Pas arrestimeve, internimeve dhe pushkatimeve të një numri të madh zyrtarësh të lartë, anëtarë të Byrosë Politike, ministra, gjeneralë, drejtues institucionesh kombëtare do të ndodhte e pabesueshmja. Radha do t’i vinte Kadri Hazbiut. Ai që pa iu dridhur qerpiku kishte burgosur, torturuar dhe eliminuar armiq të panumërt realë dhe imagjinarë të Enverit, do të shpallej një ditë edhe vetë si ata “agjent i të huajve dhe tradhtar”.
Kadriu pat kujtuar se Enveri nuk mund të gjente person më besnik, më të devotshëm, më të vetësakrifikuar në shpirt dhe në moral sesa ai. Ai i kishte krijuar dhe i pat dhënë Enverit, në përballje me kundërshtarët, gjithçka që i ishte dashur pa asnjë hezitim, sajesa, fakte fiktive, shpifje, intriga dhe varre.
Në pozitat e ministrit të Brendshëm Kadriu i kishte acaruar marrëdhëniet edhe me Mehmetin, që e kishte epror si kryeministër për t’i dhënë Enverit të kuptojë që ai ishte në shërbim personal vetëm të atij.
Gabimisht, ndonjë gazetar, apo shërbime të fshehta të huaja e patën konsideruar Kadriun, si kushëri apo i afërt familjarisht me Mehmetin dhe si i tillë, edhe dishepull i tij. Ngatërresa lidhej me faktin që gruaja e Kadriut kishte në vajzëri mbiemrin Shehu, por ajo ishte me origjinë nga Tepelena, pa asnjë lidhje gjaku apo familjare me Mehmetin. Në këtë ngatërresë pat rënë edhe radioja jugosllave që lajmëroi, se Mehmeti me “kushëririn e tij, Kadri Hazbiu, kishin tentuar të vrisnin në mbledhjen e Byrosë Politike të 17 dhjetorit 1981 Enverin”.
Pas eliminimit të Mehmetit, në të cilin Kadriu luajti rol agresiv kryesor, familjarët e tij prisnin dhe përhapën lajmin se Kadriu do të promovohej, së paku si kryeministër. Kjo u besua gjerësisht, sepse Kadriu falë mënyrës së përzemërt, pa pompozitet dhe modestisë në sjelljen dhe komunikimin e tij me njerëzit, në disa kontingjente sidomos në Vlorë ishte mjaft popullor. Ai nuk linte rast pa bërë qokat e duhura ndaj kujtdo që kishte pasur miqësi apo njohje me të.
Por të gjithë u gabuan në parashikimet e promovimit të tij në post më lart. Ndodhi e kundërta.
Pakkush e pati kuptuar që Kadriu duke u bërë më i famshëm dhe më i adhuruar, ishte shndërruar në person të dëmshëm dhe të rrezikshëm, sepse kontrastonte me sjelljen e ftohtë, të përmbajtur pa karizmë të atij që Enveri pati projektuar të ishte i pari i vendit pas largimit të tij nga jeta. Ai ishte Ramiz Alia. Në rrethanat e reja, popullariteti i Kadriut, u bë i padëshiruar, prandaj Enveri do t’i vinte atij me nervozizëm nofkën “masoviku i zi”.
Në fakt gjatë procesit të eliminimit të Mehmetit dhe çrrënjosjes së të gjithë klanit të tij, ndihma e Kadriut ndaj Enverit pat qenë e pazëvendësueshme. Ajo shërbeu njëkohësisht për t’i hapur rrugën drejt majës së pushtetit Ramiz Alisë. Kadriu shërbeu me besnikëri dhe me më tepër ndershmëri ndaj Enverit sesa Fusheja ndaj Napoleon Bonopartit. Por rruga për pasardhësin, pasi ishte hapur, duhej edhe pastruar. Kadriu ishte shkëmb i madh për t’u kapërcyer nga Ramizi, i cili nuk kishte as kult, as energji, as admirues personalë të tij.
Problemi ishte se te ky shkëmb ishte e vështirë që të vendosej dinamit për ta hedhur në erë, sepse ndryshe nga rastet e kolegëve të tij apo edhe të Mehmetit, nuk dukej as njihej ndonjë e çarë. Kadriu nuk kishte faje të njohura, si p.sh. Mehmeti me fejesën e të birit ose Beqiri me strategjinë e fshehtë.
