Jovan Bizhyti
Personalitetet e shquara të kombit mbeten përherë në ballë të panteonit të shoqërisë njerëzore, pavarësisht se koha dhe vitet pa kthim i lënë shpesh në hije, por vepra dhe kontributi historik i tyre mbesin të pavdekshme. Njeri prej tyre ishte dhe patrioti Besim Nuri, një emër i dëgjuar tashmë i një nga ngjarjeve më të rëndësishme në fillimet e shekullit XX, siç ishte Kongresi Historik i Lushnjes, i cili mbrojti fuqishëm fatet e shtetit shqiptar.
Në ato kohë, historia solli në vendin e duhur, njerëzit e duhur, për të realizuar ngjarje të rëndësishme dhe të veçanta për fatet e popullit tonë, të cilat Fuqitë e Mëdha e kishin bërë plaçkë tregu egzistencën e trojeve shqiptare. Shpallja e Pavarësisë në Vlorë në 28 nëntor 1912 nga patrioti i shquar Ismail Qemal Vlora, ishte një rreze e madhe drite për fatet e kombit tonë, e cila vite më pas, u bë lakmi e disa prej fuqive të mëdha të Europës dhe të shteteve fqinjë të Ballkanit.
Ishin vitet e përfundimit të Luftës së Parë Botrore 1918, pasojat e së cilës kishin lënë gjurmë të thella prapambetje e varfërie në popullin shqiptar. Vëndin e drejtonte Qeveria e Durrësit e drejtuar nga Turhan Pasha, i cili sapo kish nënshkruar dhe një marrëveshje të turpëshme me palën pushtuese italiane, një marrëveshje që ndante kompetencat administrative midis organeve vendase dhe atyre pushtuese. Në Lushnje, në ato kohë ishte kryetar Beledije (Bashkie), patrioti Besim Nuri, një emër tashmë i dëgjuar jo vetëm në Lushnje dhe në Myzeqe, por i njohur dhe në rrethet patriotike shqiptare. Ai vinte nga një familje patriote e qendrave të hershme urbane, siç ishte qyteti mbi 2400 vjeçar i Beratit, i lindur në 12 gusht 1883 në lagjen Mangalem, plotë 140 vjet më parë. Në moshën 21 vjeçare, ai studjonte në Stamboll dhe më pas në Itali, duke qenë kështu një djalë i shkolluar me plotë dije dhe me disa gjuhë të huaja si: osmanishte, persishte, frëngjishte dhe më pas gjuhën italiane.
Në vitin 1906, familja e tij (prindërit), për arsye ekonomike, vendosen në Lushnje, një qytet që sapo i kish mbushur 10 vite i njohur si qendër administrative e Kazasë së Myzeqesë, (më parë kjo qendër ishte në Karbunarë). Ndërsa të tjerët lartësoheshin nga fama dhe pasuria e familjeve, Besim Nuri e lartësoi veten dhe familjen me punën fisnike dhe veprimtarinë atdhetare idealiste të tij. Në vitin 1907, në Lushnje ai emërohet Sekretar i Çifligjeve të Pasurisë së Shtetit në Beledije (Bashki), Në atë kohë, 24 vjeçari Besim Nuri, ndihej një burrë i pjekur dhe zyrtar serioz e i përkushtuar. Në gjashtë vitet e punës së tij në këtë detyrë, ai la konsiderata të mira në popull, ku midis tjerash shkruhet në një “Çertifikatë vlerësimi”: “Për gjatë kohës së shërbimit si Sekretar i Çifligjeve të Pasurisë së Shtetit të sypërmueme të degës së Lushnjes, Besim Nuri e ka krye detyrën plotësisht me treguarje energjie dhe drejtësin e duhun, tue mos pas as ndonji pengim, si dhe ka pague plotësisht sasinë e pensionit…”. (Libri “Idealisti fisnik Besim Nuri”, me autorë, Andrea Liko dhe Dr. Niko Ferro. Lushnje 2021).
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore gusht-shtator 1918, e gjeti Besim Nurin si Kryetar i Beledijes (Bashkisë) së Lushnjes, pas një jete shumë aktive politike në krye të revoltave anti-osmane dhe të reformave anti-popullore të Qeverisë së Durrësit, i mbështetur nga masa e popullit dhe e miqëve të tij patriotë si: Vëllezërit Jakov e Llazar Bozo, Emin Vokopola, D. Arapi, Teki Libohova, Taq Bozo, M. Nezha, Sheh Karbunara e tjerë.
Ndër kohë, në Paris vijonin punimet e Konferencës së Paqes nga Fuqitë e Mëdha dhe prej andej vinin lajme gjithnjë e më të këqija për fatet e Shqipërisë. Si dhe shumë patriotë të tjerë shqiptarë, që e donin si jetën e tyre mëmëdheun, u angazhua me tërë fuqinë e tij dhe 35 vjeçari, kryetar i Beledijes së Myzeqesë, Besim Nuri. Në mjedisin patriotik shqiptar, në këto situata kritike, zjente gjithandej shqetësimi dhe nevoja e mbledhjes së një Kuvendi mbarë shqiptar, për rrëzimin e Qeverisë tradhtare të Durrësit dhe krijimin e një Qeverie për t’i dalë zot vendit, ku me vendimet e tij ti thoshin ndal planeve për coptimin e Shqipërisë. Ishte koha dhe momenti për ti dal zot vendit më shumë se kur.
Në Durrës, përpjekjet e patriotit Abdyl Ypi, ishin të pamundura të realizoheshin nga vet prezenca e qeverisë së Turhan Pashës. Edhe në Krujë nuk mund të mblidhej ky kongres, për faktin se Mustafa Kruja ishte ministër besnik i Turhan Pashës dhe i italianëve. Po ashtu në Elbasan, Tiranë apo Berat, influenca e Qeverisë së Durrësit ishte gjithashtu e pranishme dhe pasionantët e kësaj nisme nuk e mernin përsipër realizimin e kësaj pune kaq të madhe. Në Myzeqe, lindi ideja se Lushnja një qytet i vogël me një grup patriotësh idealist me Basim Nurin në krye, ishin gati të sakrifikonin gjithçka për t’iu përgjigjur situatës dhe momenteve kritike që kalonte vendi.
Në këto momente, kur po vihej në diskutim pavarësia e fituar pas rreth 500 vjet robërimi nga pushtimi osman, ishte nxjer në ankand tërësia territoriale e Shqipërisë dhe ashtu e përgjysmuar siç ishte pas pavarësisë së 1912-tës. Fqinjët lakmiqarë, po luanin të gjitha kartat me mbështetjen e fuqive të mëdha, për të coptuar edhe më tej kufijtë shqiptar, në mos për t’i fshirë krejtësisht nga harta territoret e saj. Në këto kushte, patrioti Besim Nuri, Kryetar i Beledijes së qytetit të vogël të Myzeqesë, i mbështetur dhe nga Nën/prefekti i sapo zgjedhur, Veli Vasjari, morën përsipër barrën e madhe, që ky Kongres mbarë shqiptarë të mbahej pikërisht në Myzeqe, në qytetin e vogël tashmë me histori rreth 30 vjeçare të Lushnjes, Ky do të ishte Kongresi themelues i shtetit modern shqiptar, ose si do të quhej i “Pavarësisë së dytë të Shqipërisë”, ndaj u dha dhe dakortsia e krerëve të kombit me Aqif Pashë Elbasanin në krye.
