Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ISHP: 5 faktet që duhet të dini për rrezikshmërinë që paraqet hepatiti viral
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ISHP: 5 faktet që duhet të dini për rrezikshmërinë që paraqet hepatiti viral
AktualitetShendetesi

ISHP: 5 faktet që duhet të dini për rrezikshmërinë që paraqet hepatiti viral

Published: August 1, 2022
Shpërndaje
Sample blood in blood tube for hepatitis test with request form.

Vonesa në diagnostikimin e hepatitit viral ka bërë që gjatë viteve të fundit gjithnjë e më shumë pacientë të përballen me ndërlikime të rënda të mëlçisë, duke çuar kështu edhe në rritjen e nivelit të vdekshmërisë. Në ditën Botërore të Hepatitit Viral të zhvilluar pak ditë më parë (28 korrik), autoritetet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë konfirmuar se janë mbi 3 mijë njerëz që humbasin jetën çdo ditë, si pasojë e ndërlikimeve të rënda të mëlçisë të shkaktuara nga mostrajtimi në kohë i hepatiteve virale, veçanërisht formave B dhe C.Të paktën 60 për qind e rasteve të kancerit të mëlçisë janë për shkak të testimit dhe trajtimit të vonuar të hepatitit viral B e C.

Shkalla e ulët e testimit dhe trajtimit është pengesa kryesore për eliminimin e hepatitit viral. Hepatiti B dhe C janë infeksione kronike që nuk mund të shfaqin simptoma për një periudhë të gjatë kohe,çka bën që edhe diagnostikimi i tyre të jetë i vonuar, kohë në të cilën sëmundja mund të ketë përparuar së tepërmi. Kundrejt këtyre të dhënave shqetësuese, autoritetet e shëndetit publik këshillojnëçdo qytetar që të mosngelizhojë kryerjen e testimeve për zbulimin në kohë të infeksioneve të shkaktuara nga hepatitet. Në Shqipëri testimi për hepatitin B dhe C mund të kryhet pranë disa prej qendrave shëndetësore, si dhe në çdo laborator mikrobiologjik/ imunologjik në sektorin publik, siç janë laboratoret mikrobiologjike pranë drejtorive të shëndetit publik në rrethe, spitale, qendra të këshillimit e testimit vullnetar, si dhe në laboratore apo klinika private. Çdo person që rezulton pozitiv, megjithëse mund të mos ketë shenja klinike, duhet të ndiqet nga mjeku specialist përkatës, i cili sugjeron kryerjen e testeve të mëtejshme.

Llojet e hepatitit viral

- Publicitet -

Hepatiti viral është një inflamacion i mëlçisë, shkaktuar nga infeksionet virale. Viruset tipike të hepatiteve janë A,B,C,D,E . Këto pesë lloje virusesh janë me interes të madh për shkak të potencialit të tyre për shpërthime dhe përhapje epidemike, barrës së sëmundjes dhe vdekjes që ata shkaktojnë.Çdo njeri është i rrezikuar të infektohet nga Hepatitet virale; A,B,C,D,E. Por grupet më të rrezikuara për tu prekur nga hepatiti janë: Punonjësit e kujdesit shëndetësor, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtura(pa prezervativ), meshkujt që kryejnë seks me meshkuj, përdoruesit e drogave të injektueshme, të sëmurët që kryejnë transfuzione gjaku, si: Hemofilikët, Talasemikët, etj, si dhe të sëmurët me sëmundje kronike,të cilët kryejnë injeksione të shpeshta apo procedura të tjera si dializa

Hepatiti A

Hepatit viral përdoret përgjithësisht për sëmundje infektive të ngjashme për nga shenjat klinike të sëmundjes,por që dallohen nga lloji i virusit që i shkakton ato. Shkaktohet nga virusi i hepatitit A, i cili gjendet shpesh në jashtëqitjet e njerëzve.

Infeksioni përhapet me rrugë fekalo-orale,çka do të thotë se infeksioni merret nëpërmjet ngrënies së ushqimeve të infektuara,pirjes së ujit apo lëngjeve të ndotura, kontaktit me persona të infektuar apo prekjes së objekteve të infektuara,kur nuk respektohen rregullat e higjienës.

Periudha e fshehtë e zhvillimit të kësaj sëmundjeje (nga momenti i infektimit deri në shfaqjen e shenjave klinike) është 2 deri në 6 javë. Hepatiti A ka vdekshmëri të ulët në përgjithësi, rrallë jep infeksion dhe asnjëherë nuk kronicizohet. Virusi i hepatitit A mund të shkaktojë edhe shpërthime epidemike, sidomos në kolektiva, duke sjellë pasoja sociale dhe ekonomike.

