Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Krerët e UÇK në burg, Rama: A fshihet pas Gjykatës së Hagës dora e Putin?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Krerët e UÇK në burg, Rama: A fshihet pas Gjykatës së Hagës dora e Putin?
Politike

Krerët e UÇK në burg, Rama: A fshihet pas Gjykatës së Hagës dora e Putin?

Published: June 20, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka ngritur një sërë pyetjesh për liderët perëndimorë për çështjen e burgosjes së drejtuesve të UÇK-së. Rama mori pjesë në prezantimin  e librit të nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, “Përplasja e Madhe”.

Kreu i qeverisë ngriti dyshimet nëse fshihet dora e Rusisë pas gjykatës së Hagës. “A është ajo gjykatë pa asnjë dorë të Putinit dhe Moskës?”, pyeti Rama.

Kryeministri tha se Hashim Thaçi po mbahet në burgun e Hagës pa asnjë akuzë. Rama u kërkoi liderëve perëndimorë të reflektojnë, duke hedhur poshtë pretendimet për trafikim organesh nga krerët e UÇK-së gjatë luftës.

- Publicitet -

Akuzat e Dick Marty, Rama i ka quajtur edhe njëherë përralla, ndërsa thotë se trafiku i organeve është përdorur nga rusët edhe në raste të tjera.

“Më shumë se një herë që Putin e ka përsëritur se ajo që ka bërë NATO në Kosovë është e pajustifikueshme. Më shumë se njëherë ai ka lënë të kuptohet që atë që keni bërë ta provoni tani që po e bëjmë ne. Tek fabrika e gënjeshtrave, më e madhe është ajo për UÇK-në. Është një gënjeshtër që është projektuar me një strategji, nuk ka filluar me gjykatë. Ka pasur qartësisht qëllimin që diskreditimin e UÇK ta çojë deri në pikën e pabesueshme të ngritjes së një gjykate speciale me duart e vet Kosovë, me nxitjen, detyrimin, e aleatëve dhe me rezultat të diçkaje të pa ndodhur ndonjëherë, arrestimin e një presidenti në detyrë pa akuzë.

Imagjinoni sikur cilitdo nga vendet që e kanë mbështetur Tribunalin tu kapej presidenti i tyre pa akuza. Dhe surpriza më e madhe që duhet ti bëjnë të reflektojnë shumë që nga  miqtë tanë amerikanë dhe të gjithë perëndimorët që janë bashkëautorët e çlirimit është shtëpia e verdhë dhe tribunali. U mbush bota me veshka dhe mëlçi që Thaçi dhe Veseli ua hiqnin nga trupi i serbëve dhe i shisni në pazaret e peshkut. Tani ka një pyetje që për sa na takon ne si qeveri do të bëjmë çmos që ta vendosim mu përballë të gjithëve që nga Joe Biden te Johnoson , te Scholz e të gjithë: Si shpjegohet që një tribunal i ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e KE me gjithë akuzat që kishin kanë nxjerrë një aktakuzë ku s’ka asgjë, as me shtëpinë e verdhë, as me organe. Dhe çfarë lidhje ka midis Dick Marty me faktin që edhe sot kur Shqipëria në KS ngre çështjen e llogaridhënies ndërkombëtare, Rusia kundërvihet me trafikun e organeve? Si shpjegohet që përralla e trafikut të organeve përdoret nga rusët edhe në raste të tjera”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Transparent says:
    June 20, 2022 at 5:41 pm

    Po sigurisht, s’ka tjeter spjegim.
    Ne sapo gjetem doren qe fshihet pas Gjykates shqiptare, e rregullum cdo gje dhe drejtsia po shko vaj
    Nashti do bejme dhe Vettingun e Gjykates se Hages. Inchallah na vete mbare, si kjo e mrenshmja.
    Po me duket se ti ke me teper hallin e Becchett- it, se sa the pol;itikes kundrejt Kosoves….

    https://www.independent.co.uk/news/world/europe/albania-agon-tv-press-freedom-censorship-corruption-francesco-becchetti-a9103496.html