Një tentativë për ta lidhur Kadriun me grupin e Xhevdet Mustafës të ardhur për të vrarë Enverin, nuk ngjiti në publik. Enveri u propozoi së pari Ramizit dhe Hekuran Isait për Kadriun dënim shkallë-shkallë, duke e çuar në detyra më të ulëta, por dy beniaminët e rinj të Enverit e nxitën për ta hequr qafe Kadriun pa vonesë.
Ishin Ramizi dhe Hekuran Isai në detyrën tashmë të ministrit të Brendshëm që e shtynë dhe e ndihmuan Enverin ta arrestonte Kadriun sipas parimit paraveprues. Arsyeja, faktet dhe shkaku i arrestimit do të gërmoheshin dhe do të gjendeshin më vonë. Mjafton ky rol koleg-vrasës që ta nxijë pacifizmin dhe mospërzierjen në dhunën e pushtetit të pretenduar nga Ramizi.
Ditën e Plenumit të Partisë, i cili u bë i famshëm për nervozizmin dhe një agresivitet jo të zakontë nga ana e Enverit ndaj Kadriut, ndodhi që ta shikoja atë duke ngjitur me vështirësi shkallët e ndërtesës së Komitetit Qendror të Partisë për të qenë i pranishëm në atë plenum, ku do të bëhej gjyqi partiak ndaj tij. Ai ishte ende i padënuar, pra ende anëtar i Byrosë Politike dhe, si i tillë, i takonte të hynte në atë ndërtesë me ashensor si zakonisht nga porta kryesore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” bashkë me anëtarët e tjerë të Byrosë Politike.
Kurse ai po ngjiste shkallët në këmbë nga hyrja e pasme e kopshtit, së bashku me anëtarët dhe kandidatët e Plenumit të Komitetit Qendror. Ende i padënuar ai ishte praktikisht i përjashtuar. Ishte i zbehtë, i dobësuar më shumë se zakonisht dhe nga ngadalësia me të cilën i ngjiste shkallët dukej tejet i rraskapitur.
Unë mbajta hapat i ndrojtur për të mos u ballafaquar me të. Kur hyri në sallë, ai zuri vend në radhët e pasme, ndonëse sipas postit ende i takonte të ulej bashkë me kolegët e tjerë të Byrosë Politike në podium. Gjyqi partiak kundër tij besoj se ishte më i vështiri në kuptimin e mungesës së argumenteve të dukshëm dhe të besueshëm për fajësinë e tij.
Kjo dhe temperamenti kurajoz i tij bënin që të pranishmit në sallë të dukshin të ndrojtur dhe të kontraktuar. Them se asnjëri prej tyre nuk besonte në mundësinë e tradhtisë së Kadriut ndaj Enverit. As unë. Kurrsesi. Ndërkohë ata nuk kishin të qartë se cili ishte faji real dhe as deri ku duhet të shkonte dënimi i tij. Prandaj të pranishmit në atë plenum rrinin si të tulatur.
Sulmi ndaj Kadriut nisi nga kuadro të Komitetit të Partisë së Tiranës duke e bërë përgjegjës si ministër i Brendshëm për sjelljet moralisht të papërshtatshme dhe fejesën politikisht të dënueshme të Skënderit, djalit të Mehmet Shehut. Kadriu reagoi duke argumentuar se edukimi moralo-politik i të rinjve dhe i komunistëve ishte detyrë e Komitetit të Partisë dhe jo e Ministrisë së Brendshme. Një ish- koleg i tij, kuadro i lartë në Ministrinë Brendshme, i bëri disa pyetje provokuese, por Kadriu iu përgjigj qartë dhe me gjakftohtësi.
Të pranishmit në sallë ishin si të përhumbur. Ndoshta jo pak prej tyre kishin pasur marrëdhënie të përzemërta e miqësore me te. Nuk kishte atmosferë armiqësore ndaj të akuzuarit. Titullarët e drejtësisë dhe të ligjit, kryeprokurori, kryehetuesi, ministri i ri i Brendshëm, Hekuran Isai, ishin të pranishëm, por rrinin të heshtur gjithashtu në pritje të fjalës dhe dënimit që do t’i jepte të akuzuarit partia. Enveri e kuptoi që duhet të ndërhynte vetë, që të jepte orientimin dhe tonin e dënimit të tij.
