Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Japonia dhe Ballkani Perëndimor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Japonia dhe Ballkani Perëndimor
Analizaopinion

Japonia dhe Ballkani Perëndimor

Published: April 24, 2024
Shpërndaje

Dr. Jorgji Kote

Nuk është ndonjë gjë të re të themi se Japonia është vend shumë i madh dhe peshë e rëndë në politikën, ekonominë, paqen  dhe sigurinë botërore. Si dhe shumë shqiptarë të tjerë ky vend më ka tërhequr qysh në rininë tonë. Në vitet 80, në  tregtinë tonë të jashtme ku punova 15 vjet rresht, Japonia zinte vend të rëndësishëm me importet e mineraleve e sidomos të kromit tonë.  Binte në sy se  marrëdhëniet me atë vend dhe në epokën e monizmit ishin më të qeta, të  pangarkuara me denoncime, sharje dhe ndarje ideologjike si me vendet e tjera “borgjeze dhe revizioniste“. Madje, në vitin 1981 pata rastin të shoqëroja dhe përktheja për një delegacion parlamentar japonez, gjë e rallë për atë kohë dhe më vonë zyrtarë të lartë të tregtisë japoneze. Por me shumë se aq nuk shkonim dot.

Mbas viteve 90, gjatë shërbimit diplomatik në Bruksel, Berlin, Vjenë dhe gjetkë kishim marrëdhënie mjaft të mira me kolegët tanë japonezë. Në Maj 2007 m’u dha rasti të vizitoja Tokion me një delegacion të kryesuar nga ministri i jashtëm i asaj kohe, Besnik Mustafaj, ku u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme.

- Publicitet -

Japonia ka dhe luan një rol vërtet strategjik  në rajonin jetik të Indo – Paqësorit në veçanti, ku së bashku me SHBA-të, Korenë e Jugut, Indinë, Australinë dhe Zelandën e re ajo po kontribuon ndjeshëm për ruajtjen dhe forcimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në shtetin e të drejtës. Në këtë aspekt, Japonia synon dhe bën demarshe konkrete e të shumta diplomatike në të gjitha agjencitë dhe organizatat ndërkombëtare për të patur  një rajon të lirë dhe të hapur. Ajo i ka shtuar përpjekjet për ta realizuar këtë objektiv madhor nëpërmjet garantimit të paqes dhe sigurisë, të mbështetur në vlerat dhe parimet e shtetit të së drejtës. Kjo është me shumë rëndësi mbasi Indo-Paqësori është rajon i madh strategjik, ku banon gjysma e popullsisë së botës, motor ekonomik botëror, me zhvillime dinamike dhe ndryshime  drastike në ekuilibrin e fuqive botërore dhe rajonale.

Këtu politika dhe diplomacia japoneze e ka bërë të qartë se  nuk synon aspak të krijojë institucione dhe organizma të reja apo të konkurojë me ato ekzistuese. Përkundrazi, ajo bashkëpunon me aleatët dhe vendet partnere, duke iu përmbajtur idesë se asnjë vend, sado i madh dhe i fuqishëm të jetë, nuk mund ta realizojë i vetëm këtë objektiv të madh strategjik. Për këtë qëllim ajo shfrytëzon një sërë procesesh dhe nismash të dobishme gjeopolitike. Në fund të vitit 2022, Japonia miratoi dhe po zbaton strategjinë e re të sigurisë kombëtare, e cila adreson të gjitha aspektet e mprehta të sigurisë së saj rajonale dhe shumë më gjerë.

Gjithsesi, ajo çka do nënvizuar në këtë shkrim është se pavarësisht këtyre angazhimeve gjeostrategjike planetare, Japonia shquhet dhe për politikën e saj konstruktive dhe angazhuese në Ballkanin Perendimor  dhe me vendin tonë në shumë fusha jetike. Dhe kjo kjo nuk është politikë rastësore dhe as koniunkturore.

“Stekën“ e këtij  interesi për Rajonin tonë Japonia e ka ngritur më lart veçanërisht mbas ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Ish Jugosllavi dhe çlirimit të Kosovës. Rikujtojmë me këtë rast se Japonia renditet ndër vendet e para perendimore që njohur pavarësinë e Kosovës. Si shumë të tjerë, kam qenë qysh në atë fillim të viteve 2000  dëshmimtar i angazhimit serioz japonez  kur u krijua Pakti i Stabilitetit të Europës Juglindore në disa veprimtari të tij në Bruksel, Berlin dhe në kryeqytete të tjera europiane. Japonia ishte ndër mbështetëset kryesorë të atij Pakti historik  me qëndrime konstruktive dhe bujare me fonde të shumta financiare. Angazhimi i saj politik, ekonomik,  institucional dhe humshtanitar, me një përqasje tipike rajonale, ku secili vend ka vendin dhe veçoritë e veta është tejet i  vlerësuar ndërkombëtarisht. Atë angazhim, Japonia e ka vazhduar duke mbështetur dhe “pasardhësin“ e Paktit të Stabilitetit, Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal me seli në Sarajevë, të cilin  5 vitet e fundit e kryeson politikanja shqiptare, Majlinda Bregu.

