Prof. Dr. Fatmir Shehu është një prej specialistëve më të mirë shqiptarë të naftës, dhe ndoshta inxhinieri më i informuar në Shqipëri për Shpiragun si vendburim nafte.
Prof. Shehu që mban titullin “Mjeshtër i Madh” për revolucionarizimin e teknologjisë së kërkimit të naftës ka qenë zv.ministër i Industrisë dhe Minierave për sektorin e Naftës, kur kryeministër i vendit ishte Mehmet Shehu.
Në këtë intervistë për gazetën DITA dhënë gazetarit Xhevdet Shehu, profesor Fatmiri pyetet mbi deklaratat e ditëve të fundit për Shpiragun dhe shifrat që qarkullojnë.
DITA – Profesor Shehu, këto dy dekadat e fundit është folur mjaft për një perspektivë të re në kërkimet dhe zbulimet e naftës siç është lajmi i bujshëm i Shpiragut ditët e fundit. Mund të na tregoni diçka më shumë për të vërtetën e vendburimit të Shpiragut?
– Zona e Shpiragut shtrihet midis dy zonave tashme industrial naftëmbajtëse që nga vitet 1930 si ajo e Patos ( ku në vitin 1957 u zbulua në veri të Patosit edhe një vendburim i madh në ranor ai i Marinzës) në Perëndim dhe ajo e Kuçovës në lindje.
Dihet se vendburimet e para naftëmbajtëse të Shqipërisë janë zbuluar në formacionet ranore, sepse Nëna natyrë kish dhënë shenja të qarta naftëmbajtëse, duke e nxjerrë naftën në sipërfaqe si në Patos në Kasnicë, tek Gurtë e Zesë dhe në Kuçovë në zonën e Goranit.
Pa folur këtu tek daljet e bitumit më në perëndim të Patos-Marinzës, në Selenicë dhe në rërat bitum- mbajtëse të Treblovës (në fakt këto rëra që gabimisht i quajnë bituminoze, kur në të vërtetë duhen quajtur hidrokarbur- mbajtëse sepse gabimisht ato quhen bituminoze se ne fakt nga analizat e bëra, nuk kanë vetëm bitum por edhe fraksione hidrokarburesh).
Theksojmë se në këto lloje rërërash, Shqipëria ka një aset që me llogaritë e mija, janë të rendit 20 bilion dollarë dhe nuk do lënë pa vëmendje. Kësisoj duhet thënë se naftën në Shqipëri e ka zbuluar nëna natyrë, gjeologët që u atribuohet merita sublime, s’kanë bërë gjë tjetër veç se kanë aplikuar njohuritë më elementare gjeologjike për projektimin dhe zbulimin e naftës.
Edhe në Drashovicë që është shpuar pusi i parë i kërkimit në Shqipëri, në gëlqerorët që dalin në sipërfaqe, ka shenja të dukshme nafte.
Në këtë zonë dhe më në jug të saj deri në jug, tek ndan kufiri ynë më Greqinë dhe që tashmë janë nën koncesionet e Shellit me sa di, si dhe në veri, janë bërë mjaft punime gjeologo kërkuese si sizmike, puse strukturalë, puse të thellë kërkimi .
Vetëm në Sqepur janë shpuar puse të thellë si Sqepuri -1 me thellësi 2914m në vitin 1970, Sqepuri -2 me thellësi 2542 m në vitin 1968, ku nga më të thellët, është pusi Sqepur -6 i cili arriti thellësinë 5300m etj. në vitin 1989 por nuk kapi gëlqerorët.
Kjo zonë pavarësisht se tani quhet Shpirag, në nominimin gjeologjik shqiptar të viteve para 1990 është quajtur zona e Sqepurit. Duhet thënë se specialistët shqiptarë kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në zbulimin e rezervave të naftës dhe gazit si dhe në perspektivën hidrokarbure të Shqipërisë!
DITA – Dy pyetje me dalin mua nga ato që sapo më thatë: A ka qenë kjo zonë në nivelin e duhur e vlerësuar për zbulime hidrokarburesh nga specialistët e para vitit 1990 (para se të futen Koncesionerët e huaj ) dhe e dyta, pse i është ndërruar emri nga Sqepur në Shpirag?
– Problemi është se faktikisht puse kërkimi në këtë zonë janë shpuar, siç thashë edhe më lart, siç është pusi Sqepur -6 i cili ra jashtë strukture, por që këtë strukturë kërkonte dhe nga interpretimet që bëhen tanimë, është shumë afër kësaj strukture dhe mendoj dhe propozoj se mund të shfrytëzohet e të bëhet një pus aktiv i kësaj strukture (unë kam qenë një nga autorët e projektit teknologjik të shpimit të pusit Sqepur-6).
Po kështu më në veri, në kurrizoren e malit të Shpiragut, janë shpuar puse të Osmanzezës. Pusi i Osmanzezës -4 shkoi deri në thellësinë 2955 m dhe kur vajta para nja dy vjetësh me autorin e projektimit të këtij pusi Ing . Gjeolog Kadri Ramën, pamë në grykën e tij ardhje nafte.
Është po ashtu fakt historik se specialistët sovjetikë, Gerxellov dhe Prohorov në bashkëpunim me specialistët tanë, në vitin 1959, projektuan dhe filluan shpimin e një pusi Q.Stalin -602 në fshatin Qelbësira në Urën Vajgurore ku gëlqerorët dalin në sipërfaqe.
Pusi me shumë vështirësi nga fenomeni i humbjeve të qarkullimit, shkoi deri në thellësinë 2874 m dhe nuk doli nga gëlqerorët. Siç duket nuk kaloi gëlqerorët e sipërm që ikapin dhe puset e Shpiragut. Pusi sipas tyre ishte vendosur në pjesën veriore të antiklinalit të Kudhësit .
Në lidhje që më pyetët se pse tani quhet Shpirag dhe jo Sqepur, kjo mendoj se më mirë do të ishte që të trashëgonte emrin edhe nga vazhduesit e rinj të kërkimeve, sepse kjo është një zonë me një histori të gjatë kërkimi, dhe historia duhet respektuar ashtu siç është dhe nuk është një zonë e virgjër që t’i vihet një emër i ri.
Sigurisht specialistët shqiptarë që kanë punuar në këtë zonë, janë shumë të kënaqur që vazhdimi i mëtejshëm i punimeve të kërkimit në këtë zonë, vërtetoi vlerësimin e drejt gjeologjik që i ishte bërë kësaj zone edhe nga specialistët shqiptarë, të cilët falënderojnë koncesionarët që nuk ua hodhën poshtë mundin e bërë, por aq sa dhe u mbështetën arritën në zbulim konkret që mendoj se duhet të jetë një shprehje modeste falënderimi, për specialistët shqiptarë të gjeologjisë e të shpimit etj.
DITA – Profesor Shehu, mund të na thoni diçka më konkrete se sa është vlera ekonomike e këtij zbulimi?
– Zbulimi është faza e parë që kurorëzon suksesin e kërkimeve. Teknologjia e vlerësimit të këtij zbulimi ka të bëjë me vlerësimin e rezervave të fluideve që ka ky zbulim, dmth sa fraksione të lëngëta dhe sa të gazta ka, në gjendjen ku ndodhet si dhe në gjendje që bëhet gati për t’u shitur sipas kërkesave të tregut.