Prandaj, ndonëse i rraskapitur, ai provokoi debat direkt me të ndaj kundërshtimit që Kadriu u bënte akuzave për tradhti. Atëherë Enveri nervoz si asnjëherë në plenume të tilla, u ngrit në këmbë dhe e propozoi vetë dënimin, të cilin nuk e shqiptoi asnjë nga të pranishmit e tjerë. “Atëherë unë them të arrestohesh”, tha ai me zë sa inatçor, aq dhe të drobitur. “Mirë mo mirë, Partia ime më arreston (madje në fakt vetë Sekretari i Parë…!)”, iu përgjigj aty për aty Kadriu.
Pas kësaj ai u shpall agjent dhe armik. Atëherë befas salla u zgjua. Të pranishmit deri atëherë si të ngrirë, të mpirë, si të çliruar nga një ankth që i mbante të mbërthyer, u gjallëruan. Të gjithë u ngritën në këmbë dhe shpërthyen me brohoritje buçitëse. Ritmike, frenetike: Enver Hoxha, Enver Hoxha, Enver Hoxha… (Isha kurioz, por nuk kisha mundësi që ta shihja a po brohoriste vallë bashkë me ta edhe Kadriu…?)
Kadriu u mbajt disa ditë në arrest shtëpie. Si tigër në kafaz. Me vete kishte revolverin e tij personal. Atë nuk ia kërkuan ta dorëzonte. Nuk e çarmatosën. Ndoshta patën shpresë se edhe ai, si Mehmeti, do të bënte vetëvrasje. Por Kadriu i zhgënjeu. Ai thirri personin e duhur në Ministrinë e Brendshme dhe ua dorëzoi vetë armën. Me këtë gjest u dha të kuptonin se nuk kishte ndërmend të bënte të njëjtin gabim si Mehmeti. Vazhdimi më pas dihet. Kadriu u shpall agjent dhe mori pa mëshirë dhe pa lehtësim të gjitha dënimet e mundshme, të cilat edhe vetë ai u pati dhënë më parë të tjerëve. Përfshi edhe ish-kolegëve të tij.
Besoj se seanca e gjyqit partiak të Kadriut ishte më e vështira që përjetoi Enveri në vargun e gjatë të dënimeve të ish-bashkëpunëtorëve të tij. Aspekti më i papritur me fundin e Kadriut, ishte që çuditërisht edhe ai, pas burgimit nuk i shpëtoi përkuljes dhe tjetërsimit moral dhe karakterial. Aparenca burrërore, e trimit dhe shpërfillësit ndaj ndëshkimit u shkri pas torturave. Edhe ai njësoj si Mehmet Shehu dhe Beqir Balluku, në vend të mërisë dhe zhgënjimit ndaj Enverit, i dërgoi atij “me lot në sy” letra shfajësuese dhe përbetime me naivitet të pabesueshëm, për njohjen aq të gjatë dhe aq të ngushtë që kish patur për 30 vite me të. E sigurt është që Enverit ato i ranë në dorë, dhe po aq e sigurt është që të gjitha i trajtoi me shpërfillje. Sidoqoftë, për fat të mirë eliminimi i Kadriut ishte i fundit. Paskëtaj nuk pati më pushkatime armiqsh dhe agjentësh në nivelet e larta të pushtetit.
Madje, si sfidë, tri vite më pas si për të fshirë nga kujtesa historike Kadriun dhe çdo gjurmë të bëmave tragjike të asaj periudhe, të lidhura me të u rrafshua edhe shtëpia e tij, e cila ndodhej pikërisht në atë vend ku u vendos simbolikisht piramida e përjetësimit të kujtimit të Enverit. Ishte ky akti demonstrativ i fundit i forcës së Partisë së Punës mbi Sigurimin e shtetit?
