Nga Carlo Bollino
Vendimi i marrë në parlament nga shumica socialiste për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për pabarazi në tendera, siç pritej ka ndezur shumë polemika.
Opozita po bën punën e saj dhe e kritikon ashpër këtë vendim, duke e konsideruar si ndërhyrje dhe pengesë ndaj pavarësisë së SPAK. Por harron se kur u desh të votohej për kërkesën për arrestimin e Sali Berishës, me një zë edhe ata votuan kundër.
Megjithatë, mungesa e koherencës dhe standardi i trefishtë i Sali Berishës dhe i partisë së tij nuk habisin më askënd. Ajo që habit, përkundrazi, mes reagimeve të ngritura pas vendimit të djeshëm, është viktimizimi i shfaqur nga klani politik-mediatik-familjar i Belinda Ballukut, i cili në vend që të ndjehet i vetmi fitues përballë një vendimi tepër delikat që ka ngjallur kritika edhe nga disa vende anëtare të Bashkimit Europian, proteston sikur bëhet fjalë për një martire.
Paralelizmi më surprizues është ai që është bërë me gjyshin e saj, Beqir Balluku, i pushkatuar nga Enver Hoxha pasi për vite me radhë kishte qenë në majat e diktaturës si zbatues i pamëshirshëm i urdhrave të tij.
Të diskutosh për rolin e tij në historinë e Shqipërisë do të kërkonte shumë kohë. Ai ishte padyshim një figurë e diskutueshme, e përmendur nga Nikita Hrushovi në kujtimet e tij si një nga tre eksponentët më gjakatarë të diktaturës, përkrah Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Të tjerë, përkundrazi, e lidhin fundin e tij me përpjekjen e guximshme për t’iu kundërvënë projektit të çmendur të Enverit për bunkerizimin e vendit dhe kthimin te modeli i luftës partizane, në vend që të ndërtohej një ushtri moderne dhe profesionale.
Cilado qoftë natyra njerëzore dhe politike e Beqir Ballukut, ajo që është e sigurt është se ish-zv.kryeministri dhe ministri i gjithëpushtetshëm komunist përfundoi i grimcuar nga i njëjti sistem kriminal që kishte ndihmuar të ndërtonte. Dhe pikërisht këtu përfundon çdo paralelizëm i mundshëm midis Ballukut të parë dhe Ballukut të dytë: jo vetëm sepse Edi Rama nuk është Enver Hoxha dhe Klodjan Braho nuk është Aranit Çela, por mbi të gjitha sepse, ndryshe nga ajo që ndodhi 51 vite më parë me gjyshin e saj, sot sistemi politik që e ka krijuar nuk e ka tradhtuar Belinda Ballukun, por e ka mbrojtur hapur, edhe në raport me SPAK, duke penguar arrestimin e saj.
Nuk kuptohet, pra, në çfarë spiraleje komunisto-sorosiane paska rënë ish-zëvendëskryeministrja, siç pretendon klani i saj. Përkundrazi, figura e saj ka vazhduar dhe vazhdon të gëzojë një mbështetje të gjerë politike dhe mediatike.
E hyrë në qeverinë socialiste në janar të vitit 2019, për pesë vjet dhe deri vetëm pak muaj më parë edhe opozita shmangte ta kritikonte, duke përqendruar sulmet ekskluzivisht te Edi Rama dhe Erion Veliaj, si dhe te unë, viktimë si gazetar e një bullizmi politik krejtësisht të shpërpjesëtuar. Një harresë aq e palogjikshme sa ka ushqyer dyshime për lidhje të fshehta mes Ballukut dhe segmenteve të PD-së.
Dyshime të ngjashme me ato që për vite kanë aluduar edhe për akseset personale që super ministrja gjoja gëzonte pranë SPAK, por që hetimet e fundit i kanë përgënjeshtruar.
Në fakt vetëm kur SPAK zyrtarizoi hetimet ndaj saj, klani i Berishës u detyrua të “zbulojë” edhe ekzistencën e Ballukut, duke e shtuar për herë të parë në rrethin e ngushtë të armiqve për t’u linçuar publikisht. Në të njëjtën kohë, në mbrojtje të saj dolën në skenë dhjetëra media dhe analistë deri atëherë “të fjetur”, të cilët çdo ditë habisin për entuziazmin dhe pasionin me të cilin e mbështesin pa hezitim, krah shërbëtorëve të saj tradicionalë. Një mbështetje e zhurmshme dhe e shpërpjesëtuar në raport me numrin e atyre që, edhe pse në heshtje, prej vitesh e shohin me dyshim.
