Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lindja e populizmit të shëndetshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Lindja e populizmit të shëndetshëm
Kryesoreopinion

Lindja e populizmit të shëndetshëm

Published: July 12, 2026
Shpërndaje

Nga Harold James

Revoltat e fundit kundër korrupsionit dhe ndërhyrjeve të huaja mund të tregojnë lindjen e një modeli të ri mobilizimi politik.

Mendimi mbizotërues thotë se politika e shekullit XXI po dominohet nga një reagim autokratik dhe etnonacionalist kundër kapitalizmit global dhe demokracisë liberale. Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë treguar se kjo revoltë politike është më komplekse sesa duket. Në një epokë ndryshimesh të shpejta teknologjike dhe ekonomike, njerëzit priren t’i kthejnë sytë nga e kaluara. Por nostalgjia mund të frymëzojë si etnonacionalistët, ashtu edhe ata që kërkojnë t’i rezistojnë autokracisë.

- Publicitet -

Kjo qasje mund të ndihmojë për të kuptuar pse Donald Trump u rikthye për herë të dytë në pushtet në Shtetet e Bashkuara me premtimin për të rikthyer madhështinë kombëtare. Ndërsa shumë përpiqen të shpjegojnë paradoksin e një presidenti antiglobalist që vazhdimisht kërkon të bëjë “marrëveshje” në mbarë botën, çelësi për ta riformuluar këtë debat mund të gjendet në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Midis viteve 1989 dhe 1991, kjo pjesë e kontinentit përjetoi tërmetin politik më të rëndësishëm të fund-shekullit XX. Popujt u mobilizuan rreth një vizioni që ndërthurte liberalizmin dhe demokracinë me nacionalizmin, për të refuzuar internacionalizmin komunist të epokës sovjetike.

Sot, ky rajon është bërë epiqendra e një afirmimi të ri të nacionalizmit, jo vetëm kundër autokracisë, por edhe kundër ndërhyrjeve të huaja. Dy shenjat më domethënëse të këtij rreshtimi të ri politik janë humbja dërrmuese e Viktor Orbánit përballë Péter Magyar në zgjedhjet e prillit në Hungari dhe rezistenca e Shqipërisë ndaj planeve të familjes Trump për ta shndërruar ishullin e Sazanit në një destinacion turistik luksoz e pa shije.

Nuk ka një shpjegim të vetëm për fitoren e Magyarit, por është e pamundur të anashkalohet theksi që ai vendosi te identiteti kombëtar, korrupsioni dhe ndërhyrjet e huaja në politikën hungareze. Trumpi, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, Tucker Carlson dhe figura të tjera të populizmit të djathtë amerikan synonin ta përdornin Hungarinë për të ndërkombëtarizuar lëvizjen MAGA, ndërsa ndërhyrja e presidentit rus Vladimir Putin në çështjet hungareze nuk ishte sekret. Në prag të zgjedhjeve, protestuesit hungarezë ringjallën thirrjen e revoltës antikomuniste të vitit 1956: Ruszkik haza! (“Rusët jashtë!”).

Në Shqipëri, opinioni publik është mobilizuar kundër planit të Ivanka Trump dhe Jared Kushner për të ndërtuar një resort luksoz në plazhet e ishullit të Sazanit, si edhe për të zhvilluar projekte turistike në zonën bregdetare të mbrojtur të Pishë Poro-Nartës. Dëshira e Ivankës për t’iu shërbyer elitës globale sjell menjëherë ndër mend propozimin e pakuptimtë dhe moralisht të papranueshëm të të atit për ta kthyer Gazën në një resort bregdetar për të pasurit.

Shqiptarët e kanë vënë re këtë ngjashmëri dhe kanë nisur një fushatë populiste për të mbrojtur jo vetëm plazhet e tyre të paprekura, por edhe vlerat e tyre. Ata i shohin projektet turistike për klasën e miliarderëve si një mallkim, jo si një bekim. Zhvillimi dhe investimet e reja duhet t’i shërbejnë mirëqenies së shqiptarëve, jo të ushqejnë një industri shfrytëzuese të përqendruar vetëm te turizmi.

Këto revolta të fundit kundër korrupsionit dhe ndërhyrjeve të huaja mund të tregojnë lindjen e një modeli të ri mobilizimi politik. Ajo që po shohim nuk është i njëjti etnonacionalizëm agresiv që përqafojnë shumë mbështetës të MAGA-s, por diçka tjetër.

Mjafton të kujtojmë një tjetër paralelizëm historik. Në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, ku shumë druhen se mund të jenë objektivi i radhës i Kremlinit, muajin e ardhshëm do të ekspozohen kurora varrimi të rizbuluara së fundmi, që datojnë nga Dukati i Madh i Lituanisë në shekullin XVI – një shtet që dikur shtrihej nga Baltiku deri thellë në territorin e Ukrainës së sotme.

Në qendër të ekspozitës janë tre figura të rëndësishme: Aleksandër Jagelloni, mbret i Polonisë dhe Dukë i Madh i Lituanisë; nëna e tij, Elizabeta e Austrisë, e cila solli në jetë katër djem që u bënë mbretër; dhe Barbara Radziwiłł, bashkëshortja e dytë e Sigismundit II August, mbret i Polonisë dhe Dukë i Madh i Lituanisë. Të tria kurorat i përkasin kështu epokës së artë të një dinastie që lidhi pjesën më të madhe të Evropës Qendrore.

