Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti: Serbia pranoi Kosovën si anëtare të barabartë, është njohje “de facto”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kurti: Serbia pranoi Kosovën si anëtare të barabartë, është njohje “de facto”
KosovëKryesore

Kurti: Serbia pranoi Kosovën si anëtare të barabartë, është njohje “de facto”

Published: March 23, 2023
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka raportuar për takimin në Ohër, të mbajtur më 18 mars 2023.

Kurti shtoi se për herë të parë që nga fillimi i dialogut, normalizimi i plotë nuk është pjesë e premtimeve verbale, por i atyre me shkrim.

“Procesi i ri ka sjellë një marrëveshje të re, dhe jam i bindur sjell një hapje të re drejt rezultatit përfundimtar. Marrëveshja bazë për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmban 11 nene dhe një preambulë, dhe aneksi shton 12 pika të tjera. Ja vlente mundimi sepse arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme”, tha Kurti.

- Publicitet -

Kryeministri shtoi se marrëveshja bazë konfirmon që marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës zhvillohen në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha të drejtave themelore që e karakterizojnë një shtet të konsoliduar ndërkombëtarisht, sovran dhe me integritet territorial.

“Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare. Me marrëveshjen, Serbia gjithashtu është zotuar që të mos kërcënojë me përdorimin e forcës dhe t’u japë fund mosmarrëveshjeve me mjete paqësore. Ajo e ka pranuar këtë megjithëse unë ende nuk do t’i besoja Serbisë për këtë”, tha Kurti.

Kurti theksoi se Serbia nuk mund të pretendojë që përfaqëson ndërkombëtarisht shtetin tonë apo atë që ndodh brenda territorit tonë.

“Serbia duhet të mos kundërshtojë anëtarësimin tonë në asnjë organizatë ndërkombëtare, apo të bllokoj rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE. Duhet të ketë njohje reciproke të dokumenteve dhe simboleve shtetërore. Kjo është njohje “de facto” e vendosur në formë të shkruar dhe më një status të pakthyer sepse BE dhe SHBA janë garantor për përhershmërinë e saj kohore”, tha Kurti.

Kurti e ka quajtur këtë marrëveshje “tekstin më të mirë që ka mundur të arrihet tani për tani”.

“Ia vlen mundimi pasi arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme”, tha ai.

Kurti, megjithatë, tha se nuk pret që rruga përpara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje do të jetë e lehtë.

“Do të ketë shumë kurthe e ndërskamca. Serbia do të bëjë gjithçka që është e mundur, përfshirë injorimin haptas të marrëveshjes, anulimin e interpretimin e riinterpretimin e asaj për të cilën tashmë kemi rënë dakord”, tha Kurti.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 13 nëntor 2026
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. labi doktori on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  2. Leshi on Nga “rivitalizimi” te kulla 65-katëshe: Themelohet kompania që do të ndërtojë mbi truallin publik te Pallati i Kongreseve
  3. Ramazoni pri Tirone on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  4. Flamur Struga on Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve
  5. Flamur Struga on Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?