Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Horror në Durrës, vajza vret babain dhe e varros në oborr: Donte të më fejonte me zor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Horror në Durrës, vajza vret babain dhe e varros në oborr: Donte të më fejonte me zor
KronikeLajmi i fundit

Horror në Durrës, vajza vret babain dhe e varros në oborr: Donte të më fejonte me zor

Published: February 23, 2024
Shpërndaje

Një vrasje në familje ka tronditur ditën e sotme qytetin e Durrësit.

Hygerta Meta, 19-vjeç ka vrarë babain e saj 50-vjeçar, i cili 10 ditë më parë ishte raportuar i zhdukur nga pjestarët e tjerë të familjes.

Pas kallëzimit për zhdukjen e tij, policia ka nisur hetimet dhe kanë zbuluar se Pëllumb Meta është vrarë në banesë dhe ishte varrosur në oborrin e shtëpisë.

- Publicitet -

Ajo që ka treguar ngjarjen ka qenë vajza e tij, Hygerta Meta 19 vjeç, e cila pasi është marrë disa herë në pyetje ka treguar se ajo ka vrarë babanë e saj sepse donte ta fejonte pa dëshirë dhe kishin pasur konflikte edhe më parë.

Sipas dëshmisë së saj ajo ka deklaruar se e ka vrarë babanë pranë banesës në kasolle me një pistoletë, për të cilën ajo pretendon se e mbante i ati pasi ky i fundit punonte si roje nate.

E bija në dëshmi ka deklaruar se pasi e ka vrarë me armë zjarri e ka varrosur të atin në oborr.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen pasi dyshohet se vajza nuk ka vepruar e vetme dhe mund të ketë bashkëpunëtorë.

Trupi i 50-vjeçari është çuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës.

Nga kqyrja paraprake është vërejtur që e kishin lidhur me litar para se ta varrosnin.

Njoftimi i Policisë:

Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.

Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    February 23, 2024 at 9:20 am

    QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?
    Ja keto jane ‘lajme’
    Ne nje vend pa ‘SHTET’
    Femija dy vjeçe
    vret baben e VET!?

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    February 23, 2024 at 9:24 am

    Me keqardhje e thom familja Shqiptare është në krizë të madhe, duhet Enveri për atë vend.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Trump ende në pushtet, por gara për 2028 ka nisur, kush po përgatitet për Shtëpinë e Bardhë?
  • A do të ndikojnë protestat në vlerësimin e BE-së për Shqipërinë?
  • El Niño thyen rekordin e vitit 2015, temperaturat në Paqësor arrijnë nivele të jashtëzakonshme
  • Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin: Marrëveshjet e nënshkruara janë detyruese
  • Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan, ku renditet Shqipëria

Komentet e Fundit

  1. The gjë mo? on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  2. demo on Tronditje në kupolën e sigurisë kombëtare
  3. Artan on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  4. Se kam dijenin on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Dashi on “Shteti ka rënë…” Operacioni i SPAK nxit debate në Komision, Xhafaj: Po forcohemi dhe konsolidohemi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?