Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur sheshi zgjohet si tempull: hierotopia e namazit në Tiranë dhe nevoja për rikthimin e namazgjasë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kur sheshi zgjohet si tempull: hierotopia e namazit në Tiranë dhe nevoja për rikthimin e namazgjasë
Lajmi i funditopinion

Kur sheshi zgjohet si tempull: hierotopia e namazit në Tiranë dhe nevoja për rikthimin e namazgjasë

Published: May 27, 2026
Shpërndaje

Nga Sokol Çunga

Falja e festave të rëndësishme, Fitr Bajrami dhe Kurban Bajrami nga të gjithë besimtarët mbledhur në një shesh, është traditë po aq e vjetër sa dhe islami në Ballkan. Ajo që duhet diskutuar, në këtë rast, nuk është a duhet të ndodhë kjo në sheshin “Skënderbej” dhe a po cenon pjesën tjetër të qytetarëve, pasi kjo ngjarje tashmë është fakt dhe nuk ka si shmanget, por si mund të zgjidhet nevoja e besimtarëve për hapësirën e përhershme të lutjeve.

Çdo vit, dy herë në vit, në rrjetet sociale dhe më pak në media, sa herë besimtarët myslimanë kryejnë faljen e namazit të Fitr Bajramit (Eid al-Fitr) e Kurban Bajramit (Eid al-Adha) në sheshin “Skënderbej” në Tiranë (apo dhe gjetiu), shfaqen debate që shkëmbehen mes dy kampeve imagjinare ose reale. Që kur rrjetet sociale u populluan masivisht edhe prej shqiptarëve, pas çdo feste të tillë filluan të shfaqen komente apo diskutime që nuk ngjajnë se kultivojnë bashkëjetesën fetare, me të cilën krenohemi. Sikundër ndodh në çdo grup amorf, edhe popullata virtuale nuk i shpëton dot binaritetit “ne” këtej, “ata” andej. Si rrjedhojë, një grup komentuesish artikulohen kundër përdorimit të sheshit “Skënderbej” si vend lutjeje, e një grup tjetër shprehen pro këtij përdorimi, duke përgëzuar besimtarët që shtohen çdo vit. Ca kohë më parë, kur sheshi “Skënderbej” kalonte rindërtimet e njëpasnjëshme, këto lutje kryheshin në një pjesë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, shoqëruar nga po të njëjtat komente. Në ndonjë rast ky debat është shpërngulur edhe në studio televizive, prej nga ku ka triumfuar binariteti, jo arsyeja. Ndaj, duke vrarë mendjen këtyre javëve mes Fitr Bajramit dhe Kurban Bajramit të vitit 2026, shkruam këto radhë.

- Publicitet -

Kur bibliografia tradicionale studion dhe analizon praktikat rituale të religjionit, këto përshkruhen zakonisht si ngjarje që ndodhin brenda një perimetri të caktuar arkitekturor, pra brenda tempujve përkatës, në të cilët zhvillohet adhurimi. Në këtë rast, rituali, adhurimi dhe përmasa arkitekturore ndërveprojnë me njëra-tjetrën, dhe rituali përcakton funksionet e ndërtesës, kurse ndërtesa duhet të përmbushë nevojat e ritualit. Mirëpo, ekziston edhe një përmasë tjetër ritualesh, e cila nuk zhvillohet brenda tempujve përkatës, por jashtë tyre. Atëherë kur kjo përmasë është dytësore dhe kalimtare, mbetet thjesht një rrugë kalimi për procesionet dhe ritualet. Ndërkaq, ekzistojnë dhe çaste të tjera, të krijuara prej nevojave të komuniteteve, kur rituali nuk i lë pa emërtuar dhe përcaktuar edhe ato mjedise jashtë tempullit.

Për të kuptuar realitetin, duhet të shpërngulemi pak pas në kohë e të kujtojmë se veç mjediseve të mbyllura të dedikuara për lutje, në traditën islame ekzistojnë edhe hapësira të tjera lutjeje të cilat nuk qarkohen nga elementet arkitekturorë të tempullit islam. Këto janë mjedise që ndodhen në sheshe të qyteteve (mejdan), sheshe kushtuar vetëm lutjeve (musalla dhe namazgja) [The Encyclopaedia of Islam, 2nd edition, vol. VII, Leiden, Brill, 2008], hapësira çlodhjeje (mesire), vendpushime (menzil), dhe që, mes funksioneve të tjera, janë dhe vend për faljet e Fitr Bajramit, Kurban Bajramit apo të namazit të së premtes. Pavarësisht se në tradita të vendeve të ndryshme musalla dhe namazgja përmbushin të njëjtat funksione, kanë trashëguar emërtesa të ndryshme për shkak të vendit ku ndodhen, jo për shkak të funksionit.

Në rastin e Shqipërisë ka mbizotëruar sheshi i lutjeve i emërtuar namazgja. Në Seyhatname-në (Libri i udhëtimeve) e tij, Elvija Çelebiu nuk harron t’i përshkruajë këto objekte, kudo që i ka parë. Për shembull, kur kaloi nëpër Elbasan më 1662, Çelebiu na përmend namazgjanë e qytetit me 57 selvi që qëndronin qark tij. Në raste të tjera sheshet e namazgjasë ose kanë ndryshuar destinacion, si pasojë e urbanizimit, ose sheshet e namazgjasë janë përdorur për të ndërtuar në to xhamitë që edhe më pas ruajnë emërtesën “namazgja” në emrin e tyre. Rasti më i vonë është Xhamia e Namazgjasë në Tiranë.