Po kështu do bërë bilanci i harxhimeve që kërkohen për ta realizuar vlerën e tregut që ka zbulimi, për tregun sot dhe të një kohe të ardhme deri në fazën e fundit të shfrytëzimit, duke bërë të ashtuquajturin cash flow ( dinamikën e rrjedhjes së parasë) edhe në bazë të vlerës së tregut që do kenë këto produkte gjatë kohës nga fillimi i prodhimit e deri në përfundim të rezervave që do vlerësohen.
Që të gjendën sasia e rezervave të hidrokarbureve që gjenden në këtë zbulim (vendburim) duhen bërë shpenzime për shpimin e rrjetit të puseve të konturimit e të vlerësimit të cilët shërbejnë për të vlerësuar disa parametra sidomos katin hidrokarbur në volume si dhe përbërësit e tij etj.
Kuptohet qe fakti që ky vendburim gjendet thellë, ka kosto të madhe shpimi të puseve dhe risku i investimit të fazës së kërkim-zbulim vlerësimit është goxha i lartë. Mbasi të mbarojë me sukses faza e kërkim-zbulim-vlerësimit, atëherë fillon faza e shfrytëzimit dhe tregtimit të hidrokarbureve sipas vlerës që do kenë në treg.
Kjo fazë e shfrytëzimit ka të bëjë me projektin e shfrytëzimit të vendburimit, me puset që do shpohen për këtë qëllim në numër dhe vlerë, me tempet ditore të marrjes duke parandaluar inondimin e vendburimit dhe hidrokarburmbetjen në shtresë (në të çarat dhe hapësirën poroze që do ketë kolektori etj) me investimet që duhen bërë për kondicionimin e produktit sipas kërkesave të tregut gjë që është një kapitull më vete pune, që ka të bëjë me përpunimin në vend të produktit që shfrytëzohet apo me transportin e tij tek terminalet më të afërta që mund ta realizojnë përpunimin final dhe përshtatjen e produktit dhe gjithë ingredientëve të tij me kërkesat e tregut aktuale më të afërta apo dhe më të largët.
Thuhet se është zbuluar një naftë e lehtë, e pa zbuluar as një herë. Ky vendburim si i thellë që është, në presione dhe temperatura të larta, mendoj se është një vendburim gazo-kondensat siç kemi zbuluar Cakranin, Delvinën. Dmth faza e lëngët është kondensat.
DITA – Siç duket nga këto shpjegime që më bëtë, punët qenkan voluminoze akoma të pa definuara dhe ajo që shqiptarët dhe ekonomia e Shqipërisë pret, nuk qenka fort e afërt. Apo jo?
– Çdo punë do punë se as gjë nuk bëhet pa punë! Problemi është se sa i angazhuar, i mundësuar dhe i detyruar je për të bërë një punë. Po të ishte koha para viteve 1990, ku unë kam punuar në Industrinë e Naftës, po ju them se atëherë, në atë kohë, mbas zbulimit të një vendburimi nafte apo gazi, viheshin periforca që ay të konturohej , të vlerësohej e të përpunohej duke u futur sa më shpejt në eficencë ekonomike.
Psh Cakrani që ishte në një thellësi rreth 4000m, por, sa u zbulua, në mënyrë intensive u punua dhe u instaluan mjaft sonda që të shpejtoheshin etapat e ndryshme që duheshin për ta vënë këtë pasuri ne eficencë ekonomike.
Kjo bënte që koha e vënies në efiçencë ekonomike të shkurtohej shumë. E them këtë se ky vendburim është zbuluar që në vitin 2001 nga OXY (në projektin e parë të shpimit të OXY kam qenë edhe unë konsulent) dhe po kalojnë shumë vjet ( rreth 20 vjet ) dhe akoma nuk është dhënë përgjigja se sa fizibël është ky zbulim.
Shelli që punon tek neve në Shpirag, ka një koncesion në Itali me hidrokarbur të zbuluar në Val D’Agrit afër të njëjtës thellësi (rreth 5000-6000m) dhe nga informacionet që kemi në Shpirag, dhe e vuri ne shfrytëzim duke plotësuar kërkesat e çdo etape si dhe duke ndërtuar gjithë infrastrukturën e kondicionimit të produktit për treg, brenda 5-6 vjetësh.
Aktualisht në bazë të informacioneve që kemi prodhon me 21 puse të shpuar, rreth 100 mijë fuçi në ditë apo rreth 6 milion tonë në vit. Po të jetë kështu Shpiragu, Shqipëria e bënë def fukarallëkun dhe po ta kishte zbuluar vetë, do e bënte më def, se do kishte për vete gjithë të ardhurat.
Po ne shqiptarët, pse nuk i lutemi këtij partneri të fuqishëm, që nuk e vret këpuca si na vret ne shqiptarëve të shpejtojë etapat, të fusë më shumë sonda paralele në punë etj., që nuk është se nuk i dinë, por dhe ne i dimë se u plakëm me këto punë!
Me vetëm një sondë që është përdorur deri më sot, vonohen shumë rezultatet dhe konkluzionet rriten shpenzimet dhe vonohen pritshmëria jonë, aq më shumë që ne shqiptarët mezi po e presim këtë input ekonomik me shumë rëndësi për ekonominë tonë,
– Thënë më troç, duhet intensifikuar puna, përpjekjet dhe vendosmëria e palës shqiptare?
– Patjetër! Se ne jemi shumë nevojtarë dhe bëhemi më të pa duruar me këtë stil që po ndjek Shelli, për ta vlerësuar këtë pasuri të cilës deri tani mendojmë se po i bëhen shumë komente pritshmërie, mendoj pa ndonjë bazë të thellë shkencore.
Thuhet se nuk ka mbaruar vlerësimi dhe konturimi dhe llogaritja e rezervave dhe jepen shifra rezervash deri në 500 milion tonë(!) apo të ardhura ditore deri në 7 milion etj. Kuptohet që këto fakte i do gjithëkush, por duhet se s’bën të mbarojnë etapat e vlerësimit dhe e vënies në punë të vendburimit që për mendimin tim Shelli i ka mundësit më shumë se i kishim ne shqiptarët para vitit 1990, por duhet që t’i lutemi ne, partnerët nevojtarë (në se nuk ka terma detyrimi në kontratë) që të shpejtojë etapat duke intensifikuar punimet me më shumë sonda paralele, se jemi hallexhinj dhe duam ndihmë emergjente ekonomike në se e kemi fat që do jetë fizible!
Unë si teknolog shpimi që jam, kam shumë keqardhje që Shelli nuk bashkëpunon me ne specialistët shqiptarë për të shpejtuar ritmet e shpimit, për të ulur koston e shpimit, sepse ne kemi eksperiencën tonë, se kemi shpuar puse deri ne 6700 m thellë në kushte shumë të komplikuara, në prerje me presione anormale të larta me gradient deri ne 2.2 atm për m, si dhe puse të thellë në flishe me tektonike të zhvilluar siç është dhe kjo zonë.
– Këto ditë në kantierin e Shpiragut, bëri një vizitë Kryeministri Edi Rama me gjithë Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Znj, Balluku . A e ndoqët?
– Po, e ndoqa, patjetër. Ishte një vizitë me interes që tregon preokupimin e personaliteteve tona qeverisëse për mbarëvajtjen e objekteve të rëndësishme, madje shumë të rëndësishme të ekonomisë.
Do më pëlqente dhe mendoj se do ish utilitare, që në këtë vizitë pune të kishte dhe ekspertë të Industrisë së Naftës të cilët jo vetëm që janë shqipërues më të mirë të asnjë që kumtoi pala e Shellit, por jam i bindur se do bënin shpjegime dhe do orientonin me mirë këta personalitete për shqetësimet zyrtare që duhet të ngrinte kjo vizitë e nivelit të lartë, ndaj palës tjetër kontraktuale.