Me këtë akt të vështirë të fundit, i cili besoj se u bë nga Enveri jo pa mundim fizik dhe jo pa brerje shpirtërore, rruga e Ramizit për në majën e pushtetit të nesërmen ishte tashmë e hapur dhe e “pastruar”. Anëtarët e tjerë të vjetër të Byrosë Politike që kishin mbetur ishin pa dhëmbë, pa muskuj për ta penguar atë. Ndonjëri, si Adili, ishte edhe mik e shok që në kohën e luftës partizane, kurse rishtarët e Byrosë Politike i kishte zgjedhur dhe promovuar vetë ai. Fati i Kadriut nuk bëri përjashtim. Ai e pësoi njësoj si homologët e tij, si Beria në Bashkimin Sovjetik, si Rankoviçi në Jugosllavi, si Mehmeti, Feçori dhe së fundi Hekuran Isai në Shqipëri fill pas tij…
Ky i fundit disa vite më pas u burgos, por nuk u torturua, as u pushkatua. Ai pohoi se akuza ndaj Kadri Hazbiut pat qenë e sajuar. Dhe u shpreh se ai vetë, asnjëherë nuk e pati besuar që Kadriu të kishte qenë agjent e armik dhe që donte të vriste Enverin.
Të gjithë këtë histori gjakatare në majat e pushtetit të atyre viteve e gjeta të shkruar simbolikisht në një libër ku thuhej:
“Në një kotec ku mbahen mbyllur për një kohë të gjatë të uritura disa pula, sapo njëra prej tyre rrëzohet përdhe nga dobësia, drejt saj sulen të tjerat dhe e çukisin si të tërbuara deri sa ajo ngordh. Ndërkaq, pulat e tjera të përlyera të gjitha me gjakun e viktimës, ndizen e ndërsehen nga ngjyra e kuqe e gjakut dhe i vërsulen me sqep njëra-tjetrës, deri sa mbetet e gjallë vetëm njëra prej tyre, e cila e rraskapitur dhe e përgjakur ngordh edhe ajo. Kështu, brenda kotecit, ato zhduken njëra pas tjetrës pa mbetur asnjëra gjallë”.
A nuk ndodhi diçka e tillë e ngjashme me eliminimet, spastrimet dhe kacafytjet e udhëheqësve me njëri-tjetrin dhe “shkundjen e institucioneve” në nivelin e lartë të udhëheqjes së Partisë së Punës dhe të shtetit tonë në harkun kohor 1972 – 1984?
*****
Botuar në rubrikën Histori të gazetës Dita nga libri BLLOKU, i të ndjerit Isuf Kalo, botim i UetPress


Po, keshtu ka qene, kjo eshte e verteta! Hekuran Isai e ka pohuar me gojen e tij sajesen per ta likujduar. Ramizi dhe Hekri e binden Enverin te pushkatonte nje njeri me akuza te stisura, sic kish bere per Hito, Petrit Dumen e Ballukun.
Lexon dhe duken histori te pabesueshme, por kane ndodhur dhe me keq.
E tmerrshme ne fakt, eshte tmerri qe kane kalu njerezit e thjesht, duke filluar me luften e klasave dhe deri te varferia e padrejtesia!
Akoma me keq, kur menduam qe pas 1992 do kthenim ne rrugen e duhur, ne respektim re plote te lirise e dinjitetit njerezor, por jo…
Po kuptojme qe damakrazine na e solli azemi, rustem gjata, mbesat e Ije Vokshi, tritani, sudja, ed paloka, edi rama, taulanti e eliza!
30 vjet qe sikur enveri rrethohej me medioker, te njejten gje bejne dhe pasardhesit e tij!
Edhe sot ne 2024, jeta, prona e dinjiteti I shqiptaret eshte ne piken me te ulet.
