Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konjufca dështon të krijoje qeverinë e re, Kosova drejt zgjedhjeve të reja parlamentare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Konjufca dështon të krijoje qeverinë e re, Kosova drejt zgjedhjeve të reja parlamentare
KosovëLajmi i fundit

Konjufca dështon të krijoje qeverinë e re, Kosova drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Published: November 19, 2025
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën.

Pro formimit të Qeverisë së re sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër.

Pas dështimit për formimin e Qeverisë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme Parlamentare.

- Publicitet -

Glauk Konjufca është figura e dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, pas Albin Kurtit, që provon të formojë Qeverinë.

Disa parti, që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, kanë thënë se s’kanë votë për të dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Konjufca tha pak para votimit se refuzimi për krijimin e një Qeverie të re, e çon vendin drejt thellimit të krizës.

Gjithashtu Konjufca deklaroi se ekzekutivi i tij, nëse zgjidhej do të trajtonte çështjet kryesore si “buxhetin e shtetit, miratimin e Planit të Rritjes, disa marrëveshje ndërkombëtare financiare, ekzekutimin e pagave dhe miratimin e buxhetit për Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok”.

Pas dështimit të qeverisë, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka krahasuar liderin e VV’së Albin Kurtin, me Don Kishotin, duke thënë se si ky i fundit, edhe Kurti ‘’zgjohet çdo ditë në një botë që e ka krijuar vetë’’.

Nga foltorja e Kuvendit, ai tha edhe se Kurti, në këtë botë sheh dhe krijon veç kundërshtarë.

Konjufca prezantoi para Kuvendit përbërjen e propozuar qeveritare:

-Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Albin Kurti

-Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla

-Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka

-Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati

-Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti

-Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

-Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

-Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu

-Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

-Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Avni Zogiani

-Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Fatmir Spahiu

-Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani

-Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Rasim Demiri

-Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli

-Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja

-Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Besnik Bislimi

-Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari

-Ministre e Energjisë dhe Minierave, Artane Rizvanolli

-Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

-Ministër për Zhvillim Rajonal, Sejnur Veshall.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Mollosi says:
    November 19, 2025 at 9:46 pm

    Cfare te thuhet per nje sharlatan qe per 9 muaj rresht genjen qe i ka votat per krijimin e qeverisë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fitorja tronditëse e AfD në Gjermani, pse Elon Musk është entuziazmuar
  • Vuçiç vendos të kandidojë për kryeministër në tetor
  • Veliaj në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet sot masa “arrest me burg” pas vendimit të Kushtetueses
  • NATO-ja rrëzon një dron në Lituani teksa Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme
  • Nga Durim Bami, tek Aldo Avdylaj dhe Altin Morina, GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’

Komentet e Fundit

  1. palermo on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  2. Dyli on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  3. Patriot Redoni on Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagos me çekiç ish-vjehrrin
  4. Anonymous on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  5. Anonymous on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?