Ne i kemi ekspertë të tillë, që nuk janë më poshtë se ata që ka bota në njohuri pavarësisht se kanë mungesa të shumta në mundësi.
– Edhe një pyetje të fundit: po për problemin e kontratave që janë bërë ç’mendim keni?
– Nuk i njoh kontratat, por në parim nuk më pëlqen me sa kam dëgjuar që në kontratat e bëra është klauzola se, në se koncesionari nuk merr ato që ka shpenzuar, nuk të jep as një fitim. Kjo them se nuk është e drejtë, sepse investimet kapitale CAPEX, kanë një periudhë të caktuar vetëshlyerjeje dhe jo të merren menjëherë!
Ky është mendimi im, por theksoj se nuk nuk kam dijeni të plota për strukturat e kontratave që janë bërë.
Dua të them, se e ndjej për detyrë, se Shqipëria me sa di, ka mjaft rezerva nafte dhe gazi akoma të pazbuluara sepse është në një pozicion të favorshëm gjeo-tektonik si dhe ajo që ka rëndësi, është se Shqipëria është në buzë të një tregu lubi hidrokarburesh, sigurisht, hë për hë.
Për këtë arsye, duhet të intensifikojmë punën e gjetjes dhe vënien në shfrytëzim të këtyre rezervave të cilat do të ndikojnë direkt në prosperitetin e ekonomisë shqiptare.
-Faleminderit profesor për këtë intervistë në DITA.

©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Rama ka një të keqe të madhe: nuk i do dhe i ka zët specialistët. Sidomos ata që vinë nga epoka e socializmit. Ndofta se i duket vetja i zoti për të gjitha. Prandaj edhe qeverinë e ka plot me të paaftë. Kur nuk janë hajdutë me brirë si ai Ahmetaj, që e vuri si zëvendës së tij të parë pa e kuptuar njeri se çfarë aftësish kishte!
Gjithe kjo interviste e gjate per te treguar “E keshnjim bere edhe ne, bijte e Enverit kete pune”
Por faktikisht kjo pune (e nxjerrjes se naftes) nuk eshte sic e shtron ky shoku me kujtimet e tij por eshte nje BAST ku dikush duhet te rrezikoje 7 miliard dollare per te provuar nese ky profi ia fut kot apo eshte gjeni.
Harroje se shqiptaret do te kene ndonje perfitim te madh ekonomik (ndoshta vetem punesimi) sepse Shell do te marr produktin per vete me shume se 90% qeveria (shteti) 10 % e kuptoni ? Rama po kerkoi me shume do ta pesoj si Kadafi dhe ai kari i Irakut ! po edhe kaq mjafton! 10% dhe plus punesimin, rrogat do te jene me te larta se ata te “industrise rafinerise se Ballshit” Kalofshi mir!
Vërejtja që bën Profesori që shlyerja e shpenzimeve të bëhet e shtrirë në kohë dhe jo në fillim është e saktë. Këtu qëndron hileja me të mëparshmit që nuk paguan shqiptarët, duke thënë se akoma nuk kemi shlyer shpenzimet! Lidhja e kontratës duhet profesionale dhe jo nga individë profan!
Edhe USTAI eshte shume skeptik per dobine financiare te zbulimit te MADH,per popullin shqiptar.Duke lene te mjegullt kontraten me SHELL,Qeverria e ben si ay kasapi bir kurve,qe ka lene te varur tek mishi dhise,nje bisht dashi,,SA TA SHOHIN POPULLI.
Popull trim,heroik,qorr shqiptar!
Deti kos te behet,nuk ju bie nje luge ne Shpirag.
Nje gjelle,qe s`eshte per mua,i rafte miu brenda.
Pershendes ata dy djemte trima nga Berati,qe shkuan ne Shpirag pardje,qe ta bejne Drite Kontraten.
Po edhe ketu ne punet e naftes i fute turinjte e tua te qelbura , more demo !? Ti je prototipi i njeriut qe kujton se di gjithcka , qe nga kufinjte e detit me Greqine , ceshtjen Beleri , luften “civile” nacional-clirimtare , vjetersine e kombit shqiptar , meritat e medha te se gjithe diversanteve , krimineleve e tradhetareve te vendit , fajet e medha e te pa’ ndaleshme te Rames dhe qeverise se tij , duke mos i njohur asnje merite , ndonse Shqiperia ka ndruar plotesisht faqe . Ti je psiqikisht i semure , qe ushqehesh vetem me shkrime poshteruese e denigruese kunder Rames , qeverise , e rrjedhimisht edhe kunder Shqiperise , me helmin qe nxjerr nga goja jote e qelbur dhe propaganden poshteruese qe i ben vendit . Ti nuk ke as zanat , as arsim perkates , as din e iman , as turp e as cipè je aq negative sa shok ke vetem vehten tende dhe nja 2-3 qelbanike te tjere . Yyyyyy zagar i ndyre .
kritiku avash dhe ti o kikirik, mos na e shaj demon kaq shume. hahahahaaaahaaaaaaaa
o demo kur do dalim te vjedhim ndonje gje ne, se me keto komentet u lodhem?
o demo na bej ndonje koment per kutite e zeza te avionit ku vdiq Prigozhini. Si tha Prigozhini ne video? Une do jem prap i pari edhe ne ferr.
Po ore ke te drejte demua di cdo gje . Ja tani po pregatit komentin se si u rrezua avjoni i Prigozhinit , Pasi demua ishte Brenda ne avjon , po megjithese te gjithe u vrane , demua shpetoi . Nuk thote kot populli : Nuk ha mortja mut .
Ja,ku i dolli llafi Hrushitit!
Nuk mbaj mend ta kem pare ndonjehere esell Hrushitin.
Hyri ne pike te mengjesit ne klub dhe lshoi bomben:Qeverria ka bere padrejtesi!!!!
Uuuu perjashta te gjithe,Kush e mori goten me vete.Banakjeri u fut poshte banakut.
-Kilja naftes qe del 2000m nen toke eshte 10 leke,kilja rakise,qe del 1 metro mbi toke,eshte 280 leke.
Kjo eshte Padrejtesi!-tha Hrushiti.
Mon ferneti,qe ishte antar partie,thirri shoket:-Hajde,re hajde,se nuk ishte me zarar,lloqe Rushiti!
Mirepo mbeti si barsalete kjo llafe.
Hrushiti ka 40 vjet qe e ka lene kete bote,por Llafi i dolli.
Kilja e naftes eshte barazuar me kilen e rakise.
kritiku zagar i Enverit:
Po pse leh sapo sheh nje koment opozitar me ate te Rilindjes Enveriste o rezil i lig fanatik? Po ti ku e di si lidhet gomari i naftes dhe i gazit o karagjoz i forumit? Pse nuk thua ti mendimin tend o Bole fanatike pershenbell per kompanine mafioze Bankers Petroleum qe nuk paguan kurgje ne shtet, por qe po thith naften e nentokes sone duke ja nxirre jeten banoreve te Zharrezes? Po kush te tha se Shell eshte me human dhe me i ndershem se hajdutet e Bankersit? Po kompania Shell e ka treguar se punon vetem per interesin e saj, ne Meksike e perzune me hu dhe dajak duke i konfiskuar te gjitha asetet, po keshtu edhe ne shume vende te tjera pershfire ketu edhe ne SHBA. Nga ana tjeter Shell eshte firme Guacke ilegale qe lan para te pista dhe punon kunder ekologeve te mjedisit me shume gjoba ne Bote
Epo , cdo gje ndryshon pervec kokes bosh te demos .
