Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti pranon autenticitetin e telefonatës prank: Rikonfirmoi qëndrimet parimore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kurti pranon autenticitetin e telefonatës prank: Rikonfirmoi qëndrimet parimore
KosovëLajmi i fundit

Kurti pranon autenticitetin e telefonatës prank: Rikonfirmoi qëndrimet parimore

Published: March 26, 2025
Shpërndaje

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të një telefonate prank nga dy komedianë rusë, të cilët e kanë telefonuar Kurtin duke pretenduar se ai po fliste me presidentin e Letonisë, Edgar Rinkevics.

Në deklaratë thuhet se rrengu i komedianëve rus ka ndodhur me 11 shkurt pak ditë pas zgjedhjeve dhe zyra e kryeministrit pranon autenticitetin e plotë të telefonatës dhe shpjegon se, për shkak të fluksit të komunikimeve pas zgjedhjeve telefonata nuk ishte verifikuar menjëherë, dhe Kurti ka folur me komedianët sikur po fliste me presidentin e Letonisë.

Zyra e kryeministrit thotë se, pavarësisht se kjo telefonatë është private, aty reflektohen qëndrimet parimore të kryeministrit, të cilat janë të njëjta si në deklaratat publike, ashtu edhe në ato private.

- Publicitet -

Deklaratë e plotë e Zyrës së Kryeministrit

“Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në një periudhë kur kryeministri Kurti po pranonte mesazhe të shumta urimi dhe thirrje për rezultatin e zgjedhjeve.

Për shkak të kohës, jo gjithmonë ishte e mundur të kryheshin verifikimet e plota të çdo telefonate.

Ky incident fatkeq përforcon atë që kemi e ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta ketë cak vendin tonë.

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today (RT) publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç dokumentohet nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.

Teksa na vjen keq që kryeministri Albin Kurti u bë shënjestër e një thirrje të tillë, ky episod rikonfirmon qëndrimet parimore dhe konsistente të kryeministrit Kurti për çështjet kyçe, si në biseda publike ashtu edhe në ato private”, thuhet në reagimin e zyrës së kryeministrit të Kosovës.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Mollosi says:
    March 26, 2025 at 7:45 pm

    Kryeministri Kurti kurre nuk do te piqet por tere jeten do te mbetet adoleshent.

    Reply
  • Artan says:
    March 26, 2025 at 7:50 pm

    Kur dinë edhe muzhikët të bëjnë humor. Po Putanën kur do ta telefonojnë?

    Reply
  • demo says:
    March 26, 2025 at 7:57 pm

    E hengri Shtepia Bardhe me gjithe Sekratarin e Shtetit Rubio,Sekretarin e Mbrojtjes Wance,Shefin e CIA dhe gjithe Shtabi Trumpit qe ka ne dore Fatet e Botes,jo mos genjehet Kurti.Ec Kurti se nuk ke thene ndonje sekiret shteteror,Te vertetat qe ua ke thene sy per sy ke thene.

    Reply
  • SPIRA says:
    March 26, 2025 at 9:20 pm

    Nje selam ‘Mollos’-it: Sikur ta dije vertet ti sa i manget je per te vleresuar personalitetin e Albin Kurtit, do te shtinte vetja n’gjynah!!!

    Reply
  • Mollosi says:
    March 27, 2025 at 8:39 am

    Mos u brengos per mua ooooo SPIRA sepse une mire jam. Brengosu per qytetaret e Kosoves qe kane nje udheheqes te paditur dhe kokeforte qe per cdo dite po e fundos Kosoven ne fund te pusit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  • VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria

Komentet e Fundit

  1. Igor on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  2. Boss on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  3. 1thundrak on Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë
  4. Tiranë on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  5. Anime Stars Tools on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?