Pa humbur kohë, u thirrën Kryepleqtë e fshatrave të dëgjuara të Nahijes së Myzeqesë, bashkë me kryetarët e familjeve të mëdha të fiseve patriote, që do të mernin përsipër mbrojtjen, strehimin dhe ushqimin e dhjetra e qindra delegatëve, vullnetarëve e mbështetësve të këtij kuvendi të madh, pesha e të cilit e kalonte madhështinë e këtij qyteti të vogël me rreth 2800 banorë. Dhe ky takim u bë në 31 dhjetor 1919 në Teqenë e Karbunarës, ku vetëm pas tri javësh, në 21 janar 1920, ky Kuvend do bëhej realitet. Kjo qe e tërë filozofia pas vendimmarjes. Asnji kthim prapa, asnji mëdyshje. Siç mbetet e shkruar 100 e ca vite më parë në kujtimet e mësuesit patriot nga Karbunara, Ahmet Shehu, pjesëmarës në takimin e pleqësisë në Teqenë e Karbunarës, ku ai shkruan: “Myzeqarët u betuan se nuk do kursenin as shpirt e as gjak, që kjo mbledhje të mbahej me sukses në qytetin e Lushnjes”.(Andrea Liko dhe Dr. Niko Ferro, libri “Idealisti fisnik, Besim Nuri”, Monografi-2021).
Në Lushnjë nisën përgatitjet për organizimin e mbarëvajtjen e këtij kuvendi. U ngritë një komision iniciator me 28 anëtarë, burra patriotë të shquar nga Myzeqeja dhe krahinat e tjera me në krye patriotin Besim Nuri, kryetarin e Beledijes së Lushnjes dhe katundarisë së Myzeqesë. Anëtarë të komisionit ishin: Ferit Vokopola, Sheh Ibrahim Karbunara, Taulla Sinani, Emin Vokopola, Jakov Bozo, Llazar Bozo, Nebi Sefa, Qemal Mullai, Zija Mullai, Mustafa Vokopola, Eshref Frashëri, Jonuz Sefa, Bajram Haxhiu, Skënder Pojani, Kadri Jenisheri, Teki Libohova, Filip Papajani, Abedin Nepravishta, Andrea Papai, Qerim Arapi, Rasim Hoxha, Arif Kurti, Muntar Luarasi, Reshat (Hysni) Shazivari, Abdyl Azizi, Hasan Islam Like dhe Hamit Xheka. (AQSH. Dokumente të Kongresit Historik të Lushnjes, janar 1920}
Komisioni ndërtoi platformën e zhvillimit të Kongresit, listën e patriotëve pjesëmarës nga të gjitha krahinat mbarë shqiptare me ftesat përkatëse, masat mbrojtëse për zhvillimin normal të punimeve të kongresit, strehimin, ushqimin dhe mbështetjen popullore të Lushnjes dhe të gjithë Myzeqesë. Pavarësisht numrit të vogël të banorëve dhe haneve të qytetit, shtëpitë e lushnjarëve të gjitha pa përjashtim, u treguan të gatshme për të strehuar dhe pritur delegatët. Theksojmë se bujaria dhe mikpritja lushnjare shprehej kudo. U zgjidh gjithashtu edhe problemi i furnizimeve me ushqime, ku përveç Lushnjes, të gjitha fshatrat përreth saj do kontribuonin me ushqime sipas mundësive.
Në sallën ku do të mblidheshin delegatët u vendosën dy foto, njëra ishte e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti dhe tjetra e Patriotit Ismail Qemal bej Vlorës. Në qytet ishte vendosur rregulli e siguria, sipas porosive të Kryetarit Besim Nuri. Edhe alkoli ishte ndaluar përkohësisht në pijetoret e qytetit. Xhandarmëria bënte patrullime të shpeshta në rrugët kryesore, aty këtu dukeshin edhe ushtarë italianë. U ngritën dhe nën/komisionet për ndjekjen e detyrave. U caktuan dhe rojet për mikun anglez, konsullin Eden, që ishte i pranishëm në ato momente, ata ishin: Muç Bani, Sil Keqi, dhe Ram Dervishi. Firmëtari i Aktit të Pavarësisë së Vlorës për Myzeqenë, Zoti Qemal Mullai, u ngarkua të ideonte dhe prodhonte vulën e mbledhjes së kuvendit, ajo vulë që ruhet dhe sot e pa prekur. U vendos dhe godina e mbledhjes, një godinë e madhe dhe e bukur, siç ishte shtëpia hijerëndë e zotit Shaqo Fuga.
Nën/komisionet përbëheshin: për strehimin, Xhevdet Nepravishta, tregtari Andrea Papai, mësuesi Nikollaq Progri, drejtori i shkollës Izet Libohova dhe patrioti Kamber Ruli. Për furnizimin me ushqime u ngarkuan, Jonuz Sefa, Sil Prifti dhe Dervish Zylyfi, Mësuesi Nikollaq Progri, siguroi dhe bangat e shkollës e tryezat për sallën e delegatëve. Kryetari Besim Nuri, u morë vet direkt me ujësjellsin e qytetit, furrën e bukës, deri dhe me kafenetë, mëngjezoret, berberët dhe konakët për parinë e kuvendit. Sipas një shkrimi të gazetarit të mirënjohur, të ndjerit Astrit Nuri, shkruhet se kryetari Besim Nuri, ka paguar dhe rreth 80 franga ari për nevojat e Kongresit.
Ministri i Brendshëm i Qeverisë së Durrësit, Myfit bej Libohova, bëri disa përçapje për të penguar mbledhjen e këtij kuvendi. Në bashkëpunim me forcat italiane organizuan një batalion xhandarësh e mercenarësh të përgatitur në Gjirokastër, të cilët nisën marshimin drejtë Myzeqesë dhe konkretisht drejtë qytetit të Lushnjes. Organizatorët e kuvendit ishin mbledhur të gjithë në konakët e Vokopolëve në qendër të qytetit. Konsulli anglez, Eden, një aktor aktiv dhe i fuqishëm, që ishte njëkohësisht dhe garanci e fuqive perëndimore, nga informacionet që kishte, erdhi në mbrëmje vonë disi i merakosur dhe u tha të pranishmëve: “Po nuk ndodhi gjë sonte natën, atëhere shqiptarët duhet t’ua dinë tërë jetën për faleminderit popullit të Lushnjes dhe të gjithë Myzeqesë”. Besim Nuri u ngritë në këmbë me peshën e përgjegjësisë që ndjente mbi vete:
-Asgjë s’ka për të ndodhur Zoti Konsull dhe kryqëzoi shikimin me Llazar Bozon dhe Taulla Sinanin, të ngarkuar me forcat mbrojtëse të kongresit. Sipas dokumentave të Muzeut historik të Lushnjes, forcat ushtarake të Myfit Libohovës, u ndeshën me forcat mbrojtëse të kongresit nga fshatarësia e zonës së Libofshës e Bubullimës në dalje të Fierit afër fshatit Kolonjë, dhe u shpartalluan tërësishtë. Forcat e Myzeqesë ishin përqëndruar mbi 350 forca vullnetare në zonën Libofshë-Bubullimë-Kolonjë me në krye Zoi Ndreko, Nasi Lepuri dhe Sil Keqi. Nga zona e Dumresë ishin angazhuar rreth 300 forca të drejtuara nga Demir Arapi dhe Dalip Hasko, nga zona e Fiersheganit rreth 220 forca nën drejtimin e Pal Kadillarit, Ngjel Çukos dhe Lam Shtëmbarit, nga zona e Dushkut dhe e Çermës rreth 150 forca nën drejtimin e Selman Arapit e tjera. Më 18 janar, filluan të vijnë në Lushnje, fuqitë e para vullnetare të armatosura edhe nga rrethet e tjera. Po kështu me porosi të Aqif Pashë Elbasanit, erdhën 100 veta të armatosur vullnetarë nga Elbasani. Mbi 300 vullnetarë erdhën nga zona e Skraparit, nën komandën e Riza Cerovës. Të tjera forca erdhën edhe nga Korça, Mirdita, Mati, Shkodra, Dibra e tjera, pra nga e gjithë Shqipëria. (Historiku i Luftës ANÇl. i rrethit të Lushnjes, botim i vitit 2005).