Jà , ku doli nje nga zagaret e zgjebosur , imbiquajtur e i vetequajtur “intelektual” , qe nuk ka asnje tipar prej intelektuali , pervec urrejtjes , mallkimit , shpirtligesise dhe fjalorit banal e te dale boje , qe nuk e heq nga goja Enverin , kur asnje shqiptari nuk i plas bytha , as per Enverin , as per ate kohe te perenduar pergjithmone .
Ore kritik .Ti thua :shqiperia ka ndruar plotesisht faqe nen sundimin e Rames.Nuk po thua si ka qene me perpara faqja e shqiperise dhe si eshte sot qe te bindemi ne ndryshimin e faqeve.Mos valle kullat qe ndertohen ne Tirane I quan faqe e bardhe?Ndertimi I kullave te larta ne Shqiperi eshte ignorance qe shfrytezojne studiot mafioze me bote per te nxitur pastrimin e parave.Do te vije dita qe keto kulla do te jene fole per pellumba e laraska ,pa aktivitet sepse ne nje vend me 2.5 milion banore dhe me nje ardhmeri duke u tkurur popupllsia ,detyrimisht bie fuqia puntore duke u ritur shtresa e pensionisteve,bie edhe fuqia prodhuese,konkuruese dhe exportuese qe te con drejt falimentit.Prandaj kritik mendo mire para se te hidhesh si karkalec. Sa per fyerjen qe I ben “intelektualit”eshte mire per ty te shfletosh internetin lidhur me kompanine “Shell” pastaj hyre ne debate.Edhe ketu vetem kercen si karkalec pa argumenta bindese.
kritiku apo Kritiku?
sepse:
Me duket se e ke humbur toruan dhe fillin si te gjithe fanatiket e Enverit kur nuk kane argumenta duke vene ne perdorim gjuhen e ndyre qe perdorin per te anatemuar te tjeret, pa kontribuar kurgje dhe asgje per temen e debatit qe sot eshte:
A DUHET T’I BESOJNE SHQYPTARET SHELL – IT DHE A DUHET TE FLUTUROJNE ME PRESH NE BYTHE ME SIHARIQET E EDI RAMES?
Tani e kam me ty “intelektua”.Eshte nje pune e nisur nga “shell” dhe do te shkoje deri ne fund.Ne se e kuptove inxhinjerin shqiptar te naftes thote pikerisht ate qe kush ka tru te kuptoje qe “shell”kompani mafioze qe rrit ne menyre artificial shpenzimet duke rritur kohen e venies ne pune te pusit.A e kuptojne kete injorantet Rama e kompani ,lere zv/ministren qe del toples.
Une komentin e kisha per demon , qe nuk le hale pa’ trazuar e na eshte bere i neveritshem , pasi nuk ka artikull dhe forrum , qe te mos gjesh komentet e tij te neveritshme , kur , pa’ pritur , fute hundet edhe ti “intelektuali” i bythes , kur askush nuk te permendi . Une te kam permendur ne nje tjeter koment , ne nje tjeter artikull , ku te kerkoj te na spiegosh , se si dhe pse , ne cfare kriteresh mbeshtetesh , qe vetequhesh “intelektual” , kur nuk ke asnje te vetem tipar intelektuali ; ti nuk me je pergjigjur . Ketu , vertet flitet per naften e per kompanine Shell , te cilen une as e njof dhe as kam informazione se kush eshte , vecse te kerkoj ne Google e rrjedhimisht nuk kam si te flas . Jà ku eshte demo , specialisti i pergjithshem , qe i di te gjitha , le te flase edhe per Shell-in . Por mbi te gjitha , te kemi ty , intelektualin psikopat , qe nuk e heq nga goja Enverin , a thua se nuk u ngopem 50 vjet me te . Ne rastin tend , Ènveri te ka shker.. yer mbare e prape ty , familjen e fisin tend , aq sa nuk shqitesh dot prej tij . Me aq sa te njofim neve e me stilin se si shkruan , ti je nje ndyresire , qe e ke merituar plotesisht Spacin , Pra , Ènveri , krahas shume te keqijave e gjynaheve , paska bere edhe ndonje pune te mire ne lidhje me ty . Vetem nje gje na habit , si ka mundesi qe ke dale i gjalle nga Spaci e nuk ngordhe ; edhe neve do kishin shpetuar nga nje plak i neveritshem e nuk do te na canje bythen ne forrumet e gazetave .
mali:
Respekt per inxhinieret shqyptare qe punuan me shpirt me aq sa paten mundesi, pa kompjutere, pa makina llogaritese, pa kurfare gjeje, me nuhatjen dhe inteligjencen e tyre, por qe me te talentuarit perfunduan si Sulo Klosi, inxhinieri i Rubikut qe perfundoi i varur te ura e Matit apo si Lipe Nace qe ishte i pari qe foli per Shpiragun dhe qe sot nuk i dihet vorri apo si Shkelqim Bumci qe ndau gocen e Spiro Kolekes dhe kusheriren e Edi Rames qe u shpall si Armik i Kllases se turperoi Partine sipas Enverit, inxhiniere kishte shume por intelektuale kishte pak, me thene te drejten nuk besoj qe Shell te sillet si Bankers Petroleum qe nuk paguan kurgje ne shtet prej vitesh, por edhe sihariqet enveriste te Edi Rames me duken tejet te ekzagjeruara
Duhet të jemi më tolerantë. Dhe të mos i marrim gjërat kaq seriozisht dhe me kaq nerva. Të paktën kur bëhet fjalë për komentet tona. Këto komente nuk pretendojnë se kanë përbrenda ndonjë saktësi shkencore. Janë thjesht mendime dhe opinione të njerëzve që interesohen për politikën, ekonominë, historinë etj. Është njëlloj sikur të jemi grumbulluar në një kafene dhe bêjmë muhabet dhe llogje për qef. Themi atë që mendojmë, (kësaj rradhe lumturisht pa pasur frikë se llafet tona pa bereqet do shkojnë në veshin e… O Zot nuk dua të ia kujtoj as emrin!). E mira është të diskutojmë rreth temës së shkrimit, pa u marrë me njëri – tjetrin si zevzekë të sëmurë. Secili mund të shprehë mendimin e tij me argumenta dhe qetësisht. Nuk ka nevojë ta ndyejmë këtë forum me shprehje si “je enverist”, “fashist”, “tradhtar” etj etj. Të gjithë jemi anonimë, që do të thotë të barabartë. Asnjëri nuk del këtu me emrin e vërtetë dhe me gradat shkencore që ndofta mban! Ne si komb njihemi që marrim flakë shpejt, shumë nervozë, hakmarrës, të egër deri barbarë, që edukatën, politesën, (mirësjelljen), i konsiderojmë si dobësi. Që përulemi para të fortit dhe të fuqishmit dhe shtypim me këmbë të dobêtin, të butin apo të mënçurin. Prandaj më shumë tolerancë dhe gjakftohtësi do të na bënte mirë.
Shpiragu” eshte tollumbacja e rradhes e fryre nga cEndriFuga per te larguar ca vemendjen nga menderosja qe i ka bere nga koka te kembet kesaj qeverie Rama arratia e zv.Kryeministrit si dhe seriali vjedhjeve neper c’do koncesion a tender ku hapen letrat e dalin zullume pa fund.
