Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush “spiunoi” për aksionin “Çopja”? BKH i merr telefonin Rrumbullakut dhe dy drejtuesve të Policisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kush “spiunoi” për aksionin “Çopja”? BKH i merr telefonin Rrumbullakut dhe dy drejtuesve të Policisë
KronikeLajmi i fundit

Kush “spiunoi” për aksionin “Çopja”? BKH i merr telefonin Rrumbullakut dhe dy drejtuesve të Policisë

Published: September 17, 2024
Shpërndaje

Largimi dhe mos rënia në prangat e policisë, e disa prej eksponentëve të botës së krimit që kanë bashkëvepruar me organizatën kriminale të drejtuar nga vëllezërit “Çopja”, ka sjellë nisjen e një hetimi nga prokuroria dhe BKH-ja për nxjerrje të sekretit hetimor.

Kjo është një taktikë e përsëritur që SPAK kryen mbi drejtuesit e Policisë së Shtetit, me dyshime se mund të kenë nxjerrë sekretin hetimor përpara se vendimi i gjykatës t’i vihej në ekzekutim.

Ikja e Çopjave dhe shumë emrave të tjerë që ndodheshin në atë vendim për t’u arrestuar, ka angazhuar prokurorin Behar Dibra, i cili njëlloj, ka vendosur të hapë një hetim për “nxjerrjen e sekretit hetimor”.

- Publicitet -

Në vazhdën e këtij hetimi, oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë shkuar me urgjencë në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, duke i sekuestruar aparatin e telefonit, me dyshimin se informacionet dhe emrat e operacionit të nisur nga SPAK kundër grupit “Çopja”, mund të kishin dalë prej tij.

Rrumbullaku ka dorëzuar telefonin, ndërsa pas tij agjentët e BKH-së i kanë marrë telefonin dhe këqyrur e-mailin një zyrtari tjetër të lartë të Policisë së Shtetit, i cili ja kishte dërguar me e-mail vendimin e gjykatës disa prej drejtuesve të Forcës Operacionale dhe Drejtuesit të Policisë së Elbasanit.

Punonjësve të policisë që u ka shkuar ky e-mail i dërguar nga zyrtari i lartë në drejtorinë qendrore, u janë marrë telefonat dhe këqyrur adresat postare elektronike, me shpresën e gjetjes së personit që kishte nxjerrë informacionin, përpara se SPAK të ndize dritën jeshile për ekzekutimin e vendimit.

Të gjithë emrat kishin dalë dhe pjesa dërmuese e personave përfshirë dhe biznesmenët që duhet të arrestoheshin, ishin larguar. Ndërkohë emrat në mesditë u publikuan.

Ky nuk është rasti i parë që SPAK, hap hetim për nxjerrje sekreti apo qoftë dhe publikim i akteve sekrete, pasi janë dhe 4 procedime të tjera të kësaj natyre. / Oranews

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hosteni.com, rikthimi i një legjende! Satira e mprehtë e shkollës Çakuli sfidon kohën
  • GJKKO urdhëron fillimin e hetimeve në Rrjoll, pas kallëzimit të banorëve
  • Ja kush komandohet në krye të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit
  • “Na kanë bërë shumë gjëra, o shpirt…” Zbulohen mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit: “Të gjithë ne do përfundojmë shumë keq, shpirt…”
  • Sa kushton ora e luksit që mbante në dorë Ergys Agasi në momentin e arrestimit? Modelet më ekskluzive kapin shifrën 2 milionë euro!

Komentet e Fundit

  1. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  2. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin
  3. demo on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin
  4. Felicity Warren on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. KorQari on “Shteti ka rënë…” Operacioni i SPAK nxit debate në Komision, Xhafaj: Po forcohemi dhe konsolidohemi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?