Kësisoj, kur vijmë tek debati që përmendim në fillim të shkrimit, vetvetiu i kemi dhënë përgjigje dhe pyetjes se çfarë ndodh në sheshin “Skënderbej”: sheshi mbulon nevojat e komunitetit mysliman për t’u falur, sipas traditës, të gjithë bashkë, e jo në xhami të veçuara. Tradita e së shkuarës dëften se falja e festave të rëndësishme, Fitr Bajrami dhe Kurban Bajrami nga të gjithë besimtarët mbledhur në një shesh, është traditë po aq e vjetër sa dhe islami në Ballkan, nuk është aspak dukuri e re dhe nuk përbën traditë thjesht vendore. Ajo që duhet diskutuar, në këtë rast, nuk është a duhet të ndodhë kjo në sheshin “Skënderbej” dhe a po cenon pjesën tjetër të qytetarëve, pasi kjo ngjarje tashmë është fakt dhe nuk ka si shmanget, por si mund të zgjidhet nevoja e besimtarëve për hapësirën e përhershme të lutjeve. Në të shkuarën perandorake këtë problem e zgjidhte komuniteti, në të tashmen duhet ta zgjidhë komuniteti bashkë me autoritetet e pushtetit vendor, pasi çështja lidhet me një numër të madh të banorëve të kryeqytetit. A është e pavend të përfytyrojmë një shesh namazgjaje në Tiranë? Do të ishte element i dobishëm urbanistik dhe hapësirë e rëndësishme sociale në kryeqytetin që, tashmë, ka humbur identitetin e vet.

Duke shkuar më tej, rasti lejon mundësinë për të bërë edhe një analizë pak më të specializuar lidhur me përdorimin e shesheve publike si vende lutjeje. Ceremonia fetare, rituali dhe lutja janë ngjarje krejtësisht të ndryshme nga e zakonta dhe e rastësishmja, si dhe kanë ngarkesë të përveçme shpirtërore, duke u konsideruar si ngjarje të shenjta. Kësisoj, vendet e lutjes, kur nuk kanë dhe atribute të tjera (vend mrekullie apo ku ka ndodhur një ngjarje e rëndësishme për besimtarët), janë vende të shenjta. Pavarësisht nëse vendi i lutjes përcaktohet nga forma arkitekturore, nga mure rrethuese dhe ndërtesa, shenjtëria e ngjarjes cakton kufijtë e përfytyruar në vendin ku ndodh. Ilustrimi fizik i kësaj janë qilimat e lutjes që vendosen në sheshin “Skënderbej”, apo kudo tjetër, në funksion të lutjes.

Ndryshimi radikal i funksioneve të sheshit dhe zhveshja e tij nga çdo funksion tjetër, ndonëse për një kohë të shkurtër, ndryshon statusin e sheshit. Kjo, më shumë se rëndësi faktike, ka rëndësi simbolike, teksa bëhet fjalë për një hapësirë të përbashkët. Është e vërtetë se i njëjti shesh përdoret dhe shënjohet, sipas rastit, edhe nga ngjarje të tjera, zakonisht koncerte apo kioskat e panaireve. Mirëpo krahasimi nuk është aspak i goditur, sepse koncertet dhe mejhanet ambulante nuk mund të përdoren si argument justifikues, pasi përmbajtja e dy veprimeve dhe funksioni i ndryshuar i sheshit nuk është i njëjtë.

Pavarësisht se në jetën e përditshme të sheshit “Skënderbej” nuk shohim asnjë shenjë të përdorimit të tij si vend lutjeje, veçse në datat e caktuara, shënjimi i tij mbetet në fuqi. Nëse analizojmë rastin sipas teorisë së hierotopisë të Alexei Lidov [Alexei Lidov: “Hierotopy. The creation of sacred spaces as a form of creativity and subject of cultural history.” Në: Hierotopy. Creation of Sacred Spaces in Byzantium and Medieval Russia. Edited by A. Lidov, Progress-tradition, Moskë, 2006, fq. 32-58], tempulli apo vendi i shenjtë janë të tilla jo vetëm për shkak të mënyrës me të cilën janë ndërtuar e dekoruar (format arkitekturore, objektet e vendosura brenda, dekori i lëvizshëm apo i palëvizshëm, etj.), por për shkak të veprimtarisë së lutjes në të. Vendi i shenjtë duhet të përmbushë kushtin e spacializimit të fjalës hyjnore përmes procesit arkitekturor, ndjesor dhe ritualistik. Tempulli apo vendi bëhet i shenjtë jo kur është i mbyllur dhe nuk përdoret (fjala vjen, gjatë natës), po kur përdoret për lutje. Kësisoj, vendi i shenjtë mbetet i fjetur për sa kohë në të nuk lutet kush, por rifiton simbolikën e tij sapo besimtarët mblidhen dhe veprojnë në unison.

Natyrisht, aplikimi i teorive si hierotopia rrezikon të lërë mbresën e një reduktimi estetik të ritualit, duke shpërfillur ontologjnë islame, ku hapësira nuk “krijohet” nga njeriu, por është, në parim, e shenjtë, nën parimin e konsiderimit të gjithë tokës si xhami. Megjithatë, syri i vëzhguesit të jashtëm brenda një realiteti shoqëror laik nuk mund të shpërfillë dinamikën urbane pikërisht në emër të bashkëjetesës dhe të demokracisë së opinioneve.

Njoftimi i Spring Festival për shtyrjen e festivalit, prill 2022.

Një tjetër çështje është vizibiliteti publik. Nëse do të quanim krejt të natyrshme që, ashtu si shumë veprimtari të tjera ndodhin në sheshin qendror të kryeqytetit, edhe falja e Fitr Bajramit dhe e Kurban Bajramit duhet të ndodhë atje, asgjë dhe askush nuk duhet ta pengojë këtë zgjedhje. Mirëpo, të mos harrojmë pakëz traditën. Sheshet e namazgjave, vendet e caktuara enkas për faljen e këtyre festave në ato vendbanime ku falja kryhet në një vend, nuk kanë qenë organizuar në pazar, që ishte qendra e qytetit osman, por diku në periferi të qytetit, në raste të tjera diku jashtë portave të qytetit.

Arsyeja është e thjeshtë: qyteti osman nuk parashikon sheshe brenda mëhallave, hapësirat e lira ndodhen në periferi të tyre, pavarësisht sa i madh ishte vendbanimi, ose jashtë mureve, nëse kishim vendbanim të fortifikuar. Sërish, për t’iu kthyer asaj që themi më sipër, zgjidhja që ndoshta do të kënaqte gjithkënd do të ishte caktimi i një sheshi namazgjaje jo vetëm për nevojat e faljes, por edhe si rikthim i një tradite, rikthim i një “objekti pa mure”, i cili, pa iu ndryshuar destinacioni, u shërben besimtarëve për nevojat e tyre. Kështu, Tiranës së deformuar do t’i shtohej, vetvetiu, një hapësirë e pa ndërtuar, me shpresë jo në periferinë e sotme të saj. Nuk do të ishte e padrejtë që përgjegjësinë e përmbushjes së kësaj nevoje ta mbante shteti, nëse marrim parasysh se sa pak prej pronave të mëhershme u janë kthyer komuniteteve fetare në Shqipëri, pavarësisht deklaratave politike të qeveritarëve.