Hepatiti B

Shkaktohet nga virusi i hepatitit B, qëgjendet në gjak dhe në lëngjet e trupit, si sperma, apo lëngu vaginal. Infeksioni përhapet nëpërmjet disa rrugëve: kontaktit seksual të pambrojtur, nga nëna shtatzënë e infektuar tek bebja,kontaktit me gjak,transfuzioneve të gjakut, apo shiringave e ageve josterile,gjatë kryerjes së procedurave invazive, apo tatuazheve në kushte josterile.

Periudha e fshehtë e zhvillimit të hepatitit B është 2 deri në 6 muaj. Rreth 5-10 për qind e të sëmurëve që e kalojnë hepatitin viral B, bëhen bartës kronikë të virusit. Gjithashtu, bartës kronikë bëhen edhe rreth 90 për qind e bebeve të lindura nga nënat me Hepatit Viral B . Rreth 1 për qind e infeksioneve akute me hepatit viral B përparojnë mjaft shpejt në forma të rënda, të cilat quhen hepatite të rrufeshme (fulminante) dhe që kanë vdekshmëri të lartë deri në 60 për qind. Bartësit kronikë kanë rrezik më të lartë për të bërë cirrozë dhe kancer të mëlçisë.

Nuk ka trajtim specifik për hepatitin akut B. Ndërsa hepatiti kronik B mund të trajtohet me medikamente, duke përfshirë preparate antivirale nga goja. Trajtimi mund të ngadalësojë progresin e cirrozës së mëlçisë, redukton incidencën e kancerit të mëlçisë dhe përmirëson mbijetesën afatgjatë. Megjithëse në shumicën e njerëzve trajtimi nuk shëron infeksionin e hepatitit B, por vetëm  pengon shtimin e virusit, shumica e njerëzve që fillojnë trajtimin e hepatitit B duhet ta vazhdojnë atë gjithë jetën.

Vaksina e hepatitit B është shtylla e parandalimit të  hepatitit B. OBSH-ja rekomandon që gjithë fëmijët pas lindjes të marrin vaksinën e hepatitit B, mundësisht brenda 24 orëve. Kjo dozë duhet të pasohet nga 2-3 doza të tjera për të përfunduar gjithë skemën e vaksinimit.

Hepatiti C

Shkaktohet nga virusi i hepatitit C. Infeksioni përhapet njëlloj si infeksioni nga hepatiti B,pra nëpërmjet të njëjtave rrugë: kontaktit seksual të pambrojtur, nga nëna shtatzënë e infektuar tek bebja,kontaktit me gjak, transfuzioneve të gjakut apo shiringave e ageve josterile, gjatë kryerjes së procedurave invazive apo tatuazheve në kushte josterile. Periudha e fshehtë e zhvillimit të kësaj sëmundjeje është 6 deri në 10 javë. Hepatiti viral C shkakton në 80 për qind të rasteve hepatit kronik dhe 5-20 për qind e rasteve kalojnë në cirrozë dhe kancer të mëlçisë.

Hepatiti C jo gjithmonë kërkon trajtim, mbasi te disa njerëz një përgjigje e fortë imunitare  pastron infeksionin. Kur trajtimi është i nevojshëm duhet përzgjedhur me kujdes, me qëllim përcaktimin e metodës më të përshtatshme për pacientin. Kjo mbasi mjekimi varet nga disa faktorë, midis të cilëve nënlloji i virusit të hepatitit C dhe tipi i mjekimit të dhënë. Trajtimi aktual standard për hepatitin C është kombinimi i terapisë antivirale me interferon dhe ribavirinë, të cilët janë efektiv kundër të gjitha llojeve të gjenotipeve të virusit të hepatitit C. Për fat të keq, interferoni jo gjithmonë është i disponueshëm, dhe jo  gjithmonë tolerohet mirë nga organizmi.

Hepatiti D

Shkaktohet nga virusi i hepatitit D, dhe çon në infeksion të mëlçisë, vetëm në praninë e virusit të hepatitit viral B (bashkinfeksion). Infeksioni përhapet nëpërmjet të njëjtave rrugë si infeksioni nga Hepatiti B dhe C. Periudha e fshehtë është 3 deri në 7 javë. Kur të sëmurët me Hepatit B kronik infektohen me virusin D, sëmundja mund të përkeqësohet shpejt drejt hepatit të rrufeshëm ose cirrozës. Virusi i Hepatitit D shkakton në rreth 60 -70 për qind të rasteve hepatite kronike dhe cirrozë të mëlçisë.

