Ndryshe nga sa pritej që për muajin gusht, konsumi të niste rritjen në bare dhe restorante, krahasuar me muajt qershor-korrik 2024, situata paraqitet e vështirë për këto struktura.
Në pikun e sezonit turistik, në mes të muajt gusht, baret dhe restorantet raportojnë rënie konsumi krahasuar me vjet.
Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve. Enri Jahja. tha për Monitor se krahasuar me vjet, konsumi në bare dhe restorante është ulur mesatarisht 20%. Arsyet kryesore të reduktimit të konsumit, sipas tij, mbeten largimi i vendasve jashtë Shqipërisë në sezonin turistik dhe ardhja në vend e turistëve “low cost”.
“Rënia e konsumit në bare dhe restorante është e përgjithshme në gjithë zonat turistike. Kjo për shkak të shpopullimit të shpejtë dhe shtimit të linjave ajrore low cost që nuk mund të sjellin turistë të kategorisë A”, pohon ai.
Teksa ka një rënie të konsumit në bare dhe restorante, po t’u referohemi pijeve alkoolike dhe verërave, shitjet më të larta të prodhimit vendas janë të përqendruar në segmentin e supermarkteve, sesa në HoReCa (Hotele-Restorante dhe Katering).
Por pavarësisht se po shitet më tepër në supermarkete prodhuesit vendas të pijeve alkoolike dhe verës pohojnë se krahasuar me vjet kërkesa është me rënie.
Denis Zhilla, drejtori i shitjeve të një prej kantinave më të mëdha të pijeve në vend “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, tha për Monitor se krahasuar me vjet, shitjet kanë rënë 10%.
“Sezoni turistike nuk është si vitin e kaluar. Kjo do të thotë ka rënie shitjesh 10% në raport me vjet”, nënvizon ai. Zhilla pohon se nga totali i shitjeve 70% e tyre është në segmentin e marketeve dhe 30% e pijeve dhe verës shitet në segmentin HoReCa.
Përgjatë sezonit turistik të vitit të kaluar shitjet e kantinës “Skënderbeu” ishin 30% më të larta se viti 2022, nga rritja e turistëve.
Rënie është shënuar edhe te importet e grupit “Pijet, alkoolet dhe uthullat”. Sipas të dhënave të INSTAT për muajt janar-qershor 2024 u importuan 86,4 mln litra pije alkoolike dhe uthulla. Krahasuar me vjet importet ranë 1%.
Sivjet sipas drejtorit të shitjeve Denis Zhilla te rënia e konsumit të prodhimit vendas ka ndikuar rritja e çmimeve në të gjithë sektorët e ekonomisë përgjatë sezonit turistik.
Në zonat bregdetare të jugut këtë sezon turistik përveç shtrenjtimit të çmimeve te strukturat akomoduese (përfshirë hotelet, apartamentet dhe vilat) deri në 30% krahasuar me vjet, rritje deri 15% të çmimeve ka pasur edhe në bare dhe restorante. Shtrenjtimi i çmimeve ndikoi te konsumi, duke e ulur atë.
Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja thotë se shtrenjtimi i çmimeve u ndikua nga një sërë faktorësh, si: nga rënia e euros, rritja e pagave të stafit mbi 40% krahasuar me vjet, nga rritja e shpenzimeve deri 30% e qirave për akomodimin e kamerierëve apo kuzhinierëve të punësuar si sezonal, si dhe rritja e çmimeve të lëndëve të para deri 30%.
Edhe vjet në bare dhe restorante çmimet u rritën deri 17%, ndërsa konsumi në muajt e verës u shtua 30% krahasuar me 2022.
Jahja parashikon se kjo situatë do të sjellë falimentimin dhe mbylljen e një sërë strukturave të bareve dhe restoranteve më vend.
Në muajt e verës 2023, konsumi në bare dhe restorante u rrit 20% krahasuar me 2022 nga fluksi i lartë i turistëve sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve. Tendenca rënëse e konsumit u rikthye pas përfundimit të sezonit turistik. Ndër faktorët e brendshëm që ndikuan vjet të rënia e konsumit pas largimit të turistëve ishin pasiguria e konsumatori për shpenzime për shkak të vështirësive ekonomike, si dhe “frika” për t’u ekspozuar në restorante të individëve që zotërojnë para të pista, nga hetimet e nisura nga SPAK.
Monitor
Mjafton nje bar ose nje restorant te ngrej çmimet ne menyre arbitrare dhe te gjithe te tjeret do te demtohen. Turistet shkruajne ne internet opinionet e tyre dhe çfare kane pesuar. Humbja e nje turisti sjell humbjen e nje mije te tjereve. Shoqata e Bar Restoranteve duhet te veje kontroll mbi anetaret e saj perpara se te nderhyje shteti.
Rrini pini drogë dhe hani vetë në hotelet tuaja të ndërtuara me drogë.
“Arsyet kryesore të reduktimit të konsumit, sipas tij, mbeten largimi i vendasve jashtë Shqipërisë në sezonin turistik dhe ardhja në vend e turistëve “low cost”.”