Pas një paragrafi të tillë autori do të duhej, teorikisht, të propozonte një pikë në hartën e Tiranës për namazgjanë e ardhshme. Tundimi është i madh, por këtë gjë nuk do ta bëjmë, pasi këtë përgjigje mund ta japin vetëm komunitetet dhe institucionet e përfshira. I vetmi propozim që ka vend të artikulohet është planifikimi i një apo disa hapësirave polivalente që funksionojnë si hapësira publike të blerta gjatë vitit dhe si namazgja gjatë ditëve të caktuara. Për pothuaj tri dekada kështu pati funksionuar edhe namazgjaje e Tiranës, para ndërtimit të xhaminë në të. Shembulli ekziston.

Ka edhe dy arsye të tjera për të propozuar një shesh të posaçëm për namazet e festave të mëdha. Në vitin 2022 Spring Festival njoftoi shtyrjen e çeljes së tij, pasi pengonte faljen e Fitr Bajramit që atë vit ra më 2 maj. Faqja zyrtare e festivalit në Instagram njoftoi se motivi i shtyrjes ishte Fitr Bajrami, kurse autoritetet e pushtetit lokal sollën një tjetër arsye zyrtare. Precedenti, ama, u krijua dhe i vit ishte rast për të menduar se falja në shesh ka përparësi ndaj panaireve dhe mejhaneve. Parë nga ky këndvështrim, rasti i vitit 2022 nuk ishte rrjedhë e natyrshme e rendit të ngjarjeve, por zbatim i një hierarkie, ku nevojat fetare dëftyen se qëndruan më lart në rendin hierarkik të ngjarjeve. Të paktën një herë.

Posteri i FIP Platinum Albania, 26-30 maj 2026.

Teksa shkruajmë këto radhë, mësojmë nga njoftimet në rrjetet sociale se në datat 26-30 maj 2026 në sheshin “Skënderbej” do të zhvillohet turneu i padelit FIP Platinum Albania. Me sa duket, këtë vit falja nuk do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”. Me sa duket, besimtarët myslimanë, të paktën në Tiranë, do të vazhdojnë të enden në rrugë e sheshe, sipas kalendarit qeveritar e kryeqeveritar. Ndoshta është rasti për të thënë se myslimanët e Tiranës meritojnë më shumë se iftare dhe libra shkruar rreth tyre.

Bashkëjetesë fetare në një shtet sekular nuk është veprimi hierarkik që buron prej tolerancës, por përpjekja dhe aftësia e njëmendtë për të kuptuar tjetrin, edhe kur nuk ndjen të njëjtën gjë si ai. Po ashtu, në një proces dialogu, realiteti duhet parë nga të gjitha këndvështrimet, përndryshe dialogu nuk mund të ndodhë.

Aftësia e qytetit për t’u rezistuar kohëve dhe ndeshtrashave të historisë nuk ka qenë bazuar gjithmonë në aftësitë ushtarake të qyteteve historike mesjetare, as në fuqinë ekonomike të tyre, por në harmoninë dhe bashkekzistencën e të ndryshmeve brenda së përbashkëtës. Gjithmonë, bazuar në mirëkuptim dhe arsye. A mundemi dhe, më e rëndësishmja, a duam, qytetarë e pushtetarë bashkë?

Reporter – BIRN

Foto kryesore: Falja në namazgjanë e Tiranës, 1925. AQSH i RSH, Fototeka, B-XVI-3-D-3486.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
52 Comments
  • Farsë says:
    May 27, 2026 at 9:40 am

    Dhe tani ju lutem një VIDEO aktuhale nga përgjunjimi dhe ngritja e sumatriçes në hava në namazgjanë e Tiranës të vitit 2026.

    Mirëpresim të shohim në “vijën e parë të sulmit”, sigurisht duke bërë sikur falen ish komunistët-antikounistë me shokin Salih në krie. Krahas tij ju lutem fiksoni në fokus edhe shokin Ramazon (si në 21 janar 2011). Në vijën e dytë pas tyre gjithë lukuninë e bedelave të të gjitha sojeve dhe sorollopeve pa din e pa imam.

    Reply
  • Farsë says:
    May 27, 2026 at 9:41 am

    Dhe tani ju lutem një VIDEO aktuhale nga përgjunjimi dhe ngritja e sumatriçes në hava në namazgjanë e Tiranës të vitit 2026.

    Mirëpresim të shohim në “vijën e parë të sulmit”, sigurisht duke bërë sikur falen ish komunistët-antikomunistë me shokin Salih në krie. Krahas tij ju lutem fiksoni në fokus edhe shokin Ramazon (si në 21 janar 2011).

    Në vijën e dytë pas tyre gjithë lukuninë e bedelave të të gjitha sojeve dhe sorollopeve pa din e pa imam.

    Reply
  • demo says:
    May 27, 2026 at 9:47 am

    Nuk e duam fene.Po nuk ju nxe xhamia,shkoni faluni ne Stadium.

    Reply
    • Ganua says:
      May 27, 2026 at 11:28 am

      Stadiumi është për të luajtur futboll dhe jo për t’u falur .

      Reply
  • ateisti says:
    May 27, 2026 at 10:42 am

    Nuk pata nerva ta lexoj gjithë shkrimin. Jam i bindur se “pushtimi” i shesheve dhe rrugëve bëhet thjesht me qëllim karshilliku kundrejt pjesës tjetër të popullsisë që përbëhet nga ateistë, laikë dhe të krishterë. Fare mirë mund të falen në ndërtesat e tyre të kultit apo edhe në shtëpi. Por jo. Duan të tregojnë se sa shumë janë. Kur shoh këtë turma hoxhallarësh dhe besimtarësh në mes të sheshit “Skënderbej” them me vete se Europa është çmendur që do të na pranojë në familjen e saj. Është e sigurt se nesër do të ketë luftë fetare në gjirin e vendeve të BE-së, siç ka ngjarë në Bosnjë dhe Liban. Nga njëra anë nacionalistët dhe nga ana tjetër islamistët.

