Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kasaphanë në Gaza, vriten teksa presin për ushqim, OKB: Ky është krim lufte
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kasaphanë në Gaza, vriten teksa presin për ushqim, OKB: Ky është krim lufte
BoteLajmi i fundit

Kasaphanë në Gaza, vriten teksa presin për ushqim, OKB: Ky është krim lufte

Published: June 3, 2025
Shpërndaje

Tragjedia në Gaza sa vjen e thellohet, me raportimet e fundit që flasin për një kasaphanë të vërtetë. Për të tridhjetë e tretën ditë me radhë, civilët vriten nga zjarri izraelit gjatë grumbullimit në pikat ku shpërndahet ushqimi.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e copëtuar, të paktën 40 vetë janë vrarë dhe mbi 208 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit, shkruan A2 CNN. Më herët, autoritetet e Rripit të Gazës, të drejtuara nga Hamasi, bënë me dije se 27 civilë kishin humbur jetën në mënyrën më tragjike, teksa prisnin radhën për të siguruar ushqim në Gazën jugore.

Një zëdhënës nga Agjencia për Mbrojtjen Civile në Gaza tha për BBC se zjarri kishte ardhur nga tanket, helikopterët dhe dronët. Mjekët përshkruajnë skena të një masakre.

- Publicitet -

“Shumë njerëz të plagosur po transportohen në spitale të lëvizshme. Janë me qindra, gati të gjithë me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Siç mund të shihni pas meje, i kemi të gjithë shtretërit plot; është një kasaphanë absolute. Dhe ka edhe më shumë njerëz në departamentin kryesor të emergjencës”, tha Victoria Rose, kirurge britanike.

Ajo që po ndodh në Gaza ka alarmuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Shefi për të Drejtat e Njeriut në OKB, Volker Turk, paralajmëroi se krimet kundër civilëve përbëjnë një krim lufte, ndërsa kërkoi një hetim të pavarur për vrasjet pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave gjatë ditëve të fundit.

Ndërkohë, ushtria izraelite u justifikua se kishte qëlluar pranë një qendre të shpërndarjes së ndihmave pasi kishte identifikuar atje disa militantë të dyshuar të Hamasit. Sipas saj, IDF po shqyrton pretendimet për viktima civile. Megjithatë, politika në Izrael ka refuzuar të angazhohet për një hetim të pavarur, siç kërkon OKB-ja.

Dëshmitarë raportuan se ishin qëlluar ndërsa prisnin për ushqim në një qendër në Rafah, të menaxhuar nga SHBA dhe fondacioni humanitar i Gazës, i mbështetur nga Izraeli, të dielën, ku thuhet se u shkaktuan 31 viktima. Por IDF mohoi që trupat e veta të kenë qëlluar ndaj qytetarëve pranë zonës, duke i cilësuar raportimet si fabrikim i pastër.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Arben says:
    June 3, 2025 at 3:46 pm

    Gjithë ne që shohim e kthejmë kokën anës tjetër jemi bashkëfajtorë në krim

    Reply
  • Jugu says:
    June 3, 2025 at 5:10 pm

    Eshte bote hipokrite. Te gjithe thjesht pretendojne per vlera njerezore, humane, te drejta civile, etc. etc. Atje po ndodh genocid por kujt ja mban te thoj nje llaf, se eshtet gati America te te pres qafen dhe veshet.
    Prandaj o njerez lerini Ramen e Berishen e Melonin e Makronin. Shikoni punen dhe familjen she i dilini zot vetes. Vlerat kane rene me kohe, eshte pragmatizmi dhe zotesia e gjithesecilit te mbijetoj dhe te perparoj ne kete jet apo loje jo te ndershme.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    June 3, 2025 at 10:07 pm

    Humanizmi ka vdekur, bota po shkatrrohet nga çifutët.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E dashur Europë…
  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  2. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  3. K R on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  4. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  5. Ik mër legen on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?