Të flasësh për komplot pikërisht në ditën kur qeveria dhe shumica socialiste, së bashku me dhjetëra media, ngritën një mburojë rreth saj, është një manipulim i realitetit. Belinda Balluku duhet të jetë mirënjohëse sepse, ndryshe nga sa ka ndodhur me disa kolegë të saj në qeveri dhe në parti, asaj iu kursye poshtërimi i një arrestimi që do të ishte edhe më dramatik pikërisht sepse konsiderohej i padrejtë.
Debati politik i ndezur rreth këtij rasti, që në të kaluarën është mbytur në lindje kur politikanë të tjerë (madje edhe socialistë) kanë përfunduar në makinën e grirjes së SPAK, për Belinda Ballukun ka qenë një privilegj që megjithatë ka prodhuar edhe disa dobi. Duke filluar nga riafirmimi i rëndësisë së parimit universal të prezumimit të pafajësisë, i cili çdo ditë shkelet në parlament dhe në media.
Privilegji nga i cili ka përfituar Belinda Balluku do ta ndihmojë pa dyshim të provojë pafajësinë, falë faktit se është mbrojtur në lirinë e saj fizike dhe është çliruar edhe nga detyrimet qeveritare. Por tani do të ishte e drejtë që kjo mbrojtje që i është dhënë të mos përdoret më për drejtuar baltosjen e të tjerëve.
Shqiptarja.Com

Nje fjale e Urte,
e konfirmuar plotesisht me pas nga Shkenca e Shkencetaret,
thote :
¨Shiu,
bie gjithmone ne terren te lagur !¨
Fenomeni BALLUKU(BEQIR &. BELINDA),do analizohet shumë gjat nga Kundërshtarët dhe simpatizantët.
Ne,nuk na është dhënë mundësia ti takojmë,por ti votojmë për PUNËN e tyre,ku shumë syresh komentojnë sa e kë patën KUNDËRSHTAR:
1.Ministri Beqir,u vra prej kundërshtarve brënda lloit nga frika si zëvëndësues i E.Hoxhës dhe, ju thur ALIBIA e tërheqjes së forcave ushtareke në gjithë teritorin e vëndit,kur në fakt AI kërkonte të mbronte forcat e pakta në nimur nga sulmi masiv i armikut,tërheqjes duke luftuar në tunelet edhe Q.Zjarrit të ndërtuara qëllimisht, duke u tërhequr përkohësisht duke luftuar,rigrupimin,furnizimin dhe me K/Sulmë për kapjrejn e teritorit të lëshuar përkohsisht.
Pasi sulmi,tërheqja k/sulmi ndodh në të gjitha ushtrit e botës edhe me forca më të shumta se NE,pasi në çdo rast nuk i bihet murit me KOKË,Sikur E.Hoxha deklaronte ” DO FITOJMË ME TË GJITHË ARMIQT NJËHERSHI NGA TOKA,DETI,AJRI.!
2.Belinda,nuk e pati të keqen nga BRËNDA PS,por nga SALISPAKU,i cili pasi paraburgosi KB E.Veliaj për fustanet e Ariolës,duke u mbështetur nga E.Rama,fakte që dihen tashmë që GJK e lë të lirë dhe SALISPAKU NUK E LËSHON DERI NË VDEKJE SI DREJTUESIT E UÇK-KOSOVË..
…Ju turrën B.Ballikut,për ndërhyrje në TENDERA dhe jo korrupsion,për ta qethur zero E.Ramën,për ta rtëzuar dhe, për ta bër DHËNDËRR edhe njëherë BABIN politik 92,pasi nuk e mundin dotë me VOTË.
Të gjithë kundërshtarët e saj nuk po e kuptojnë akoma se SPAK doli mbi Kuvëndin e popullit dhe GJK,duke u kthyer në Republikë Pushtet mbi Shtetin,sikur ARANIT ÇELA DV.
Ndaj,Kuvëndi Shqipërisë,ndonse me vonesë I VURI KUFIRIN TE THANA,që herën tjetër ti drejtohet Kuvëndit për heqje IMUNITETI TË DEPUTETIT & MINISTRIT.
Tashmë BB e lirë do të.mbrohet me avokat dhe jo nga PS,siç ndodh në krahun tjetër kur DEPUTETËT,MILITANTËT 100 % MBYSIN GJYKATËN PËR TË NXJERR NGA BURGU KRIMINELËT PËR TË PËRSËRITUR VANDALIZMIN.
Në të kundërt Belinda do të ishte në burg mbi 100 vite,sa të gjënden provat,sikurse po ndodh me Erionin apo me Nexhmie Hoxha për kafetë e mortit nga e njëjta mëndësi e SALISPAKUT 92.!