    Reply
    • Dashi says:
      May 27, 2026 at 11:45 am

      OK ateisti !

      Reply
    • xxx says:
      May 27, 2026 at 12:58 pm

      Kjo dukuri eshte fenomen objektiv, faqja tjeter e medaljes se kontradiktes, qe ka krijuar marrezia e sekularizmit ne perendim.
      Tregues qe shume nga shoqeria te kercenuar nga marrezite perndimore gjithe e me shume te vetmen mbeshtetje e gjejne ne skajin e kundert, besimin radikal.
      Pa mbledhur ne vath perendimin me huliganizmin e tij elitarist ska qetesi askush.

      Reply
    • Aldrin says:
      May 27, 2026 at 3:32 pm

      Nuk behet per Karshillek, o Ateist. Behet me qellim qe te krijojne Republiken Islame brenda Shqiperise.
      Eshte ideja e Ramutit disa muaj perpara, apo harruat?
      Ky palacua i paraprin kesaj Teorie
      Sic i paraprinte Mero Bajaziti Teorive te Kockave greke qe bien me shiun ne Peshtan.
      Nje mareveshje me e mire se ajo e Berishes…
      A nuk ishte kjo teoria e re e shitjes sse Detit dhe te Jugut e Ramutit?
      Dhe ku perfundoi Sovraniteti i Shqiperise?
      Ne Hage.
      Kjo eshte tradhetia dhe keta jane tradhetaret
      Plera te paguara

      Reply
  • Detari says:
    May 27, 2026 at 10:59 am

    Tradita dhe kultura turke qe akoma perdoren nga mbetjet turke ne Arberi.

    Reply
  • Karamamund elefanti i trete says:
    May 27, 2026 at 11:12 am

    Il e pirogue dhe ti palo gazetar,njeri Ames se mos lendon myslimanet,Pse duhet te pushtojne rruget dhe sheshet keta kur kane xhami dhe me te madhen ne Balkan pale.Na cane bythen duke ngritur bythen perpjete.Shkerdhate shtet dhe qeveri

    Reply
    • nje shqiptar says:
      May 28, 2026 at 9:30 pm

      Ta paskan bere mire o Karamamund qe ta paskan çare bythen por nga diskutimi yt ta paskan çare pak ! Do kishin bere mire te jua kishin çare si fis ty dhe disa te tjereve qe jeni anti shqiptare, me mire me thene ca greke te shpifur sepse ne Shqiptaret gezojme bashke neper festa e qajme bashke ne hidherime .

      Reply
  • ¿? says:
    May 27, 2026 at 12:44 pm

    Lavdi jenicereve qe perhapen islamin ne Arberi. Ketyre pisanjoseve nuk iu mjafton as KryeBajga e madhe qe ngriti Erdogani mu ne mes te Tiranes per te ngritur bythet perpjete. Eshte karshilleku i Shqiptaro-Turqve qe i behet pjeses jo-turke te popullsise shqiptare

    Reply
  • Thash_e_S'them-xhiU says:
    May 27, 2026 at 2:02 pm

    …… sheshet..?.. Më duket se Kafenetë janë më të përshtatshme.., sepse janë plot e për plot…

    Reply
  • shqiptar says:
    May 27, 2026 at 2:41 pm

    Myslymanet duhet te falen vetem brenda xhamive se tyre. Dhe ato bertitjet e regjistruara ne kupe te qiellit nga majat e minareve qe bejne gjithe ate ndotje akustike duhet te ndalohen me ligj.

    Reply
    • JKB says:
      May 27, 2026 at 10:15 pm

      Keni plotesisht te drejte!
      Ne duam dhe duhet te shkojme ne Europe, jo ne Turqi.

      Reply
    • Right Side says:
      May 28, 2026 at 6:32 am

      Bravo shqiptar. Është e tmerrshme, të zgjojnë nga gjumi në pikë të mëngjesit pa pikën e respektit për jetën e tjetrit. Nuk jemi në mesjetë. Hoxha ti dërgojë të vetëve një sms në cel se jetojmë në kohëra të teknologjisë.

      Reply
      • durrsaku says:
        May 28, 2026 at 9:38 pm

        Po kur te zgjojne ato kumonat e kishes te duket zgjim i embel apo kur hame dreke dhe kumonat na shoqerojne nje 1/2 ore

        Reply
  • Aldrin says:
    May 27, 2026 at 2:42 pm

    Ca eshte “NDESHTRASHA” ?
    Qip flet ky birboja i Birn?

    Reply
  • Aldrin says:
    May 27, 2026 at 3:15 pm

    Problemi i ketij qelbaniku eshte qe tradites i referohet vetem ne Mesjete.
    Nuk kemi Histori vetem ne Mesjete, or Cung. Por, ne Mesjete kemi pushtim, dhe detyrim per te ndjekur nje tradite dhe Histori te nje rrace tjeter, qe nuk ishin shqiptare.,
    Prandaj, merre kete mender arsyetimin tend per “bashkejetese”, te njimendte, binare, religjiioze, hierarkike, apo pushtetare dhe qytetare, dhe fute ne tajare.
    Po te jete per shumicen e shqiptareve, nuk e duam te na bllokohet as Sheshi Skenderbej, as rruge e sheshe te tjera, sepse nuk kemi interesa kombetare qe te na krijosh nje shtet Islamik brenda nje shteti Laik
    Ky eshte pra qellimi i shkrimit
    Servirja nepermjet “vuajtjes” qe muslimaneve te “raskapitur” nga derdellitjet e ketyre palacove qe gjoja po u digjet barku per Fetaret dhe besimtaret/
    A beson ndonje nga keta Horra te Shqiperia?
    A mendon ky horr, dhe ata si puna e ketij per Shqieprine?
    A mendojne per popullin qe po vuan nen zgjedhen e maskarenjve?
    Ky palaco dhe ata si puna e ketij paguhen per keto shkrime
    Qellimet jane nga me te ndyrat dhe me antishqiptaret qe mund te ekzistojne.
    Historikisht, Mesjeta eshte nga periudhat me te erreta ne historine e Evropes
    Ky shurraq do te na ktheje mbrapsht.
    Shqiperia nuk eshte shtet Islamik, por Laik
    Qerrohu, kurve e paguar antishqiptare

