Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërcënimet e Trumpit për Groenlandën, Danimarka forcon praninë ushtarake në Arktik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kërcënimet e Trumpit për Groenlandën, Danimarka forcon praninë ushtarake në Arktik
AktualitetBote

Kërcënimet e Trumpit për Groenlandën, Danimarka forcon praninë ushtarake në Arktik

Published: January 28, 2025
Shpërndaje

Presidenti amerikan Trump ka shprehur vazhdimisht interes për Groenlandën, e cila zyrtarisht i përket Danimarkës. Tani qeveria daneze dëshiron të forcojë ushtrinë e saj në rajon.  Danimarka planifikon të investojë rreth dy miliardë euro për të rritur sigurinë në rajonin e rëndësishëm strategjik të Arktikut. Qeveria daneze ra dakord për këtë me një shumicë të gjerë të partive parlamentare dhe në bashkëpunim të ngushtë me qeveritë e ishujve Faroe dhe Groenlandës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Kopenhagë.

“Ne duhet të përballemi me faktin se  në Arktik dhe Atlantikun e Veriut ka sfida serioze për sigurinë dhe mbrojtjen”, tha ministri i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen. Prandaj  për sigurinë e rajonit do të investohen 14.6 miliardë korona (1.95 miliardë euro).

Më shumë anije dhe dronë danezë në Arktik

- Publicitet -

Paratë do të përdoren për të blerë tri anije të reja për Marinën Arktike, dy dronë shtesë me rreze të gjatë veprimi si dhe satelitë për një mbikëqyrje më të mirë. Pas më shumë se një dekade shkurtimesh drastike të shpenzimeve të mbrojtjes Danimarka caktoi në buxhetin e vitit të kaluar 190 miliardë korona daneze (rreth 25.5 miliardë euro) për ushtrinë e saj. Këtë para do të përdoren për një periudhë dhjetëvjeçare dhe një pjesë e tyre janë caktuar për Arktikun.

Megjithëse Danimarka është përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen e Groenlandës, prania e ushtrisë daneze në këtë ishull është e kufizuar. Danimarka ka aktualisht në Groenlandë katër anije të vjetëruara inspektimi, një avion vëzhgimi Challenger dhe dymbëdhjetë patrulla slitash me qen për të mbikqyryr një territor katër herë më të madh se Franca.

Marrëveshje e dytë për mbrojtjen brenda verës

Përveç forcimit të pranisë ushtarake Danimarka, ishujt Faroe dhe Groenlanda ranë dakord që deri në verë të negociojnë një marrëveshje të dytë për parandalimin dhe mbrojtjen. Situata e sigurisë e kërkon këtë, tha Ministria daneze e Mbrojtjes në deklaratën e saj. Qëllimi i marrëveshjes është të përmirësojë mbikqyrjen dhe të forcojë sovranitetin e rajoneve. Po ashtu rëndësi vendimtare ka edhe mbështetja e aleatëve të ngushtë dhe e NATO-s për të zgjidhur detyrat në Arktik dhe në Atlantikun e Veriut, për të forcuar mbrojtjen dhe sigurinë. Duke prezantuar marrëveshjen në Kopenhagë e ngarkuara e Groenlandës për politikën e jashtme, Vivian Motzfeldt, u shpreh për një ditë historike.

Pretendimet e Trumpit për Groenlandën

Njoftimi për marrëveshjen për mbrojtjen vjen në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump po përsërit vazhdimisht pretendimet e tij për ta vënë Groenlandën nën kontroll. Groenlanda, e cila ka rreth 57,000 banorë, ka rëndësi strategjike për SHBA-të, të cilat kanë aty një bazë të forcave ajrore me sistem paralajmërimi të hershëm për raketat balistike. Kryeqyteti i Groenlandës, Nuuk, është më afër Nju Jorkut sesa Kopenhagës. Nën akujt e Groenlandës ka gjithashtu burime të mëdha mineralesh.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?