Edhe historia e zbulimit të tyre është intriguese. Megjithëse trupat e familjes mbretërore polako-lituaneze u gjetën rastësisht në vitin 1931, në shtetin e atëhershëm të pavarur të Lituanisë, ato u fshehën me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore dhe u rizbuluan vetëm në vitin 2024. Sot, këto regalia nuk përfaqësojnë vetëm simbole kombëtare, por edhe kujtesën e një të kaluare të përbashkët. Në kohën kur përdoreshin, kurorat mishëronin autoritetin legjitim të asaj që studiuesit modernë e quajnë “monarki të përbëra” – rrjete komplekse martesash që bashkonin Kastiljen, Aragonën dhe Katalonjën, apo Anglinë, Uellsin dhe Skocinë.

Për Magyarin, edhe Kurora e Shën Stefanit, që daton nga shekulli XI, është një pikë kyçe referimi. Pasi u bë virale një fotografi ku ai lutej përpara kurorës në Sallën e Kupolës së Parlamentit Hungarez, ai e përdori atë moment për të kërkuar që të gjithë deputetët e rinj të betoheshin mbi këtë relike të shenjtë.

Edhe Kurora e Shën Stefanit është simbol i një monarkie të përbërë dhe i qëndresës së Hungarisë përballë humbjeve dhe fatkeqësive historike. Ajo u mbajt nga mbreti i fundit hungarez i dinastisë Jagellone, Luigji II, kur ai humbi jetën në Betejën e Mohácsit më 1526. Pasi shoqëruesit e tij e gjetën kurorën në baltën e përroit Csele, ajo u vendos mbi kokën e pothuajse çdo sundimtari Habsburg deri në fund të monarkisë (vetëm Jozefi II, me bindjet e tij të forta laike, e refuzoi traditën). Në fund të Luftës së Dytë Botërore, kurora u nxor fshehurazi nga Hungaria dhe u ruajt në Fort Knox, në Kentaki, pranë rezervës amerikane të arit, derisa iu kthye Hungarisë në vitin 1978.

Në secilin prej këtyre rasteve, shtetet më të vogla evropiane po ringjallin idenë se autoriteti legjitim mund të buronte nga një histori e përbashkët. Ato kanë gjetur një mjet të fuqishëm për t’iu kundërvënë një projekti etnonacionalist të importuar, i cili në të vërtetë udhëhiqet nga interesa tregtare, politike dhe ushtarake. Përballë kurorave autentike mesjetare, që vazhdojnë të kenë domethënie politike edhe në një epokë cinizmi, ofertat e arta, të stërzbukuruara dhe plot shkëlqim të Trumpit mund të kenë shumë pak gjasa të triumfojnë.

Project Syndicate

Autori është profesor i Historisë dhe Çështjeve Ndërkombëtare në Universitetin e Princeton-it (SHBA). Autor i librave: The End of Globalization (Fundi i Globalizimit) dhe Krupp: A History of the Legendary German Firm.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Regjimet si Diktatura me kozmetike says:
    July 12, 2026 at 9:02 am

    Fjalia e pare ne shkrim shpjegon gjithcka.
    Dhe Regjimet e korruptuara e sherbetore te interesave te huaja pastaj ato Revolta popullore ndaj tyre i etiketojne si te “iranianeve” e madje “kunder Turizmit”!

    Reply
  • demo says:
    July 13, 2026 at 3:05 am

    Edi Rama nuk eshte Ramiz alia,nuk eshte Fatos Nano,Nuk eshte as Orban,as,as Sali Berisha.Eshte nje rriqen qe ka ngulur fort ganxhat ne trupin e Atdheut dhe nuk ckulet pa e bere copa copa.Prandaj lini ato endrrat me mitingje paqesore,Shetitje ne bulevard me gra e femije,por rrembeni armet e 97,se hiku Atdheu.Gjithe keto muaj qe po vlon Revolta popullore ka dorzuar detin ne Hage,,Sazan Karaburun,Orikum,Zvernec,Vjose,Akerni,rreth 5 miljon meter katror Shqiperi. Deri ne 2029 jaaallah te mbesi ndonje cope Shqiperi.Vendosa te duroj te padurueshmen.Te degjoj Edi Ramen si do i pergenjeshtronte ato 4,2 miljon euro,qe grrapsi nga arka shtetit per t`ja dhene nje rapisti,.Sipas ketij koncerti i rapistit e kishte futur Shqiperine ne Kampionatin Boteror te Rapyt,Ato 4,2 miljon eurot kishin gjeneruar 185 miljon euro sherbime,tregtime,ushqime,transportime,,Taxa,,dmth koncerti rapistit kishte pjelle si mizat.Po pse nuk ja financojne koncertet Amerika,Evropa,Australija ketrij rapystit qe pillka florinj?Po pse u mbylol Telebingo Ardit Gjebresed dhe u hap Bingo e Kryeministrise per fatlumet ne Amerike,qe e dijne Tiranen ne Turqi????????
    Rrethoni Edi Ramen mos dale nga shtepia,kryeministria,aeroporti,se nuk ka polic,Garde,ushtri,ta mbroje! Maskarain nuk e duan as te vetet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjendet i vdekur ish-profesori i Cambridge i akuzuar për plagjiaturë
  • Ndalimi i rrjeteve sociale nën 15 vjeç, pezullohet ligji në Francë
  • Tunelet në Bjellorusi që migrantët i përdorin për të hyrë në BE
  • Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra mbeten aktive, mbi 500 forca në terren
  • Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. ANA on ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror
  2. Anonymous on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Devolli on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  4. Zyx on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  5. Dashi on Në 51 bashki të vendit numri i të moshuarve tashmë tejkalon numrin e fëmijëve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?