    Reply
  • Aldrin says:
    May 27, 2026 at 3:30 pm

    U bera kurioz te dija kush ishte ky palacua qe na dikton nevojat qe kemi si popull.
    Ne fakt, si shqiptare vuajme nga zbrazja e Shqiperise, nga probleme te renda ekonomike dhe politike.
    Nga Korrupsioni dhe Humbja e Sovranitetit dhe Lirise se qytetarise.
    Ky palacua ngre “nevojen” e namazgjase.
    Ne komentin e meparshem thashe se duhet te ishte qen i paguar.
    Dhe, me doli qe eshte qen i paguar.
    Ky palaco punon ne Arkivin Qendror te Shqiperise qe nga viti 2008.
    Sa per Dijeni.
    Arkivi Shteteror i Muzeut dhe Kalase se Gjirokastres, eshte shkaterruar. Dokumentet jane larguar ne menyre hajdutshe nga Kalaja diku ne Lushnje. Pa asnje lloj shpjegimi.
    Ne Arkivin e Shtetit kane dore zuzaret dhe Antishqiptaret.
    Jo me kot ky palaco i drejtohet Nazmagjase, kur Arkivat Shqiptare po zbrazen nga Thelbi i Historise dhe Lufterave Patriotike te Shqiptareve kunder Pushtuesve, ky palaco na thote te ndjekim dhe njehere Traditen e Pushtuesve.
    Ky palaco ka cpikur termin “RIperkethim”, dmth, perkthimet E Nolit, dhe te Klasikeve te Gjuhes shqipe, do ti riperkthej ky turimut. Ky turimi.
    Me kalkun.
    Kalku eshte termi i tij modern i Riperkthimit.
    E kuptoni cfare po bejne keta funderina?
    Po xhveshin Shqiperine nga e gjithe baza e shendoshe e Historise, Artit dhe Letersise.
    Po e “Riformesojne”, sic e thone debilet moderne te Artit moderne te Ramutit. Si ajo Pika e Kumbaros ne Butrint.
    Me kalkun e ri.
    Hajde merri vesh keta putana.
    Ta lesh Gjuhen dhe Historine ne doren e ketyre kellirave te Peshtira, kemi marre fund me te gjitha

    Reply
  • Aldrin says:
    May 27, 2026 at 3:36 pm

    E shkruajta dhe njehere:
    Lexoni Moikomin cfare thote per Naimin,
    Lexoni dhe kete ndyresiren qe do te Riperkthej veprat e Nolit dhe Naimit.
    Nuk jane te plota thote..
    Ndyresira, po ndyresira ama..

    Reply
    • evropaiqi eleniqia says:
      May 28, 2026 at 6:12 am

      Shume sakte “Aldrin”, dhe eshte nga ato raste ku shumica e shqiptareve (dhe jam i bindur qe eshte shumica, pavaresisht origjines fetare), nuk ju pelqen kjo pamje e shemtuar…. nuk duhet te na perkasin ne si komb i vjeter europian, pavaresisht pushtimit turk 400 vjecar. Me vjen ne mendje Spanja qe ka qene 7-8qind vjet nen arabet.

      Reply
  • Yxhym Bym Tym DynjaiA says:
    May 27, 2026 at 5:04 pm

    Tek Kafeneja!
    Tek KaFeneja!
    Tek QepabTorja
    Tek QepaBtorja!
    Tek Kllubi!
    Tek KlLubi!

    Reply
  • Gim says:
    May 27, 2026 at 5:42 pm

    Zoti eshte i Madh….ta pranon Namazin dhe po ta bejne me zoom, nga shpia, pa e zene asnje kokerr sheshi

    Reply
  • demo says:
    May 27, 2026 at 6:54 pm

    Shpesh percarjet fillojne nga nje Loje.Eshte Feja origjina e luftes 30 vjecare mes kombit gjerman,qe ndau Kombin ne dy shtete,:Gjermani dhe Austri,Jemi shume pak.Na kane ndare ne 5 shtete.Edher Dokrrat e Dogmat mesjetare na duhen!!!!!!!!!!!!!!!!!.Rikthimi i Feve ne Shqiperine Ateiste eshte veper e Komunisteve.Kur ideologjia dhe Diktaturat komuniste u rrezuan si Deshtime Globale,u rikthyen andej nga kishin dale.Nga bataku..SharrlatanetTeneqexhijt,Furrtaret,Fshataret analfabete,Sharrlatanet obskurantet,Bijt e priftave,Shehave Hoxhave.Keta e sollen komunizmin.U deshtoi Mrekullia komuniste,u kthyen n`fis.Andej nga kishin dale.Tregon cfare qelbesirash hypokrite e demagoge ishin komunistet.Cfare arrivistesh te pabese ishin Komunistet antikomunistre,qe sollen ne Shqiperi plehrat e Bodrumeve Mesjetare te Botes.Per te mbjelle Dogme dhe percarje Fetare.
    Mor po ke pyeten?A beri Referendum popullor per pranimin e kolonelit grek me sherbim ne Afrike Janullatos?A beri Referendum popullor Sali Berisha per pranimin e Shqiprise ne Konferencen Islamike?
    Populli ne 91-92 doli me parulla:E duam Shqiprine si gjithe Evropa,,jo E duam Shqiprine Republike Fetare?
    Ne 1991 Populli shqiptar do te kishte votuar kunder rikthimit te Feve ne Shqipri.

    Reply
  • Jimi says:
    May 27, 2026 at 7:16 pm

    Kur shikon keto foto, te duket sikur koha ka ndalur ne shekullin e gjashte ! Ferkoj syte dhe them, mos jam ne gjum !?

    Reply
    • Thash_e_S'them-xhiU says:
      May 27, 2026 at 8:37 pm

      Jo. Jo! Nuk je ne gjume! Por ne te vertete nese deshiron te kryesh nje udhetim ne kohe ete futesh ne ate turme me qeleshe te bardha, mjafton qe ti te kthesh shpejt e shpejt e pa fryme ca gota te medhaja rakije te forte.., e pas pak instikti do te te beje te ndihesh brenda turmes qe ti sapo pé ne foto… Urime!

      Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    May 27, 2026 at 9:04 pm

    Nuk te mjafton gjithe Ajo Xhami tek ish Namazgjaja?Dashke edhe Namazgja permbi Namazgja?

    Reply
  • evropaiqi eleniqia says:
    May 28, 2026 at 6:13 am

    Shume sakte “Aldrin”, dhe eshte nga ato raste ku shumica e shqiptareve (dhe jam i bindur qe eshte shumica, pavaresisht origjines fetare), nuk ju pelqen kjo pamje e shemtuar…. nuk duhet te na perkasin ne si komb i vjeter europian, pavaresisht pushtimit turk 400 vjecar. Me vjen ne mendje Spanja qe ka qene 7-8qind vjet nen arabet.

    Reply
  • kulti lutjet, falje, sip---------- ve ndet ku jane kultet,sepse per ,c says:
    May 28, 2026 at 7:06 am

    ceremonite e cdo kulti duhet te behen te kulti dhe rotull saj…

    Reply
  • Ramalluku i Surrelit says:
    May 28, 2026 at 7:16 am

    Rri neper kafene or popull,
    bjer permbys ne sheshe e xhami,
    sa te jesh bythperpjete or popull,
    nuk ma trazon kete qeveri!

    Reply
  • xha braho-- ceremonit eet te behen brenda cdo kulti dhe rotull saj,,,tull saj says:
    May 28, 2026 at 7:17 am

    ceremonia e cdo kulti duhet tebehet brenda kultit dhe rotull saj

    Reply
  • Labi says:
    May 28, 2026 at 7:20 am

    Lexojini bijt e ardhacakve,nese nuk ju pelqen Tirona ikni nga jeni ardh,kjo tradite ka qene gjithmone ne Tirone,ku edhte problemi pse dalin nje here ne vit te falen,keta plera qe shkruajne kunder myslymaneve rreshtohen kush del i pari kur behet parada bythaxhive.
    Ishte tmerr mbrme te degjoje Arian Canin ti qante hallin Shqiperise,kusb ka dal ne Europe ka lare se ne France Gjermani Hollande ka me shume.myslyman baze numrit popullsise se ne Shqiperi.Te dalesh ne qender te Brusselit mbraoa garde de nord mendon se je ne Arabi, Turp per keta plera qe me komente te tilla nxijne vendin e vet pa te drejte.

    Reply
    • Remo says:
      May 28, 2026 at 4:24 pm

      Lab nga Tirana, as kam pare e as kam degjuar ndonjehere, po nejse. Ti o bole, je ndonje nip nga keta “autoktonet” qe shikojme ne kete foto. Ti je i “Mejhones”, dhe jeni nga ata dumbabistet qe kendonit dikur:” te gjitha te zezat i kam punue, vec me fol shqip, kurre s’kam pranue”, nuk i dihet kush duhet t’a marre marshin e ikjes ne kete mes. Megjithate, nuk e ke keq derisa, u’a kane toleruar kete, jo nje,dy apo tre here ne vit, po i dhisni siper, bejeni tuajen per gjithe vitin, se ne ato hapa jeni o turko. Te gjithe bejme gabime ne te shkruajtur, po ti je analfabet fare, dhe n.q.s te kane mesuar ndonje gje me pare(nga halli), tashti ke nxjerrur vertete koken, qe me kete gjuhe, s’te lidh asgje. Pale, paske lene Belgjiken per Zvicren, po dhe atje, te gjitha te zezat i ke punue? Sigurisht, ke ndejtur me vellezerit e tu arabe atje, qe ajo Belgjika, Zvicera e me radhe Europa, u ka hapur deren, per te zezen e saj. Sic te thashe me larte, nuk e keni keq o trecereksha mjekercjape, t’i gezoni Namazgjate, me ulerima e ezane derivne kupe te qiellit, ashtu si edhe keni atdhe, do t’u behet edhe nje muze me c’kam degjuar. Te njihen te gjithe me Lavdine e Tursun Beut dhe shpaten e halldupeve(martireve) qe ka prere koka, ftoni edhe Arbereshet te njihen(po si kane harruar nga te paret) dhe t’u njohin mire o “vellezer” te turkut…pse jo, brenda muzeut, te kete edhe nje salle(tip haremlleku) ku e perndritura me zerin e holle, BEJlinda qe me aq pasion i di ne detaje ekspeditat “pushuese” te sulltaneve, te tregoje per historite e lavdishme shekullore te nderzimit nga i cili, ka dalur kjo fare KOPILI(autokton)…. ah, se per pak harrova, sapo te degjohet ndonje pordhe nga Himara(sado e vogel qe te jete) menjehere zagaret e babes(autoktonet) te marrin TREN rrangallen, dhe t’i drejtohen bregut, te zbulojne mos eshte pordhe “greke”!!

      Reply
  • xha braho... ceremonia says:
    May 28, 2026 at 7:24 am

    ceremonia e cdo kulti d uhet te behet brenda brenda kultit dhe reth saj…

    Reply
  • xha braho... ceremonia says:
    May 28, 2026 at 7:25 am

    ceremonia e cdo kulti d uhet te behet brenda brenda kultit dhe reth saj…

    Reply
  • xha braho... ceremonia says:
    May 28, 2026 at 7:26 am

    ceremonia e cdo kulti d uhet te behet brenda brenda kultit dhe reth saj…

    Reply
  • Labi says:
    May 28, 2026 at 7:45 am

    Cdo religjion i ben ceremonite ne shesh,jane ngjarje qe behen nje here ne vit,cdo njeri ka te drejte ti lutet zotit si te doje,para se te flasim per kete mund te flasim per shume gjera te tjera qe e kane veshtiresuar jeten nirmale ne Tirone,ne emer te turizmit nuk kalon dot trotuarin te pazari se te mbysin mender turistet e qofteve.

    Reply
    • Pike e zeze says:
      May 28, 2026 at 9:21 am

      Tani ja fute kot….