Përfaqësuesit e krahinave, që u mblodhën në Lushnjë nga të gjitha anët e Shqipërisë, ishin të vendosur të bënin bashkimin kombëtar, t’i jepnin fund anarkisë, të ndërtonin një shtet shqiptar të përqendruar mbi forcat e tij dhe të pavarur. Kjo ishte e vetmja rrugë shpëtimi. Por kjo u prishte planet atyre që vepronin si agjentë e të huajve dhe që kishin varur shpresat e ambicieve të tyre tek të huajt. Prandaj disa anëtarë të Qeverisë së Durrësit, organizuan dhunë e reprezalie, deri dhe vrasjen e patriotit kavajas, Abdyl Ypi, që ishte një nga iniciatorët e mbledhjes së Kongresit. Megjithë këto vështirësi e pengesa, detyra dhe përgjegjësitë e mara u çuan deri në fund.
Në këto rrethana, Kongresi nuk u tund as nga këto kërcënime, as nga vështirësitë e gjendjes kaotike që ekzistonte në Shqipëri që pas Luftës së Parë Botërore e deri në prak të vitit 1920. Delegatët nga të gjitha krahinat, u drejtuan drejtë Kuvendit në Lushnje në Myzeqe. Përfaqësuesit sipas krahinave ishin: Nga prefektura e Durrësit: Abdi Bej Toptani, Irfan Ohri, Mytesim Këlliçi, Rexhep Jella, Shazivar Alltuni, Xhaferr Ypi. Nga Malësia e Gjakovës: Hasan Batusha, Xhemal Bej Bushati. Nga Prefektura e Dibrës: Ahmet Zogu, Dine Dema, Dine Nasuh Maqellara, Ramiz Daçi. Nga prefektura e Shkodrës: Ejup Sabri Bushati, Hoxha Kadri, Mati Logoreci, Ndoc Çoba, Rexhep Shala, Xhemal Naibi. Prefektura e Elbasanit: Aqif Pashë Elbasani, Adem Gjinishi, Asllan Shahini, Filip Papajani, Kasëm Sejdini, Qazim Dyrmishi, Sali Ceka. Prefektura e Korçës: Beqir Rusi, Eshref Frashëri, Gjokë Ndini Gusho, Idhomen Kosturi, Koço Kota, Sali Butka, Selaudin Blloshmi. Prefektura e Beratit: Bektash Cakrani, Hysen Nikolica, Iliaz Vrioni, Kamber Belishova, Llambi Goxhomani, Llazar Bozo, Spiro Popa, Sheh Ibrahim Karbunara dhe Ferit Vokopola. Prefektura e Vlorës: Dhimitër Qypi, Myqerem Hamzaraj, Qazim Kokoshi dhe Ymer Ali Radhima. Prefektura e Gjirokastrës: Ali Këlcyra, Ali Kumbaro, Arshi Shehu, Dervish Seit Grosha, Kasem Radovicka, Kiço Koçi, Rasim Babameto, Shezai Çomo, Spiro Kosova dhe Veli Hashorva. Erdhën dhe patriotë të tjerë, edhe nga diaspora: Luigj Bumçi, Mehmet Konica, Dr. Mihal Turtulli, Sulejman Delvina, Ali Riza Kolonja, Sotir Peçi e tjerë. (AQSH. Dokumente të Kongresit Historik të Lushnjes, janar 1920)
Kongresi i Lushnjes, u shpall si një Kuvend Kombëtar i plotfuqishëm, që i tregoi botës se Shqipëria ishte e pavarur dhe e pandashme dhe iu përvesh punës për organizimin e shtetit shqiptar. Intrigat dhe kanosjet e fqinjëve e kishin neveritur popullin aq shumë, sa që ai e pa Kongresin si një forcë shpëtimi dhe e mbështeti, e brohoriti me tërë entuziazmin nacionalist të asaj kohe, duke iu dalë kundër intrigave të jashtme dhe planeve të copëtimit që bëheshin në Konferencën e Paqes. Kongresi i Lushnjes nisi të veprojë si i vetmi autoritet i Shqipërisë, me fuqi sovrane. Hartoi statutin e shtetit shqiptar me një Këshillë të Naltë në krye, zgjodhi sistemin e parlamentarizmit shtetror, vendosi që Tirana të jetë kryeqytet i Shqipërisë dhe i dha vendit një Qeveri të ligjshme, e cila iu vu me energji organizimit të administratës, të xhandarmerisë, ushtrisë, të shkollave për zhvillimin e arsimit shqiptar dhe u mundua t’i jepte fund anarkisë. Në pak kohe, Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës, u njoh prej të gjithë shqiptarëve dhe u formua kështu një qendër rreth së cilës mund të mblidheshin energjitë e kombit.
Kongresi pas shumë diskutimesh, vendosi të bëheshin protestat më të ashpra kundër vendimit të Fuqive të Mëdha, për moszbatimin e Paktit të Fshehtë të Londrës, i 26 Prillit 1915, i cili sanksiononte copëtimin e Shqipërisë. Në dhjetor 1919, Fuqitë e Mëdha ishin marrë vesh të kënaqnin pretendimin e Italisë për sovranitetin ndaj Vlorës dhe të Greqisë që të pushtonte krahinën e Gjirokastrës, si hap i parë drejtë aneksimit. Mbledhja analizoi qëndrimin e qeverisë së përkohshme të Durrësit, si për situatën e brendshme, ashtu dhe në atë të jashtme. Në përfundim, u pranua që ajo qeveri kishte vepruar jashtë programit, që ishte mbajtur në 25 Dhjetor të vitit 1918-të në Kuvendin e Durrësit.
Rëndësia e veçantë e Kongresit të Lushnjës ishte rimëkëmbja e shtetit shqiptarë, për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale. Kongresi vendosi unanimisht, të shpalli të shkarkuar Qeverinë e Përkohshme të Durrësit, bashkë me të edhe delegacionin zyrtar të dërguar prej saj në Konferencën e Paqes. Ai caktoi një delegacion të ri të përbërë nga: Luigj Bumçi, Mehmet Bej Konica, Mihal Turtulli dhe Sulejman Delvina. Kongresi zgjodhi gjithashtu një Këshill Kombëtar, i cili do të luante rolin e parlamentit. U zgjodh edhe qeveria e kryesuar nga Sulejman Delvina Kryeministër. Në seancën e pestë, që u mbajt më 31 Janar pasdite, kongresi zgjodhi anëtarët e Senatit. Një vendim i rëndësishëm ishte që Tirana u caktua kryeqytet i Shqipërisë.