“Nuk te shava nga nena por nga halla e tezja” thote Kritiku me “K” te madhe, por nje fjale e urte thote:
ZAGARI SIDO TA USHQESH, PRAPE ZAGAR MBETET
prandaj:
Argumentin per sihariqet e kompanise Shell qe sipas medias boterore lane shpelan parate e pista te mafies kudo ne Bote, zagaret e Enverit i shikojne si pjese e pandare e SPAC – it famekeq enverist kur kromi i nentokes shqyptare ekspotohej kudo ne Bote per 50 vjet me radhe me parrullat qe hidhnin zagaret e Enverit papushim e nate e dite: ”Nga fitorja ne fitorje”
por:
QE SHQYPTARET NUK JA PANE HAJRIN ASNJEHERE
Per “intelektualin”.Sa per dijeni shqiperia ka qene e ekslporuar deri ne detajet me te imta nga austriaket dhe italianet qysh me 1920 -ten .Per keto keta kane krijuar edhe harta qe shume mire mund t’i gjeni ne arkivin e biliotekes kombetare ne tiranes.Harta te burimeve minerale dhe harta gjeografike me detaje per qytete e fshatra me emertime turke.
Shkrimi i inxhiner Shehut shume i mire dhe mjaft informus, pergezime! inxhineri eshte nje nga autoret projektues te shpimit te puseve ne zonen e Sqepurit dhe me tej. Nje projekt shpimi ka disa autore dhe pastaj vjen zbatimi i projektit, dmth shpimi i pusit, ku me sonden e shpimit punon nje ekip i tere inxhineresh, teknikesh dhe puntoresh te kualifikuar per realizimin e projektit.
Une i neveritshem nuk jam sot, Une ca me i neveritshem jam kur z.Thano themeloi gazeten e nerume Dita ..Atehere kur i numurova Berishes 200 procese penale,qe duhej te ishte sot me burgim te perjetshem.
Ato 1 miljon shuplaka qe i dhame Berishes,sot do te kercasin ty,se po vjedh rendshem,sa te na duket Berisha nje grindavec fshati.Te shohim sa do ti gzosh Burimin e kalter te Bistrices,Butrintton,Durresin edhe ate SHELLin ne SQEPUR kokes.,Kane qene delyra gjenialitete,zota me delyra se ty,jo gjeni,por perendi dhe kane perfunduar si Gedafi.Hajt babush!Mos u mat me hijen e mengjesit!
E dini cfare eshte per t’u dhjere mender gazit ketu, VAZHDON PERRALLA E NAFTES SHQIPTARE qe ka nisur qysh nga specialisti per gjitheçka Enver Bastardi dhe po vazhdon me Edvinin bir Bastardi si shpetim i popullit shqiptar. Ato dy kova nafte qe jane nxjerre ne Shqiperi (pervec se jane te renda, dmth te cilesise me te dobet) nuk vlejne as parate e “kazmes” qe ka germuar pusin. Vazhdo o populli inteligjent shqiptar ta hash sapunin per djathe dhe pastaj habitesh perse te del shkume me flluska nga bytha.
Ne keto 28,000 km katror siperfaqe te shqiperise shto edhe Kosoven gjenden 20% e pasurive minerale e nafte e gazi te europes. Gjenden minerale te rralla qe askush nuk I di ,vec atyre qe I kane zbuluar dhe mbahen sekret. Prandaj lakmohet Kosova dhe Shqiperia .Albin Kurti dhe Edi Rama jane lodra ne Duart konkurences se amerikane dhe europiane.
Ju lutem mos e censuro (shkurto) komentin tim, eshte teper korekt! Nuk shoh asnje arsye perveç sedres se semure tuaj per sygjerimin apo kritiken ndaj titullit te shkrimit qe kini vene!!!
Kritiku kurva e Ramutit, prape ne mbrojtje te politikes shitese dhe grabitese te klikes antishqiptare Ramut&Co.
Taulant Palla dora vete. Po kush ja pa hairin koncesioneve te Rames dhe te Berishes mor kurve tregu?
Ca i bene keta naftes dhe pasurive kombetare shqiptare nuk ja ka bere Shqiperise as hasmi.
Keta e lane Bankers te vidhte pa paguar Taksa, et hidhte ne ere Marinzen, dhe rrahen fshataret qe u helmuan nga shperthimi i gazit. Dhe me keq akoma, vazhduan pazaret e Berishes ne Ballesh, derisa e mbyllen fare, dhe ja shiten Balleshin Deripaskes, me ndermjetesine e McGonical.
Tani qe plasi “floriri” sipas Rames, a i duhej Ballsi Shqiperise?
Apo nuk ka nevoje se e merr Shelli naften shqiptare, ndersa shqiptaret do hane te semes, si gjithmone.
Ti shiko ujin qe po e con ne Puglia, ben pazare me ‘motren” Meloni, ndersa Shqiperia vuan per uje. Vlora eshte pa uje o kafshe, ashtu sic paguajne shqipot naften me shtrenjte nga te gjithe.
Ku kane lene keta pasuri e gje pa shkaterruar?
Po Portin e mallrave pse e prishi? Me cfare do eksportoje? Me Unazen e Gjiknurit, apo fasadat me ngjyra te Veliajt.?Ke dhe surrat dhe flet, plere
Pse e vrisni mendjen kaq shume .Shqiptaret e demokracise i kane thene mendjes Pirdhu.Etja per pushtet e para i ka bere politkanet dhe pushtetaret ujqer per njeri tjetrin .Shkerdhatodemokracija pruri ne politike dhe pushtet ,njerzit me armiqsor te popullit shqiptare ,spiune e tradhetrae kalibri ,qe si kish pare historija e kombit . Kjo duket dhe ne komentet qe i behet nje ish “kriptokomunisti”, qe fatkeqsishte, ka pesuar ate qe pesuan njerzit e punes e specjaliste te fushave kerkimore shkencore te kohres komuniste .
Shqiptaret intelektual, i kane ditur dhe i dine kapacitetet e pasurive nentoksore te vendit te bekuar ,por me politkane e pushtetare te mallkuar ne gene, ky vend ska shance qe te behet . Nuk shikoni e nuk po kutoni se cfare platforme po ndiqet me pasurite e kombit .Si ne pushtet dhe jashte pushtetit, nje tufe tradhetaresh, po pasurohen duke cvleftesuar aftesite profesjonale egzistuese, per tju nenshtruar kompanive te haja te marrin pjesen e Luanit e shqiptaret bajgat e tyre .
Nuk po zgjatem te nenvizoje se si eshte tjetersuar pasurija kombetare . Po i ze ne goje dhe ju do ti kuptoni se kush jane pronaret e pasurise kombretare . Hidrocentralet ,kjo pasuri emergjitike me djersen e popullit ,kontrollohet nga poloitkiane e pushtetare te Berishizmit.Gjithe sistemi energjitike ne sherbim te familjes e farefisit Berisha .Hidrokarburet dhe e gjithe infrastuktura e tyre ne sherbim te Berishizmit . Te gjitha pasurite minerale te nentokes, prone e berishizmit e bishtave qe mban ai per fushatat elektorale . Nga TAPI populloi nuk fiton asnje qindarke por merr berishizmi 18% te fitimit qe kalon ne teritorin e shqiptarve .Po Rilindja dhe bishtat e tjere . Jane ne pushtet dhe qysh nga 2013 po mbushin xhepat me kontributet e popullit e skemave hajdute . Skema e korrupsjonit ne fushat ekonomike ka pasuruar njesoje si berishizmi sojin e sorollopin e Rilindjes . Skandalet e pervitshme me fondet abuzive i kane bere dhe keta te pasur si dhe berishistet .