Botimi i këtyre kujtimeve nga kërma Kalo për të disatën herë bie erë nekrofagizëm.Si moshë i takoj “Matures 1972” dhe per brezat e rinj që nuk e dinë (apo që nuk e kuptojnë me dashje më të vjetërit) kane nje kuptim BIBLIK vitet 1971-1972 kur Enver Hoxha pasi i kishte hambaret plot ne ate kohe,pasi Zogu kishte ngordhur me kohe..papunësia Zero dhe tregu ishte plot ..televizioni dhe radiot e huaja ishen toleruar mjaftueshem..pasi rruga me Kosoven ishte hapur dhe mardheniët me Italinë ,Francën ,Jugosllavinë ect ect ishin ngrohur ….Enveri deklaroi se kishte ardhur koha qe brezi i luftes duhet te dilte ne pension me ate ne krye…(lexoni Agim Meron apo Fatos Lubonjen) Pikërisht këtu shpërtheu kryengritja e “kotecit të kërmes Kalo” kur ish bashkpuntoret e Enverit jo vetem i hengren koken njeri tjetrit deri ne tentativa me “Doktorre Spy”…Nuk beri me teper Enveri se Odiseu qe egzekutoi gjithe ata qe donin ti merrnin gruan…kurse Enverin donin ti merrnin karriken si ja bëne Stalinit ..Sidoqoftë me cfare kanë bërë ata të udhëheqjes në vitet 1945-1990 janë të falur me cfarë ka ndodhur në vitet e demon-kracisë ne 1992-2024 ku shteti-drejtesia-mbrojtja-sherbimet inteligjente-dipllomacia jane inegzistente më keq se niveli i vilajeteve te Sulltan Pekmezit…dhe pastruesi i kotecit Kalo apo keto shtyptaret shqipfoles qe i botojne non stop nuk mbulojne dot menxyren demon-kratike te Berishales & Ramortjes pa harruar dhe haleatet tanë që i besuam si krishti ne 1991 dhe e shohim veten të varur në kryqin e historisë.
Enveri nuk ndikohej nga asnjë (pra as nga Ramizi e as nga Hekuran Isai), ai vetëm ndikonte dhe urdhëronte, edhe gjatë shkrimit del që, si gjithë të tjerët edhe Ramizi e Hekurani rrinin si të tulatur derisa dha kushtrimin Enveri.
Ujku me ze gruaje dhe gruaja ishin ne vijen e pare per te nxitur vulehumbur e.h.
Pra ramizi ne nje fjalim pas vdekjes te diktatorit tha:enveri na e la rrugen e paster Factikisht Rrugen E Pastrovi Vete Me Nexhin!
Po e njejta skeme me krahun tjeter. Nese nuk do eliminohej Mehmenti, pas vdekjes se Enverit, ne vend to Fiqeretes do ishte Nexhmija. Ne vend te Kadriut do ishte Ramizi, dhe ne vend te Fecorrit do ishte Hekurani. Po ca Hekri thot ky. Maksimumi do bente rolin e egzekutorit. Hekri ishte kusuri i bukes. Nese mbaj mend mire, Hekri ishte ai qe tha”Kemi ardhur ketu te inagurojme shatervanin me bojra”. Apo ate fjalimin e famshem ne inagurimin e hekurudhes Fier -Vlore, “tia hipi trenit vlonjati” fliste sikur do i hipte gomarit.
1. Kadriu ishte nga fshati i dajeve te Mehmetit dhe kishte lidhje gjaku me ta.
2. Enver Hoxha i propozoi fillimisht Kadriut postin e Kryeministrit, por ai nuk e pranoi dhe sugjeroi Adil Çarçanin. Kete e ka thene Ramiz Alia, por gjendet dhe ne kujtimet e Enver Hoxhes.
Nuk e kuptoj gazetarine e sotme qe nuk ka korrektese historike. Shkruajne e nuk dine cfare shkruajne. Imagjinini se cdo te ndodhe ne te ardhmen me korrektesen historike.
1. Kadriu ishte nga fshati i dajeve te Mehmetit dhe kishte lidhje gjaku me ta.
2. Enver Hoxha i propozoi fillimisht Kadriut postin e Kryeministrit, por ai nuk e pranoi dhe sugjeroi Adil Çarçanin. Kete e ka thene Ramiz Alia, por gjendet dhe ne kujtimet e Enver Hoxhes.
Nuk e kuptoj gazetarine e sotme qe nuk ka korrektese historike. Shkruajne e nuk dine cfare shkruajne. Imagjinini se cdo te ndodhe ne te ardhmen me korrektesen historike. Edhe ky Dr. Kalo ka mungesa ne korrektesen historike.
Duhet te jesh Agroni, dhenderi i tij se i thua gjerat sakte.
Nder dhe respekt Ramiz Alise..
Egzekutimi Kadri Hasbiut pastroi Ajrin.FILLUAM TE MARRIM FRYME.
