Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kremlini paraqet kushtet për paqe me Ukrainën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kremlini paraqet kushtet për paqe me Ukrainën
AktualitetBote

Kremlini paraqet kushtet për paqe me Ukrainën

Published: December 30, 2022
Shpërndaje

Kremlini paraqiti përfytyrimet e tij për të arritur një paqe të mundshme me Ukrainën. Sipas këndvështrimit të Kremlinit, një plan i mundshëm paqeje për Ukrainën duhet të njohë aneksimin nga Rusia të katër rajoneve në lindje dhe në jug të vendit.

“Nuk mund të ketë asnjë plan paqeje për Ukrainën, i cili nuk merr parasysh realitetet e sotme në territorin rus,” citoi agjencia ruse e lajmeve Interfax zëdhënësin e Kremlinit, Dmitri Peskov. Peskov reagoi ndaj planit prej dhjetë hapash të presidentit ukrainas Zelensky, kërkesat thelbësore të të cilit janë tërheqja e trupave ruse dhe pagimi i reparacioneve për dëmet e luftës agresore ruse ndaj Ukrainës.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksij Danilov, i hodhi poshtë menjëherë kërkesat e zëdhënësit të Kremlinit. Nuk ka asnjë realitet në të cilin ‘territore të reja janë pjesë e Federatës Ruse’, shkroi Danilov në Twitter.

- Publicitet -

“Realitetet e Federatës Ruse janë: turpi, disfata dhe kolapsi i saj”.

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksi Makeiev, ripërsëriti ndërkohë kërkesat e vendit të tij për mbështetje të mëtejshme në luftën kundër Rusisë. “Paqja nuk bie nga qielli. Për të duhet luftuar. Dhe ne ukrainasit e bëjmë këtë në emër të të gjithë evropianëve”, tha Makeiev për gazetat e grupit mediatik gjerman Funke. Ukrainasit duan “më shumë guxim dhe vendosmëri nga aleatët dhe partnerët tanë”.

Si synime për vitin 2023 Makeiev përmendi “çlirimin e plotë të vendit nga pushtuesit rusë, rivendosjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, kthimin e bashkatdhetarëve në shtëpi, rindërtimin e vendit dhe përparimin e mëtejshëm në integrimin në BE dhe NATO”.

Ambasadori përsëriti gjithashtu thirrjen për furnizime të mëtejshme me armë. Nisur prej sulmeve me raketa ruse ndaj infrastrukturës civile dhe goditjet me artileri të qyteteve të Ukrainës, kjo ndihmë “duhet të intensifikohet dhe forcohet në muajt e ardhshëm, në mënyrë që në Ukrainë të mund të shpëtojnë jetën edhe më shumë civilë”, tha Makeiev. Ukraina ka gjithashtu nevojë për ndihma për të riparuar infrastrukturën e shkatërruar dhe për të rindërtuar vendin, tha ambasadori i Ukrainës në Gjermani.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  • Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  • Paradoksi i “Parajsës”
  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  2. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. Vlora 97 on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?