Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ka jetuar 52 milionë vite me parë, zbulohet rastësisht fosili i lakuriqit të natës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ka jetuar 52 milionë vite me parë, zbulohet rastësisht fosili i lakuriqit të natës
AktualitetKurioziteteLifestyle

Ka jetuar 52 milionë vite me parë, zbulohet rastësisht fosili i lakuriqit të natës

Published: May 8, 2023
Shpërndaje

 

Është zbuluar në Wyoming fosili i lakuriqit të natës më të vjetër në Amerikë dhe në botë, i cili ka jetuar rreth 52 milionë vjet më parë. Ai u zbulua pothuajse rastësisht nga një ekip nga Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore në Nju Jork në bashkëpunim me një nga Qendra e Biodiversitetit Naturalis në Leiden, Holandë, rezultatet e analizës së tyre janë publikuar në “PLOS One”.

Skeleti u gjet në Formacionin e Lumit të Gjelbër, Wyoming, një nga depozitat më të pasura fosile në botë, që daton nga Eoceni, epoka gjeologjike midis 56 dhe 34 milionë vjet më parë. Në këtë formacion, në 60 vitet e fundit, ndër të tjera, janë gjetur edhe tridhjetë skelete lakuriqësh nate, që të gjithë deri tani i atribuohen vetëm dy llojeve. Lloji i dytë prej tyre u zbulua vetëm 20 vjet më parë, dhe që atëherë Nancy Simmons nga muzeu i Nju Jorkut ka dyshuar se mund të ketë më shumë.

- Publicitet -

Konfirmimi i dyshimit të saj erdhi kur zbuloi, pikërisht në koleksionin e muzeut, një skelet të blerë në vitin 2017 dhe që i përkiste atij që Simmons e identifikoi menjëherë si një specie të re. Ekzemplarët e të njëjtës specie janë identifikuar saktë edhe në koleksionin e Qendrës së Biodiversitetit Naturalis dhe Muzeut Mbretëror të Ontarios.

Quhet Icaronycteris gunnelli, për nder të Gregg Gunnell, paleontolog në Universitetin Duke dhe ekspert i madh për foslët e lakuriqëve të natës. Ai jetoi në Wyoming 52 milionë vjet më parë, ndërsa në pjesën tjetër të botës lindën lloje të tjera lakuriqësh nate dhe filluan të përhapen në mbarë botën.

Skeleti i Icaronycteris bëhet kështu skeleti më i vjetër i lakuriqëve të natës që është gjetur ndonjëherë në botë. Megjithatë, jo fosili më i vjetër. Dhëmbët e lakuriqit të natës janë gjetur në Azi, një tjetër konfirmim i teorisë se këta gjitarë evoluan njëkohësisht në pjesë të ndryshme të botës.

Ka afro 1500 lloje të ndryshme lakuriqësh nate në të gjitha cepat e planetit. Teoria më e përhapur mbi shpërndarjen dhe shumëllojshmërinë e tyre është se lakuriqët e natës kanë pasur një evolucion shumë të shpejtë që ka ndodhur njëkohësisht në kontinente të ndryshme.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?