    Nejse…Ec Skenderbe, reformoje Evropin dhe Globin, Historia po te pret…

    Reply
  • Mali says:
    June 20, 2022 at 6:03 pm

    HISTORIA DO TE FLAS
    DO TREGOJE TE VERTETEN
    KUR TE VIJ AJO KOHE
    DO TA KENI NGRENE JU PETEN4

    Reply
  • intelektuali says:
    June 20, 2022 at 6:40 pm

    Edi Rama:

    Pas Gjykates se Hages nuk ka sesi te qendroje Putni sepse ndryshe nuk do te denonte Millosheviqin dhe banden vrastare te tij, por Gjykata e Hages qe ndeshkon vrastaret si kriminele pa dallime etnike nuk eshte si Gjykata Enveriste e Shqypnise qe nuk hapi gojen per viktimat shteterore te Thumanes apo si vrasja e minoritarit grek nga Bularati, keto. Gjykata Bedelesh nuk kane denuar asnjehere krimet e Kristaqit dhe te Enverit qe mbushen lumenj me gjak njeriu te pafajshem dhe qe i ka bere pinjollet e vrastareve me pushtet komunist, prandaj mbylle halen e demagogjise enveristo konspirative me Armikun e Jashtem se nuk te beson kush me patriotizmin tend fals kur te gjithe e dine se doje te ndaje Kosoven si byreku ne tepsi me Hashimin dhe Vucicin

    Reply
  • Ju flet... gjithollogu says:
    June 20, 2022 at 7:35 pm

    Me sa duken bathët, lideruci global e njihka mirë se si funksionojnë fabrikat e gënjeshtrave… Përvojë personale?

    Edhe pse i ka dalë boja keqazi, fatkeqsisht, marifeti me drejtimin e gishtit nga tjetri, të bën dicka “të besueshëm”, e sidomos ke trapat që i kemi me shumicë.

    Për t’ju shmangur llogaridhënies për dështimet spektakulare në cështjen e mbrojtjes konsekuente dhe në cdo kohë të luftës për pavarësi të UCK-së, gjëja më e kollajshme është që sot pas kaq shumë vitesh moskokëcarje, të bësh të huajin fajtor, dhe në asnjë rast vetveten.

    Herë gishtin nga perëndimi, herë nga dickmartini, e herë nga putini, kjo është sikur të ulesh ke mejhone tymi e të grish nonstop sallat duke e ditur se nuk sjell kurfarë rezultati.

    Pastaj pse i digjka kaq keq miza nën kësulë “gjithollogut” tonë dhe është fokusuar i tëri dhe i bëri vetëm ke “politika e jashtme”, edhe se për këto cështje ka një institucion të ngritur apostafat, ku prej ca javësh po kryejnë “praktikën” shoqet tona illegale (militante)?

    Pse nuk i jep akses të punësuarve atje, pshm. ndonjë sie bicim “lavrovi skipetar”, e kam llafin për ndonjë “gentcakë”, që sipas bindjes dhe përzgjedhjes së tij individuale, duhet, edhe pse njomzak, ta njohi në majë të gishtave politikën e jashtme?

    Jo për gjë, po militarucët e punësuar atje duhet ta dinë me siguri, se cila dorë magjike mund të fshihet brenda dosjeve qindra faqesh që po shqyrtohen në gjykatën internacionale për krime kundër njerëzimit. Se ka apo s’ka akuza, se janë akuza false apo jo, këtë mündet t’na e shpjegojnë më hollësishëm “ekspertët” e atjeshëm dhe jo medoemos lideruci.

    Reply
  • silvana says:
    June 21, 2022 at 10:08 am

    Forca STRATEGU E D I R A M A

    Reply
  • demo says:
    June 21, 2022 at 10:15 am

    Po kur e ditke qe Gjykata e Hages eshte dora e Rusise,perse po i con kufijte e Shqiperise ne Hage?

    Reply
    • Mandravello says:
      June 22, 2022 at 8:41 pm

      Komenti i dites…10*
      Rrofsh demo…

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu që bëri thirrjen për marshim drejt Rinasit: Na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Kiri on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  4. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  5. K R on Me “bukë me vete”? PO!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?