Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova voton sot: Nga hapja e qendrave, te shpallja e rezultatit, detajet e procesit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kosova voton sot: Nga hapja e qendrave, te shpallja e rezultatit, detajet e procesit
KosovëLajmi i fundit

Kosova voton sot: Nga hapja e qendrave, te shpallja e rezultatit, detajet e procesit

Published: February 8, 2025
Shpërndaje

Qytetarët e Kosovës do të vendosin sot se kush do t’i drejtojë edhe për 4 vite të tjera. Këto do të jenë zgjedhjet e 9-at që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 dhe të parat zgjedhje të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Ndër subjektet më të mëdha politike që garojnë në këto zgjedhje janë, Lëvizja Vetëvendosja VV e udhëhequr nga Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, Partia Demokratike e Kosovës PDK me kandidatin e saj për kryeministër Bedri Hamza, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Materialet janë shpërndarë në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në orët e hershme të së dielës, do të shpërndahen në qendrat e votimit, në të cilat procesi i votimit do të fillojë në orën 07:00.

- Publicitet -

Numri i qendrave të votimit të cilat do të hapen më 9 shkurt 2025 është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt me gjithsej 2,533 vendvotime dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht, nga një për çdo komunë, me gjithsej 56 vendvotime.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda në Kosovë, është: 1,970,944.

Në dallim nga zgjedhjet e kaluara, kur heshtja zgjedhore në Kosovë fillonte një ditë para votimeve, me ndryshimet ligjore të këtij viti, ajo tashmë do të fillojë një minutë para hapjes së qendrave të votimit, në orën 07:00, dhe do të zgjasë deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00 të 9 shkurtit.

Pra, heshtja zgjedhore do të zgjasë vetëm gjatë 12 orëve të votimit.

Ndërkohë dje ka nisur votimi në diasporë. 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës janë kthyer të shtunën në qendra votimi, në të cilat më shumë se 20 mijë emigrantë të regjistruar kanë mundur të votojnë.

Por kush do t’i fitojë zgjedhjet?

Qendra për Hulumtime “Alternativa”, ka publikuar pak ditë më parë sondazhin e fundit, sondazh ky i cili nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje të parën me 52.7 për qind, pasuar nga PDK si e dyta, e partia e tretë nga ky sondazh del të jetë LDK. Më konkretisht PDK – 16.8%, LDK – 14.2%, AAK – Nisma, Intelektualët dhe Konservatorët – 7.6% dhe Lista për Familjen – 3.5%.

Ndryshe nga fushatat e tjera, në këtë zgjedhje ka pasur shumë tension, akuza dhe kundërakuza. Pjesë e debatit u bë dhe Richard Grenell, i cili ka sulmuar Albin Kurtin duke lobuar kundër tij.

Por kush do të jetë kryeministri i ri i Kosovës? Këtë do ta mësojë me shumë mundësi sot në mbrëmje, pasi KQZ ka deklaruar se rezultati do të dalë para mesnatës.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    February 8, 2025 at 9:02 pm

    2 miljon shqiptare te Kosoves do te votojne neser kunder shantazhuerit kurve serbomadh Grenell me komplotistet sorrosiane qe duan nje Kosove kasht e koqe,te coptuar me Associacione,.Kosova eshte Unike,Shtet i Bashkuar Ethnik me vetem 4% Minoritete,3% nga te cilet,serbe.Si asnje shtet tjeter ne Evrope.
    Urime per Fitoren Albin Kurti.Me ty ne krye te Kosoves,fiton krejt Kombi Shqiptar,.
    Edi edvini,,mollosi,laluci mbuloni koken me jorgan,se do t`ju haje gogoli,se nuk jane per ju keto habere.
    Grenelli ,! shkumbe e furce,brisk xhillet me vete dhe shko rruja Albin Kurtit diten e hene ne mengjes.

    Reply
  • Mollosi says:
    February 8, 2025 at 9:27 pm

    Neser ne Kosove do te kete zgjedhje. Jane zgjedhjet me te rendesishme qe nga pas lufta. Neser do te dihet se a do te mbijetoj Kosova. Ne njeren ane jane ata qe rrahin gjoks dhe mendojne njejte si Enveri qe te vetem mund ta konsolidojne shtetesine e Kosoves kurse ne anen tjeter jane ata realiste qe e kuptojne qe Kosova pa miq e ka shume te veshtire mbijetesen.
    Uroj qe neser ne Kosoven martire te fitojne partite opozitare.

    Reply
  • demo says:
    February 8, 2025 at 11:21 pm

    Berisha pas mitingut u nis per Itali,.Plaste arroplani mu aty ku rrezove Gramoz Pashkon.
    Edi Rames i kane ardhur 560000 mije vizitore te huaj ne Janar.Te mbledhesh gjithe turistet e botes,560 mije nuk kane shkuar ne Brazil per te pare karnevalet e Rios,Je ne rregull daje me hesapin tat.Ti je zot malli,pazarin e ben vete.zerot i shkrun vete.Ne vakt te enver Hoxhes 560 turiste erdhen per 40 vjet.
    Une kam hallin e Kosoves,,Mitingu Berishes te behet poshte dritares teme,Une nuk dal ne xham ta shoh.

    Reply
  • Flamur Struga says:
    February 9, 2025 at 1:19 pm

    Sot voton populli heroik i Kosoves martire.Te shpresojme te kete zgjedhje paqesore dhe te fitoj ajo parti e cila do te kete ruajtjen e interesit per te quar perpara drejt nje lulezimi te vertete ,drejt prosperitetit qe synon Ekzekutivi dhe Legjislativi i Republikes se Kosoves.Vota e kesaj dite (9 shkurt e 2025) duhet te percaktoj ate me te miren parti,ate qe mendon ta doje lirine ,pavaresine ,integritetin demokracine,ashtu sic e kane dashur te gjithe rilindesit,gjysherit,baballaret ,qe ne te jemi krenar ,ngase edhe ne e meritojme qe Kosova te jete e Shqiptareve.Shqiotaret ne fakt ,e kane dashur dhe jane mburrur per vete heroizmin e tyre ne shekuj,kjo toke qe eshte ujitur ,cdo pellembe me gjak shqiptari,e meriton te mbesi thesari me i cmuar per ne dhe brezat qe do te vine.Republiken e Kosoves ,kombi yne e do me miq me aleat te vertete besnik,por ZOTI ose Perendia te jene vet ata….Te shpresojme te behet realitet kjo deshire qe eshte percjellur brez pas brezi.Fitore Kosove martire.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?