Kadriu ishte Hajdrihu dhe Himleri bashke.
Me egzekutimin e kadriut njerezit filluan te flisnin lirshem,.Kasketat e Sigurimit u nxorren ne pension,Te rradha qumshit me te tjeret.Kryetaret e kshillit si zarbo kazanash rrinin tek sporteli menxes per nje turli me mish. Nuk benin me biografite e popullit te deklasuuar.Femijet e shkollave filluan te marrin bursa per Universitet.
Dega Brendshme u kthye ne ndermarrje kontrabandash,shitblerje valute.Te arratisurit politike kishin te drejte te ndihmonin familjet me perqindje qe vidhej nga sigurimi.
Ramizi nuk u be dot Ten Hsiao pingu. Duhej nje grusht tjeter te arrestonte Banden e te katerve,si ne Kine,,me ne krye vejushen e zeze. Hapje me Boten,Ekonomi tregu,duke ruajtur gjithe Industrine dhe Superstrukturen Bujqesore,,pa shkaterrime.Kush do te dale privat bujrum,,kush do te emigroje heee kembeve.
Ramizi humbi Trenin,Humbi oferten e Gjigandit gjerman qe kerkonte te investonte Shqiperine qe te joshte DDR/
Nuk e kapi .Aq e kishte takatin.
Ama nje gje te dini.Nqs do ta hidhte japin,I Pari qe do ti versulej si komunist fanatik intransigjent,DO TE ISHTE SALI BERISHA.
Shikoni fotografitë, ku ndodhet Berisha ndodhet edhe Isuf Kalo! Ai e futi Berishën të afrohej me Sokol dhe Liljana Hoxhën. Pra Kalo ishte mjek, por bindjet politike i kishte njësoj si Berisha. Fjalët që shkruan janë për « konsum » sipas situatës kur e shkruajti librin dhe të habisin analizat që bën sikur ky mjek ishtë personi që i dinte të gjitha edhe se si merrnin « frymë » të tjerët!!!
KADRIUN e eliminoi klani i veriut per te marr fuqin ne dore .ELIMINOHEN GJITHE ANETARET E BYROSE SE JUGUT .Zgjidhen ne byro vetem nga veriu hajredin celiku ,muho asllani ,besnik bekteshi dhe shume antare te rinj nga veriu qe nuk ishin pare ndonje here qe dhe kryetari sporteve ali vukatana te zgjidhej antar i kqppsh vetem se ishte nga shkodra.PUTANA POLITIKE DIBRANE ME BURRIN ME ZE GRUAJE ISHIN TASHME UDHEHEQSIT E PARTISE .HEKURI IDIOTI ZBATONTE POROSIT E ENVERIT /SPIRO KOLEKA ,RITA MARKO ISHIN ELIMINUAR ,VERIU ISHTE DOMINANT.Ndihme te madhe per kete katrahure u be gjendja e mjerueshme ekonomike.KATRAHURA vazhdoi dhe vazhdon deri sot SALIU me maloket e tij pushtoi tiranen dhe tashme ne tirane ka me shume tropojone dru me pre se tiranas autokton ASNJE MINISTER NGA VLORA PER 33 VJET DHE ASNJE ANETER NE GJYKATAT E LARTA.DEGJENERIOM MALOKIAN FUND E KRYE
Vrasësi Mehmet Shehut
Zhdukje dëshmitarëve nga urdhëruesit e vrasjes së Mehmet Shehut
Njësoj si sot Ervis Martinaj dhe Durim Bami vrasësit e Santos kërkon t’i zhdukë ai që i urdhëroi për vrasjen e Santos ( një farë I M) kërkon ti eleminojë.
Analistët që marrin një rrogë që nuk e dinë nga e marrrin (po ky I M) bëjnë llongo llongo për tymnajë me anal-iza të.detajuara për grupe të strukturuara sipas standardeve urupiane
Fantazia eshte gje e madhe.Jo te gjithe e Kane kete,ose ,e Kane ne nivel te ulet.po ky Cufè Kaluar qenkan i zoti ne fantazi.Zakonisht fantazite Jane burim krijimtarie ,por Edhe genjeshtres.Ja psh,fantazia ime me Ka cuar ne nje “genjeshter”:-cufja eshte vrasesit i Enverit,sipas planit te “grushtit te shtetit te tipit hrushovian”.Ate qe nuk e realizoi Saliu,e beri cufja.Po kujtimet e tij?- pyet nje Miku im.- perpjekje per te mbuluar dhe lare Mutin me shurren.Keshtu thote popullit dhe e perdor une.Nje fantazi e denje per nje film moderni me 007.
