Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Johnson: S’do lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Johnson: S’do lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin
AktualitetBote

Johnson: S’do lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin

Published: June 30, 2022
Shpërndaje

Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje-Hercegovinë për të kundërshtuar ndikimin rus si dhe “për të forcuar misionin e NATO-s, dhe për të promovuar stabilitetin dhe sigurinë”, ka thënë Qeveria britanike të enjten.

“Ne nuk mund të lejojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet një tjetër shesh i lojërave për synimet shkatërruese të [presidentit rus, Vladimir Putin”, thuhet në deklaratën e kryeministrit britanik, Boris Johnson.

“Duke ndezur flakët e secesionizmit dhe sektarizmit, Rusia përpiqet t’i kthejë mbrapsht sukseset e tri dekadave të fundit në Bosnje-Hercegovinë”, shtoi ai. Andaj, tha Johnson, kjo është arsyeja që “ne po forcojmë mbështetjen për Bosnje-Hercegovinën. Ne po i përgjigjemi thirrjes së miqve tanë për të ndihmuar në mbrojtjen e paqes”, tha ai.

- Publicitet -

Sipas njoftimit të Qeverisë britanike, dy ekspertë për luftën kundër dezinformimit dhe reformën e mbrojtjes, do të punojnë me Forcat e Armatosura të Bosnje-Hercegovinës dhe NATO-n, për të ruajtur paqen dhe sigurinë në këtë vend. Britania do të sigurojë, po ashtu, fonde për rritjen e sigurisë kibernetike atje.

“Bosnje dhe Hercegovina aktualisht po përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial prej pas luftës dhe liderët secesionistë po punojnë në mënyrë aktive për të krijuar ndarje dhe konflikte të mëtejme. Këto plane mbështeten nga Moska”, thuhet në deklaratën e Qeverisë britanike.

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka qëndruar në Sarajevë më 26 maj, ku ka premtuar se vendi i saj do të ndihmojë në trajnimin e ushtrisë së Bosnjës.

Bosnje-Hercegovina, që pas përfundimit të luftës më 1995, është e ndarë në vija etnike: me Federatën Myslimane-Kroate, në njërën anë, dhe Republikën Sërpska, të banuar me shumicë serbe, në anën tjetër.

Udhëheqësi i serbëve, Millorad Dodik, që është edhe anëtar i presidencës trepalëshe të Bosnjës, ka disa muaj që ka intensifikuar përpjekjet për të ndarë Republikën Sërpska nga pjesa tjetër e territorit. Për këtë plan, analistë, por edhe disa zyrtarë, thonë se Dodik ka bekimin e Rusisë.

Më 17 qershor, Dodik ka takuar nw Shwn Petwrsburg, presidentin rus Vladimir Putin. Ai ka thënë se ka marrë ftesë të re nga Putini për një vizitë edhe në shtator. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Një e treta e popullsisë vuan nga një formë alergjie”, mjekja alergologe: Ndotja dhe jeta urbane po e përkeqësojnë problemin
  • PDK dhe AAK refuzojnë ftesën, Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, Kosova shkon sërish në zgjedhje
  • Goditën shefin e Hetimit të Krimit, arrestohen 6 persona në Sarandë, pezullohen dy policë
  • Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  • ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën

Komentet e Fundit

  1. Rila on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  2. Kokpalari 21 janarit on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  3. K R on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  4. Ethem Lalaj on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  5. 1thundrak on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?