Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Lumturuat vetëm atë që është ulur në Kremlin”, Von Cramon: Samiti BE-Ballkani Perëndimor, dështim i plotë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Lumturuat vetëm atë që është ulur në Kremlin”, Von Cramon: Samiti BE-Ballkani Perëndimor, dështim i plotë
Bote

“Lumturuat vetëm atë që është ulur në Kremlin”, Von Cramon: Samiti BE-Ballkani Perëndimor, dështim i plotë

Published: June 25, 2022
Shpërndaje

Samiti i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor ishte një dështim i plotë, thotë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon.

Ajo shtoi se vendet e rajonit u ftuan në Bruksel, por nuk përfituan asgjë. “Kjo dërgon vërtet një sinjal katastrofik. Ka vetëm një person të lumtur nga kjo situatë, dhe ai ulet në Kremlin”, shkruan eurodeputetja në profilin e saj në Twitter.

Von Cramon shtoi se Bosnje e Hercegovinës nuk i është dhënë statusi kandidat për anëtarësim në BE. “Akoma më keq, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë nisur negociatat e anëtarësimit dhe Kosova nuk ka marrë liberalizimin e vizave”, thekson Von Cramon.

- Publicitet -

Eurodeputetja kërkoi që Serbisë t’i ndërpriteshin fondet e BE-së nëse nuk do të mbështesë sanksionet kundër Rusisë. Ajo gjithashtu kundërshtoi nismën rajonale Ballkani i Hapur, për të cilën tha se nuk është e bazuar në principe, standard dhe kushte, ndërsa paralajmëroi se nëse vazhdohet me të, procesi i bazuar në meritë i aderimit në BE do të minohet.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Vrojtuesi says:
    June 25, 2022 at 5:25 pm

    Nuk ka kurrfare randesie a futet apo nuk futet Shqiperia ne BE. Le te futet kur te plotesoje kushtet per tu futur ne Familjen Europiane.
    Randesi ka qe Shqiperia asht antare e NATO-s.

    Reply
  • Si stan me lepuj! says:
    June 25, 2022 at 7:01 pm

    “Ajo gjithashtu kundërshtoi nismën rajonale Ballkani i Hapur, për të cilën tha se nuk është e bazuar në principe, standard dhe kushte,”. Keni thënë esencën e “Ballkanit të Hapur”, zonja Von Cramon. Është njësoj si të bësh “Stan me lepuj”.

    Reply
  • Dardani says:
    June 25, 2022 at 9:01 pm

    Nuk eshte problemi se ska plotesuar kushtet, Por Europa e do Ballkanin rremuje se ka deshire luftrat dhe gjithmone ballkani shesh lufte . Prandaj duhet Bashkim Kombetar sepse gjeopolitikat ndryshojne. Ishte Sarkozy fitoi Kosova, eshte makron marroni miqesi me rusin e duan qe ta heq in prape Kosoven. Shqiptaret te behen te mencur.

    Reply
  • Armir says:
    June 25, 2022 at 11:49 pm

    1. Ne nuk kemi te drejte te bejme “eksperimentene mendore, imagjinare” si do te ishim, si do ndjeheshim po te pranoheshim ne Bashkimin Europjan, kur “Ato” nuk na pranojne tani, por munde, minimumi, pas 30 vjeteve.

    2. Duket se dhe ato vete, ne “perputhje me eksperiencat e deri tanishme” i rezulton se kane “probleme kritike”, qe duhet te zgjidhen per ta bere “sistemin, mekanizmat” e BE-se, te “punoje ne menyre optiale”.

    3. Pra siç e kuptoj, “para se te pranojne antare te rij”, atyre i duhet te bejne nje “ristrukturim te sistemit te BE-se”. Ato nuk kane asgje kundra nesh.

    4. Por kur mund te arrihet te zgjidhet ky problem?

    5. Kjo pyetje nuk ka nje pergjigje te qarte sepse “Autoret projektit” ndjehen ne fillim, perfaqesuse te “interesave te popujve te tyre”, dhe pastaj te “intrersave te BE-se”.

    6. Pra, “Themelusit e BE-se” e ndjejne se krahas “avantazheve qe kane arrirur” ne disa drejtime, ne te njejten kohe, i kane vendosur shtetev te tyre “disa kufizime” qe i ndjejne jo vetem “Autoret”, por dhe popullatat perkatese.

    7. Ne, si shqiptare, duam te integrohemi ne nje “BE, qe eshte ne unitet te plote”, dhe jo me vende te ndryshme te Europes, qe nuk kane arritur te kene gjetur plotesisht, “nje emeruse te perbashket”,

    Ne duam te jemi “Shqiptare Europjane” dhe jo “Shqipetare Greke, Italiane, Franceze, gjermane”. Pse?

    Sepse te krijohe pershtypja dhe kjo duket si e vertete, se ne “mund humbasim indentitetin tone”.
    Kjo nuk eshte pa baze. Thone se ne Turqi ka me shume se pese miljon shqipetare, me te cilet nuk kemi lidhje.

    Ne keto kushte, ne kemi te drejte te bejme, “nje zgjedhje me te mire”
    Dhe “zgjedhja me e mire”, qe na ka afruar “Zoti”, me anen e ambasadoreve te e tij, qe nga “Presidenti Willson, … , Presidenti Klinton, e deri ne ditet e sotme”, eshte Amerika.

    Reply
  • Igor says:
    June 26, 2022 at 5:44 am

    Or Shqipetare a nuk e kuptoni akoma se Shqiperija dhe Kosova kure zdote behen anetare e BE pse ?derisa ne Bruksel ekziston VETO pra ky esht shkaku se po te ishte votimi dhe shumica fiton ateheri ndoshta,e dyta esht qe nji shtet fqinje nuk don nji Shqiperi te zhvilluar por nji Shqiperi te varfer dhe te mvarur nga ata dhe keshtu munden te bejne si te duan ata ,dhe mos mendoni se Evropa esht demokrate JO ne kohen e Fashizmit te pushkatonin dhe fund kurse ne kete demokraci demagogjike te lene tere jeten te vuajsh pse ke nji popullate muslimane dhe nuk te pranojne ne grupin e tyre,neve ne Evrope na thrasin Hajduta,Kriminela ,Drogaxhi, te Koruptuar pra edhe 200 vjet nuk dota pastrojm emrin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?