Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse po rritet inflacioni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Pse po rritet inflacioni
AnalizaEkonomi

Pse po rritet inflacioni

Published: April 15, 2026
Shpërndaje

Nga Gjergj Erebara

Ndërsa statistikat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se problemi i sotëm i Shqipërisë është, jo inflacioni i lartë, por inflacioni i ulët, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pranoi të premten në një konferencë për shtyp atë që qytetarët dhe disa politikanë, përfshirë socialistin Erjon Braçe, e kanë vënë re gjithashtu: çmimet, veçanërisht ato të zarzavateve, kanë qenë ndjeshëm më të larta këtë dimër.

Sipas deklaratës së ministres, “që nga mesi i muajit mars, kemi parë rritje të çmimeve të frutave dhe perimeve”. Pranimi nga qeveria i asaj që ndjehet nga qytetarët bie disi ndesh në fakt me matjet e bëra nga Instituti i Statistikave. Të mërkurën, INSTAT publikoi të dhënat e Indeksit të Çmimeve të Konsumit, të cilat sugjerojnë se inflacioni për muajin mars ishte vetëm 2.6%, pra më i ulët se sa objektivi i politikës monetare për inflacion rreth 3%, ndërsa, për grupmallrat më të debatuara, pra frutat dhe zarzavatet, çmimet kanë ndryshuar në mënyrë fare të pandjeshme. Sipas të dhënave të INSTAT, ndryshimi vjetor i çmimit të grupmallrave “zarzavate, zhardhokë dhe bishtajore” ishte 0.1% në shkurt dhe 0.3% në mars, pra një ndryshim që në rrjedhën normale të jetës nuk do të vërehej nga askush, as nga publiku i gjerë dhe as nga qeveria.

- Publicitet -

Sipas INSTAT, çmimet e frutave të freskëta apo të thata, jo vetëm që nuk janë rritur, por përkundrazi, kushtojnë më lirë se sa dimrin e kaluar. Çmimi i frutave në mars ra me 0.9% në krahasim me marsin e vitit 2025, sipas INSTAT. Edhe ndryshimet nga muaji në muaj nuk duken shumë dramatike. INSTAT raporton se çmimet e zarzavateve në mars ishin 2.8% më të larta se sa në shkurt, ndërsa ato të frutave 1.3% më të larta.

Lajmi i parë në këtë mes është që dukshëm ka një kontradiktë mes asaj që pranon qeveria se ka ndodhur dhe të dhënave të INSTAT, gjë që sugjeron se ose qeveria e ka gabim konkluzionin që, sipas ministres Ibrahimaj, ka ardhur pas “monitorimit të çmimeve në treg”, ose INSTAT i ka të dhënat e pasakta.

Natyrisht që logjika ta do që në fakt, në këtë rast, qeveria ka të drejtë. Dhe në këtë kontekst, pyetja është se nga se është shkaktuar ky inflacion?

Dy janë elefantët në dhomë që ka gjasa janë fajtorë: e para, rritja e pagave të shtetit nga qeveria Rama vitin e kaluar, në një masë më të madhe se sa rritja e ekonomisë. Nëse shikoni të dhënat mbi buxhetin e shtetit të publikuara nga Ministria e Financave, do të vëreni se gjatë vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto në terma nominalë u rrit me më pak se 5 për qind. Ndërsa fondi i pagave të sektorit buxhetor u rrit me 14%. Fondi i pagave të sektorit buxhetor qe rritur me 12% në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023, vit kur rritja ekonomike nominale ishte 6.5%.

Rritja e pagave nuk është gjë e papëlqyeshme, por ajo duhet të mbështetet te rritja ekonomike. Prodhimi i Brendshëm Bruto është asgjë tjetër veçse shuma totale e prodhimit që puna e të gjithë punëtorëve të një vendi ka realizuar gjatë një viti. Paraja është njësia matëse e kësaj pune. Nëse puna jonë ka shënuar rritje të prodhimit në vlerë nominale me 5%, siç bëhet e ditur nga të dhënat e Ministrisë së Financave, atëherë rritja e pagave nuk mund të jetë 14%. Nëse është, kjo natyrisht që shkakton inflacion. Inflacioni, pavarësisht nëse e mat apo jo INSTAT, paguhet detyrimisht nga të gjithë, përfshirë qytetarët që nuk janë të punësuar në shtet.

