Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli planifikon të mbyllë kanalin televiziv Al Jazeera
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Izraeli planifikon të mbyllë kanalin televiziv Al Jazeera
AktualitetBote

Izraeli planifikon të mbyllë kanalin televiziv Al Jazeera

Published: October 29, 2023
Shpërndaje

Lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit po shoqërohet me lajme të rreme, që gazetarët përpiqen t’i verifikojnë. Por sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës Robin Guess, masat e situatës së jashtëzakonshme përmes të cilave Izraeli po ndalon kanalin televiziv Al Jazeera mund të krijojnë hapësirë për censurë në një peizazh tashmë të paqëndrueshëm lajmesh dhe informacioni. Në kuadër të përshkallëzimit të fushatës ushtarake ndaj Hamasit, Izraeli ka ndërmarrë hapa për të goditur një media të cilën e akuzon se po përkrah grupin militant.

Si pjesë të rregullave të situatës së jashtëzakonshme, Izraeli ka përfshirë një plan për të mbyllur zyren e kanalit televiziv Al Jazeera për shkak të transmetimit, sipas autoriteteve izraelite, të propagandës së Hamasit. Kritikët e këtij plani thonë se përpjekjet për të heshtur gazetarët apo një organizatë të tërë mediatike janë censurë. Drejtorja ekzekutive e organizatës “Neni 19” për lirinë e shtypit, Quinn McKew thotë se një veprim i tillë është shqetësues.

“Ndalimi i qasjes ndaj informacionit dhe mbyllja e një agjencie legjitime lajmesh, siç është Al Jazeera, kurrë nuk duhet pranuar lehtësisht dhe ky është një hap shqetësues i humbjes së një burimi të besueshëm lajmesh, që krijon një hendek informacioni për audiencat në mbarë botën dhe Lindjen e Mesme.”

- Publicitet -

Konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit është shoqëruar me dezinformata dhe keqinformime të qëllimshme si mjet lufte. Informacionet e pavërteta janë të dukshme në internet, sidomos në rrjetet sociale. Organizatat për mbrojtjen e mediave thonë se roli i organizatave mediatike për të demaskuar dezinformimin është qenësor dhe se asnjë zë nuk duhet heshtur. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe ekspertë të tjerë të medias po nxisin Izraelin të mos e ndërmarrë një hap të tillë drastik. Radioja publike amerikane NPR ka një ekip prej tetë gazetarësh që po mbulojnë luftën nga terreni. Drejtuesi i kësaj medie, John Lansing, që dikur drejtonte Agjencinë Amerikane për Media Globale, brenda së cilës funksionon edhe Zëri i Amerikës thotë se detyra parësore e gazetarëve është e vërteta.

“Vetëm vigjilencë. Pavarësisht a bëhet fjalë për Zërin e Amerikës, transmetuesin NPR apo gazetën New York Times, duhet ta kemi të qartë, se krejt çfarë kemi është besueshmëria. Çdo gjë që kërcënon besueshmërinë e asaj që njerëzit lexojnë apo shikojnë është dështim, dhe ne duhet gjithmonë t’iu japim përparësi audiencave tona.”

Ministria izraelite e Informimit nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për të komentuar. Por ministritë e informimit dhe të mbrojtjes akuzojnë kanalin Al Jazeera për njëanshmëri pro-Hamasit dhe për përhapje të propagandës. Izraeli thotë se e konsideron raportimin e Al Jazeera-s kërcënim ndaj sigurisë kombëtare, ushtarëve dhe civilëve të tij. Al Jazeera nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për koment. Por kodi i etikës së publikuar nga kjo organizatë mediatike thotë se gazetarët e saj duhet të sillen në përputhje me vlerat e paanësisë dhe pavarësisë. Disa organizata për mbrojtjen e mediave thonë se Al Jazeera nuk është një organizatë mediatike çfarëdo që shpërndan dezinformata.

“Ata ofrojnë një këndvështrim shumë interesant, të balancuar dhe të veçantë. Mbyllja dhe heqja e tij nga transmetimi do të ishte një hap rrënqethës për lirinë e shprehjes dhe në atë rajon, do të hapte rrugën për kufizime dhe shtypje të tjera të të drejtave”.

Me përshkallëzimin e konfliktit, ekspertët e mediave po përcjellin me kujdes lëvizjet që mund të kufizojnë mbulimin e ngjarjeve nga dy anët e luftës.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një histori për të treguar absurditetin e gjaknxehtësisë feudale për pronën
  • Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  • Miratohet VKM-ja për dërgimin e forcave shqiptare në Gaza
  • Reforma Territoriale, forcim i centralizimit
  • Disiplinë dhe vetmi: Ka ecur nëpër botë për 27 vjet, gjithçka filloi me një bast…

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?