Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
KosovëLajmi i fundit

Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n

Published: January 22, 2025
Shpërndaje

Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me shtetet e Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Në ceremoninë e nënshkrimit në Davos të Zvicrës, anëtarët e EFTA-s dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thanë se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të dyanshme.

Marrëveshja ofron mundësi të shumta, përfshirë për importimin dhe eksportimin e mallrave. Produktet me origjinë nga Kosova do të mund të eksprotohen në vendet e EFTA-s dhe kompanitë vendore nuk do të kenë nevojë që të paguajnë tarifë doganore për to.

- Publicitet -

Deri më tani, prodhuesit vendorë janë detyruar që të paguajë deri në 10 për qind tarifë shtesë doganore.

Marrëveshja u arrit pas më shumë se dy vjetësh negociata dhe sipas kryesueses së EFTA-s, Cecilie Myrseth, Kosova është vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që në këtë marrëveshje, me kërkesë të saj, ka përfshirë edhe shërbimet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me këtë marrëveshje hapet kapitulli i përforcimit i raporteve ekonomike, por edhe i avancimit të raporteve tregtare mes shtetit të tij dhe anëtarëve të EFTA-s.

“Marrëveshja që nënshkruajmë sot themelon një kornizë për marrëdhënie tregtare midis shteteve të EFTA-s dhe Kosovës si dhe do të krijojë mundësi të reja duke i dhënë Kosovës qasje në tregjet e EFTA-s. Këtu hapen mundësi të reja eksporti për bizneset tona dhe integrim më i thellë në kornizën ekonomike evropiane, duke na mundësuar që të garojmë në një shkallë të gjerë”, tha Kurti gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

Kryeministri kosovar tha se është i bindur se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime për bizneset, industritë dhe qytetarët.

Kryesuesja e EFTA-s, Cecilie Myrseth, tha se kjo marrëveshje është arritje e madhe për integrimin e Kosovës në sistemin global.

“Jam e bindur se kjo do të shtyjë përpara rritjen ekonomike, duke krijuar mundësi për bizneset e reja dhe qytetarët në të dyja palët”, tha ajo.

Vitin e kaluar, Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej rreth 4 për qind dhe rënie të inflacionit. Por, shteti përballet me nivel të lartë të importit, krahasuar me atë të eksportit.

Myrseth nga EFTA tha se viteve të fundit, tregtia mes shteteve të EFTA-s është rritur shumë dhe ka arritur në mbi 176 milionë euro.

“Me lidhjen e Marrëveshjes për Tregti të Lirë mund të presim që tregtia të rritet edhe më shumë”, theksoi ajo.

EFTA tha se përveç shërbimeve financiare janë përfshirë edhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

Kosova tha se me marrëveshja të tilla synon të tërheqë investitorët e huaj që të investojnë në vend.

EFTA është krijuar më 1960 me synimin që të promovojë tregtinë e lirë.

Marrëveshje për Tregti të Lirë Kosova ka nënshkruar edhe me vendet e Evropës Qendrore (CEFTA). Kjo marrëveshje, ku bëjnë pjesë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia, synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve./ REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    January 22, 2025 at 5:33 pm

    Pak e sak Nikoqir i pabuje i kombit .Roma nuk u ndertua ne nje dite.Marreveshjet e tua jane marreveshje me buke,Hapat e tua jane te vegjel,por te sigurte.

    Reply
  • Mollosi says:
    January 22, 2025 at 5:39 pm

    Kryeminister ma te papergjegjshem se sa Albin Kurtin veshtire se do te kete Kosova.

    Reply
    • pensionisti Michiganit says:
      January 22, 2025 at 6:03 pm

      Europa nuk do qe Kosova te ndihet komplet e izoluar, eshte duke dhene sinjalin, nderroni qeverine, tju hapim rrugen per bashkpunim.
      Keto marrveshje i kane firmosur para shume vjetesh te gjitha shtetet, Shqip[eria eshte qysh prej vitit 2007.

      Reply
  • demo says:
    January 22, 2025 at 8:47 pm

    Pse qenka i papergjegjshem Albin Kurti?Pse nuk pranon republika Serbcka ne Kosove?E sheh c`po ben Dodiku ne Bosnje?I ka bere kartat gati per shkeputje nga Bosnja dhe bashkim paqesor me Serbine.Kush do e ndaloje?Trumpi jasht Amerikes mender -Vrafshin veten! Ne Kosove frymojne me pak se 5% serbe.Me pak se jane hungareze dhe shqiptare ne Serbi.

    Reply
  • PS PA RAMEN says:
    January 22, 2025 at 11:41 pm

    VELLEZER KOSOVARE
    RUAJENI ALBININ
    PO NUK JU PELQEU
    E NDERROJME ME ERVININ

    QE SPYET PER VATANIN
    SHITET PER DY LEKE
    PER NJE VIT A DY
    JU LE KREJT PA BREK

    Reply
  • demo says:
    January 22, 2025 at 11:58 pm

    Nuk shkulet Lajcaku.a 1 muaj qe e kane hequr,ka vajtur ne Davos te takoje Vucicin per Associacionet.
    Nuk ka Associaciobe ne Kosove Laceeee1Marreveshja e Ohrit fillon me njohjen e Kosoves nga Serbia.Serbia nuk njeh Kosoven.Kosova nuk njeh Associaciobet.Serbet ne Kosove jane me mire se ne Serbi.I kane te gjitha te drejtat edhe te drejten mos paguajne Elektrikun,ujin,qirate.As ne Amerike nuk i gjen keto te drejta.

    Reply
  • Dashi says:
    January 23, 2025 at 10:32 am

    Aman o demo se na hape barkun me këtë Kosovën . Po kush po çan kokën a derëzi për një krahinë të pjerdhur ballkanike ? Bota ka të tjera probleme e halle sidomos në këto momente , që po jeton një nga kohët më të turbullta të historisë . Ti , në një vrimë i bije fyellit .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?