Sa bukur përshkruan Demo më sipër, “kryetarët e këshillit rrinin në rradhë tek Restorant Durrësi si qentë e rrugës për një pjatë me turli me mish kau plak të zier katër orë.” (Se mishi i kaut e i lopës kur janë pleq duan 4 orë të zjejnë, jo si mishi i viçit.)
“ Vajti Muçua në Patos , hyri shul e doli lloz “ !
Kështu e paska gjetur edhe Isuf Kalon me Bllokun……
Ç’do njeri që ka punuar në Bllok i jep të drejtën vetes të na shpjegojë neve kopesë jashtëbllokut , bëmat e bllokmenëve , vendimet , intrigat, kurthet ….
Analiza e Isufit është mjerane , nuk ia vlen të merresh me të .
Nëse edhe diabetin, Isufi e ka njohur kështu si politikën , atëhere ky na paska vrarë , të dashurin , shokun Enver ( ! ) . Me paaftësinë e tij .
Ç’na paske bërë more Isuf , ndjesë paç !
VO:
-Libri i I.Kalos flet për të SHKUARËN E BYROISTËVE si hëngrën kokat e njëri-atrit,por SHQIPTARIA duhet të nxjerr mësime se çu bë më pas nga1990 deri SOT.
-I.Kalo duke kën shok i S.Berishës pa dashje e nxjer zbuluar ATË.
-Sb si Kryetar i PD,President e KM ndoqi të njëjtën taktikë si Enveri.
• A ishte Sb që futi në burg dy Kryeministra Socialist F.Nanon e Vilson Ahmetin sikur të ishte PREKUROR,GJYKATËS..dhe më pas F.Nanon e shpërbleu me 75.000.000 duke deklaruar se..ishte arrestim politikë.?
• A.po kërkon sot Sb për të VARUR TE SHESHI E.VELIAJN & E.RAMËN..?•Pra,Sb veproi më keq se Enveri për kundërshtarët politikë,si therrorist i rangut botror..!
• A ishte Sb që eleminoi kundërshtarët e tij brënda PD që dinin se çfar kishte bërë Sb në vite..dhe për të ruajtur deri në vdekje pushtetin e tij..?
•Si u eleminuan në të njëjtin Spital TORINO,ITALI njëri pas tjetrit dhe, shumë të tjerë në mënyrë misterioze:P.Arbnori,A.Spahia,S.Zhulali,B.Gazidede,K.Gjoka,G.Pashko,A.Hajdari,S.Olldashi,Ferdinand Poni,Xhevat Hana,Remzi Hoxha,A.Xhindi,A.Santo,Gjyqtari Konomi,Isa Çoba(i shik),Linda Iksani(ndimse Sb)që dëgjoi çi tha Saliu Azemit..dil merru me Ata..(Haklajt)ndryshe je bashkëpunëtor i tyre)..! Pse nuk gjykohet me dyer të hapura IZET HAXHIA,bodiguardi kryesor i Sb që deklaron mbi 15 fakte krimi për shefin e tij..Edhe këta gjyqtar i urdhëron E.Rama..?
-Nëse Enveri vdiq natyrshëm dhe më shumë nga diabeti dhe para vdekjes nuk ju ngrit ASNJË AKUZË,Sb do të iki nga kjo botë me NON GRATËN NË KURRIZ..familjarisht dhe me HA-LE-ATËT.
-FLM DITA.
Shkruani çarçafe te tere po te doni, por krimi i eleminimit te Kadri Hazbiut eshte me i pashembullt ne eleminimet qe E.Hoxha,Ramiz Alia,Nexhmije Hoxha dhe te gjithe atyre qe ishin ne sallen e pleniumit! Ndofta keto zullume e tyre po i vuan populli sot! Cila ishte tradhetia dhe krimi i Kadri Hazbiut?
