Nga Dori Xhima
Të jetosh në një qytezë të vogël me vetëm 100 banorë në Alaskë kërkon organizim ushtarak dhe përgatitje ekstreme. Kjo është historia e Olivias, e cila ka treguar se si përballet familja e saj me izolimin gjashtëmujor gjatë muajve të ftohtë të vitit.
Për t’i bërë ballë dimrit të egër dhe pamundësisë për të udhëtuar apo për t’u furnizuar rregullisht, familja e Olivias kryen një blerje gjigante çdo muaj shtator. Vlera e këtij pazari vjetor arrin në 4,000 dollarë, duke siguruar të gjitha ushqimet dhe produktet e nevojshme bazë për të paktën gjysmë viti.
Për të shmangur rrezikun e mbetjes pa rezerva apo skadimit të ushqimeve, Olivia nuk ia lë asgjë rastësisë. Ajo mban çdo gjë nën kontroll përmes një flete kalkulimi në Excel, ku planifikon me detaje: Sasinë e çdo produkti të blerë,
afatet e skadencës, konsumin e përditshëm e javor të familjes.
Kjo metodë i ndihmon ata të menaxhojnë me eficiencë racionet dhe të garantojnë se asgjë nuk shkon dëm gjatë 6 muajve të izolimit të plotë.
Çfarë hanë banorët e Alaskës?
Dietat në Alaskë ndahen kryesisht në dy kategori: ushqimet ushqimore të supermarketeve (që importohen nga SHBA-ja) dhe ushqimet tradicionale e lokale të cilat bazohen në peshkim she gjueti. Ushqimi më i përhapur është salmoni i kuq, i cili konsumohet i tymosur, i tharë ose i ngrirë për dimrin. Edhe gaforret detare të Alaskës (King Crab) janë mjaft të popullarizuara.
Për shkak të natyrës së egër dhe kushteve klimatike, gjuetia furnizon një pjesë të madhe të tavolinës:
Mishi i një lloj mushke që njihet si Moose zëvendëson mishin e lopës apo të derrit në shumë shtëpi. Komunitetet vendase të veriut konsumojnë gjithashtu mish foke, ose dhjamë balene që i ndihmon me temperaturat ekstremisht të ulëta.
Në Alaskë ekziston edhe një ëmbëlsirë tradicionale vendase e bërë nga rrahja e dhjamit të kafshëve (ose vajit të fokës) me fruta mali dhe ndonjëherë peshk të thërrmuar.
Gjithsesi gjatë izolimit, ushqimet e paketuara, konservat, mielli, orizi dhe ushqimet me afat të gjatë skadence janë bazë e përditshmërisë.
DITA
