Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Komisioneri Publik kërkon që kreut të KLP t’i hiqet për 15 vite e drejta për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Komisioneri Publik kërkon që kreut të KLP t’i hiqet për 15 vite e drejta për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë
KronikeLajmi i fundit

Komisioneri Publik kërkon që kreut të KLP t’i hiqet për 15 vite e drejta për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë

Published: April 29, 2024
Shpërndaje

Kolegji i Posaçëm i Apelimit po shqyrton sot çështjen e Alfred Ballës, kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut me argumentin se ky i fundit nuk gëzon statusin e magjistratit.

Alfred Balla u zgjodh në KLP, si kandidat i propozuar nga shoqëria civile, ndërkohë që ai me herët ka mbajtur postin e këshilltarit ligjore të Gjykatës së Lartë në vitin 2007.

Ndërkohë që Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Vettingut për Ballën, duke rikthyer në vëmendje se kreu i KLP nuk gëzon statusin e magjistratit.

- Publicitet -

Në përfundim të mandatit, Alfred Balla kërkon që të ushtrojë funksionin në një prej prokurorive të Apelit, por sipas Komisionerit Publik, Alfred Ballës i duhet hequr e drejta për 15 vite te ardhshme për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë pasi nuk gezon statusin e magjistratit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pritet të japë vendimmarrje për çështjen e kreut të KLP.

Pjesë nga vendimi:

Subjekti depozitoi në Komision një ankim ndaj vendimit të mospranimit të kërkesës për pezullimin e procesit të rivlerësimit.

  1. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit paraqiti opinionin se ankimi i paraqitur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (në vijim Kolegji) përmes Komisionit nuk duhet të pranohet nga ky i fundit dhe nuk duhet t’i përcillet/dërgohet Kolegjit, pasi ai vendim i ndërmjetëm procedural mund të ankimohej vetëm me një ankimim eventual kundër vendimit të Komisionit që ka gjykuar/rivlerësuar subjektin e rivlerësimit. Një vendim tjetër procedural do të binte në kundërshtim me ligjin dhe me një proces ekonomik gjyqësor.
  2. Trupi gjykues, me vendimin nr. 4, datë 30.1.2023, vendosi mospranimin e ankimit të subjektit të rivlerësimit. Vendimi i arsyetuar i është njoftuar subjektit të rivlerësimit.
  3. Subjekti i rivlerësimit, z. Alfred Balla, është emëruar këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë, me vendimin datë 2.4.2012, me gjyqtarin A.M. Z. Balla ka punuar për 5 vjet në këtë pozicion dhe me urdhrin nr. ***, datë 31.7.2017, “Për lirim nga detyra” të kryetarit të Gjykatës së Lartë, ai është liruar nga ky pozicion (këshilltar ligjor), pasi gjyqtarit M, pranë të cilit punonte, i ka mbaruar mandati.
  4. Rezultoi se subjekti ka plotësuar të gjitha dokumentet e nevojshme lidhur me procesin e Vettingut, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 84/2016. Për sa i përket kriterit të aftësisë profesionale , rezulton se z. Balla, ish-këshilltar ligjor i Gjykatës së Lartë, nuk mori pjesë në provimin për rivlerësimin kalimtar ex officio, të organizuar nga Shkolla e Magjistraturës në datat 7 dhe 8 maj 2018. 14. Kuvendi i Shqipërisë, me vendimin nr.

***

“Për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, ka përzgjedhur si anëtar nga Shoqëria Civile z. Balla. Ky vendim ka hyrë në fuqi në datën 14.2.2018. 15. Subjekti i rivlerësimit Alfred Balla ka depozituar në Komision në rrugë elektronike (me email) dokumentacionin4 e emërimit, lirimit nga detyra pranë Gjykatës së Lartë, si dhe dokumentacionin provues ligjor, në të cilin mbështet deklarimet dhe shpjegimet e lartpërmendura.

Komisioni mori informacion nga Kuvendi lidhur me procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e subjektit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

  1. Këshilli i Lartë Gjyqësor, me vendimin nr.***, datë 24.05.2023, vendosi “Përfundimin pa vendim përfundimtar të shqyrtimit të kërkesës për pasje /njohje të statusit të këshilltarit/ndihmësit ligjor jomagjistrat të Z. Alfred Balla, për shkak të heqjes dorë”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”
  3. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  5. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?