Po tani si duken bathet me Shpirtagun ? As te mos mendoni se do te ndryshojne format e pervetsimit te pasurise kombetarte . Berishistet dhe Rilindasit do behen Shejket e rinje te periudhes se shkedhatodemokracise . Populloi ,kjo shprehje primitive ,do vallezoje me kembe te lidhura dhe unazern e zinxhirit ne hunde duke brohoritur per pronaret miljardere te Shqiperise se re.Sic dogjen pusin, me rezaerva te medhaja, ne Cakran,kete fate do kete dhe Shpiragu per popullin me te shtypur ne bote .
O demo hajvani , o demo cari , o demo loqia , paskam plotesisht te drejte , qe te konsideroj te semure psiqik . Po per ke me merr mua , per Edi Ramen ne komentin tend ?! Mire mend qe s’ke, po as turp ? Po me ty do merret e do te replikoje Rama , more hajvan ? O Zot , cfare kokeboshe ka kjo Shqiperi !
Me shume se kokebosh shqipot mendojne se bota rrotullohet rreth tyre dhe jane fantaziste e komplotiste te lindur (te semure) . Asgje personale me Demo-n
Ky sherdhata kritiku vazhdon akoma ben avokatin e Rames, Pse, nuk te duket e mundshme qe ashtu sic i ben mesazhet gazetarit grek, Rama mund te futet dhe ne komente?
Une besoj se kushedi sa here Rama e ben kete. Ne mos ti, ka dhe te tjere qe paguhen nga ai, patronazhiste.
Tani na hidhesh perpjete te kundershtosh nje fakt te ditur me kohe, e te pranuar nga Rama vete.
Meqe ra fjala, replikes se demos jepi pergjigje. I ka numeruar vertet Berishes aq e aq procese qe Rama nuk i ndermori kurre. Nga Rama urrente vetem Vilma Nushin..
qenke trap komplet, para se te shkrush meso shifrat se ne at kohe shte arritur deri e 2.5 miljon tone ne vit
Miku im Intelektuali: Eshte e vertete ate qe shkruan per Ingj. Klosin.Por bashke me te ne podiumin tek ura e Rubikut ne hyrje te matalurgjis se Bakrit ishte edhe ingjinieri i famshem kimik ZEF GERA qe nuk e varen,por e kercenuan se do ta varin neqoftese fabriken e shkrirjes bakrit ne Rubik nuk do ta vendoste ne pune.
Ai e vendosi ate ne pune,por ishte gjithemon nen syrvejimin e policis por mprohej fuqishem nga drejtori i uzines XH.Hatibi e doli ne pension 1970 kur drejtor ishte Ingj.N.Lohja.Vdiq ne Tirane.Ishte pinjoll i familjes intelektuale e te shkolluar GERA te mire arsimuar ne Universitetet me te mira Italiane e Austriake
Duke gjykuar nga koncensionet qe jane dhene ne nafte dhe ata qe i kane i nxjerin me humbje,keshtu do vej dhe shpiragu.Do gjenden ca burokrat qe do marin therimet dhe do firmosin kontratat ku ne do marim nocrokun
Asgje nuk di ti profesor Fatmir Shehu! Eshte Edi Rama ai qe e pa ne enderr naften ne Shpo-rag dhe u tha miqve tane, shkoni e shponi atje! Miqte tane, duke u bazuar edhe ne shpimet e aty-aferme te kohes se diktatures, duke u bazuar edhe ne hartat nafte-kerkuese te viteve te diktatures, gjeten parane e tyre! Por … por edhe shteti yne do marre dicka nga fitimi i ShELL-it, do marre nje therrime te madhe e do ngopet, sa ka per ti tepruar edhe per te nesermen! Edi Rames do i ngrej nje lavd dhe bust Temja me Piro lalen, dhe historia do vazhdoje sic ka vazhduar gjithmone!
Lexon Gazeten Dita dhe disa here edhe disa komente! Jane te njejtet injorante gjysem analfabete qe dine dhe komentojne per gjithcka,si Tos Lubonja e Shkullaku me Andin dhe te tjere proletare! Gjuha qe perdorin keta tregon nivelin shume te ulet intelektual dhe jane turpi shqiptar!
Kurse ti Spak-o je ajka e mutit shqiptar.
Nuk e dija qe edhe gazeta Dita qenka mistrece qe nuk ti boton mendimet!!!!!
Ditëzeza ka të paktën 5 vjet radhazi që ushtron censurë selektive, cfarë lë të nënkuptohet se është vegël e vënë kokë e këmbë në shërbim të tutorëve rilindjotas. Fshati që duket s’do kallauz.
Fiks Fare Fatmir
Pa e politizuar njerëz kan hyr në burg për strukturat këta të rinjtë se kuptojnë devotshmërinë tonë pa interes vdhe riksun që merrnin nuk investon kot Shelli me vite të tëra
Analize e shkelqyer!
Faleminderit profesor Fatmiri!
PS:
1.OK,XH.SHEHU,DR.PROF.SHEHU NR.1 PËR NAFTËN.
•Komentet e ANONIMVR të tipit Berishistë naiv si: DEMO,INTELEKTUALI,etjDREQI ME TË BIRIN..janë dru me pre..! Ata ndjellin vetëm ZI,VDEKJE,MYNXYRË..vetëm se është E.Rama KM.
2.Fakti që ka sinjale të mira për SHPIRAGUN,Duhet të gëzoi çdo Shqipëtar PATRIOT,ndërsa Ata që hirdhërohen për çdo sukses të Qeverisë Rama 1,2,3..dihen tashmë.Ata HISTORIA I KA damkosur NON GRATA DEJURE DHE DEFAKTO..!
3.Mua më shqetëson fakti që edhe pse mund të nxirret NAFTË,sipas dëshirës sonë,etj ku do përpunohet Ajo..?!
4.Pse e kush e shkatërroi UPTHN-Ballsh.Ku ndodhet REZART TAÇI-Nipi LIRI Sali Berishës i dënuar me BURG E NË ARATI që u bë shkaku i sabotimit dhe vjedhjes së ARIT SHQIPËRAR.!!
5.Kush fshihet pas koncesionarëve të NAFTËS DHE SHUMË VEPRAVE TË TJERA NË SHQIPËRI që në 33 vite nuk e merr vesh QËNI TË ZOTIN..!
6.Edhe NAFTA e Shpiragut nëse del me sukses do të përpunohet jasht vëndit dhe qeveria nuk do i numëroi dot BOTET E NAFTËS natën,Sikurse botet e naftës të kompanisë SHQIPONJA ME PRESIDENT TRITAN SHEHUN(preshin) që theu EMBARGON E OKB dhe nuk u bë asgjë..!!
7.Të dashur miq: •Shqipëria do ngelet e VARFËR nëse DREJTËSIA E RE(SPAK+GJKKO) nuk vendos në bangon e akuzës ATA QË SHPËRDORUAN DETYRËN ME NAFTËN DHE PASURIN E SHQIPËTARVE TË 350 MIL.$ TË 46 VITEVE..!
8.Llogarit bëhen kur të japi naftë pusi parë e të bëhet bilanci DITOR,MUJOR..! •LLafillogjit e sotme të FUÇIVE,TONËVE..përfshi edhe të KM E.Rama janë si thënia e popullit “.. PESHKUT NË DET E TIGANI NË ZJARR..”
8.Ne ish ushtarakët e kohës së E.Hoxhës ndiqnim parimin..”..Po nuk e pe me sy e po nuk e preke me dorë..mos thuaj që u bë PUNA..”
