Kryeministri Albin Kurti ndërsa i drejtohej Forumit të Paqes në Paris, tha se Kosova ka filluar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ndërkaq edhe pas 11 vjetësh, raportet nuk janë më të mira sesa para një dekade dhe sipas tij, ka një arsye të qartë për këtë.
Para të pranishmëve, Kurti u shpreh se Serbia ka dështuar në demokratizimin e vet dhe kërkon më shumë konflikt se sa bashkëpunim.
Megjithatë, ai tha se Kosova është e gatshme që Serbisë t’ia shtrijë dorën dhe të krijojë marrëdhënie të mira fqinjësore, por ngriti dyshime se Serbia mund ta bëjë të njëjtën gjë.
“11 vjet më vonë marrëdhëniet nuk janë më të mira se para një dekada dhe ka një arsye për këtë. Serbia ka dështuar në demokratizimin e saj dhe kërkon më shumë konflikt sesa bashkëpunim, ende u jep lavdi kriminelëve të luftës në vend se t’i gjykojë e t’i dënojë. Kam frikë se Serbia nuk është as demokratike e as e pavarur. Është një regjim që udhëhiqet nga Kisha Ortodokse e dominohet nga Rusia e Putinit”.
“Kosova kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë dhe jemi gati të zgjasim dorën për një vend që ka kryer gjenocid ndaj vendit tonë, nëse ata janë gati të çlirojnë grushtet e tyre. Ajo që nuk ofrojmë janë koncesionet për ta ndarë vendin tonë në vija etnike, por nëse Serbia nuk është gati të na njohë, 5 vendet e Evropës nuk kanë nevojë të presin, mund ta ndihmojnë Serbinë të na njohë më shpejt, duke na njohur ato fillimisht”, deklaroi kreu i ekzekutivit kosovar.
Më tej, Kurti nga Parisi tha se paqja dhe siguria në Evropë nuk po sfidohet vetëm në lindje nga Rusia, por edhe në juglindje nga Serbia.
o.j/dita

Kurti vazhdon ben hartime te shkolles mesme.
Detyra juaj eshte te njihet Kosova nga OKBja, te tjerat jane peme pa kokrra.
Kete detyre ju nuk e plotesoni dot, Vjosa Osmani vecse po percan e perkeqeson situaten.
Albin Kurtije nje lider I vertete ne aspektin patriotik por mos harro se diplomacia fiton gjithmone mbi patriotizmin.
Andis,
Cili eshte patriotizmi i tij?
Te jesh patriot, dhe te kerkosh lemoshe e ndihme Europes, ky eshte fodullek.
Kesaj i thone: Hunda ne qiell, e by.tha ne diell
Rendesi ka ta coje nje pune deri ne fund.