Këtë politikë aktive Japonia e ka mishëruar në strategjinë e saj tërësore “Nisma e Bashkëpunimit me Ballkanin Perendimor (WBCI). Kjo nismë, e cila përbën thebin dhe themelin e politikës dhe diplomacisë japoneze në rajonin dhe në vendin tonë u shpall në janar 2018 gjatë vizitës së Kryeministrit të ndjerë Shinzo Abe në Europën  Juglindore.

Objektivat strategjike të kësaj nisme janë mbështetja e reformave social-ekonomike të Ballkanit Perendimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian; theks të veçantë krahas projekteve ka vendosja dhe forcimi i  shtetit të së drejtës  dhe e demokracisë liberale, për të cilën Japonia ka tradita të mëdha dhe “nuk të fal“.

Ndihma japoneze ndaj rajonit dhe vendit tonë është e kuptueshme kur mendon se ajo mbështet një Europë të fortë dhe të tërë, të cilën të mos jetë në gjendje ta ndajë asnjë forcë e tretë ngadoqë të vijë. Veç kësaj, Ballkani Perendimor përfaqëson një rajon dhe treg dinamik me interes për investimet japoneze  dhe së treti, një Europë e fortë mund të përfshihet me sukses në procesin e  forcimit dhe paqes dhe në rajonin e Indo-Paqësorit.

Nisma e lartpërmendur nuk është thjesht logo apo slogan, por një platformë me masa konkrete në shumë fusha jetike, duke filluar nga bashkëpunimi dypalësh, nxitjen e tij në të gjitha nivelet politike dhe diplomatike. Në këtë kuadër, mbas Presidentit të Republikës Ilir Meta në vitin 2018 Tokion e vizitoi në krye të një delegacioni qeveritar Kryeministri Edi Rama. Ai kryesoi më 22 Shkurt 2023 bashkë me homologun japonez Kishida Fumio Samitin e rëndësishëm  dypalësh. Gjatë asaj vizite, Kryeministri Rama pati takime dhe me drejtuesit më të lartë të agjencive dhe kompanive japoneze aktive në vendin tonë. Ajo vizitë u konkretizua me nënshkrimin e shumë marrëveshjeve dhe projekteve me dobi të madhe në fushat e ekonomisë, shoqërisë civile, etj. Po ashtu, gjatë viteve 2018  – 2022 ka patur vizita të ndërsjella të ministrave të jashtëm të dy vendeve tona, etj.

Në vijim, për një ndjekje më të mirë  të kësaj nisme dhe zgjerimin e dialogut politik me vendet e rajonit,  qeveria japoneze vitin  kaluar caktoi dhe një të Ngarkuar për Ballkanin Perendimor, Ambasadorin e njohur Nakamura.

Më tej, ka patur bashkëpunim në rritje në fushën diplomatike, sidomos në KS të OKB-së kur gjatë dy viteve të fundit të  dy vendet tona ishin anëtarë të tij.

Japonia ka dhënë ndihmë të ndjeshme në fushën e bashkëpunimit teknik dypalësh  nëpërmjet Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik ( ODA) në fushën e sigurisë, etj. Nxitja e investimeve të firmave japoneze në vendet e  rajonit ka qenë arritje tjetër e rëndësishme dhe që mbetet objektiv parësor. Tanimë kemi dhe Dhomën e Përbashkët të Tregtisë dhe të Industrisë e cila e lehtëson këtë bashkëpunim.

Lidhur me zgjerimin e bashkëpunimit rajonal, Japonia ka sponsorizuar disa seminare, simpoziume dhe programe vizitash  në Japoni  për ekspertë, me fokus në interesat e përbashkëta të vendeve të rajonit, si energjia e ripërtëritshme, pakësimi i risqeve nga fatkeqësitë natyrore,  bujqësia inteligjente.

Për këtë qëllim, Japonia ka vendosur bashkëpunim efektiv me BE-në dhe vende anëtare, me  PNUDIN etj lidhur me realizimin  e disa projeklteve të rëndësishme, si livrimi i pajisjeve solare fotovaltike në katër bashki në Shqipëri, projekt pilot të sistemim – kanalizimeve në Kamëz në gusht  2019, etj.