-FLM PROFESORVE SHEHU,DITA.
PS:
1.OK,XH.SHEHU,DR.PROF.SHEHU NR.1 PËR NAFTËN.
•Komentet e ANONIMVRE të tipit Berishistë naiv si: DEMO,INTELEKTUALI,etjDREQI ME TË BIRIN..janë dru me pre..! Ata ndjellin vetëm ZI,VDEKJE,MYNXYRË..vetëm se është E.Rama KM.
2.Fakti që ka sinjale të mira për SHPIRAGUN,Duhet të gëzoi çdo Shqipëtar PATRIOT,ndërsa Ata që hirdhërohen për çdo sukses të Qeverisë Rama 1,2,3..dihen tashmë.Ata HISTORIA I KA damkosur NON GRATA DEJURE DHE DEFAKTO..!
3.Mua më shqetëson fakti që edhe pse mund të nxirret NAFTË,sipas dëshirës sonë,etj ku do përpunohet Ajo..?!
4.Pse e kush e shkatërroi UPTHN-Ballsh.Ku ndodhet REZART TAÇI-Nipi LIRI Sali Berishës i dënuar me BURG E NË ARRATI që u bë shkaku i sabotimit dhe vjedhjes së ARIT SHQIPËRAR.!!
5.Kush fshihet pas koncesionarëve të NAFTËS DHE SHUMË VEPRAVE TË TJERA NË SHQIPËRI që në 33 vite nuk e merr vesh QËNI TË ZOTIN..!
6.Edhe NAFTA e Shpiragut nëse del me sukses do të përpunohet jasht vëndit dhe qeveria nuk do i numëroi dot BOTET E NAFTËS natën,Sikurse botet e naftës të kompanisë SHQIPONJA ME PRESIDENT TRITAN SHEHUN(preshin) që theu EMBARGON E OKB dhe nuk u bë asgjë..!!
7.Të dashur miq: •Shqipëria do ngelet e VARFËR nëse DREJTËSIA E RE(SPAK+GJKKO) nuk vendos në bangon e akuzës ATA QË SHPËRDORUAN DETYRËN ME NAFTËN DHE PASURIN E SHQIPËTARVE TË 350 MIL.$ TË 46 VITEVE..!
8.Llogarit bëhen kur të japi naftë pusi parë e të bëhet bilanci DITOR,MUJOR..! •LLafillogjit e sotme të FUÇIVE,TONËVE..përfshi edhe të KM E.Rama janë si thënia e popullit “.. PESHKUT NË DET E TIGANI NË ZJARR..”
8.Ne ish ushtarakët e kohës së E.Hoxhës ndiqnim parimin..”..Po nuk e pe me sy e po nuk e preke me dorë..mos thuaj që u bë PUNA..”
-FLM PROFESORVE SHEHU,DITA.
Ethe Tra-Lalaja, ti nuk ke qene tjeter vecse nje Kapterr spiun i asaj kohes E. Hoxhes qe te kane pas ngjitur edhe nofken Hafije Lalaj, tani marsh atje ne katundin tend e te atij Poliagjentit me hap rrjeshtoj nje-dy, nje-dy, nje-dy..
PS:
-Në përgjigje të ANONIMATIT që fshihet pas emri tim të më parshëm MeteH.
1.Po.Kam qën oficer i kohës së E.Hoxhës,por jo SPIUN.Ndryshe do isha në FOLTOREN E SALIUT(PD-91),Pasi Ai i mblodhi në PD,disa i pasi me pasaporta diplomatike kur ishte President(Fatkeqsi Kombëtare) dhe i dërgoi të bashkoheshin me spiunët SËRB,GREK,RUS,FRANCEZ..etj,1970,80..etj të cilve u shërbente edhe vet me pseudonimin ” Bisturia”,ndërsa i SHIK-tonë penicilina 1967.
2.Po.M.Shehun e kisha nga Fshati.Ai ishte krenari e Çorrushit,Mallakastër dhe Shqipërisë më jet gjati KM 28 vite.Komandant i Br.1S,D1S,Gjeneralizmë i LNÇL..që zë vëndin e 2 në Shqipëri pas I.Qemalit.Ndërsa Edi Rama është i treti,më i miri KM në 32 vite.Lexo Presidentin më të mirë në Shqipëri Alfred Moisiu dhe Rilindasin e madh Kosovar REXHEP QOSE..!
3.Ti anonimat i ndyrë që më përgojon.. duhet të jesh ndonjë KAPTERR që unë do të kem dënuar për vjedhje a shpërdorim detyre në ushtri gjat 40 viteve që kam shërbyer JUG-VERI me Akademi e gradë MADHOR..!
4.Në 1992 më nxori Sb nga ushtria si shumë të tjerve dhe në 1996 më futi në burg për të më vjedhur votat pa u mbyllur procesi votimit.Kjo ndodhi për gjithë anëtarësinë e PS. ndaj Qeverisja e Sb nga Nd/Kombëtarët u cilësua QEVERI GANGËSTERE..!
5.Nxure kokën kush je o ANONIMAT.Nuk të bëj gjë.Përkundazi do të qeras mese të duash.Burrat dalin ball për ballë.Burracakët futin kokën në rërë si STRUCI.TURP.
Emri yt i meparshem MeteH (!) – paske ik nga fiqiri or i shkrete Ethe Tra-LALAJA
Nuk ke qene oficer, por nje cope Kapterr qe mbahesh mend per spiunime e prej tyre ta kane zbutur jo pak kurrizin. Servil i qelbur me eproret e spiun edhe me i qelbur pas shpine.
Ethe Tra-Lalaja, je nje bajge e se shkuares te cilen nuk duhet ta shkelim, sepse qelb dyrnjane.
Kris bythen tani atje ne Corrush ku ta njohin sa te vlen lekura qelbur.
PS:
-Në përgjigje të ANONIMATIT që fshihet pas emri tim të më parshëm MeteH.
1.Po.Kam qën oficer i kohës së E.Hoxhës,por jo SPIUN.Ndryshe do isha në FOLTOREN E SALIUT(PD-91),Pasi Ai i mblodhi në PD,disa i pasi me pasaporta diplomatike kur ishte President(Fatkeqsi Kombëtare) dhe i dërgoi të bashkoheshin me spiunët SËRB,GREK,RUS,FRANCEZ..etj,1970,80..etj të cilve u shërbente edhe vet me pseudonimin ” Bisturia”,ndërsa i SHIK-tonë penicilina 1967,për të shkatërruar,Vjedhur e shitur Shqipërinë me TEORIN SHCK(SB,A.HAJDARI,G.PASHKO etj.)
2.Po.M.Shehun e kisha nga Fshati.Ai ishte krenari e Çorrushit,Mallakastrës dhe Shqipërisë më jet gjati KM 28 vite.Komandant i Br.1S,D1S,Gjeneralizmë i LNÇL..që zë vëndin e 2 në Shqipëri pas I.Qemalit.Ndërsa Edi Rama është i treti,më i miri KM në 32 vite.Lexo Presidentin më të mirë në Shqipëri Alfred Moisiu dhe Rilindasin e madh Kosovar REXHEP QOSE..! Të tjerat jan dokrra.
3.Ti anonimat i ndyrë që më përgojon.. duhet të jesh ndonjë KAPTERR që unë do të kem dënuar për vjedhje a shpërdorim detyre në ushtri gjat 40 viteve që kam shërbyer JUG-VERI me Akademi e gradë MADHOR..!