Shkaku i dytë i rritjes së çmimeve është padyshim fushata e blerjes së valutës së tepërt nga ana e Bankës së Shqipërisë, blerje që nisi në vitin 2024 dhe që ka tërhequr nga tregu deri tani pothuajse 2 miliardë euro.

Qeveria thotë se këto janë para të pastra, ne të tjerët kemi arsye goxha të shëndosha të besojmë se nuk janë edhe aq të pastra. Por pavarësisht nëse janë të pastra apo të pista, efekti është njësoj. Ky blog i Fondit Monetar Ndërkombëtar shpjegon se çfarë ndodh në një vend që përballet me hyrje valutore të larta. Nëse autoriteti monetar nuk ndërhyn, argumenton autorja e këtij blogu Christine Ebrahimzadeh, atëherë monedha kombëtare forcohet dhe shkakton dizavantazh konkurrues për çdo mall apo shërbim tjetër që vendi prodhon. Nëse autoriteti monetar ndëhyn, duke blerë valutën e tepërt për të mbajtur një kurs këmbimi fiks, ajo që vendit i ndodh quhet “zhvlerësim i brendshëm”.

Ebrahimzadeh shkruan: “Nëse kursi i këmbimit valutor është i fiksuar, konvertimi i valutës së huaj në monedhë vendëse do të rrisë stokun e parasë së vendit dhe presioni nga kërkesa vendëse do të shkaktojë rritje të çmimeve. Kjo do të shkaktojë një mbiçmim të kursit “real” të këmbimit, pra një njësi e monedhës së huaj do të blejë më pak mallra dhe shërbime në ekonominë vendëse nga sa blinte më parë.”

Me pak fjalë, qeveria dhe Banka e Shqipërisë duket se janë shkaktarët e inflacionit të pamatur nga INSTAT, por të pranuar si shqetësim nga qeveria.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Zzz says:
    April 15, 2026 at 8:34 am

    Blerja e Eurove nga BSH, eshte nje nga pislliqet me te medha,qe ben Banka e shtetit pasi rrit disa fish inflacionin dhe varferine e popullit. Ministria e Finnacave duhet ta ndaloje, ne.de edhe kjo edhte e perfshire ne pisllik apo eshte paaftesi ekonomike ?

    Reply
  • iriqi says:
    April 15, 2026 at 8:54 am

    Rritja e pagave të administratës nga shteti është antiekonomike. Normalisht privati duhet t’i ketë çmimet më të larta se shteti, që njerëzit të mos sulen si ujqër për të zënë një vend pune në shtet. Nga ana tjetër hyrja e valutës së huaj me shumicë në vend është diçka e mirë, parsi forcon lekun. Duke blerë valutë shteti pakëson borxhin e jashtëm. Po ashtu duke pasur parasysh se raporti i importeve me eksportet është 5 me 1, është mirë që leku të forcohet.

    Reply
  • xxx says:
    April 15, 2026 at 10:24 am

    Qeverriu i ka hyre me te madhe tregut te hapur dhe u shqye ne borxhe e gjoba. Keta shesin bono thesari ne valute, per financim. Iu duhet valuta per te paguar bleresit me interesat e bonove. E blejne lire ne tregun vendas valuten, pse te heqin dore prej saj. Makineria shteterore jane kambistet me te medhenj.

    Reply
  • Pike e zeze says:
    April 15, 2026 at 3:30 pm

    Hip se te vrava, zbrit se te vrava….. te gjithe specialiste shqipot, po s’i ngrite rrogat,.. Pse si ngrite!! Po i ngrite… Pse i ngrite

    Reply
  • a1b2c3 says:
    April 15, 2026 at 6:24 pm

    Sidoqoftë asnjëherë borxhi publik nuk ka qënë më i ulët duke nisur nga viti 2 000. po të doni ju sjell shifrat. Ndryshe në këto kushte nuk duhet lejuar shitja e bonove të thesarit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  • Kryeministri “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  • Magjistratja Esmeralda Basho zgjidhet në krye të Prokurorisë së Sarandës
  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. Tutu on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Kavaja on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  4. Trapajane hesapi on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  5. Tefta on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?