Vlen të theksohet ndihma dhe mbështetja japoneze në fushat sociale, të rinisë, gruas, kulturës, shoqërisë civile, etj. Këtu veçohet programi tërësor “MIRAI“ që ka filluar zbatimin në vitin 2017 në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Rinisë me seli në Tiranë. MIRAI përfshin mirëkuptimin, nxitjen e marrëdhënieve intelektuale dhe Nismën e shkëmbimeve Akademike. Kjo është me shumë vlera, veçanërisht në fushën e kontakteve njerëzore, kulturore, letrare, etj ku kemi tradita mjaft të mira.

Këtu është vendi për t’i bërë homazh dy personaliteteve të shquara, të cilët kanë dhënë shumë për miqësinë shqiptaro-japoneze në fushën e  kulturës dhe shkencës. I ndjeri Betim Muço ( 1947 – 2015) shkencëtar i njohur, drejtuesi i shërbimeve sizmologjike shqiptare në vitet 70 – 2000 kur ai u ftua të shkonte për të punuar dhe  jetuar në SHBA. Më 1990 – 1991 ai kreu studimet post-doktoriale në Universitetin e Tokios dhe gjatë viteve 90 ishte Konsulli i Nderit i Japonisë në Shqipëri. Betim Muço ishte gjithashtu i njohur si poet me 25 vëllime poetike të vlerësuara. Ai është i pari shqiptar që ka përkthyer poezitë e famshme “ Haiku” në shqip. Muço është gjithashtu autor i një vëllimi me ese mbi kulturën dhe zakonet japoneze. Për të ardhur te arkitekti i mirënjohur modern, Petraq Kolevica( 1934 – 2023) i cili ishte dhe përkthyes i disa prej kryeveprave botërore nga gjermanishtja dhe rusishtja. Kolevica ka përkthyer dhe poetin e famshëm japonez, Yukio Mishima.

Për t’u kthyer te tema jonë, disa prej këtyre veprimarive janë zhvilluar në Tiranë, me bashkëpunimin e institucioneve tona përkatëse. Këtu ia vlen të përmendim Samitin e Shoqërisë Civile mbajtur në Tiranë në vitin 2020, apo Forumin e Gruas në vitin 2022.

Mbas kapërcimit të Pandemisë COVID – 19  Japonia ka mbështetur zhvillimin e vizitave të punës dhe seminareve në kuadrin e Fondit të Ballkanit Perendimor me seli në Tiranë, Fondin Ndërkombëtar të Visegradit dhe organizma të tjera lidhur me forcimin e rolit drejtues të gruas, të rinisë dhe luftën ndaj dezinformimit në vitin 2023 në Tiranë, Tokio dhe kryeqytetet e tjera të rajonit.

Vetëkuptohet se në këtë drejtim kanë luajtur rolin e tyre aktiv edhe ambasadat tona përkatëse në Tiranë dhe në Tokio. Ka disa muaj që në Tiranë është aktive ambasadorja e re e Japonisë, zonja Kato Kikuka. Diplomate me përvojë të gjatë, e cila ka kaluar në të gjitha shkallët e karrierës dhe sektorët dy dhe shumëpalësh të diplomacisë së mirënjohur japoneze. Ajo ka shërbyer në Gjermani si Konsulle në Hamburg dhe zv.Ambasadore në Berlin, në Budapest, e ngarkuar me drejtimin e sektorit të organizatave ndërkombëtare dhe të OKB-së në Tokio, etj. Gjatë këtyre muajve të fillimit, ajo ka zhvilluar takime intensive pune të nivele të larta me  të gjitha institucionet që janë aktive me ndihmat dhe bashkëpunimin dy dhe shumëpalësh me Japoninë të cilat u përmendën pak më lart.

Krahas takimeve me drejtuesit e diakstereve të linjës, të Qeverisë dhe Kuvendit, disa ditë më parë Ambasadorja Kato Kikuko zhvilloi një takim edhe me disa anëtarë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, të cilët kanë qenë aktivë në marrëdhëniet me Japoninë si në MEPJ, ashtu dhe në Tokio dhe metropolet e tjera ndërkombëtare.

Së fundi, mund të thuhet me plot gojën se marrëdhëniet tona me Japoninë janë në rrugën e duhur, me shpresa dhe mundësi të tjera më të mëdha zhvillimi në shumë fusha me interes dhe përfitim të ndërsjellë. Qasja rajonale japoneze, duke marrë parasysh specifikat e secilit vend në rajonin tonë dhe Shqipërinë në veçanti, përbën një vlerë të madhe të shtuar dhe model  pozitiv të marrëdhënieve tona me një vend të tillë gjigand, si në fuqinë e madhe politike dhe ekonomike ashtu dhe  në vlerat e saj të demokracisë liberale.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edi Ramës dhe këshilla e çuditshme e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?