Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Japonia: Raketa që testoi Koreja e Veriut kishte kapacitet për të arritur në SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Japonia: Raketa që testoi Koreja e Veriut kishte kapacitet për të arritur në SHBA
AktualitetBote

Japonia: Raketa që testoi Koreja e Veriut kishte kapacitet për të arritur në SHBA

Published: November 18, 2022
Shpërndaje

Koreja Veriore ka lëshuar një raketë balistike interkontinentale me kapacitet për të goditur tokën amerikane, ka thënë ministri i Mbrojtjes në Japoni, Yasukazu Hamada.

Raketa ka rënë në ujë, rreth 210 kilometra në perëndim të Hokaidos. “Bazuar në kalkulimet e bëra rreth trajektores që ka përshkuar raketa balistike këtë herë, ajo do të mund të kishte kapacitet të udhëtimit prej 15.000 kilometrash, varësisht prej peshës së kokës bërthamore, dhe në atë rast nënkuptohet se do të mund të arrinte në SHBA”, ka thënë Hamada.

Ai ka thënë se Phenianit i është bërë e ditur se nuk mund të tolerohen veprime të tilla. Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar këtë testim, derisa Koreja Jugore ka dhënë urdhër për masa më të fuqishme të mbrojtjes kundër verikoreanëve. Të enjten, ministrja e Jashtme verikoreane, Choe Son Hui, ka bërë thirrje për përgjigje “të ashpër” ndaj çfarëdo rritjeje të prezencës amerikane në Gadishullin Korean. Po atë ditë, verikoreanët kanë testuar një raketë balistike me rreze të ulët.

- Publicitet -

Këto zhvillime pasojnë takimin e zhvilluar ditë më parë mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe kryeministrit japonez, Fumio Kishida në Kamboxhia. Zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, Adrienne Watson, ka thënë se Biden është informuar për zhvillimet e fundit dhe se SHBA-ja do të konsultohet me partnerët.

Koreja Veriore ka lëshuar më shumë se 50 raketa në dy muajt e fundit, shumica e tyre me rreze të shkurtër. Raketat me rreze të gjatë janë testuar më rrallë, dhe ato përbëjnë kërcënim direkt për SHBA-në, meqë janë të dizajnuara për të bartur koka bërthamore, kudo në tokën amerikane.

Javët e fundit Koreja Veriore ka dhënë shenja se do të mund të testojë raketa të tilla, si përgjigje ndaj aktiviteteve ushtarake të SHBA-së rreth Gadishullit Korean. Verikoreanët është thënë se janë duke zhvilluar një tjetër lloj rakete me rreze të gjatë, Hwasong-17, e cila është më e madhe se raketa balistike interkontinentale.

Por, ekspertët besojnë se koreanoveriorët kanë dështuar disa herë në testim të Hwasong-17. Këtë vit, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore. Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve. Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 19, 2022 at 5:15 am

    Amerika nuk ka nevoje ti testoje raketat e saj.Ajo I nis pa teste vetem me praktike direkte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Katër bllok-sfidat e integrimit gradual në BE
  • Roma sjell dosjen gati: Nën hetim ish-deputeti bashkëshort i ish-ministres së PS dhe një biznesmen
  • Misteri i zhdukjes së inxhinierit shqiptar, pas sulmit me dron të anijes turke
  • Për përgatitje vrasjesh dhe korrupsion, 6 vite burg. Dy nëna të Call Center-ave, 6.8 vite secila
  • Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin

Komentet e Fundit

  1. K R on “Ore a iku në Amerikë ky, pse nuk e takon ambasadori i ri?”, kryebashkiaku i Ramës thumbon Saliun
  2. K R on Historia si u bë me pasuri të mëdha një ish-inspektor mjedisi
  3. prehistoriku on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia
  4. Dardan on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia
  5. demo on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?