 Hepatiti E

Shkaktohet nga virusi i hepatitit E. Përhapet me rrugë fekalo-orale, dhe kryesisht nëpërmjet ujit të pijshëm të ndotur. Sëmundja e shkaktuar nga virusi E është e lehtë dhe nuk shkakton infeksion kronik, por mund të shkaktojë epidemi. Tek gratë shtatzëna, vdekshmëria nga Hepatiti E është i lartë, me rreth 10-20 përqind të rasteve.

Parandalimi

Hepatiti Viral A dhe B mund të parandalohen nëpërmjet vaksinimit dhe respektimit e përmirësimit të masave të higjienës. Ndërsa për parandalimin e Hepatitit C duhet të mënjanohen marrëdhëniet seksuale të pambrojtura, kontakti me gjakun e personave të infektuar, si dhe të përdoren shiringa njeperdorimshe nga përdoruesit e drogave. Sipas autoriteteve të shëndetit publik, nëse një person ka kaluar hepatitin në të shkuarën, nuk ka mundësi që të infektohet përsëri me atë formë hepatiti,pra nuk mund të infektohet nga i njëjti virus, por ai mund të sëmuret nga një formë tjetër hepatiti. P.sh, nëse kemi kaluar Hepatitin Viral A, nuk mund të infektohemi përsëri nga Hepatiti Viral A, por me një formë tjetër si Hepatiti B,C etj.

RREZIKSHMËRIA QË PARAQET HEPATITI VIRAL:

  1. Mbi tre mijë njerëz humbasin çdo ditë jetën si pasojë e ndërlikimeve të rënda të mëlçisë të shkaktuara nga hepatitet virale.
  2. Trajtimi në kohë i hepatitit B dhe C dhe D mund të shpëtojë jetë.
  3. Nëse nuk mjekoni ë kohë hepatitet B, C dhe D, kjo mund tëçojë në kancer të mëlçisë.
  4. Shiringat e kontaminuara mund të transmetojnë lehtësisht viruset e hepatitit B, C dhe D.
  5. Gëlltitja e ushqimit të kontaminuar, apo ujit, mund të shkaktojë shfaqjen e hepatit A dhe E.

Kujt i rekomandohet vaksinimi ndaj hepatitit viral?

  • Fëmijëve të porsalindur, brenda 24 orëve të para dhe më pas sipas Kalendarit Kombëtar të Vaksinimit.
  • Punonjësve të kujdesit shëndetësor.
  • Personave që kryejnë kontakte seksuale të pambrojtura.
  • Meshkujve që kryejnë seks me meshkuj.
  • Përdoruesve të drogave të injektueshme.
  • Të sëmurëve që kryejnë transfuzione gjaku të shumta, si Hemofilikët dhe Talasemikët.
  • Të sëmurëve me sëmundje kronike.
  • Partnerëve seksualë dhe familjarëve që jetojnë me persona të infektuar.
  • Çdo personi që nuk paraqet kundraindikacion,që nuk është vaksinuar në lindje dhe mendon se mund të ekspozohet ndaj virusit, përshembull udhëtarët që shkojnë në vende ku ka hepatit.

Si mund të mbroheni nga infektimi me hepati viral?

  • Respektoni rregullat e higjienës(larje e shpeshtë e duarve).
  • Përdorni prezervativ gjatë kontaktit seksual.
  • Mos përdorni pajisjet personale të tjetrit, si: furçë dhëmbësh dhe brisk roje.
  • Nuk duhen përdoruar të njëjtat age dhe shiringa.
  • Përdorni doreza nëse ju duhet të prekni gjakun e një personi tjetër.
  • Sigurohuni që tatuazhet apo vendosja e sendeve me shpim (piercing) në trup, të bëhet me mjete sterile
  • Nuk duhet dhuruar gjak apo produkte të tij, nëse e dini apo zbuloni se keniHepatit B.
  • Testohuni për Hepatit B dhe C, pasi shpesh bartësit nuk e dinë se janë të infektuar me to. Testimi rrit mundësinë e zbulimit të hershëm të personave bartës apo të formave kronike, si dhe rrit mundësinë e trajtimit të hershëm të tyre.

Simtomat dalluese të hepatitit viral :

  • Ethe
  • Lodhje
  • Humbje oreksi
  • Të përziera
  • Të vjella
  • Dhimbje barku
  • Ngjyra e urinës e errët
  • Jashtëqitje pa ngjyrë,të bardha
  • Zverdhje e pjesës së bardhë të syrit
  • dhe e lëkurës
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?