      Reply
  • ateisti says:
    May 28, 2026 at 9:29 am

    O labi! Sa vjet ke në Bruksel që nuk e ke mësuar akoma si duhet frëngjishten?! I thonë”Gare du Nord”, jo “GarDe DE…”. Dukesh që paske mbetur tirons i trashë. Nga ata me një carac në kopësht dhe një budalla në fis! Ata arabët që shikon ti andej nga Brukseli një ditë do t’i marrin dhe do t’i nxjerrin me shkelma bythëve përjashta. Nejse. Sa për dijeni me myslimanët nuk kemi ndonjë problem. Inatin e kemi me islamistët e mallkuar që na pushtojnë sheshin e Gjergj Katriot Skënderbeut. Këta shqiptaro/ turq është mirë ta grricin bythën për në Turqi, aty ku i kanë edhe të parët e tyre. Shqiptarët janë bijtë e Gjergj Kastriotit dhe europianë në gen. Feja është diçka personale. Mbaje për vete në shtëpi apo xhami dhe lëri rehat të tjerët. 4 fe në një vend kaq të vogël sa Shqipëria janë shumë. Veçse sjellin ndarje dhe përçarje. Enver Hoxhën e çmoj që i ndaloi të gjitha praktikat fetare në vend. Ishte një nga punët e tij më të mira.

    Reply
    • durrsaku says:
      May 28, 2026 at 9:54 pm

      O ateist, ku e gjeti Skenderbeu sheshin ne Tiron dhe aq me keq ti qe kerkoke tu a heqesh tironcave ! Kerkoni te beheni zoter ne shtepine e tjetrit megjithese ju ka pritur si miq ! Pale kur flet dhe ky Demo qe ben te fortin tashti se kur Enveri i mori tokat (po qe se ka pasur ) jo vetem qe nuk hapi goje por dhe i sherbeu me besnikeri , gje qe e ka pranuar vete .

      Reply
  • demo says:
    May 28, 2026 at 10:25 am

    O Labi pri Brrake!Komunizmin e gatiten brekushet e Haxhi babes,Myslym babes,Baba Fajes,se nuk fitonte Dobici Gjirokastres pa brekushet e Dum babes. Sot u kthyen prape n`fis.
    Ne bejleret me kulture Evropiane jua kemi pare sherrin shallvare muterve te Haxhi Qomilit,qe ne 1913.
    Sido te kamufloheni,sido te ndrroni xhamite me Kongreset e Partise,sido ta ndrroni turinjte me Inteligjenvce artificiale Durana park,Edvin brekushja,Gys Agazi,Beqir Beqiri,,ju tradhton GRAFMA e llumit katundarise.
    Turqit n`xhami,Kaurret n`kishe,Shqiptaret n`hale.

    Reply
    • Labi says:
      May 28, 2026 at 11:19 am

      Kir kam qene une ne Bruksel ti levizje ne koqet e babit,sigurisht nuk jam frengjishtfoles i mire se kam jetuar ne zonen flamane,kam 25 vjet qe e lashe Belhjiken kir pash qe erdhen njerez si ti qe mesoni shpejt e mire frengjisht,mu duk me mire Zvicra,ti rri meso frengjisht ne Brussels e une mesoj gjermanisht ne Zurich.

      Reply
    • Dashi says:
      May 28, 2026 at 12:05 pm

      ” Neve bejlerët me kulturë evropiane” , shkruan demo , duke futur edhe veten . Ti demo , mund të kesh çdo lloj kulture , por vetëm kulturë evropiane nuk ke .

      Reply
    • Aldrin says:
      May 28, 2026 at 2:32 pm

      o demo, mos fol me per kete ceshtje, se del komplet jashte vetes.
      Bejleret si puna juaj, ishin dhe jane ata feudalet dallkauke qe shanin Enver Hoxhen pse adhuronte Edit Piafin.
      Bejleret si puna juaj hanin e pinin me kleriket, kur shqiptaret vriteshin ne Hasmeri.
      Te gjitha keto i zhduku Komunizmi i Enver Hoxhes. QE zhduku dhe Hasmerine, dhe nuk vriste shqiptari shqiptarin.
      Prifti paguhej per gjakun e derdhur. Ishte takse civile. Falte vellavrasjen.
      Cdo gje qe mund ti atribosh Komunizmit, me e shenjta ishte Ateizmi.
      Ne u rritem brez Ateist pikerisht prej Komunizmit.
      Te dalesh me keto teori kaq te trasha dhe kaq flagrante, te cvlereson komplet formimin apo idealin perse shkruan, Ju, Balliste dhe Kuislinge, ju e sollet Fene perseri ne kete vend te mallkuar.
      Te mallkuar, sepse u bete mburoje e palacove Berisha e Rama, per te shkaterruar dhe shitur Shqiperine.
      SHqiperi harbute dhe viktime e zorraxhinjve dhe larove qe mban Rama si puna e ketij Cunges.
      Mbrapa Kthehu o demo. Historia eshte kunder teje dhe jo pro teje.
      Meskin dhe hakmarres. Kjo te ben te vogel, dhe te lig.
      Ata si puna jote e shkaterruan Shqiperine. Shkaterruan Enver Hoxhen, shkaterruan Gjithcka. Nga Shteti, te Arsimi, te Ekonomia, deri te shkaterrimi i Sovranitetit Kombetar.
      Jemi bere porta bordello e Ballkanit dhe e cdo lloj mafiozi qe kalon ketej

      Reply
      • Anonymous says:
        May 28, 2026 at 5:41 pm

        Te lumt Aldrin

        Reply
  • Dashi says:
    May 28, 2026 at 12:05 pm

    ” Neve bejlerët me kulturë evropiane” , shkruan demo , duke futur edhe veten . Ti demo , mund të kesh çdo lloj kulture , por vetëm kulturë evropiane nuk ke .