Rëndësia e vendimeve të Kongresit të Lushnjes u dukën që në ditët e më vonshme. Ushtria e shtetit të ri shqiptar, bëri që me luftën heroike të popullit të Vlorës, u hodh në det ushtria Italiane dhe Shqipëria mbeti automatikisht shtet i pavarur. Kjo ishte arsyeja që Shqipëria në shtator u pranua në Lidhjen e Kombeve. Kongresi i Lushnjes i tregoi botës se, Shqipëria ishte e pavarur dhe e pandashme, çka do të thoshte se shqiptarët, trimat e Skënderbeut, do të luftonin deri në pikën e fundit të gjakut, për çlirimin e këtij vendi.
Vetëm 45 ditë nga përfundimet e punimeve të Kongresit të Lushnjës, Besim Nuri nën përgjegjësinë që ndjente si patriot dhe kontribuues madhor në kuvendin mbarë kombëtar, që mori vendime të rëndësishme për pavarësinë dhe mbrojtjen e territoreve shqiptare, ndërmori një tjetër akt të një rëndësie historike për fatet e Shqipëroisë. Kjo u duk kur ai ngriti zërin deri në Kancelaritë më të larta botërore, duke i shkruar një letër dhe ish Presidentit të Amerikës Z. Uillson në 17 mars 1920, ku spikat fryma patriotike, atdhedashuria për t’iu gjendur vatanit në ditët më të vështira të copëtimit nga lakmitë e shovinistëve fqinjë. Gjithashtu, kryebashkiaku Besim Nuri, paraqitet si një burrë inteligjent, i kulturuar, njohës i situatës botërore, duke zgjedhur një mik të tillë me peshë si, Presidenti Amerikan, duke i kërkuar ndihmën shpëtimtare të vendit tonë.
Ja teksti origjinal i letrës:
“Shkëlqesisë së tij, Zotit Uillson, Kryetar t’Amerikës i Shteteve të Bashkueme Uashington!
Shqiptarët që kanë mbështetun tanë shpresat e gjallnisë mbi shtyllën apostole të parimevet fisnike të Shkëlqesisë S’Uaj, sot iu luten të pranoni falënderjet e paraqituna përkundrejt zanit të nalt e mëshirmadh që jeni tue kryer për shpëtimin e Atdheut të tyne. I nalti Kryetar, shpëtoni një popull që asht m’i vjetri në Ballkan e që ka drejtu vështrimet e shpëtimit t’Ekselenca Juaj dhe mo i lini me derdh gjakun e me vdek përpara lakmimevet imperialiste të fqinjëvet veç sigurimin e kufijvet të 1913-tës. Ju lutem me fuqinë e shpirtit mos pëlqeni as pak krasitje të pa arsyshme si mbi Kosovë e Çamëri, mbi kufijtë natyral etnografik të Shkëlqesisë S’Uaj që nuk mund me kjen të ndara nga Mëma e tyne Shqipni. Ju lutemi në emën të popullit pranoni nderimet tona krejt besnike”.
Kryetari i Katundarisë së Lushnjes e Myzeqersë
Besim Sadush Nuri
Lushnje më 17.03.1920
(Dokumente në Arkivën e Muzeut Historik të Lushnjes)
Ky ishte patrioti Besim Nuri, që vite më pas u burgos e u torturua nga qeveria fashiste italiane dhe më pas nga ajo e Ahmet Zogut, deri sa vdiq në Lushnje në 17 mars 1935, plotë 52 vjeç. U varros sipas amanetit të tij në kodrinën në dalje të Lushnjes kur shkon për në Berat, që mban emrin,”Kodra e Kalifasë” dhe varri i tij për gjithë ato vite lufte e më pas, u harrua i braktisur si dhe i shumë patriotëve të tjerë për rreth 80 vite. Me iniciativën e drejtuesve të muzeut historik të Lushnjes në 27 shkurt 2014, u zbulua varri i tij dhe një pllakë e shkruar me gërma të skalitura nga osmanishtja e vjetër, ku në shqipërim thuhej: “Qendro o ti, që pas kësaj fle Besim Nuri”! Bashkia e Lushnjes, pas shumë dekadash i harruar, vitet e fundit e ka nderuar atë me titullin, “Qytetar nderi i Lushnjes” pas vdekjes dhe në mjedisin para shtëpisë së Kongresit, është vendosur busti i tij..
Ai la pas dy djem e një vajzë. Djemtë, Faredini dhe Qenani u bënë gjithashtu të shquar, jo më në politikë si i ati, por në fusha të tjera, në ekonomi e në shkencë. Faredin Nuri u shqua si projektues i shumë veprave hidro-teknike bonifikuese anë e mbanë Shqipërisë, ndërsa Qenan Nuri, u shqua si shkencëtar e pedagog i kultivimit të bletarisë në Shqipëri.
Shqiptarët numerikisht më shumë se sa serbët, Serbia manipulon numrin e serbëve të Serbisë duke e deklaruar 2,5-fish se sa është në të vërtetë
Të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë. Kurse të gjithë serbët janë vetëm 5,2 milionë. Pra serbët janë më pak se sa gjysma e shqiptarëve edhe kjo është shumë e rëndësishme për ta ditur.
Popullsia serbe e Serbisë pa Vojvodinën deklarohet 2,5-fish se sa është në të vërtetë. Në Serbi janë vetëm 1,8 milionë serbë. Kurse në Vojvodinë janë 1 milion serbë edhe ky numër është i vërtetë. Numri i serbëve në Vojvodinë, Kroaci edhe Bosnje deklarohet i vërtetë edhe nuk manipulohet. Kurse Serbia e ka deklaruar 2,5-fish numrin e popullsisë serbe të Serbisë që në shekullin e XIX, në gjithë shekullin e XX edhe në shekullin e XXI. Kur e ka filluar Serbia këtë manipulim nuk e ka pasur Vojvodinën. Qellimi i këtij manipulimi është që të duken serbët numerikisht si popull më i madh edhe për të përligjur me këtë manipulim dominancën serbe në të gjithë Serbinë e Madhe.
Ky manipulim i Serbisë me numrin e popullsisë vërtetohet lehtësisht duke e krahasuar dëndësinë e popullsisë së Serbisë me të gjitha vendet fqinje të Serbisë. Gjithashtu akoma më i saktë edhe madje i pakundërshtueshëm është vërtetimi i këtij manipulimi me Google Earth ose edhe Google Maps duke kontrolluar madhësinë e sipërfaqeve të qyteteve të Serbisë me dëndësinë e popullsisë që dihet shumë mirë se sa është dëndësia e popullsisë. Kjo vërtetohet me të gjitha qytetet e Serbisë. Manipulimi i Serbisë me numrin e popullsisë ka qënë çelësi i suksesit të Serbisë gjatë të gjithë shekullit të XX.
Serbët në Serbi edhe Vojvodinë janë vetëm 2,8 milionë banorë rezidentë edhe kanë edhe 400 mijë emigrantë. Serbia pa Vojvodinën ka gjithsej me emigrantët vetëm 2,1 milionë shtetas serbë. Kurse Vojvodina ka gjithsej me emigrantët vetëm 1,1 milionë shtetas serbë. Pra Serbia ka gjithsej vetëm 3,2 milionë shtetas serbë me emigrantët.
