Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosovë, shkallë e lartë e ngacmimeve seksuale në vendin e punës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kosovë, shkallë e lartë e ngacmimeve seksuale në vendin e punës
AktualitetKosovë

Kosovë, shkallë e lartë e ngacmimeve seksuale në vendin e punës

Published: November 6, 2023
Shpërndaje

Askush nuk ka të dhëna të sakta për shkallën e ngacmimeve seksuale në Kosovë, por në një përmbledhje vlerësimesh nga zyra për Qeverisje të Mirë që vepron në kuadër të zyrës së kryeministrit, thuhet se mbi 48 për qind e qytetarëve në Kosovë kanë përjetuar ndonjë formë të ngacmimit seksual në vendin e punës përgjatë jetës së tyre. Shumica prej tyre apo mbi 64 për qind, janë gra.

Këto të dhëna janë pjesë e udhëzuesit për zbatimin e Politikës Kundër Ngacmimeve Seksuale në administratën publike, që u publikua të hënën nga Zyra për Qeverisje të Mirë. Shefi i kësaj zyre, Habit Hajredini tha se udhëzuesi është pjesë veprimtarive me të cilat synohet ngritja e shkallës së ndërgjegjësimit të institucioneve qendrore e lokale rreth zbatimit të Politikës Kundër Ngacmimit Seksual, e miratuar nga qeveria në vitin 2020.

“Për të informuar, ndërgjegjësuar institucionet në nivel qendror dhe lokal dhe natyrisht këtë do ta bëjmë me partnerët tanë, me shoqërinë civile. Gjithashtu është detyrim pas politikës që të punohet në ngritjen e kapaciteteve me trajnime të ndryshme të zyrtarëve përgjegjës e në të njëjtën kohë që të krijohen struktura apo mekanizma të përshtatshëm që do të merren me parandalimin dhe luftimin e ngacmimit seksual në administratën publike”, tha zoti Hajredini.

- Publicitet -

Udhëzuesi tregon se takimet me zyrtarë të komunave në të gjitha rajonet e Kosovës kanë dëshmuar për mungesë të njohurive mbi Politikën Kundër Ngacmimit Seksual si dhe përpjekje të pamjaftueshme për ta zbatuar atë.

Mark Lasser, shef i seksionit për ligj dhe drejtësi në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, me mbështetjen e së cilës është hartuar udhëzuesi, tërhoqi vërejtjen te shkalla e ulët e raportimit të ngacmimeve seksuale.

“Kjo nuk do të thotë që nuk ka raste të ngacmimit seksual, kjo nënkupton që ose njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë dukuri ose të shqetësuar nga hakmarrje si humbja e vendit të tyre të punës dhe vendosin të mos raportojnë ngacmimin seksual”, tha ai. Luljeta Demolli nga Qendra e Kosovës për Studime Gjinore tha se ngacmimi seksual në Kosovë ndërlidhet me rolet hierarkike në institucione.

“Ngacmuesit në vendin e punës zakonisht mbajnë poste të larta në Kosovë dhe e përdorin autoritetin për vendimmarrje mbi aspekte që kanë ndikim të rëndësishëm në karrierën e të punësuarve, ose dëshirojnë të ushtrojnë kontroll dhe pushtet ndaj viktimës. Në anën tjetër viktimat në Kosovë janë tipike pa pushtet, pa vendimmarrje, të cënueshme e të pasigurta dhe në pozita të ulëta, shpesh herë pa kontrata të punës”, tha ajo.

Zonja Demolli theksoi se udhëzuesi i publikuar sot do të ndihmojë trajtimin e kësaj dukurie edhe në sektorin privat, ku është mjaft e përhapur. Sipas një studimi të publikuar këtë vit nga Qendra e Kosovës për Studimore Gjinore, 64 për qind e grave të punësuara në sektorin privat në vend besojnë se ngacmimi seksual është dukuri e pranishme në këtë sektor, por vetëm 10 për qind e tyre thonë të kenë përjetuar këtë lloj ngacmimi. Studimi tregon se në mbi 65 për qind të rasteve mosraportimi ndodh për shkak të frikës nga pasojat negative në familje dhe frika për humbjen e vendit të punës.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?