Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian
KosovëLajmi i fundit

Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Published: October 18, 2025
Shpërndaje

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni i parë i Bashkimit Evropian që ka vendosur të pranojë anëtarë nga Kosova. Sipas njoftimit, ky institucion këshilldhënës në strukturat e BE-së, ka ftuar organizatat e shoqërisë civile në Kosovë që të aplikojnë për anëtarësim deri më 24 tetor në kuadër të Nismës së shteteve kandidate për zgjerim (ECMc), të iniciuar më 2023.

“Me këtë nismë shpresojmë të fuqizojmë projektet që nxisin dialogun civil dhe social, duke forcuar angazhimin dhe bashkëpunimin brenda komuniteteve kosovare”, thuhet në thirrjen e publikuar në ueb-faqen e këtij komuniteti.

Në shkurt të vitit 2024, EESC-ja u bë institucioni i parë i BE-së që pranoi anëtarë nga shtetet kandidate. Megjithatë, atëbotë Kosova nuk u përfshi, pasi është shteti i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat.

- Publicitet -

Më 2024, ky komitet pranoi si anëtar Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Gjeorgjinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Serbinë, Turqinë dhe Ukrainën. Që të gjitha këto shtete formalisht janë vende kandidate për anëtarësim në bllokun evropian.

Nga ky komitet ishte thënë se nisma shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit gradual të shteteve kandidate, para se ato formalisht të anëtarësohen në BE.

Pavarësisht se Kosova nuk ka statusin e kandidates për anëtarësim në BE, sipas një përgjigjeje që ky komitet i ka dërguar Kohës, u vendos që “të hapet faza e dytë e kësaj nisme edhe për Kosovën si kandidate potenciale për anëtarësim”.

EESC-ja është pjesë integrale e BE-së. Ky komitet është themeluar më 1957 në bazë të Traktatit të Romës dhe synon të këshillojë vendimmarrësit e BE-së për t’u siguruar që organizatat dhe rrjetet e shoqërisë civile në mbarë kontinentin evropian kanë zë i përket zhvillimit të Evropës.

Organizatat e shoqërisë civile që bëhen pjesë e komitetit veprojnë si ndërmjetës mes vendimmarrësve dhe publikut.

“Qëllimi i EESC-së është që të ndihmojë që procesi i politikbërjes dhe ai legjislativ të jetë më demokratik, më efektiv dhe të reflektojë vërtetë nevojat e qytetarëve të BE-së”, thuhet në ueb-faqen e komitetit.

Komiteti ka selinë në Bruksel dhe përbëhet nga 329 anëtarë nga të gjitha 27 shtetet e BE-së. Vetëm anëtarët që vijnë nga shtetet e BE-së kanë të drejtë vote në EESC. Anëtarët vijnë nga fusha të ndryshme dhe ata përfaqësojnë shoqata punëtorësh, industri, dhoma të tregtisë, shoqata për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, konsumatorë, fermerë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, e të tjerë.

Ky komitet përbëhet nga tri grupe: Grupi i Punëdhënësve, Grupi i Punëtorëve dhe Grupi i Organizatave të Shoqërisë Civile.

Ndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    October 18, 2025 at 9:08 pm

    Hani mut tani te gjithe ju qe nuk e doni Kosoven.Kosova u be Shtet me Albin Kurtin.Do te behet Fuqi Ekonomike Rajonale me kufij te percaktuar pa Zajednica,e mrrooklla,Minoritetet ne Kosove gezojne te Gjithe te drejtat e kartes Helsinkit.Zgjedhjet Lokale ishin me te rregulltat e te Drejtat te Zhvilluara ne Ballkan. palacalluqe me thase mielli,pazar votash ,treni bullgar,nuk ka Kosova.Kur Kosova te behet BE,do ti marrim edhe camet nga tregu Cam per zverku:-Ec ktu ti matrapaz cam cek,cifut,shpejt ke shpia ne Cameri,se ktu i thone Kosove baroti,.Nuk ka grek e serb ta perballoje Kosoven shtet te armatosur.Do behet Drejtesi ne Trojet shqiptare.

    Reply
  • Tellalli says:
    October 19, 2025 at 7:39 am

    Kosova do të bëhet një mut i madh, që do të hanë sa të ngopen Albini, demua dhe gjithë VV-ja .

    Reply
  • Rexha says:
    October 19, 2025 at 8:17 am

    Tellalli,
    Kosova ka pas sundues e drejtues nga me te ndryshmit. Por, Kosova kurr nuk eshte bere mut. Nuk do te behet as ne te ardhen.I vetmi mit ketu je ti qe nisesh nga vehtja yte e deshpruar. Nese ti je bere mut, kjo eshte pune e ytja.
    Vetem se, do te ishte me mire te mos qelbesh ketu.

    Reply
  • demo says:
    October 19, 2025 at 9:20 am

    Urrejtja,Cmireqeneria,qe egziston ne kete vend per Kosoven,i ka burimet tek divizioni VS.Nuk kam cfare spjegimi te jap tjeter.Rrenjet e percarjes Kombtare jane tek bandat partizane te Toskerise.Kete urrejtje e mbolli Treshja serbosllave Myladin Dushan Enver.Rinia Vlonjate si komuniste,si nacionaliste u sakrifikua nga banda serbosllave pikerisht per Qendrimin ndaj Kosoves.Rina Tiranase ne 43-44 shkoi ne Kosove te luftoje kunder bandave te Mihajllovicit.Tiranasit den babaden,qe sot jane a s`jane 1% e popullsise kryeqytetit.
    Ku mbine keta Antikosovare ne Shqiperine poshte Drini?
    Kaq shume helm i ka shtire ne gjak ketij populli Sigurimi i Shtetit?

    Reply
  • Dashi says:
    October 19, 2025 at 10:55 am

    “Ku mbinë këta antikosovarë” – thotë demua . Edhe unë nuk jam dakord me këtë urrejtje e sidomos me fjalorin që përdoret , por ti demo , a je në dijeni dhe a lexon në rrjetet sociale , se çfarë shkruajnë kosovarët kundër Shqipërisë dhe popullit të saj ? Shumë më keq se sa ai tellalli i mësipërm . Ti nuk e ke idenë se çfarë urrejtje zbrazet nga kosovarët , me atë “shqipen ” e tyre të shëmtuar kundër Shqipërisë ; dhe nuk janë 15- 20 , por me qindra . Kosovarët nuk shajnë Sërbinë , aq sa shajnë Shqipërinë . Nëqoftëse ti nuk lexon rrjetet sociale , ja ku jemi, le të flasin të tjerët nëse janë të vërteta këto që them , apo jo . Natyrisht që edhe shqiptarët i përgjigjen me të njëjtën gjuhë urrejtje , por me shqipe më të saktë .Unë marr pjesë në rrjetet sociale prej 2 dekadash dhe kjo urrejtje , kjo përbuzje , ka filluar qysh kur Kosovën e qeveris VV-ja dhe Albin Kurti . Më ekzaktësisht , kur Albini krijoi një VV edhe në Shqipëri dhe tentoi të merrte vota , por morri leshtë e carit , aq sa ç’po merr sot edhe në Kosovë .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?