Me pak fjale, shqiptaret (sigurisht nuk eshte fjala per pensionistet e shkrete) konsumojne dhe jetojne me mire se sa turistat qe vijne ne Shqiperi. Duhet te gezohet i madhi yne, ja paska kaluar te gjitheve me rritjen e rrogave per te punesuarit ne shtet, qe indirekt con edhe ne rritjen e rrogave te te punesuarve tek privati. Dhe qe kjo rrit edhe cmimet e sherbimeve ne bare, restorante (17%+15%=32% vetem ne dy vitet e fundit), hotele (30% vetem sivjet), kete nuk e mendonte dot as i madherishmi dhe as lakejte e tij. Futja edhe nje renie valutes me 20% ne dy vitet e fundit dhe corba u be. Ka akoma emigrante qe kursejne gjithe vitin per te ardhur ne vendin e tyre dy-tre jave, apo kosovare qe pranojne te paguajne me shume vetem per patriotizem, por te tjeret jane ne gjendje te bejne krahasimin e cmimit dhe ofertes mes Shqiperise, Greqise, Turqise, Egjyptit, Spanjes etj. Dhe mund t’ju them vetem kaq, futuni ne faqen e nje agjencie pushimesh ne perendim (p.sh. ne Gjermani http://www.penny-reisen.de eshte e organizuar mire dhe thjeshte per tu perdorur) dhe do te mbeteni me goje hapur se sa e shtrenjte eshte Shqiperia krahasuar me vendet qe permenda.
Po te jesh i pandershem, nuk mund te ecesh perpara. Disa e mbajne veten per dredharake te zgjuar. Kane ate shprehjen “ia futa ketij, ia futa atij”. Ata (turistet) buzeqeshin te qete jo se nuk kuptojne, perkundrazi. Ju, po nuk e patet kuptuar, vazhdoni ne rrugen e mutit.
Kam nje shtepi ne ShengjinNuk kam uje.Po blejme me bote.Nuk kam kontrate me ukt.Deri ketu jam dakort.Soecialisti i ukt me bjen nje fature,qe nuk mund ta paguaj me pensionin tim modest deri sa tevdes.NeTirane i paguaj rregullisht drita e uje.Kontraten nuk na ben se nuk qe e legalizuar objekti.Du te kidh kontrate pir jo te me lene ne shpine hajdutlleqt e ukt-se.
Edhe une shkoj per turizem ke klubi Xhejes Turk,Turqeni plot e perplot me turista pensioniste.Kafja 500 leke,Rakia 500 leke si asnje vend ne Shqiperi.Muzike turke karadyzen,.Telenovela turke.Sidomos ajo Cukurria me Zulejhanre,me Demir agane,Zere se je ne Turqi. Ulni re cmimet,ulni cmimet,se germadhe do ju behen ato karabinate e vjedhura.
Si thoshte Kadriu, ramet paste, tek filmi lulekuqet mbi mure, “ha Loni me defter”. Cju duhen turistat atyre. Te shikosh citapet e tyre duket sikur po flene turistat me krevat marinari nga pese vete ne nje krevat. Keshtu dhe pastrojme ca para te pista.
O gazetar! E gjithe Bota turiste ka low cost , apo Ti e mban veten per “ turist i kategorise “ nuk ka turista kategori A,B apo lesh e li dy lloj kategoria jane Turista Milionier dhe Low Cost , mesa duket o gazetar kungulli pa fara mos do te vijne Turista milionier tek “resortet tona qe vetem resorte nuk quhen se tek Syri i turistit milionier ato jane vetem resorte germalle
Çmimet shum të shtrenjta, ma shtrenjtë birra në Shqipri se në Belgjikë, gati dyfish po ashtu edhe qumshti. Shum shpejt do mbeteni pa turista sepse abuzoni në gjithçka, dhe spaguajn taksa.
Merrni shembull nga Turqia. Ne Antalia .Dy bashkeshorte me nje femije 10 dite me fjetje,me ushqim cfare te duash,te zhapesh me te ngrene e me te pire,,1000 Euro.Ne Dhermi ,ne Vlore,ne Sarande .me Ksamil,,Nje familje me tre vete i fluturojne brenda dites 1000 euro.
Po cfare jeni ju o rreckamane gomonesh,qe keni ngritur turizem me pislliqe?
Në p.të s. të shkojnë,plehrat pronarët e objekteve turistike që risin çmimet dhe vjedhin të ardhurat e tatimet.Ata shfrytëzojnë si skllevër punonjësit e tyre.Asnjë pensionist shqiptar nuk ka mundësi të pyshojë në strukturat e tyre.
Në p. të s. të shkojë edhe shteti i kurruptuar që i lejën këta “Kokëdhima” të shijnë.
Mos mërziten,po bënë kështu,mut do tu shkojë.Dhe vitin tjetër o do pirdhen fare,ose do detyrohen të ulin 0mimet si legena.