Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Isha duke dëgjuar Ramën, erdhën më kontrolluan…”, Meta bën denoncimin nga burgu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Isha duke dëgjuar Ramën, erdhën më kontrolluan…”, Meta bën denoncimin nga burgu
Lajmi i funditPolitike

“Isha duke dëgjuar Ramën, erdhën më kontrolluan…”, Meta bën denoncimin nga burgu

Published: February 12, 2025
Shpërndaje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka denoncuar një presion që pretendon se i është bërë atij mëngjesin e kësaj të mërkurë. Përmes një audio-përgjimi nga qelia, Meta dën me dije se është vënë nën kontrollin e autoriteteve ndërkohë që po konsumonte mëngjesin në qelinë e tij. Sipas tij, ndërsa po dëgjonte një fjalim të kryeministrit Edi Rama, ka ardhur një kërkesë për një kontroll të posaçëm, duke i ndërprerë ngrënien.

Meta thotë se pas një kontrolli të imtësishëm të trupit, është kryer një kontroll i detajuar për më shumë se 20 minuta në të gjithë qelinë, përfshirë edhe frigoriferin, një veprim që sipas tij nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Ai e konsideron këtë veprim si një “rastësi” që ndodhi gjatë fjalimit të kryeministrit, i cili fliste për “standardet e drejtësisë dhe standardet europiane që i garantoheshin nga partia e inceneratorëve”.

Deklarata e Ilir Metës nga qelia

- Publicitet -

Të dashur qytetarë,

Unë jam Ilir Meta, banor i qelisë Nr.5, i cili sot në orën 09:20 po hante mëngjes dhe po dëgjonte fjalimin e një skizofreni, i cili po fliste për standardet europiane që duheshin në fushën e drejtësisë dhe çuditërisht hapet qelia Nr.5 dhe më kërkohet të bëhet një kontroll i posaçëm, për të ndërprerë ngrënien e bukës, për të dalë përjashta.

Pasi u bë kontrolli im i imët fizik i trupit, pastaj u bë kontroll i imët për gati 20 minuta në të gjithë qelinë, përfshirë edhe frigoriferin, që nuk kishte ndodhur asnjëherë, por ndodhi rastësisht besoj gjatë fjalimit të këtij skizofreni që fliste për standardet e drejtësisë, për standardet europiane, që i garantonte partia e inceneratorit që nuk ekziston dhe që vetëm Dumani nuk e shikon.

Natyrisht që ky nuk është kontrolli i parë, këtu kontrolle bëhen çdo ditë, kontrollohet qelia ime se mos unë sharroj hekurat e qelisë dhe arratisem, por doja t’ju vija në dijeni për rastësinë që ndodhi sot, siç ka edhe rastësi të tjera të cilat tregojnë fytyrën e vërtetë të standardeve europiane.

I bëj thirrje çdo opozitari, që kur del në emisione, që kur del në Parlament, të marrë shkresën e vitit 2017 që ka firmosur, sipas ish – Zv/Kryeministër Ahmetaj, Erion Veliaj duke vjedhur dhe rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak të Tiranës me porosi të Edi Ramës për inceneratorin që nuk ekziston dhe që paguajnë të gjithë qytetarët e Tiranës tani 90 mijë euro çdo ditë.

Këto shkresa t’ja tregojë Dumanit dhe të gjithë atyre që flasin për “Drejtësinë e Re”.

Të marrin dhe shkresën e Edi Ramës, që ka shpallur kompaninë fituese të inceneratorit me 8 pikë pa u krijuar ligjërisht dhe të tregojë standardet e vërteta të drejtësisë së Edi Ramës.

Njëkohësisht të marrë edhe procesin gjyqësor kundër McGonigalit, ku del Edi Rama të paktën 14 herë për korrupsion dhe t’ja u tregojë të gjithëve standardet e lobimit të Edi Ramës edhe të Dumanit, që i mban aty në sirtar.

Nuk ka asnjë mënyrë dhe asnjë formë frikësimi ndaj Ilir Metës dhe të gjithë shqiptarëve të cilët do t’i tregojnë vendin këtij skizofreni që sot premtoi se do vjedhë zgjedhjet dhe mbasi të vjedhë zgjedhjet do të vendosi standarde europiane.

Ndërkohë të gjithë i dinë standardet e tij, të gjithë e dinë korrupsionin e tij.

Se si i korrupton ky ndërkombëtarët e di e gjithë bota, tani është rradha e shqiptarëve për t’i thënë këtij, i cili thotë se drejtësia funksionon vetëm kur punon dhe rrëmben kundërshtarët e mi politik, por kur më kërcënon mua me “tigrin’’ Erion Veliaj, sigurisht që këtu nuk ka më drejtësi, ka diktaturë.

Prandaj, të gjithë të mobilizohen, mos i ndani ato shkresa, ato fakte që ulërasin prej vitesh e vitesh dhe vetëm Dumani i këtij nuk i shikon, se nuk ka Duman që i bën më derman këtij.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Abdul Dibra says:
    February 12, 2025 at 12:41 pm

    Po ky ne burg me frigorifer,pse ha mut kot.

    Reply
  • Joni says:
    February 12, 2025 at 1:08 pm

    Hajde BURG Hajde !?¿¿ TELEFONA , TELEVIZOR , RADIO , KOMPYTER , INTERNET , TELEFON , FRIGORIFER , edhe PROSTITUTA PLOT !!?¿¿
    RROFTË REPUBLIKA e BANENEVE té SHQIPÈRISË !!!

    Reply
  • demo says:
    February 12, 2025 at 1:10 pm

    Serine e dyte kur flet per Edi Ramen,ke plotesisht te drejte.Mirepo duhet te cfaqesh serine e pare,kur te beri Nano kryeminister dhe ti vajte more floririn ne Skrapar dhe e Depozitove ne Krrabe..pastaj deti u be kos per ty,ZvKryeminister me bllok ne dore,minister,kryeparlamentar,president,Shenjtor si nene Tereza me duket Fatos Nano para juve,Brezi Ri i hajduteve,qe shkuat tek Ramiz Alia ta beni Shqiperine si Kolumbia.

    Reply
  • Po says:
    February 12, 2025 at 3:34 pm

    Kontrrolle u behen te gjithve po nuk ke faj do mesohesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?
  • LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  • Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  • Gjykata Kushtetuese: Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit
  • “Disa nga aleatët e tij më të ngushtë politikë janë vënë nën SPAK”, Rama për BBC: Protestat janë normale

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  2. capi on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Aldrin on A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  4. demo on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  5. Aldrin on A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?