Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryebashkiaku i New York: Të kem një komunitet si ai shqiptar, është një bekim…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kryebashkiaku i New York: Të kem një komunitet si ai shqiptar, është një bekim…
KryesoreShoqëri

Kryebashkiaku i New York: Të kem një komunitet si ai shqiptar, është një bekim…

Published: December 1, 2022
Shpërndaje

Me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams organizoi të martën një tubim të veçantë, gjatë të cilit ai foli mbi rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në zhvillimin e qytetit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Adams tha se shqiptaro-amerikanët në Nju Jork përfaqësojnë vlerat që janë pjesë e programit të tij qeverisës, gjë që siç u shpreh ai shton rëndësinë e këtij komuniteti në qytetin që drejton. Në këtë ceremoni folën edhe aktivistë shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të Shqipërisë, të cilët shprehën mirënjohjen për kontributin amerikan në çështjen shqiptare.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, priti komunitetin shqiptaro-amerikan në rezidencën zyrtare të kryebashkiakut të qytetit, e quajtur “Gracie Mansion”, në një ceremoni kushtuar 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

- Publicitet -

Zoti Adams tha për Zërin e Amerikës se vendimi që ky tubim të organizohet në mjediset e kësaj qendre të njohur historike nuk ishte i rastësishëm.

“Kur hap dyert e rezidencës “Gracie Mansion” për një komunitet si ai shqiptaro-amerikan, dëshiron të përcjellës mesazhin se ne ju njohim, ju jeni pjesë e qytetit dhe se kjo është shtëpia juaj ashtu siq është edhe shtëpia ime. Prandaj vendosëm të bëjmë këtë organizim me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë”, tha zoti Adams.

I pari i qytetit të Nju Jorkut foli për vlerat që përfaqëson komuniteti shqiptaro-amerikan, të cilat siç tha ai, ecin paralelisht me programin e tij qeverisës.

“Ne besojmë në sigurinë publike, besojmë në edukim, besojmë në familje, besojmë në mbështetjen për bizneset e vogla. Ky është programi me të cilin u futa në garë për krybashkiak të Nju Jorkut. Të kem një komunitet si ai shqiptar, që është në përputhje me programin tim dhe komunitetet tjera me të cilat po e çojmë qytetin përpara, është një bekim. Ky komunitet perfaqëson atë që unë besoj, që të kemi një mjedis të shëndetshëm për fëmijët dhe familjet tona”, tha zoti Adams për Zërin e Amerikës.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe aktivisti Mark Gjonaj u shpreh krenar me të arriturat dhe rolin që luajnë sot shqiptarët në Amerikë.

“Ju shërbeni në vijën e parë të frontit. Jeni pjesë e ushtrisë, policisë së Nju Jorkut, departamentit të zjarrëfikësve. Sot Shqipëria është pjesë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Jeni pjesë e bordeve, institucioneve vendimmarrëse dhe shkollave. Jam shumë krenar me të arriturat tona”, tha zoti Gjonaj.

Ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha tha se këto dhe përparimet e tjera të shqiptarëve do të ishin të pamundura pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara, për çka siç tha ai, populli shqiptar është gjithnjë mirënjohës.

“Çdo fëmijë në Shqipëri mëson dhe di se duhet të jemi mirënjohës për kontributin e Presidentit ameriksan Woodrow Wilson për pavarësinë e shtetit shqiptar. Çdo fëmijë dhe çdo shqiptarë e di se duhet të jenë gjithmonë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës. Këto janë gjëra që nuk mundemi dhe nuk duhet t’i harrojmë”, tha zoti Hoxha.

Veprimtari Mark Gjonaj tha se shqiptaro-amerikanët janë me fat që jetojnë në token amerikane, vendin ku mund të ruash dhe vlerësosh trashëgiminë, kulturën dhe gjuhën, ndërsa të pranishmëve u kujtoi atë që ai e quajti obligim për të kontribuar për vendlindje.

“Imagjinoni sikur ne të kishim qenë në vendlindje. E ata që janë atje të ishin këtu sot. Çfarë do të kërkonim prej tyre? Kemi një borgj që nuk lahet me një vepër as një detyrë por gjithë jetën tonë, ne duhet të bëjmë çmos për populli tonë, sidomos në vendlindjen tonë”, tha ai.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe një program i pasur kulturor.

Ky nuk është aktiviteti i vetëm i organizuar nga bashkia e Nju Jorkut me rastin e festës së pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë më parë në qendër të Nju Jorkut u bë ngritja e flamurit shqiptar. Ceremoni të ngjashme janë organizuar edhe në pjesë tjera të Shteteve të Bashkuara./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Perandoria e Lavdishme ARNAUTO-OSMANE says:
    November 30, 2022 at 9:22 pm

    Gjithe Bota eshte shendruar ne CIRK dhe KOPESHT ZOLOGJIK.

    Reply
  • demo says:
    November 30, 2022 at 9:55 pm

    Emigracioni shqiptar ne Amerike jane seleksionuar me lloto.Jane shumica me shkolla te larta dhe profesioniste te vertete.Nuk jane Kukes,Tropoje,Has,Kala e Dodes,kuc,mac,Lac,terbac,,cunat e Londres Boingut edvin edushit qe i vjen lezet kur filmohet si ZBUTES I KAFSHEVE TE EGRA.
    Kur e conte Aneta ne Cirk,I ka pas pelqy shume Arixhiu Tahir Bacova me ariun basketbollist.
    Ja,ku erdhi dita te realizoje enderrat e femijerise.

    Reply
  • Andis says:
    December 1, 2022 at 1:51 am

    Per vota cfare nuk ben major of New York. Han edhe tave dheu po qe nevoja.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Komentet e Fundit

  1. . on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. K R on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Detari on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  5. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?