Tirana është më e madhe se sa Beogradi. Bëhet fjalë për Tiranën e Madhe me Kamzën, Kasharin, Paskuqanin, Farkën e Shkozën me gjithsej 100 km². Kurse Beogradi ka gjithsej me të gjitha pjesët e qytetit vetëm 80 km². Kjo mund të kontrollohet lehtësisht me Google Earth ose edhe Google Maps. Tirana ka 800 mijë banorë. Kurse Beogradi ka vetëm 500 mijë banorë edhe jo 1,4 milionë banorë si mashtron Serbia duke e deklaruar 2,5-fish se sa është në të vërtetë. Por me emigrantët Tirana ka gjithsej 1.050.000 qytetarë kurse Beogradi ka me emigrantët gjithsej vetëm 550.000 qytetarë.
Në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin 2,2 milionë shqiptarë në Kosovë edhe 1 milionë shqiptarë nga Kosova ishin emigrantë. Kurse Lugina e Preshevës ka pasur 120 mijë shqiparë edhe 50 mijë emigrantë shqiparë pra gjithsej Lugina e Preshevës ka pasur 170 mijë shqiparë. Prandaj Kosova e Lugina kishin atëherë 3,4 milionë shqiptarë me emigrantët. Kurse serbët e Serbisë e të Vojvodinës ishin 3,2 milionë atëherë me emigrantët sepse serbët kanë që në vitet 1980-ta që nuk shtohen më se e kanë numrin e lindjeve për grua mesatarisht 1,6 edhe kjo është e pamjaftueshme për shtim të popullsisë.
Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës e Luginës ishin numerikisht 200 mijë më shumë se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Në vitet 1980-ta Akademia e shkencave e Serbisë në Beograd i paralajmëroi serbët se në 1997 shqiptarët e Kosovës e Luginës do bëheshin numerikisht më shumë se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Edhe në të vërtetë kjo prognozë e popullsisë u realizua sepse shqiptarët e Kosovës e Luginës u bënë më të shumtë në numër se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës.
Nëse shqiptarët do e kishin ditur këtë të vërtetë të madhe do i ishin bashkuar më shumë shqiptarë UÇK-së edhe jo vetëm 20 mijë por më shumë se 150 mijë. Kjo do ishte e arritëshme me furnizim me më shumë armë e municione nga Shqipëria sepse Shqipëria ka pasur gjithsej 1,2 milionë armë. Do kishte qënë e lehtë që UÇK të kishte madje edhe më shumë ushtarë se sa ushtria e paramilitarët serbë. Me aq shumë ushtarë UÇK do e kishte çliruar shumë shpejt vet Kosovën edhe madje pa ndihmën e NATOs. Ashtu do ishte arritur që shqiptarët të vazhdonin të qendronin në Veri të Kosovës edhe komunat e Veriut do drejtoheshin nga shqiptarët sepse shqiptarët do vazhdonin të ishin shumica e popullsisë në komunat e Veriut.
Në Kosovë janë vetëm 40 mijë serbë edhe jo 100 mijë serbë si deklarohet. Kurse para 1999 në Kosovë ishin vetëm 80 mijë serbë edhe jo 200 mijë serbë si deklarohej nga Serbia. Gjithëmonë Serbia e ka deklaruar 2,5-fish më të madh numrin e serbëve në Kosovë ashtu si ka bërë edhe për Serbinë. Shqiptarët para 1999 ishin shumica e popullsisë në Veriun e Kosovës.
Të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë. Shqiptarët janë sa 2,5-fishi i serbëve. Pra serbët janë vetëm sa 40 % e shqiptarëve edhe kjo domethënë që serbët janë më pak se sa gjysma e shqiptarëve Kjo është shumë e rëndësishme për ta ditur.
Kurse të gjithë serbët e Serbisë (2,1 milionë serbë), Kosovës (40 mijë serbë), Vojvodinës (1,1 milionë serbë), Maqedonisë (40 mijë serbë), Rumanisë (20 mijë serbë), Kroacisë (200 mijë serbë) dhe Bosnjes (1,7 milionë serbë) bashkë janë vetëm 5,2 milionë. Malazezët nuk përfshihen në këtë shifër.
Shqiptarët në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin gjithsej 8,8 milionë kurse serbët ishin gjithsej vetëm 5,2 milionë. Nëse shqiptarët do e kishin ditur që ishin numerikisht më shumë se sa serbët do kishin luftuar shumë më shumë shqiptarë me UÇK edhe UÇK do e kishte çliruar vet Kosovën pa ndihmën e NATOs. Shqiptarët në 1991 ishin 7,5 milionë. Pra shqiptarët edhe në 1991 ishin numerikisht më shumë se sa serbët që ishin 5,8 milionë. Edhe në 1981 Shqiptarët ishin më shumë se sa serbët sepse shqiptarët ishin 6,2 milionë kurse serbët ishin vetëm 5 milionë.
I njëjti manipulim bëhet edhe me malazezët. Të gjithë malazezët edhe këtu përfshihen edhe malazezët që deklarohen serbë janë vetëm 200 mijë por zyrtarisht gënjehet duke deklaruar 500 mijë malazezë dhe serbë në Mal të Zi. Nga të gjithë malazezët 60 % e deklarojnë veten malazezë edhe këta janë pra 120 mijë. Kurse 40 % e deklarojnë veten serbë edhe këta janë pra 80 mijë.
Kurse numri i sllavo-maqedonasve në Maqedoni deklarohet 1.5-fish më shumë pra 50 % më shumë se sa është në të vërtetë. Në Maqedoni janë 700 mijë sllavo-maqedonas edhe janë edhe 120 mijë emigrantë pra gjithësej ata janë 820 mijë. Shqiptarët në Maqedoni janë pak më shumë se 2-fishi i sllavo-maqedonasve se janë 1,48 milionë shqiptarë në Maqedoni edhe me emigrantët ata janë 1,75 milionë shqiptarë.
Në Maqedoni janë 1.480.000 shqiptarë edhe shqiptarët përbëjnë me 64 % shumicën absolute të popullsisë
Shqiptarët janë afërsisht 1.480.000 në Maqedoni e janë edhe 270.000 emigrantë shqiptarë. Pra gjithsej shqiptarët e Maqedonisë janë 1.750.000. Numri i lindjeve të shqiptarëve në Maqedoni është afërsisht 28.000 në vit, lindshmëria është 2 % epopullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6 %. Në të gjitha shkollat 9-vjeçare në Maqedoni janë 240 mijë nxënës shqiptarë edhe numri i nxënësve vërteton që në Maqedoni banojnë 1,48 milionë shqiptarë.
Shqiptarët janë shumica absolute e popullsisë në Shkup, Dibër, Strugë, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Krushevë, Çashkë dhe Dollnen. Shqiptarët janë me afërsisht 68 % shumica absolute e popullsisë në Shkup. Më herët shqiptarët kanë qënë shumica absolute e popullsisë edhe në Manastir, Ohër, Resnje, Përlep dhe Veles. Në 1912 në territorin e Maqedonisë së sotme banonin 650.000 shqiptarë dhe 400.000 sllavo-maqedonas. Shqiptarët ishin para 1912 me mbi 61 % shumica absolute e popullsisë në territorin e Maqedonisë së sotme.
