që asnjë organ ekzekutiv, qoftë edhe Këshilli i Ministrave nuk e ka mundësinë apo të drejtën ligjore për të ofruar prona ndaj atyre që kryeministri e sheh të arsyeshme.
Sepse pronat e ushtrisë, nuk janë as tokat e Kristaqit të Edit, e as të mamasë së Oltës e Niko Peleshit. Janë asete kombëtare shqiptare, të cilat, sipas Kushtetutës së Republikës as nuk shiten as nuk blihen në Pazar.
Me vendimin e GJKKO-së, sipas gjasave, edhe afera e dhëndrit të Trump, apo edhe të tjera allishverishe të Bablokut me ‘sheikë e turgutë’, nuk ka burrë nëne, as zyrtar komisionesh tenderimi që të firmosë këtë apo atë ak
Hetimet e SPAK-ut për grabitjen e bazave të ushtrisë në Sarandë, për të ndërtuar një resort oligarku Tan Dulaku me para të pista, janë drejt fundit.
Bëhet fjalë për Portin e Limianit në Sarandë. Letrat i ka kopsitur Olta Xhaçka kur ishte ministre e Mbrojtjes, ku i përfshirë është edhe deputeti Bardhyl Kollçaku.
SPAK ka sekuestruar pronën publike, duke bllokuar kalimin në duart e Artan Dulakut, si dhe mori nën hetim Olta Xhaçkën dhe grupin e saj.
Sigurisht që pronën publike Dulakut ia ka dhënë Rama. Por, Olta Xhaçka është caktuar për të bërë letrat, pasi burri i saj Artan Gaçi ka përlarë një tjetër pronë publike, duke u shpallur investitor strategjik.
Olta Xhaçka nuk është kaq naive sa të përfundojë në burg për biznesin e Artan Dulakut. Xhaçka ka përfituar diku tjetër si Dulaku. Dhe çdo përfitim i padrejtë ka një çmim.
Është një skemë e frikshme korrupsioni. Me shumë ndërhyrje, SPAK ka shtyrë arrestimin e Olta Xhaçkës, e cila rrezikon të dënohet për biznesin e Artan Dulakut, hinkës së pastrimit të parave në Shqipëri.
Për të evituar arrestimin, Olta Xhaçka mbeti shtatzënë. Në këto rrethana, SPAK mendohet se e ka marrë të pandehur, pa kërkuar masë sigurie.
Ka dyshimte të forta se SPAK po amniston kokën e kësaj afere Tan Dulakun, si dhe Bardhyl Kollçakun, duke goditur vetëm Xhaçkën, e cila gjithsesi nuk do bëjë burg.
SPAK duket se nuk ka fuqi për të shkuar më lart, aty ku pronat publike ndahen për 4-5 oligarkë, duke pirë verë të shtrenjtë.
Megjithatë, Rama duket se është i shqetësuar për këtë dosje.
Në fjalën e mbajtur para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama sulmoi organet e drejtësisë për vënien nën sekuestro preventive të planit të investimit të Artan Dulakut për portin e Limianit në Sarandë.
Rama e konsideroi një investim me rëndësi strategjike prej 200 milionë eurosh, para të cilat dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës dhe korrupsioni.
“Absurdi arrin deri në pikën ku merret penge me sekuestro preventive në emër të NATO-s, një investim me rëndësi strategjike prej 200 milionë eurosh në Limionin e Sarandës, i cili qysh në kohën e Zogut ka pasur plan zhvillimi për marinë turistike. Prej dy a tre vjetësh, rri i bllokuar se hetohet mënyra si është lidhur kontrata.
Unë nuk dua të komentoj arsyet e atij hetimi por ama nuk duhet një diplomë në juridik, për të kuptuar se të hetosh marrëveshjen e shtetit me sipërmarrjen private, ta bllokosh investimin dhe këtë ta bësh në emër të NATO-s dhe sigurisë kombëtare duke bërë NATO-n të qeshë dhe të ndërhysh në kompetencën e një pushteti të pavarur që është sovran për sigurinë kombëtare.
Ky është arbitraritet i hapur që mund t’i kushtonte qimet e kokës shtetit shqiptar në rast se investitorët do të ishin cinik ta çonin në arbitrazh. Kjo buron nga një arbitraritet që lidhet me mendësinë e një hetuesi”, tha Rama.
me mire ta mari amerikani se skiptaret, te pakten do bejne ndertime pak te bukura dhe jo betonizim si kokcepatsiptar.
