Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Mediut, GJKKO merr vendimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Mediut, GJKKO merr vendimin
KronikeLajmi i fundit

Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Mediut, GJKKO merr vendimin

Published: November 26, 2025
Shpërndaje

Rrëzohet kërkesa e Irena Gjokës për t’u dorëhequr nga çështja penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Zëvendëskryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.

Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të mërkure. Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndërkohë seanca u shty në datën 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.

- Publicitet -

Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës. Pas kësaj, vetë Gjoka kërkoi të largohej nga çështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Xhemilja says:
    November 26, 2025 at 12:44 pm

    Varja ne litar shlyne gjynahet e keti mafiozi politik, Fatmir Mediu, nje hajdut dhe kriminel, nje njeri i pa shpirt dhe pa karakter qe shkaterroi jeten e femijeve, grave dhe burrave ne fshatin Gerdec, ju shkateroi shtepite dhe gjithcka, per cfare per te vjedhur, per para bashke me Shkelzen Berishen. Kalbeni ne burg kete maskara, mos e lini me se boll po shine duke u sorollatur sa nga politika sa ne amerike dhe sa neper studio per te shpetuar koken dhe parate e vjedhura nga kjo tragjedi qe krijoi vete per tu pasuruar me gjakun e atyre njerzeve.

    Reply
  • Skypion says:
    November 26, 2025 at 12:55 pm

    Irena me sa mbiemra tre, pese, shtate a dhjete?
    Me mire te themi Irena me sa mbiemra. Gjykatesja delinkuente e ka bere punen e vet tashme; eshte shtrydhur deri ne palce nga ata qe e keqperdoren.
    Jane pikerisht keta qe e diskretituan e turperuan boterisht; po te mos e kishin piketuar per ta perdorur, askush nuk do ta merrte vesh se eshte delinkuente; se eshte perzene nga Greqia si e tille; por edhe per gjera te tjera te shemtuara, dhe te paligjshme, qe ka bere ne Shqiperi ne dekada. i dolen te gjitha ne publik.
    Nuk eshte cudi tani, qe pasi e keqperdoren ne maksimum, ta hedhin tutje. Pse jo, ky eshte nje fenomen normal ne familjen e shthurur socialiste.

    Reply
  • Golemi Kavajes says:
    November 26, 2025 at 2:01 pm

    Hidh e prit nga nje gjykate ne tjeter, u mbars mali dhe polli nje mi! Borgjezia nik denon vetveten!

    Reply
  • Detari says:
    November 26, 2025 at 2:27 pm

    te pezullohet nga puna zonja perfundimisht!

    Reply
  • drejtesi e munguar says:
    November 26, 2025 at 2:50 pm

    Veprimet e gjykates me shtyrje gjyqesh ,tregon se keta njerez qe kane vrare,grabitur,kane shkateruar shtetin nuk do te denohen kurre.Kjo drejtesi eshte ti hedhesh hi syve popullit.Ketu pritet mos nderojne jete nga shkaqe natyrore e tu behen ceremonit mortore te mbuluar me flamur kombetar.Po te kish qene nje qytetar i thjesht (jo nga ata te grupeve kriminale),gjykimi do te kishte perfunduar me denim simbolik dhe me ndonje “honorar te vogel” per gjyqtar e prokuror.Ky nuk eshte shteti te drejtes por shteti i te zhdrejtes.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 26, 2025 at 4:10 pm

    Kjo është DREJTËSIA E DEGJEBERUAD që na bëri SHBA,BE..ku edhe pas 17 vitesh nuk jep vendimi,Pasi i komandon Saliu,Pasi është implikuar me FIRMËN E TIJ KM MEDIUN,ZENIN,BUMÇIN,FARIUN(buldozeri),etj.
    SPAK është ÇETË PESEKUTORËSH TË NJËRVE TË URTË..PREJ 1992,PËR VENDIME SELEKTIVE,PS+PD=100/1.?
    Kaq mjafton për ti dhën fund drejtësisë meritokrate në Shqipëri,Duke përdhosur demokracinë e brishtë në saje të PROÇEDURAVE PA MBARIM,ME DIKTIM TË BERISHIZMIT FATKEASI KOMBËTARE.
    PA U QËRUAR SALIU,NUK KA DREJTËSI,DEMOKRACI,BE.!

    Reply
  • Dashi says:
    November 26, 2025 at 4:47 pm

    Si the o Skypion , ” familja e çthurrur socialiste” ? ….dhe na qënka e thurrur familja demokratike…..? Ha ha ha ha .Një familje e çthurrur nuk fiton 4 legjislatura të përgjithëshme dhe po kaq legjislatura lokale , pa haruar disa dhjetra zgjedhje të pjesëshme si ajo para dy javësh . Ndërsa PD-ja , ajo “familja e thurrur” , nuk gjen dot as kandidatë për kryetarë bashkish . Merre me mënd , një parti kryesore opozitare , ” ajo e thurrura” nga 61 bashki , fiton vetëm 6 dhe më 11 maj fiton 50 deputetë , ndërsa e çthurrura , fiton 83 për të mos thënë 86 deputetë . Eh more “opozitarë” , lum ata që kanë kundërshtarë si PD-ja juaj , se e kanë jetëgjatësinë të sigurt .

