Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lidhjet me Rusinë, BE gati të shkurtojë 1.5 miliardë euro fonde për Serbinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Lidhjet me Rusinë, BE gati të shkurtojë 1.5 miliardë euro fonde për Serbinë
BoteLajmi i fundit

Lidhjet me Rusinë, BE gati të shkurtojë 1.5 miliardë euro fonde për Serbinë

Published: April 10, 2026
Shpërndaje

Serbia rrezikon të humbasë deri në 1.5 miliardë euro financim nga Bashkimi Evropian, teksa Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e pezullimit të fondeve për shkak të prapakthimit demokratik dhe lidhjeve të ngushta të vendit me Rusinë, raporton POLITICO.

Edhe pse nuk është anëtare e BE, Serbia, që ka nisur negociatat për anëtarësim në vitin 2014, përfiton nga fonde dhe grante për të mbështetur reformat ligjore. Një vendim për pezullimin e pagesave do të komplikonte më tej procesin e zgjerimit të BE, në një kohë kur vende si Ukraina dhe Mali i Zi po përshpejtojnë përpjekjet për anëtarësim, ndërsa shtete me peshë si Franca kërkojnë kujdes.

“Ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar për atë që po ndodh në Serbi. Nga ligjet që minojnë pavarësinë e gjyqësorit, te goditjet ndaj protestuesve dhe ndërhyrjet e përsëritura në median e pavarur.”, tha Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

- Publicitet -

Kos tha se Komisioni po vlerëson nëse Serbia ende përmbush kushtet për “pagesat në kuadër të instrumenteve financiare të BE”.

Sipas katër zyrtarëve të BE që punojnë me vendet e zgjerimit dhe që folën në kushte anonimiteti për POLITICO, në javët e fundit është rritur presioni brenda Komisionit për të bllokuar fondet. BE ka kritikuar publikisht reformat në drejtësi të ndërmarra nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa qeveria e tij është përballur me protesta të gjera.

Ambasadori i Serbisë në BE dhe negociatori kryesor me bllokun, Danijel Apostoloviç, deklaroi për POLITICO se është “i bindur se nuk do të arrijmë në atë pikë” të pezullimit të fondeve dhe se “ne nuk po heqim dorë nga anëtarësimi i plotë në BE”.

Ai shtoi se Beogradi mbetet i angazhuar në diskutime intensive me Komisionin.

Një paketë ligjesh për ristrukturimin e gjykatave dhe ndryshimin e mënyrës së emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve përbën një “hap serioz prapa” për Serbinë, paralajmëroi Kos kur ato u prezantuan.

Komisioni i Venecias, organ këshillimor juridik i Këshillit të Evropës, pritet të japë një opinion ekspert mbi këto ndryshime ligjore në fund të muajit.

Sipas dy zyrtarëve të BE të cituar nga POLITICO, ky opinion mund të shërbejë si shtysë për ngrirjen e fondeve për Serbinë. Kos deklaroi se do të kërkojë që Serbia “të harmonizojë ligjet e saj gjyqësore me rekomandimet e Komisionit të Venecias”.

Apostoloviç tha se Beogradi ka “komunikuar qartë” se do t’i zbatojë këto rekomandime “sapo të merren”.

Balancimi me Rusinë

BE mbetet financuesi më i madh i Serbisë, duke alokuar më shumë se 586 milionë euro grante të pakthyeshme për periudhën 2021–2024. Gjithashtu, janë vënë në dispozicion deri në 1.5 miliardë euro të tjera, të kushtëzuara me reforma. Sipas qeverisë serbe, vendi ka përfituar mbi 7 miliardë euro fonde dhe investime nga BE që nga viti 2000.

Megjithatë, Serbia ka ndjekur prej kohësh një politikë balancimi të ndërlikuar, duke afruar marrëdhëniet me Moskën ndërkohë që përfiton financime nga Brukseli.

Sofija Todoroviç, drejtoreshë e organizatës për të drejtat e njeriut YIHR, deklaroi për POLITICO se liria e medias dhe shteti i së drejtës në Serbi janë në “mbështetje jetike” për shkak të presionit të qeverisë ndaj gazetarëve, dhe i bëri thirrje Komisionit të ndërhyjë “para se errësira pothuajse e plotë të mbizotërojë në Serbi”.

Durimi i BE ndaj Beogradit është dobësuar muajt e fundit. Një raport kritik për progresin e zgjerimit në nëntor paralajmëroi për prapakthim dhe për një “narrativë anti-BE” në “nivelet më të larta” të politikës serbe.

Tensionet u rritën më tej në dhjetor, kur presidenti Vuçiç refuzoi të marrë pjesë në një samit BE–Ballkani Perëndimor. Ai, që ka ruajtur lidhje të afërta me Moskën gjatë luftës në Ukrainë, ka kritikuar ritmin e ngadaltë të negociatave për anëtarësim.

Në një artikull të përbashkët me homologun shqiptar (Edi Rama) në shkurt, ai deklaroi se preferon një afrim ekonomik me BE, si bashkimi me tregun e përbashkët dhe zonën e lëvizjes së lirë, në vend të anëtarësimit të plotë politik. Kos i hodhi poshtë këto propozime, duke theksuar se reformat thelbësore mbeten të domosdoshme.

Muajin e kaluar, Serbia u përball me kritika për raportime mbi dhunë dhe parregullsi gjatë zgjedhjeve lokale, si dhe për një bastisje policore në një universitet, ku qindra studentë u përplasën me forcat e rendit.

Një zyrtar i BE tha për POLITICO se këto zhvillime, së bashku me bashkëpunimin e vazhdueshëm të Serbisë me Moskën, përbëjnë një pikë kthese në marrëdhëniet me Brukselin dhe kanë çuar në një qëndrim më të ashpër të Komisionit.

“Si vend kandidat, ne gjithashtu presim që Serbia të qëndrojë me ne në politikën e jashtme dhe të harmonizohet më ngushtë me qëndrimet tona,” tha Kos për POLITICO, pa përmendur drejtpërdrejt Rusinë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    April 10, 2026 at 2:25 pm

    Ti Kos je harmonizuar me Beogradin ,qekur ke qene cupe.Me Vucicin,me Edi Ramen je ne nje Familje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Publikimi në Scopus: si të zgjidhni një revistë, të kaloni recensimin dhe të shmangni rreziqet
  • Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  • Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO shpall fajtorë 14 shqiptarë
  • Qeveria serbe u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA dhe Ukraina, BE paralajmëron rrezik sigurie
  • “Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë”, Rama reagon pas incidentit me flamurin LGBTQI+ në protestë

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?