Juve Ekspertet e bajges,,,qe mbetet duke thene qe eshte mbushur me gjarperinj,,,Une kam bere 24 muaj marinen Tek Katrat poshte,cdo mengjez per 3 muaj benim vrap rrotull pjeses veriore dhe kurre nuk kam pare apo degjuar njeri te ket pare gjarperinj me shume se ne cdo vend tjeter te shqiperise…sazani shpelle te haxhi aliut nuk ka ,por ka nje Gji qe te vogel nga ana e Otrantos poshte Godines se Komandes dikur…Pjesa e Otrantos po Re ne Det nuk ngjitesh dot se eshte mbushur me Tela me gjemba..ka disa plazhe te vogla me pak Rere,dhe Pas Molos nje Plazh me gure e Tunelet e xhenjos..eshte Turp ti japesh Çelsin e Otrantos ,cifutit fodull…Ne Sazan kane derdhur djersen per Infrastrukture ushtarake gjithe Rinia e shqiperise nga 45 deri ne 91…Dhe vjen nje njeri i keq e Pa referendum pa asnje konsultim ja jep nje njeriu Qe ka parate dhe nuk di asgje per sakrificat e Kombit Shqiptar.
Edi Ram eshte aRMIKU ME I MADH I KOMBIT TONE. nUK MUNDET QE TE KET NJE VEND TJETER NE BOTE QE TE KET NJE KRYEMINISTER TRADHETAR TE NIVELIT TE EDI RAMES
do Zoti ky Kushneri i Trump nuk ndahet nga Ivanka se e pat Sazani
Edhe une ne nje mendje me shokun parafoles me koke te lemuar Dekari jam
Trump “o ne burg o president”, thënie e Aleks Sorros
Atë që nuk ja kanë Shqipërisë për shekuj me zjarr dhe hekur armiqtë më të egër, po ja bën klasa politike e saj.
ATE QE RAMUSHI
PO I BEN VATANIT
NUK JA KA BERE KURRE
ENGJELLI SHEJTANIT
DOLI SHUME I ZGJUAR
NJE MESUES VIZATIMI
RREZIMI I TIJ NGA FRONI
PER NE ESHTE SHPETIMI
PLANGPRISHES PA FUND
KA PATUR KY VEND
RAMA KOMBCFAROSES
DO TE MBAHET MEND
NUK SHPETON KY VEND
VETEM ME ANKESA
O LEVIZNI BYTHET
O NA PRET HARRESA
Rama !
Ti je një rrugaç ordiner .
Pasi s’le gëlbazë pa hedhur mbi të majtën shqiptare, që nga Refleksionet e tua të famshme , për të marrë pushtetin të duhej një parti . Atë tjetrën e kishte okupuar Saliu dhe tu desh të lëpije gëlbazat që kishe hedhur ndaj të majtës dhe pęrfundove tek e majta .
Komunistët e kthyer në socialistë , ishin më frikacakët , më debilët e PPSH dhe të pritën krahapur meqë ishe edhe një farë nipi i Spiro Kolekës .
( për këtë Spiron dhe për këta Spirot do flas një herë tjetër . E them që sot , inxhinjeri Spiro para marangozit Tuk Jakova, është një zero ) .
Edvin Kristaq Rama !
Nga k/ministrat Shqipëtarë ti je më tradhëtari . Edhe Medi Frashëri i okupacionit gjerman , rezulton më patriot se ti !
Shpipetarë !
Greqia ka 1400 ishuj , Turqia 9 , ne kemi vetëm Sazanin .
Ju bëj thirrje ta mbrojmë edhe me gjak ishullin tonë .
PS
Rama është një mashtrues ordiner . Ka qënë i pambrojtur thotë , kishte nja dy tre ushtarë me dylbi .
Le ti thotë ministrit Prejleshi , të hapi arshivat e të botojë armatimin e Sazanit.
Nuk besoj se në Mesdhe ka patur një ishull tjeter të fortifikuar si Sazani !
Ti more rrugaç , ke gjetur shesh dhe bën përshesh .
Dhe vjen nje NJERI I KEQ,qe nuk di asgje per sakrificat e brezave,i jep celesat e otrantos nje parelliu.
Ky njeriu i keq nuk pyet,,eshte apo jo ishulli gjarperinjve Sazani,?Pse i vete menda te gjarperinjte?,.Sepse ky eshte si nje Titanboa,nje perbindesh,qe perdite gelltit pjese te Atdheut.Sazani eshte nje Karakoll,avanpost,kullevrojtimi natyrale e vendit te Shqiptareve,.zoti Fran me pelqen komti juaj i sinqerte,me pak fjale per Sazanin tone te Vetem ne portat e Vlores.
Isha sot ne Vlore.Ndjeva Uturimen. Vullkani ne fillim Uturin para se te shpertheje,.
Une e perfytyroj Edvinin ne 1998 me corrape te kuqe,kur vraponte nga Kryeministria tek hoteli
Ambasadorial,Diplomatik ROGNER..po u fute aty shpeton..Nuk kane te drejte shqiptaret te te prekin me dore.
Sazani nuk eshte ajo pike strategjike qe imagjinohet ka qene vetem ne luften e pare boterore per shkak te konfliktit italo-Austriak mbas luftes se pare nuk ishte ndonje rendesi te madhe strategjike celsat e otrantos kane qene si celsat e kulles se barit, investimet perendimore do ti japin Vlores fuqi ekonomike turizmi elit do te sjell te ardhura te medha per qytetin vendimi I drejte,investimet Amerikane ne vecanti dhe perendimore ne pergjithesi jane te mirepritura