Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ky është gjarpëri i egër më i gjatë në botë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Ky është gjarpëri i egër më i gjatë në botë
Kuriozitete

Ky është gjarpëri i egër më i gjatë në botë

Published: March 27, 2026
Shpërndaje

Në jug të ishullit Sulawesi, në Indonezi, është dokumentuar gjarpri i egër më i gjatë i matur ndonjëherë në histori.

Bëhet fjalë për një femër të pitonit të rrjetëzuar (Malayopython reticulatus) plot 7,22 metra e gjatë dhe me një peshë prej 96,5 kg.

Matja zyrtare, e kryer në janar të vitit 2026, e bëri këtë ekzemplar pjesë të Librit të Rekordeve Guinness me një primat të ri botëror.

- Publicitet -

Pitoni është pagëzuar me emrin “Ibu Baron”, që do të thotë “Baronesha”, dhe ka thyer rekordin e mëparshëm të vitit 1999 të një pitoni tjetër për rreth 25 centimetra.

Në fakt, kjo specie gjarpërinjsh shtrëngues (jo helmues) me origjinë nga Azia Juglindore njihet tashmë si lloji që përfshin gjarpërinjtë më të gjatë në botë, me një gjatësi mesatare 5-6 metra.

“Baronesha” u mat plotësisht zgjuar për të shmangur rreziqet e anestezisë. Duke qenë se gjarpërinjtë mund të zgjaten deri në 10% më shumë kur muskulatura e tyre është plotësisht e lëshuar nën qetësues, shkencëtarët dyshojnë se gjatësia e saj reale, po të ishte e relaksuar, mund t’i afrohej madje 8 metrave (7,90 m).

Emri “i rrjetëzuar” vjen pikërisht nga lëkura e tij e pagabueshme me motive “rrjetë”, e cila shërben si kamuflazh i përsosur. Përpara këtij zbulimi, rekordi për gjarpërin e egër më të gjatë i takonte një femre prej 6,95 metrash, e matur në vitin 1999 në Borneo.

Megjithatë, këtu flasim vetëm për kafshët në gjendje të lirë. Nëse kalojmë te gjarpërinjtë e rritur në robëri, rekordi i takon një tjetër pitoni të rrjetëzuar: një femër e quajtur “Medusa” në Misuri (SHBA), ka arritur gjatësinë e pabesueshme prej 7,67 metrash.

Pavarësisht përmasave të tyre, pitonët e rrjetëzuar janë shumë më tepër në rrezik nga ne sesa ne prej tyre. Si predatorë oportunistë, ndodh që ata t’u afrohen qendrave të banuara në kërkim të preve, duke sulmuar bagëtinë ose kafshët shtëpiake, por rrallëherë, qeniet njerëzore.

Për këtë arsye, ata shpesh vriten nga banorët vendas për frikë parandaluese. Gjithashtu, çdo vit shumë ekzemplarë gjuhen për tregun e modës dhe mjekësinë alternative.

Pitoni i rrjetëzuar është i përhapur në Azinë Juglindore, nga Bangladeshi deri në Indonezi dhe Filipine. Pitonët e rrjetëzuar nuk janë helmues. Ata janë gjarpërinj shtrëngues që e imobilizojnë prenë duke përdorur unazat e tyre të fuqishme.

d.x. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • 1 says:
    April 2, 2026 at 4:21 pm

    pse ka edeh gj te bute?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?