Dihet që në të gjitha regjistrimet e popullsisë në Maqedoni numri i shqiptarëve është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë sepse të gjitha regjistrimet e popullsisë në Maqedoni kanë qënë të manipuluara. Numri i sllavo-maqedonasve është 700 mijë edhe me 120 mijë emigrantët janë gjithsej 820 mijë. Por nga këta janë afërsisht 200 mijë shqiptarë që deklarohen sllavo-maqedonas edhe janë shumë të asimiluar. Minoritetet e tjera janë 200 mijë.
Numri i shtetasve të Maqedonisë është gjithsej 2,77 milionë dhe shqiptarët përbëjnë me 64 % shumicën absolute të popullsisë sepse janë 1,75 milionë shqiptarë. Maqedonia është shteti i tretë me popullsi shumicë shqiptare. Përqindja e emigrantëve të shqiptarëve edhe të sllavo-maqedonasve është me afërsisht 15 % e barabartë.
Shqiptarët në Maqedoni janë pak më shumë se 2-fishi i sllavo-maqedonasve. Prandaj shqiptarët janë në Maqedoni numerikisht plotësisht superiorë ndaj sllavo-maqedonasve.
Kosova ka 3.250.000 shqiptarë edhe me emigrantët ka gjithsej 4.800.000 shqiptarë
Numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua në regjistrimin e popullsisë në 2011 qellimisht vetëm 1,6 milionë dhe duket qartë që është një mashtrim i qellimshëm sepse ky numër është i njëjtë me numrin që deklaroi Serbia me Millosheviçin në regjistrimin e 1991 në Kosovë. Në fakt në 1991 në Kosovë banonin afërsisht 2.200.000 shqiptarë dhe afërsisht 350.000 shqiptarë ishin emigrantë. Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës në 1991 ishin gjithsej afërsisht 2.550.000. Në të vërtetë në 2011 ishin rreth 2.750.000 shqiptarë banorë rezidentë në Kosovë.
Edhe qeveritë e Kosovës tani pas 2011 ashtu po vazhdojnë të deklarojnë vetëm 1,6 milionë shqiptarë sa deklaroi edhe Millosheviçi në 1991. Kjo është shumë qesharake. Ky mashtrim u bë që numri i shqiptarëve në Kosovë të duket sa më i ulët dhe Kosova të duket sa më multietnike. Me këtë mashtrim kërkohet të arrihet që shqiptarët të mos dinë se sa shumë që janë edhe t’i konsiderojnë shqiptarët e Kosovës numerikisht të pakët në krahasim me serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Kjo është mënyra që influencon që shqiptarët e Kosovës të mos kënë iniciativë për veprime politike kombëtare shqiptare.
Numri i lindjeve të shqiptarëve në Kosovë është afërsisht 60.000 në vit. Lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%. Në 2002 në Kosovë banonin 2,4 milionë shqiptarë. Dihet që në kohën e pushtimit serb në të gjitha regjistrimet e popullsisë në 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981 e 1991 numri i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë.
Aktualisht në Kosovë banojnë 3.250.000 shqiptarë. Në Kosovë qeveritë gjithmonë kanë gënjyer për numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve. Në të gjitha shkollat 9-vjeçare në Kosovë janë 510.000 nxënës shqiptarë edhe numri i nxënësve vërteton që në Kosovë banojnë 3.250.000 shqiptarë. Numri i emigrantëve shqiptarë nga Kosova është rreth 1.550.000 në vendet e Europës, SHBA, Kanada dhe Australi. Kosova ka me emigrantët shqiptarë gjithsej afërsisht 4.800.000 shqiptarë.
Shqiptarët e Kosovës e kanë pasur numrin mesatar të lindjeve për grua pra fertilitetin 5,6 fëmijë në 1981, 4,4 fëmijë në 1991, 3,8 fëmijë në 2001 edhe 2,6 fëmijë në 2011. Nga 2011 deri në 2021 numri mesatar i lindjeve për grua ka qënë i qendrueshëm me 2,6 fëmijë. Lindshmëria ishte 3,8 % e popullsisë në 1981, 3,2 % në 1991, 2,8 % në 2001 edhe 2,0 % në 2011. Nga 2011 deri në 2021 lindshmëria ka qënë e qendrueshme me 2,0 % në vit.
Në Kosovë janë vetëm 50 mijë serbë edhe jo 100 mijë serbë si gënjehet me deklaratat zyrtare. Kurse para 1999 në Kosovë ishin vetëm 100 mijë serbë edhe jo 200 mijë serbë si deklarohej nga Serbia. Gjithëmonë Serbia e ka deklaruar 2-fish më të madh numrin e serbëve në Kosovë. Shqiptarët para 1999 ishin shumica e popullsisë në Veriun e Kosovës.
Shqiptarët përbëjnë me 3,25 milionë gjithsej 97 % të të gjithë popullsisë së Kosovës. Kurse minoritetet janë gjithsej vetëm 100 mijë. Minoritetet përbëhen nga 50 mijë serbë, 25 mijë boshnjakë edhe 25 mijë romë. Vetëm 1,5 % e të gjithë popullsisë së Kosovës janë serbët edhe jo 6 % si gënjehet me deklaratat zyrtare.
Shqiptarët në Kosovë janë 3.25 milionë edhe në Luginën e Preshevës janë 180 mijë. Shqiptarët e Kosovës edhe të Preshevës janë më shumë se sa serbët e Serbisë edhe të Vojvodinës bashkë. Kurse me emigrantët janë akoma më shumë se Kosova ka 1,55 milionë emigrantë pra gjithsej Kosova ka 4,8 milionë shqiptarë edhe Lugina e Preshevës ka 250 mijë shqiptarë me emigrantët. Pra gjithsej Kosova e Lugina kanë 5.050.000 shqiptarë kurse Serbia me Vojvodinën kanë vetëm 3.800.000 serbë me emigrantët. Pa emigrantët Serbia e Vojvodina kanë vetëm 3.400.000 serbë sepse kanë 400 mijë emigrantë serbë.
Në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin 2,2 milionë shqiptarë në Kosovë edhe 1 milionë shqiptarë nga Kosova ishin emigrantë. Kurse Lugina e Preshevës ka pasur 120 mijë shqiparë edhe 50 mijë emigrantë shqiparë pra gjithsej Lugina e Preshevës ka pasur 170 mijë shqiparë. Prandaj Kosova e Lugina kishin atëherë 3,4 milionë shqiptarë me emigrantët. Kurse serbët e Serbisë e të Vojvodinës 3,8 milionë ishin atëherë me emigrantët sepse serbët kanë që në vitet 1980-ta që nuk shtohen më se e kanë numrin e lindjeve për grua mesatarisht 1,6 edhe kjo është e pamjaftueshme për shtim të popullsisë.
Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës e Luginës ishin numerikisht gati të barabartë me serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Nëse shqiptarët do e kishin ditur këtë të vërtetë të madhe do i ishin bashkuar më shumë shqiptarë UÇK-së edhe jo vetëm 20 mijë por më shumë se 100 mijë. Do kishte qënë e lehtë që UÇK të kishte madje edhe më shumë ushtarë se sa ushtria e paramilitarët serbë. Me aq shumë ushtarë UÇK do e kishte çliruar shumë shpejt vet Kosovën edhe madje pa ndihmën e NATOs. Ashtu do ishte arritur që shqiptarët të vazhdonin të qendronin në Veri të Kosovës edhe komunat e Veriut do drejtoheshin nga shqiptarët sepse shqiptarët do vazhdonin të ishin shumica e popullsisë në komunat e Veriut.
