Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kroacia pranohet në zonën Schengen nga janari 2023, ‘jo’ për Rumaninë dhe Bullgarinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kroacia pranohet në zonën Schengen nga janari 2023, ‘jo’ për Rumaninë dhe Bullgarinë
AktualitetBote

Kroacia pranohet në zonën Schengen nga janari 2023, ‘jo’ për Rumaninë dhe Bullgarinë

Published: December 8, 2022
Shpërndaje

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur të enjten pajtueshmëri për pranim të Kroacisë në zonën Schengen. Në takim është diskutuar edhe për pranimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në këtë zonë.

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve të bllokut evropian që të mundësojnë hyrjen e këtyre shteteve në zonën e lëvizjes së lirë, mirëpo jo të gjitha shtetet e kanë mbështetur propozimin. Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë të martën se Qeveria e tij është e gatshme të pranojë Kroacinë, mirëpo është kundër pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë për shkak të shqetësimeve për migrimin.

Parlamenti i Holandës e ka miratuar një rezolutë në muajin tetor, duke thënë se nevojitet analizë më e thuktë për funksionimin e rendit dhe ligjit, por edhe nivelin e luftimit të korrupsionit në Bullgari dhe Rumani. Përpjekjet e Bullgarisë dhe Rumanisë për të hyrë në këtë zonë, janë bllokuar për më shumë se një dekadë, prej kur Komisioni ka vlerësuar se këto dy vende janë të gatshme për anëtarësim.

- Publicitet -

Vendet anëtare duhet të miratojnë në mënyrë unanime pranimin e një shteti të ri. Zona Schengen – me 26 vende anëtare – nënkupton pezullim të kontrolleve kufitare mes vendeve anëtare dhe u mundëson qytetarëve të udhëtojnë, punojnë dhe jetojnë në një shtet tjetër anëtar, pa pasur nevojë për viza apo leje tjera shtesë.

Bullgaria, Rumania, Kroacia, Irlanda dhe Qiproja, janë vendet e vetme të BE-së që nuk janë pjesë e zonës Schengen. Në anën tjetër, Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni, nuk janë vende të BE-së, por janë anëtare të zonës Schengen./REL

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria peng i importeve: Blejmë 2.5 herë më shumë sesa shesim
  • Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës
  • Mbrojtja e Ballukut, Rama: Furtunë mediatike
  • Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
  • Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  2. Tatiana on “Dorëheqja ime iluzion”, protestat e studentëve, Rama: Dhuna policore, një legjendë urbane
  3. ¿? on Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Kuriozitete-shqiptarët në botë on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?