Tartar, degjo spiunin e sigurimit Demo, alias Enver Memisha. E nisi jeten duke pasur mbiemrin Hoxha, por sigurimi e detyroi te nderronte mbiemrin, se, helbete, nuk mund te kishte spiun me emrin Enver Hoxha. E rekrutuan njerezit e Ramiz Alise kur Ramizi mori ne dore Sigurimin e shtetit. Dhe ky ka bere nje liber te tere ku shan Mehmetin Hysniun dhe Kadriun. Tani mburr Ramizin.
Sa per heqimin e Enverit, me vjen keq qe nuk jeton. Kam degjuar nga nje shok se nje person i afert i Kadriut po shkruan. Ai do tregoje per “trimerine” e Cufes ndaj Kadriut te vdekur prej 40 vjetesh. Po zuzari Cufe te hynte ne shtepi dhe te zinte vajzen…Ja keshtu!
CIA amerikane dhe sherbimet e tjera te zbulimit duke qene se deshtuan me operacionit e rrezimit te PK (PP) dhe te Enver Hoxhes nepermjet migracionit politik dhe ekonomik te arratisur mbas clirimit,i cili ishte ne vezhgimin dhe kontrollin e plote te zbulimit politik shqiptar jashte shtetit hartoi dhe ndertoi ‘Operacionet e Plasaritjes” nepermjet letrave dhe gojdhenieve per agjentet dhe agjenturat brenda udheheqjes kryesore te partise dhe te qeverise.Kulmi mbriti me tre letrat intriguese kunder Mehmet Shehut, pjeserisht ndaj Kadri Hazbiut dhe te tjereve.Kjo strategji ngriti mos besimin,shpifjet dhe intrigat ku perfituan karrieristet “pa ze “, si Ramiz Alia,Hekuran Isai etj. Nga studimet e thella arkivore deri tani nuk rezulton asnje dokument origjinal, me firme dhe vule qe Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu te ishin te rekrutuar dhe te paguar nga agjenturat e huaja.Ajo ka qene nje lufte e “koleg vrasjes” dhe e qendrimit afat gjate te Enverit ne nje karrike.Ishte sistem qe per te mbi jetuar lindte ne vazhdimesi “grupe”armiqesore, e cila solli pasoja jetesore me qindra dhe mijra familje.
Po o z.Hajro Limaj, po thuaji Demos, (është një Demo që bën komente të lezeçme, që e ka patur gjyshin të burgosur politik te “shtatë penxheret”, se qe I cilësuar kulak) e thotë që Ramiz Alia ishte një udhëheqës i madh e larpamës, e shumë i dashur për popullin.
Ramizi i bënte gjithë intrigat, e në fakt atyre të nomenklaturës mirë iua bëri. Po ata djemtë 54 djemtë e rinj që u vranë duke kaluar kufirin kur qe ay sekretar I parë çfaj kishin ?
Ja hodhën paq byroistët dhe xhelatët e komunizmës se duhet të ishin varur në litar që në 1991 në sheshin Skënderbej !!! Sali Berisha i shpëtoi me marifet.
Te gjitha vrasjet politike nga vitit 1948 ne vitin 1982, ne Shqiperi i ka dirigjuar KGB-ja sovjetike, per t’i hapur rrugen “Pellumbit” te tyre..
Nder dhe respekt Ramiz Alia!Cliroi vendin nga Terrori Enver Hoxhes,Memet Shehut,Kadri Hasbiut. Coi per SKRAP Aparatin e Terrorit,sigurimin e shtetit,nga Dega Brendshme deri tek VETERANET E KSHILLIT POPULLOR TE LAGJES,qe i dergoi te ruanin vajzat kurva,ne vend qe te ruanin sa ballista e sa te arratisur kishte Lagja.
Duroi presionin e Revanshisteve komuniste,qindshet e zeza te Corrovodes..Keto qindshet e zeza u bene vullnetaret e enverit,,U bene cubat e Sali Berishes qe dogjen Shqiperine.
Ramiz Alia,i vetmi udheheqes Perendimor qe ka pasur ky vend.I vetmi qe organizoi Zgjedhje te Lira dhe te Ndershme.
E dorzoi Pushtetin ne paqe,pa Lufte dhe pa vjedhur.