Lugina e Preshevës ka 250 mijë shqiptarë, Mali i Zi ka 120 mijë shqiptarë
Në Luginën e Preshevës banojnë 180 mijë shqiptarë dhe jo 100 mijë si deklarohet. Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë me emigrantët 250 mijë.
Lugina e Preshevës ka rreth 750 km² edhe me 180 mijë shqiptarë e ka dëndësinë e popullsisë 240 banorë për km² edhe kjo është më shumë se sa Italia që e ka 200 banorë pë km².
Italia ka dëndësinë më të madhe të popullsisë në të gjithë Bashkimin Europian.
Kurse Kosova e ka dëndësinë e popullsisë 310 banorë për km² edhe me emigrantët e ka madje 450 banorë për km². Kosova ka dëndësinë më të madhe të popullsisë në të gjithë kontinentin europian edhe e ka madje më shumë se sa Italia.
Shqipëria e ka dëndësinë e popullsisë 155 banorë pë km² edhe me emigrantët e ka madje 204 banorë për km². Kjo domethënë që Shqipëria e ka dëndësinë e popullsisë me emigrantët pak më shumë se sa Italia.
Shqiptarët në Mal të Zi janë 80 mijë dhe jo 30 mijë si deklarohet qellimisht më pak nga Mali i Zi. Shqiptarët e Malit të Zi janë me emigrantët 120 mijë. Këta janë vetëm ata që deklarohen shqiptarë sepse Mali i Zi ka edhe 280 mijë shqiptarë që deklarohen boshnjakë. Pra gjithsej Mali i Zi ka 400 mijë shqiptarë. Kurse malazezët edhe serbët e Malit të Zi janë gjithsej vetëm 250 mijë. Mali i Zi ka 650 mijë shtetas edhe nga këta shqiptarët janë gjithsej 400 mijë.
Kjo domethënë që shqiptarët përbëjnë me 62 % shumicën absolute të popullsisë së Malit të Zi. Në të vërtetë Mali i Zi është shteti i katërtë që e ka shumicën e popullsisë shqiptare.
Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe me emigrantët ka gjithsej 5.850.000 shtetas
Shqipëria ka 4.450.000 banorë dhe jo 2.820.000 banorë si deklaron INSTATi. Numri i emigrantëve është 1.400.000 edhe gjithsej Shqipëria ka 5.850.000 shtetas. Demografia edhe numri i popullsisë janë shumë të rëndësishme për të gjitha fushat kombëtare, ekonomike, sociale, politike edhe ushtarake të vendit. Në Shqipëri janë manipuluar pas 1990 qellimisht në të gjitha vitet numri i lindjeve, i nxënësve, i emigrantëve edhe i gjithë popullsisë nga të gjitha qeveritë e Shqipërisë edhe INSTATi. Gjithashtu edhe të dhënat e regjistrimeve të popullsisë të viteve 2001 e 2011 që u deklaruan nga qeveritë dhe INSTATi ishin plotësisht të manipuluara duke e deklaruar popullsinë më pak. Dihet që në 2011 regjistruesit e INSTATit që shkonin tek banorët për të bërë regjistrimet nuk shkuan tek shumë banorë. Edhe shifra e deklaruar e urbanizimit prej 53,5 % është e manipuluar sepse në të vërtetë është 65 % për të gjithë vendin. Shifra e urbanizimit është përqindja e popullsisë që banon në qytete. Me rëndësi të madhe është për të ditur zhvillimin e numrit të popullsisë së Shqipërisë ndër vite.
Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë sipas viteve:
1920: 960.000
1925: 1.020.000
1930: 1.070.000
1935: 1.120.000
1940: 1.170.000
1945: 1.260.000
1950: 1.360.000
1955: 1.550.000
1960: 1.810.000
1965: 2.080.000
1970: 2.400.000
1975: 2.680.000
1980: 2.980.000
1985: 3.320.000
1990: 3.680.000
Nga 1920 deri në 1940 kanë emigruar afërsisht 100 mijë shqiptarë për në SHBA. Këta emigrantë nuk përfshiheshin më si banorë të Shqipërisë. Në ato vite SHBA ishte i vetmi vend ku emigronin shqiptarët. Pas 1990 rifilloi emirgimi. Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë me emigrantët sipas viteve:
1995: 4.060.000 (3.560.000 banorë në Shqipëri edhe 500.000 emigrantë)
2001: 4.520.000 (3.620.000 banorë në Shqipëri edhe 900.000 emigrantë)
2008: 4.980.000 (3.810.000 banorë në Shqipëri edhe 1.170.000 emigrantë)
2011: 5.170.000 (3.870.000 banorë në Shqipëri edhe 1.200.000 emigrantë)
2021: 5.850.000 (4.450.000 banorë në Shqipëri edhe 1.400.000 emigrantë)
Shqipëria e 3-fishoi popullsinë e vet nga 1945 deri në 1990. Këtë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në kontinentin europian. Shqipëria ka pasur nga 1945 deri në 1990 shtimin më të lartë të popullsisë në Europë. Shqipëria arriti deri në 1980 që ta barazonte jetëgjatësinë mesatare me Italinë, Francën e Spanjën që e kishin dhe e kanë më të lartën në Europë. Prandaj Shqipëria e ka sot jetëgjatësinë mesatare po aq të lartë sa Italia, Franca e Spanja dhe më të lartë se sa të gjitha vendet e tjera të Europës edhe të rajonit tonë. Edhe INSTATi e ka deklaruar këtë fakt në regjistrimin e popullsisë në 2001 edhe e ka krahasuar Shqipërinë me Italinë.
Por edhe pas 1990 Shqipëria ka gjithashtu shtimin më të lartë të popullsisë në kontinentin europian. Nga 1990 deri në 2021 popullsia e Shqipërisë me emigrantët shqiptarë u 1,6-fishua. Nga 1991 deri në 2001 numri i lindjeve në vend ishte mesatarisht rreth 85.000 lindje në vit kurse qeveritë dhe INSTATi deklaruan mesatarisht vetëm rreth 65.000 lindje në vit pra 20 mijë lindje më pak.
Pas 2001 qeveritë dhe INSTATi i bën edhe më flagrante mashtrimet e tyre duke e ulur numrin e lindjeve të deklaruara në rreth 30.000 deri 40.000 lindje. Në të vërtetë numri i lindjeve në vend nga 2001 deri në 2007 ishte rreth 70.000 lindje në vit. Nga 2007 deri në 2021 ky numër ishte mesatarisht rreth 72.000 lindje në vit. Këto shifra janë vetëm lindjet brenda vendit pa shifrat e lindjeve të emigrantëve. Për vitin 2021 INSTATi deklaroi vetëm rreth 27.284 lindje por në të vërtetë ishin afërsisht 76.000 lindje.
Numri mesatar i lindjeve për grua pra fertiliteti ishte 3,2 fëmijë në 1990, 2,6 fëmijë në 2001 edhe 2,2 fëmijë në 2007. Nga 2007 deri në 2021 numri mesatar i lindjeve për grua ka qënë i qendrueshëm me 2,2 fëmijë. Lindshmëria në Shqipëri ishte 2,55 % e popullsisë në 1990, 2,1 % në 2001 edhe 1,7 % në 2007. Nga 2007 deri në 2021 lindshmëria ka qënë e qendrueshme me 1,7 % në vit. Ky zhvillim i lindshmërisë ndër vite është i njëjtë edhe për emigrantët shqiptarë.
Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare shtetërore dhe private është afërsisht 620.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 280.000 nxënës. Gjithashtu numri i nxënësve të shkollave të mesme në vend edhe i studentëve të shkollave të larta është i manipuluar nga INSTATi dhe qeveria. Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat e mesme të klasave 10 deri 12 është afërsisht 210.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 100.000 nxënës.
Duke i marr numrat e nxënësve nga të gjitha shkollat në vend vërtetohet shumë lehtë që INSTATi dhe qeveria gënjejnë dhe kanë gënjyer për numrin e nxënësve në vend. Numri i nxënësve vërteton edhe numrin e lindjeve në vend por numri i lindjeve mund të llagaritet edhe duke pasur numrat e lindjeve në të gjitha spitalet e vendit. Vetëm në të gjitha spitalet e rrethit të Tiranës numri i lindjeve në 2021 ishte rreth 18.000. Në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare janë afërsisht 28.000 mësues dhe kjo është shifër zyrtare. Raporti mësues për nxënës me 620.000 nxënës është afërsisht 1 me 22,1 kurse me numrin e nxënësve prej 280.000 sa deklarojnë INSTATi dhe qeveria do të ishte 1 me 10 dhe ky raport me numrin e nxënësve sipas INSTATi dhe qeverisë është plotësisht i pabesueshëm se nuk ka asnjë vend në Europë që ta këtë kaq të ulët por e kanë mes 1 me 15 dhe 1 me 20. Shqipëria e kapasur edhe para 1990 pak më shumë se 1 me 20 këtë raport. Madje dihet që klasat në Shqipëri janë plot me nxënës. Kaq lehtësisht vërtetohet me numrin e nxënësve që popullsia e Shqipërisë është shumë më e madhe edhe që shifrat e INSTATit dhe të qeverive janë të manipuluara.
Shumë e thjeshtë është për të vërtetuar me numrin e nxënësve numrat e vërteta të popullsisë e të lindjeve në Shqipëri. Shqipëria ka 4,45 milionë banorë dhe jo 2,82 milionë banorë si mashtrojnë INSTATi e qeveria. Me 1,4 milionë emigrantët Shqipëria ka gjithsej 5,85 milionë shtetas. Emigrantët përbëjnë 24 % të gjithë shtetasve të Shqipërisë. Kurse INSTATi e qeveria gënjejnë duke deklaruar 1,7 milionë emigrantë sepse kanë si qellim që të deklarojnë sa më shumë emigrantë për të shpallur krizën demografike. Por këto janë vetëm mashtrimet e INSTATit dhe të qeverisë sepse kriza demografike nuk ekziston fare në Shqipëri. Edhe treguesi i qartë që nuk ekriston fare kriza demografike është papunësia e lartë në Shqipëri.
Shqipëria ka rreth 1.400.000 emigrantë. Numri i emigrantëve shqiptarë sipas vendeve është:
Italia: 650.000
Greqia: 400.000
SHBA: 170.000
Kanada: 25.000
Australia: 5.000
Britania: 80.000
edhe 70.000 në vendet e tjera të BE
Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10 mijë. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht.
Shqipëria ka me emigrantët gjithsej 5.850.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi 4.264.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i manipuluar sepse Shqipëria kishte në 2008 në të vërtetë 4.980.000 shtetas. Edhe qeveria e tanishme manipulon numrin e shtetasve duke e deklaruar më pak. Qeveria e tanishme deklaron 4.500.000 shtetas por në të vërtetë Shqipëria ka 5.850.000 shtetas.
Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati. Nga 1991 deri në 2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas në vit. Kurse pas 2001 edhe deri në 2021 nga Shqipëria emigruan rreth 30.000 shtetas në vit por edhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend nga emigrimi.
Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç mashtrojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe INSTATit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit. Por politikanët, mediat dhe INSTATit kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të manipuluara sepse Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe ka domethënë gati 800 mijë banorë më shumë se sa ka pasur në 1990. Shqipëria, Kosova e shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës edhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia e Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe të rajonit tonë kanë shtim negativ natyral të popullsisë ose edhe mosndryshim të numrit të popullsisë. Shqiptarët kanë demografinë më të mirë në të gjithë Europën.
Nuk te le cmenduria Wwww,.com E ka kapur shkalle e fundit emergjente. Keto spitalet psikiatrike ca per mungese fondesh,ca prej nje projekti spanjoll,i dergojne ne shtepi, Quhet :Terapi Sociale Prane Komunitetit. WWWWW-ja eshte bere si vuvuzela ne stadiumet Afrikane.
Doja te shkruaja dy fjale per nje figure te harruar te Kongresit te ushnjes.Po e le fare.
Jovan,lexo dokumentat e atyre qe E BENE KONGRESIN E LUSHNJES,jo komentatoret qe shto uje e shto miell pas 100 vjetesh. Nuk ka 300 skraparllinj me Riza Ceroven Kongresi Lushnjes,.se perndryshe do ta kishin bere Riza Ceroven Minister te brendshem.Keta Lazar Bozo e Todi Bozo qe shton ti jane imagjinare.Edhe ky Besim Nuri,qe sot po ja degjojme emrin,
Kongresin e Lushnjes e bene Bejleret e Cakranit,Bektash Cakrani,Hajredin Cakrani,Sulo Cakrani,Aqif pashe Elbasani,bejleret e Leskovikut,bejleret eBeratit, Delvines,Gjirokastres.Katoliket e Shkodres,agallaret e Vlores dhe kaurret e ditur te Korces,.E mbrojti kongresin Ahmet Zogu me 200 matjane.
Mos kishte qene Ahmet Zogu,Kongresi Lushnjes do te kishte deshtuar si Marreveshja Mukjes,
Jo vetem e mbrojti,,por cau rrethimin e Qeverrise Durresiyt te dajes vet Esad pashes dhe u perlesh me kapitenin italian ne uren e Dajanit duke i vene thiken ne fyt.Ky e terhoqi qeverrine ne Tirane.
Shume emra ke renditur zotrote,por Kongresi i Lushnjes nuk eshte Kongresi antifashist i Permetit.
Ti demo shkruan edhe me pseudonimin LEON edhe ja qe paske shkruajtur ti demo-demokrati-veshegjati.
Lexo kujtimet e Hajredin Cakranit per Kongresin e Lushnjes,botuar ne gazeten Telegraf,,sepse jane reportazh ne sallen e Kongresit.Jane direkt nga salla.Nga bisedat e Hajredin beut me baballaret e kombit,qe bene Kongresin kuptova qe Lushnjen nuk e zgjodhi populli i Lushnjes,por rrethanat ushtarake dhe politike,qe patrioti Bektash Cakrani i analizoi me saktesi.Ishte AY qe e solli kongresin ne Lushnje.Kur delegatet e pyesin perse e solli kongresin ne balterat e Myzeqese.Ay pergjigjet,se eshte me i sigurte.
Vlora eshte pushtuar nga Italianet,Durresi nga Esadi,Turhan pashe Permeti,dhe ushtria italiane,Elbasani ishte ndare mes Aqif pashes dhe turkoshakeve haxhiqamiliste.Korca e pushtuar nga greket,Dibra nga serbet.Ku mbetej tjeter te behej Kongresi?