Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti: Kosova, e gatshme të strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Britania, ja çfarë kërkojmë në këmbim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kurti: Kosova, e gatshme të strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Britania, ja çfarë kërkojmë në këmbim
KosovëLajmi i fundit

Kurti: Kosova, e gatshme të strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Britania, ja çfarë kërkojmë në këmbim

Published: October 22, 2025
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmëri që vendi i tij t’i strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, në këmbim të mbështetjes në fushën e sigurisë.

Kurti, i cili ndodhet në Londër për Samitin e Procesit të Berlinit, tha për gazetën e përditshme britanike Times se “ne duam ta ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar”.

“E vlerësojmë këtë si detyrën tonë miqësore dhe politike. Kemi kapacitete të kufizuara, por duam të ndihmojmë dhe, ndërkohë që flasim, ka komunikim të rregullt midis ekipeve tona të zyrtarëve shtetërorë nga Ministria jonë e Punëve të Brendshme dhe juristëve për mënyrën se si ta bëjmë këtë proces sa më të qetë dhe të dobishëm për të dyja palët”, theksoi Kurti.

- Publicitet -

Ai shtoi se, në këmbim, Kosova do të dëshironte “të marrë kryesisht mbështetje në fushën e sigurisë, qoftë përmes marrëveshjeve strategjike, apo përmes pajisjeve dhe projekteve që mund t’i realizojmë”.

“Natyrisht, duam që si vend të përfitojmë, por e konsiderojmë, para së gjithash, detyrë tonën të ju ndihmojmë, sepse ju na keni ndihmuar shumë dhe këtë nuk do ta harrojmë kurrë”, nënvizoi ai.

Muaj më parë, Qeveria në detyrë e Kosovës ishte shprehur e hapur për biseduar më Britaninë për ndërtimin e qendrave për strehimin e azilkërkuesve të refuzuar nga ky vend.

Por kjo është hera e parë që ajo ofron haptazi se është e gatshme për këtë dhe Kurti i bëri këto komente një ditë para samitit që do të udhëhiqet nga kryeministri britanik, Keir Starmer, dhe në të cilin ai do të marrë pjesë.

Më herët këtë vit, organizata Human Rights Watch (HRW) i bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian që të mos e përdorin Ballkanin si “magazinë për migrantët”.

Michael Bochenek, nga kjo organizatë, tha në qershor për REL-in se Ballkani është bërë cak i planeve të tilla të shteteve më të fuqishme për disa arsye.

“Vendet e Ballkanit nuk kanë historik vërtet të tmerrshëm të shkeljeve të të drejtave të njeriut [krahasuar me vendet e tjera që janë përdorur për këto plane, si Ruanda, Sudani Jugor, Libia]”, thotë ai.

Ndërkohë, së fundi, Kosova u pajtuat’i strehojë 50 migrantë nga shtete të treta që qëndronin në SHBA, ndërsa gjatë tetorit Kosova është përfolur si vend i mundshëm për strehuar të burgosur nga Belgjika.

Në një marrëveshje të ngjashme që po ashtu kishte nxitur kritika, në vitin 2022, Kosova dhe Danimarka u pajtuan për dhënien me qira të 300 qelive burgu në Institucionin Korrektues në Gjilan, për të strehuar të burgosur të huaj që pritet të dëbohen nga Danimarka pas përfundimit të dënimit.

Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro, që do të investohen në Shërbimin Korrektues dhe në projekte të energjisë së ripërtërishme.

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027.

Më parë, Kosova kishte strehuaredhe rreth 1.900 shtetas afganë, që ishin evakuuar nga Afganistani pas rikthimit të talibanëve në pushtet, në vitin 2021.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Dashi says:
    October 22, 2025 at 11:18 am

    Normal , s’ka asgjë të keqe , Kosova ka nevojë për tutelë dhe mbrojtje e mbështetje nga shtetet e fuqishme dhe Anglia është një superfuqi . Asgjë nuk i kushton Kosovës , të pranojë disa qëndra emigrantësh , në këmbim të një miqësie e përkrahje angleze . Është një propozim i pranueshëm .

    Reply
  • demo says:
    October 22, 2025 at 11:39 am

    qindra komente ne tymt,,por ja ku arsyetove drejt o Dashi.Shkurt e sakte.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    October 22, 2025 at 11:54 am

    Bahet kosova afrikë, sa mendje lehtë që janë o zot kta politiqenët.

    Reply
  • Dashi says:
    October 22, 2025 at 3:20 pm

    Po jo more demo , kur Kosova bën punë të mira , s’ka se si të mos e përgëzojmë ; unë e shaj kur grindet e armiqësohet me gjithë botën , përfshi Shqipërinë , e jo kur krijon miqësi , sidomos me shtete të mëdha e të fuqishme .

    Reply
  • CERCIZ JASHARI says:
    October 22, 2025 at 7:26 pm

    AH SIKUR TE KISHIM EDHE NE NJE ALBIN NE SHQIPERI……..

    Reply
  • capi says:
    October 22, 2025 at 8:42 pm

    Filloi dhe ky bythe lepirjen. Gjene ky do marre 200 milion.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    October 23, 2025 at 7:28 am

    Po virgjeresha LINDA ku eshte!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?