Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kompanitë greke blejnë naftën ruse përmes një truku të vjetër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Kompanitë greke blejnë naftën ruse përmes një truku të vjetër
Ekonomi

Kompanitë greke blejnë naftën ruse përmes një truku të vjetër

Published: June 7, 2022
Shpërndaje

Sipas të dhënave të rishikuara nga gazeta londineze Sunday Times, kompanitë greke të transportit detar kanë gjetur një mënyrë se si të shmangin sanksionet amerikane e europiane ndaj naftës e gazit rus dhe po vazhdojnë biznesin me fitime edhe më të mëdha se më parë.

Të dhënat e investigimit të “Sunday Times” tregojnë transferime të karburantit “nga anije në anije” në portin rus të Kavkazit, ku anijet ruse e shkarkojnë naftën në një anije tjetër që vjen nga një kompani neutrale ndaj sanksioneve dhe më pas hidhet te anijet e kompanive greke.

Gjetjet e gazetës treguan gjithashtu se portet greke ishin bërë një pikë e nxehtë, me transfertat në portin e Kalamatës që u rritën me 20 për qind në një muaj.

- Publicitet -

Sunday Times citoi një shembull të një anijeje me flamur rus, Vladimir Monomakh, që hyri në portin e Kavkaz më 1 mars, përpara se të transferonte naftën e saj te anija Minerva Emily, me flamur maltez, 25,000 tonësh, në pronësi greke, duke maskuar kështu origjinën e naftës.

Andreas Martinos, pronari i Minerva Marine po bën fitime të mëdha duke transferuar naftën ruse në përmes kësaj rruge. Por, nuk ka asnjë provë se ai po shkel e sanksionet dhe Minerva nuk po përpiqet që të fshehë veprimet e saj, tha Sunday Times.

Investigimi citoi gjithashtu gjithashtu të dhëna nga Lloyd’s List që tregojnë se anijet në pronësi të miliarderit grek George Economou transportuan 1.9 milion ton naftë direkt nga katër porte ruse në prill.

Çmimet e naftës pas pushtimit rus të Ukrainës kanë arritur nivelet më të larta të 14 viteve. Moska mendohet se po fiton 800 milionë dollarë në ditë nga eksportet e naftës, ndërsa vendet perëndimore përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre nga energjia ruse.

Këtë javë, Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje për të ndaluar mbërritjen e naftës ruse nga deti deri në fund të këtij viti, por furnizimet e dërguara përmes tubacioneve do të përjashtohen. Rusia furnizon pak më shumë se një të katërtën e naftës së BE-së.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • demo says:
    June 7, 2022 at 8:04 pm

    BE te sekuestroje cisternat greke qe dalin nga Deti Zi,.Ose OKB t`ja ngarkoje kete Pergjegjesi Turqise.
    Ajo di e ben Jatri me kete rrace te ndyre.

    Reply
    • Bedri says:
      June 9, 2022 at 2:30 pm

      BE nuk eshte unike,funksionon me shumë veshtersi

      Reply
  • XXXL says:
    June 7, 2022 at 10:35 pm

    Vdiq trimeria greke, por fitoj dinakeria pasardhsit e Uliksit jane gjalle.

    Reply
  • dikur says:
    June 8, 2022 at 4:47 am

    Nese anglezet duan qe ta mundin Rusinë duhet ti hipin anijeve ,aeroplanave , tankeve dhe te fillojne luften . Me sanksione nuk rrezuan dot nje bythe vendi si Serbia dhe Millosheviçin e jo te mundet Rusia dhe Putini. Sado te vendosesh sanksione dhe bllokada nfta e çan bllokden . Ne e pame me Millosheviçin.

    Reply
  • Evropiani says:
    June 8, 2022 at 11:58 am

    Me dhjetra anije trasporti nafte kane fikur radaret qe tregojne pozicionin e tyre dhe nuk dihet se ku shkojne dhe ku shkarkojne naften. Radaret e pozicionit duhet te rrine ndezur sipas ligjeve nderkombetare. Kontrabanda e naftes ruse tashme po behet ne tere planetin. Sancionet i hapen rrugen mafies nderkombetare dhe po çojne çmimin e naftes afer 150 dollar per fuçi dhe inflacionin boeteror ne nivele shume te larta. Venezuela, me rezervate me te medha ne bote te naftes eshte nen sankcionet e vendosura nga Trump qe prej 5 vitesh. Irani gjithashtu. Evropa po paguan nje fature shume te rende si rezultat i inazionit rus ndaj Ukraines.

    Reply
  • Veterani says:
    June 8, 2022 at 12:52 pm

    “Eksperti ” i kontrabandës se naftës është Sali Berisha , i cili në vitet nëntëdhjetë furnizonte makinerin Serbe, kur OKB kishte vendosur embargo ndaj saj , dhe ai mbetet i pandëshkuar edhe sot!;Jo vetëm kaq , por ai “jep Përvoja” edhe sot ,se si të shmanget embargos ndaj Rusisë !? Mos e besoni po deshet , por me këtë rrugë ai nxjerr fitime marramendëse me të cilat korrupton dhe mban në kembë “ushtron”që e shoqëron në të gjithë veprimtarinë e tij shkatërrimtare ndaj vëndit e popullit!?

    Reply
  • Erdogan says:
    June 8, 2022 at 2:24 pm

    Sa me e pasur dhe e forte Greqia kaq me mire per qindra mijera ish Arnaute te vetequajture Skiptare ne Greqi qe sot jane shtetas Greke.
    Ata ndihmojne edhe Familje e tyre ne Albanistane.
    Per Vorio Epirotet e Arnautise nuk behet fjale se cfare ishin dhe jane.
    Brezi i pare ishin Refugjate ish Ismailet,Qemalet,Hamzate,Enveret, Mah-Mutet, Abdullahet para 33 vjeteve kurse bijte e tyre sot jane me Kombesi Greke sic kane qene para Osmaneve.

    Reply
  • Bedri says:
    June 9, 2022 at 2:33 pm

    Eshte vështire te funksionojnë ne menyrë unike BE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?