    Reply
  • Aldrin says:
    May 28, 2026 at 2:33 pm

    .. me gjithe Hierotopine e ketij spurdhjakut
    I degjeneruar
    Lyrash

    Reply
  • demo says:
    May 28, 2026 at 3:45 pm

    Aldrin,Enver Hoxha e gjeti Shtetin Ateist.Nuk e beri.
    Ne 1928 Parlamenti Shqiptar ndermori nisma ligjore per Moderrnizimin dhe Laicizimin e Shoqerise,.Ndau me ligj SHTETIN NGA FEJA.Ndaloi veshjet fetare ne Publik,Shkolle dhe Administrate.Ndaloi me ligj sherbimet gjyqesore,(Kanunin dhe sheriatin)shendetsore(nuskat,namatisjet) nga fetaret,U percaktua Fond i vecante ne buxhet per Arsimimin e larte me bursa te shtetit ne Universitetet Evropiane.
    Ministri i Arsimit Mirash Ivanaj ndermori Reformen e thelle Arsimore ne 1933, qe mbylli te gjitha shkollat fetare dhe te huaja.ne Shqiperi.U hoq mesimi fetar ne shkolla.Arsimi mori karakter krej laik dhe kombetar.
    Ne kohe te Zogut ishte turp per rinine 0xidentale te falej ne kishe e xhami.,
    Nuk do te gjesh kurre Urim te Zogut,,te ministrive te Zogut,te Drejtorave te Zogut per Festa fetare,Bajram,Novruz,Krishtlindje,Pashke etj,si bejne delenxhijte hypokrite komuniste antikomuniste Sali Berisha,Edi Rama & Co.
    Me thuaj nje katedrale sikur nje xhami te vetme ,qe te kete ndertuar qeverria Zogut,si ndertojne qindra cibane e falin sheshe bashKryeqytetit,Sali malok komunisti dhe Edi Rama bir i Partise,sikur ua kane lene ato kurvat qe i kane pjelle monstrat.

    Reply
  • Remo says:
    May 28, 2026 at 9:17 pm

    Bejleret me kulture “europiane” te @demos, me babe Dovletin e semure rende mbi supe, qe
    nuk e shpetuan dot nga (damllaja)…

    Andon Zakua, ne klubin e shqiptareve per te
    degjuar idete e Beut “Iluminist”!

    Nder te dukur klub, dukej mos me keq.
    Asnje s’ma vari torben se mjerisht nuk di turkce, dhe ketu te gjithe kendonin gazeta ne kete gjuhe. Shtiva syte ne te 4 anet mos shoh ndonje liber a gazete shqip, asnje per zone(zotin)..desha te iki se pandeha se kisha hyre ne nje klub turqish. Ate cast arriti kryetari i klubit, M’tat beu me nje bej tjeter. Guxova e thashe: zoti bej, jam aksekushi, u falem me nder, besa, turkcen nuk e di…prit pakez me thote se kam nje-cike pune me Bejne. Prita. Atje ku prese, pash nje djalosh veshur alladurce…
    Jam shqiptar i thashe, turkcen s’e di. Te lutem tregome klubin e shqiptareve se nje hamall, me genjeu, e me solli ketu.
    Ketu me thote, eshte klubi yne…nga te kemi?
    NGA LUMI QE TE MARRE(….)
    *******************************
    Pas pak erdhi beu, duarte e antareve u
    perpoqne me nje te madhe trokellime
    Beu tundi krahet, u kollit pakez, fshiu buzet
    dhe tha,….mos prisni t’u them se c’tha, per
    zotne s’kuptova dot mire se fjalet rrokulliseshin
    si dhente njera pas tjetres…
    Ne foli per Shqiperine, jo besa! Foli per Turqine!
    Alldupi ka qene keshtu..ka qene ashtu, ka bere kete e ate. Kombi i bukur. Trima te vertete, zoteruan te gjithe boten…sa dhe sot gjendet nje Xhami nder Viene. C’eshte Evropa perpara Turqise? Ata qe levdojne krishterimne, jane te marre! Besa jone eshte e vertete. Turqia duhet te rroje qe te lulezoje faq’e dheut. Qe te rroje Turqia nder mes te Evropes, duhet te mbane vete fuqine nder duar te tyre, d.m.th.ata te jene vetem ministrore, valinj, kumandane, ushtare e gjykates!..
    Te krishteret duhet te punojne se jane lindur vetem per pune, per mjeshteri e bujqesi…dhe keshtu me kete menyre, turqit mundin ta mbajne fuqine, te kene ne dore guvernen…dhe keshtu do te rroje me jete. Keto qene fjalet e fundit te Beut Mutesarif, duarte u perpoqne forte, anetaret u leshuane te ngjatjetojne Beun…Zemra me qante dhe thashe me veten time:
    T’u thafte goja more beu yne!
    Qenke veshegjate more beu yne!
    Qenke turk more beu yne!
    Qenke xhonturk more beu yne!…
    Ne klub te Shqiptareve na the si duhet te sillet
    Turqia nga rreziku i sotme dhe te rroje perjete, perse nuk fole nje fjale per Shqiperine?
    Pse? Apo s’kishte c’te thoshe? Apo te erdhi frike nga xhonturqit qe te derguan mut-e-sarif nder Serres qe te hash pilaf?! Po atehere, c’te shterngojti qe te levdosh turqit dhe te shash te krishteret? Pse s’tu tha gjuha nder goje?! Mos na thoni tjeter here se jeni ju shqiptare, mos na cani kryet me genjeshtra, se kemi kuptuar mire se c’keni ne zemren tuaj. Ju punoni per Turqine e jo per Shqiperine. Fanatizma u ka verbuar.
    Doni t’u besojme per shqiptare?
    Dilni nga buka e turkut, bani buken me djerse si neve e jo duke ja rrjepur Evropit qe ndricon boten, zbukuron mendjen, te mejtoni dhe te silleni si perendimasit(evropasit) nese doni ta rroni nder mes te Evropes(……..)

    Reply
    • Aldrin says:
      May 29, 2026 at 4:33 pm

      Faleminderit Remo!!
      Me kujtohet ka qene dhe nje shkrim i Kutelit: Vera e Qamil Beut..

      Reply
  • Klubi i këllirave... says:
    May 29, 2026 at 3:40 pm

    Është humbje kohe të merresh me një plakaruq bastard e smirëzi. Titistit demo-pordha i qan akoma zemra për pashallarët, xhonturqit, legalitetin, ballin, zogun, e gjithë shpurën e puthadorazve të pushtuesit dhe tradhëtarëve me damkë. Kërkon të dijë nëse kryehajduti matjan, atdheshitës i paskrupullt, ndërtoi së paku një xhami, kishë apo katedrale. Bën sikur nuk e kupton se hajdutët e tradhëtarët, pavarësisht se në çfarë sistemi jetojnë, fashizëm, komunizëm apo demokraturë qoftë, nuk kanë as fe e as atdhe, janë pa din e pa imam.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?