    Reply
    • ¿? says:
      November 26, 2025 at 4:52 pm

      Dasho ashtu eshte, PD-ja eshte e shturrur sa te duash, po kjo nuk e ben pa tjeter te thurrur gjysmen tjeter te bajges. Tashti ajo puna e zgjedhjeve qe thua ti, ashtu eshte, po kur perplasen dy te shthurrura, ose me mire te pshurrura, njera do te fitoje, apo jo?

      Reply
  • Dashi says:
    November 26, 2025 at 5:12 pm

    Epo , ajo që fiton o pikpyetje , me siguri që është “më e thurrur” se ajo që rrokulliset teposhtë gjithnjë e më tepër . Unë këtë po them , nuk po them që PS-ja është “më e thurrura” në botë . E thashë edhe arsyen se pse fiton , se ka përballë partinë më të çthurrur në Evropë , drejtuar nga një kufomë politike e mbetur qysh në prehistori dhe që e urren i madh e i vogël , që Skypion , me gojën plot e quan doktor Berisha , atë që drejton gjoja partinë më të madhe të opozitës dhe nuk i mblidhen në shesh as 200 veta nga Tirana një milionëshe .

    Reply
    • ¿? says:
      November 26, 2025 at 6:16 pm

      E, ashtu eshte, puna eshte si te pelqen ta thuash, eshte “më e thurrur”, apo “më pak e shthurrur”. Mua me pelqen te them qe jane te dyja te pshurrura, tashti kush më shume e kush me pak, ç’rendesi ka, te dyja era shurre vine.

      Reply
  • Dashi says:
    November 26, 2025 at 8:45 pm

    Po o pikpyetje , por për ty , jo për shumicën e shqiptarëve .

    Reply
  • nje shqiptar says:
    November 26, 2025 at 9:02 pm

    Dhe duhet ta dish mire o pikepyetje se Dashi eshte kryetar i shoqates rilindjote dhe e di mire se me ke eshte populli shqiptar , se çmendon ai per hajdutet sidomos kur hajdutet jane te majte . Populli dhe Dashi kenaqen kur te majtet na vjedhin !

    Reply
  • Xha jaho says:
    November 26, 2025 at 11:50 pm

    Shtyhen gjyqet ne kohe, derisa te thone skadoj koha e gjykimit, dhe te gjitha palet rehat ne shtepite e tyre.

    Reply
  • Dursakja says:
    November 27, 2025 at 6:19 am

    Në Gërdec duhet të bëhet një përmendore për ngjarjen tragjike në të cilin të shkruhen të gjithë emrat e atyre që humbën jetën dhe ajo të mbetet dhe të përkujtohet në çdo përvjetor.
    Poshtë një mbishkrim ku të shënohet dhe emri i kryeministrit të kohës, emri i atij që mbolli terrin në jetë tonë.

    Reply
  • Dashi says:
    November 27, 2025 at 8:45 am

    Në përgjigje të “një shqiptari” , që më përmënd emrin . Se me kë është populli shqiptar , nuk e di vetëm Dashi , por e tregojnë votat , tash 12 vjet . Vetëm ti ” një shqiptar” nuk e ditke . Sa për atë që më emëron kryetar , të falenderoj , por unë kam kaq shumë punë , sa nuk kam kohë të marr frymë dhe , edhe pse shkruaj shpesh tek forrumet e Ditës , e bëj thjesht për çlodhje e për të mos humbur kontaktet me vëndin tim . Ke të drejtë vetëm për vjedhjet dhe korrupsionin , por duhet të dish , që ky fenomen ka ekzistuar qysh më 1990- tën , kur u vodh një Shqipëri e tërë , veçse atëhere nuk ekzistonte ndonjë SPAK , por një “drejtësi” që varej nga vetë hajdutët dhe dhe shpellari i Viçidollit .

    Reply
    • ¿? says:
      November 27, 2025 at 4:38 pm

      Dashi, per te qene te sakte, votat nuk tregojne se me ke eshte populli shqiptar, votat tregojne se me ke eshte perqindja me e madhe e ATYRE QE SHKOJNE TE VOTOJNE dhe ata qe kane shkuar te votojne jane me pak se 50% e popullsise, qe le me shume se gjysmen e popullit shqiptar qe nuk dihet se me ke eshte. Pra mbaji pak kuajt kur te na tregosh se me ke eshte populli shqiptar. Ah, dhe per t’i dale perpara, kjo tregon, qe meqe me shume se gjysma e popullit nuk shkon te votoje, qndrat e votimit vine era SHURRE, sic te thashe edhe me pare.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?