4.Në 1992 më nxori Sb nga ushtria si shumë të tjerve dhe në 1996 më futi në burg për të më vjedhur votat pa u mbyllur procesi votimit.Kjo ndodhi për gjithë anëtarësinë e PS. Ndaj Qeverisja e Sb nga Nd/Kombëtarët u cilësua QEVERI GANGËSTERE..!
5.KryePolici që më futi në burg bashk me 7 polic të tjer vodhën parat e firmës Populli..dhe u bë DEPUTET NGA SB DHE KRIJOI NJË BISNES MË TË MADHIN NË SHQIPËRINË E MESME.Ndërsa unë me para borxh shita BREK GRASH..etj në tregun e lirë dhe ngela me banesën që më dha E Hoxha falas.
5.Nxire kokën kush je o ANONIMAT.Nuk të bëj gjë.Përkundazi do të qeras mese të duash.Burrat dalin ball për ballë.Burracakët futin kokën në rërë si STRUCI.TURP.
Atje ne Corrush keput qafen Hafije Lalaj…akoma nuk e ke kuptuar oj Gomarice madhore se je vetem nje bajge e qelbur e se shkuares qe nuk te kane hedhur akoma lopaten me dhe persiper?
Tema “Shpiragu” po trajtohet ne menyre abuzive keto kohet e fundit, si nga qarqet qeveritare dhe,akoma me e bastarduar, nga mediat shqipetare. Per pasoje edhe nje mori komentatoresh “gjithologe”, ne mbeshtetje pozitive apo negative te kesaj tymnaje (edhe ketu te gazeta Dita), shkojne “si delet qorre pas kembore” dhe flasin kuturu.
Fakti qe per kete teme nuk ka ndonje prononcim te organizmave profesionale qeveritare (si Drejtoria e Hidrokarbureve) apo te Shoqate te Inxhiniereve te Naftes ne Shqiperi tregon se nuk dihet asgje e sakte, teknikisht, mbi strukturen dhe rezervat e naftes ne Shpirag.
Deklaratat e pergjitheshme si “do jepet nje lajm qe do ndryshoje ekonomine e vendit” “Shell eshte kompani e mirenjohur etj”, te pashoqeruara me asnje tabele apo deklarate zyrtare nga ana e kompanise koncesionare (Shellit), jane thjesht propogande mediatike dhe tymnaja e radhes ne Shqiperi.
Fakti tjeter qe Shelli ka 10 vjet qe po punon ne kete zone (ku nafta eshte zbuluar nga Occidental qysh ne vitin 2002), dhe me 5 puse te shpuar atje akoma nuk prononcohet te le nje shije jo te mire’ e pare ne planin profesional. Nje vendburim ne toke (onshore) si ky i Shpiragut, nga nje kompani me kapacitete si Shelli, pas 5 puseve te shpuar normalisht duhet te ishte deklaruar nese ishte me eficence ekonomike (ose jo) me nje koficent mjaft te sakte teknik. Nga pervoja boterore pas 10 vjet punimesh keto lloj vendburimesh futen ne fazen e shfrytezimit dhe jo akoma ne ate te vleresimit si ndodhet tani Shpiragu.
Edhe ne opsionin pozitiv, sikur zona te deklarohet me leverdi ekonomike, deklarimi se vendburimi do jape 6 milione ton nafte ne vit eshte gjithashtu abuziv dhe propogandistik: e rendesishme eshte te jepet zyrtarisht se sa jane rezervat totale te nxjereshme (qe do merren) nga ky vendburim, ajo shifer e jep vleren e vendburimit.
Se fundi opsioni pozitiv i vendburimit eshte nje lajm i mire dhe ndihme per ekonomine shqipetare por kjo nuk do te thote se ky vendburim eshte shpetimi i ekonomise shqipetare dhe do “zhduke varferine”. Vendburimi i Shpiragut mbetet prape nje vendburim modest, si ky vendburim ka me dhjetra edhe ne Europe, dhe nuk do jete “shkopi magjik” i ekonomise shqipetare ndaj nuk duhet kaluar ne eufori kombetare se u zbulua nje vendburim nafte ne Shpirag.
ESHTE NJE TJETER THIKE PAS SHPINE
PER NE SHQIPETARET
O TUFE. BAGETIE
SHIFNI KOSOVARET
BURRE E TRIM ALBINI
NE DRITE PO E NXJERR
KOSOVEN MARTIRE
LIRINE KA FENER
O te dhjefsha Shpiragun,naften,kontraten,te ardhurat,mireqenjen,..o kritiku!
Mos prek Burimin Syri i Kalter!Eshte JETIK per popullin shqiptar!
Sikur ta nxije nafta Shpiragun,,Te behet Shpiragu cisterne nafte me viza te zeza,ATE ZEZONE MBAJE PER VEHTE,.U ngopsh ne fuci bitumi..
Lere ashtu sic eshte Burimin e Kalter te Syrit te Kalter,.
Lere aty ku eshte Burimin e kalter te syrit te kalter.
Ate bej.
Ku prekin duart e tija te ndyra,behet zezoneee,,behet kerme nafte dhe bitumi,.
Do dergoje ne Itali burimet e kaltera te natyres shqiptare dhe do na sjelle kermat,do na sjelle kankrot e sifilitikeve te Italise,do na sjelle Kavernat berthamore,qe nuk i mbajne dot shtete avanguarde ne Teknollogji si Japonia,,Do t`i mbaje ky karagjozi bojazhiu,thonj palari i pusetave te Parisit,,Njeriu i puneve te pista.
Lereni SHEllin dhe Shpiragun, po ben namin Taulant Balla….
E ka vene policine ne rrjesht.
Demo gog ma pis të poshtër se ty dhe të paintelektin ska hiq hiqDE
Profesori, ka dhene mendimin e tij, si njeri i naftes Shqiptere! Po,r kur hyn ne politike gabon,por me miresjellje dhe respekt, pa ofenduar njeri! E tani hyn ne loje “klani” i maskarenjve primitive, qe perdorin gjuhen me te ndyre Shqipe,sic jane vete,per te tjeret! Keta njerez jane llumi Shqiptar, qe nuk e lene kete vend te bekuar te ngreje koke! Ky llum prishi gjithcka nga koha e 45 vjteve, per scrap me cekun e bardhe, me urdher te serbeve dhe me Elez Biberajn dhe tani, ne se do te mesosh shqipen e ndyre, te rruges, lexo komentet e Gazetes Dita ku keta njerez primitive shajne dhe prape shajne! Urrejtja u ka kapluar syte,mendjen dhe zemren! Zoterinj kur urren dike, duhet te hapesh dy varre paraprakisht,nje per ate qe urren dhe nje per vete!
VAJTJA E KM DHE E ZV KM NE SHPIRAG PA PJESEMARJEN E PROFESOREVE TANE TE NAFTES INXHINJEREVE E SPECIALISTEVE TANE NE BALLAFAQIM ME KOLEGET E SHELL ESHTE NJE GAFE E RENDE E ME PASOJA.PO ASHTU THENJA E SHELL SE PA SIGURUAR SHPENZIMET E BERA NUK MUND TE NDAHEN FITIMET ESHTE DJALLEZORE SEPSE NGA NJE TJETER EKSPERT INXHINJER NAFTE THUHEJ SE RROGA E NJE INXHINJERI HARRINTE DERI 80 000 € NE MUAJ E SHTETIT NUK I JEPTE ASNJE CENT FITIM ESHTE VJEDHJE E PASURIVE TONA . KU SHKONI JU DY KOKAT E QEVERISE PA EKSPERTET TANE NE BISEDIME ME SHELLIN ?!!!