Një fakt: Në RIOLL Shkodër po ndeshet pronari me Oligarkun e SaliSPA,B.Ulaj +policinë dhe askush nuk del ballallas.Thuhet se B.Balliku i ka dhën tenderin.
● NËSE B.Balluku NUK DO I JEPTE TENDERIN B.ULAJT A DO KALLZOHEJ NË SPAK PËRSËRI. ?
● A mund të ndërhyjë Qeveria e të dali mbi gjykatat e Sb 100 %.?
● A del se fatkeqsia në këtë vënd në 35 vite JANË:
1.SB DHE BERISHIZMI..
2.DREJTËSIA E SB 92,ku 85-90 % i kapi vetingu..
3.MAXHORANCA AKTUALE QË KUJTOHET 1 HERË NË VIT PËR GËRDECIN,21 JANARIN,97,98,etj.!
Zotrinj inatçij:
-Avokati popullit deklaron se Shteti do paguaj mbi 40 mil.€ për fitoren e gjyqeve në HAGË,pse SALISPAKU paraburgos për STATISTIKË njërz pa prova e pa i gjykuar me muaj e vite mbi 65 % më shumë se në BE dhe baraz me KREMLININ,duke u bër problem nd/kombëtar.
Në këto kushte a mundet të shkoet në BE.?
A puqet mëndësia e SPAK me SaliSërbin që ka kundështuar refomën e RE NË DREJTËSI QË NGA 2016.?
El,nees Albania
FLM DITA.
Jo more, shkencëtarët e parkut e paskan verifikuar këtë fenomen ? O pika mëndjes !
https://www.panorama.com.al/sekuestrimi-i-pasurive-me-1945-n-si-u-ngrit-makineria-e-zhvatjes-nga-kryetatimori-beqir-balluku-dokumenti-qe-zbulon-komisionin/
Te mora vesh o Bolino,te mora! Qekur thua:Kjo mbrojtje te mos perdoret per baltosjen e te tjereve! Ata te tjeret je ti,qe te ka quajtur:”kurva e mediave”.Te mora vesh o Bolino te mora,.Ay “Kurvi Atje Lart” sakrifikoi shume per Belinden,E mbrojti,nuk e diskretitoi me burg te merituar,si Ata te tjeret-thua Ti,por kjo duhet t`ja shperbleje me pune te mire ne dobi te komunitetit Tuaj.Sa shpejt shqiptarizoheni ju Italjanet!Ju jeni te paret Rrufjane te Europes,qe pershtateni me Zakonet e Vendit.
Po per shqiptaret ne arrati ngelur 35 Vjet pa’ shtet prone pasuri kur do te LEHNI o Zagari e races bastarde FevZi!?
O Car Bolja, po ku di gje ti per gjysh Beqon more. Ate e vrane si qen e varrosen si qen e askush gropen nuk ja gjen.
Se keta Balluket qe ta marresh vesht zotrote e paskan ne gen ti sherbejne Partise e pastaj ta hane sa krahu nga Partia.
Ndaj populli e ka refuzuar dhe zvarritet neper gjykata per demet e bera.Por,po te qe i vetem ne gjithe kete katrahure, ndoshta vendi do te kishte shpetuar, fatkeqesisht trashegimia e te keqes vazhdon edhe nga ata qe premtonin dhe i mendonim ndryshe dhe atje duhet sot perqendruar.
https://www.panorama.com.al/sekuestrimi-i-pasurive-me-1945-n-si-u-ngrit-makineria-e-zhvatjes-nga-kryetatimori-beqir-balluku-dokumenti-qe-zbulon-komisionin/
Eshte e kote te trazoni qetesine e B. Ballukut dhe te perzieni fatin e tij me prapesite e mbeses. Beqiri beri ate qe mundi, me ate bagazh kultural qe shqiptaret e pakarsimuar te viteve 40 e 50 mund te benin. Mbase beri disa te mira dhe krijoi ushtrine shqiptare, mbase mund te kete bere edhe te keqija nen ate sistem te mbrapsht dhe me aq horizont sa kishin ata atehere – eshte kollaj te kritikosh nga karrigia vendimet qe disa njerez i kane marr nen presion te madh dhe me informacion gjysmak para shume dekadash.
Per mekatet e mundeshme te tij, cfaredo qe te kete bere, Beqiri pagoi shume shtrenjte. Me ate denim makaber eshte te pakten i lare tani. Lereni ne qetesi te zotit te shkretin se nuk na ka me asnje borxh.
Mbesa eshte histori tjeter, per te mirat e keqijat e saj mund te diskutojme sa te duash…