Policia e Tiranës ka zbuluar të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku një mësues amerikan vrau gruan e tij indoneziane, më pas dy qentë dhe në fund vari veten në një nga dhomat e banesës së kishte me qira. Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar gruaja indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrara dy qentë e tyre të cilët mendohet se janë goditur me shkop bejzbolli.
Gjithashtu policia njofton se u gjet i vetëvarur në banesë mësuesi amerikan Matthew Janes Wertz. Mësohet se çifti ishte i pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri. Matthew Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa Saragih Indah Lilis Sartika mësohet se ishte e pa punë.
Po ashtu lidhur me ngjarjen policia njofton se ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, këqyrjen paraprake të kufomave në praninë e mjekut ligjor, këqyrjen paraprake të kafshëve në praninë e një mjeku veteriner, sekuestrimin e provave materiale si:
– litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;
– një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori;
– dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz;
– dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;
– një telefon celular;
– katër kompjutera laptop;
– një shkop bejzbolli;
– një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;
– një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Matthew Janes Wertz.
Në njoftim thuhet se autopsia e kufomave do të kryhet sot në Insitutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të njoftimit të dhënë për gjetjen të vetëvarur në banesë të shtetasit amerikan Matthew Janes Wertz, i datëlindjes 11.03.1971, dhe në vijim të veprimeve hetimore, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:
Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen). Paraprakisht mendohet se të dy qentë janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli).
Të dy shtetasit e mësipërm janë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri dhe nga informacionet paraprake rezulton se janë bashkëshortë njëri me tjetrin. Shtetasi Matthew Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetësja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë.
Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor tëJuridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë, kanë kryer të gjitha veprimet e domosdoshme procedurale s: këqyrjen e vendit të ngjarjes, pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, këqyrjen paraprake të kufomave në praninë e mjekut ligjor, këqyjen paraprake të kafshëve në praninë e një mjeku veteriner, sekuestrimin e provave materiale si;
– litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;
– një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori;
– dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz;
– dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;
– një telefon celular;
– katër kompjutera laptop;
– një shkop bejzbolli;
– një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;
– një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Matthew Janes Wertz.
Autopsia e kufomave do të kryhet më datë 20.08.2024 në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë. Të gjitha provat e sekuestruara do ti nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë për veprat penale, “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal dhe “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit” parashikuar nga neni 207/b i Kodit Penal.
j.l./ dita
Po kombesine e qenve perse nuk e jepni? Ishin qen kineze, indjane apo ndonje kombesi tjeter?
Bashke me keto mostra amerikane vazhdoni importin e Mbeteve te Rrezikshme toksike te gjithe Botes,qe po luajne VIKTIMEN,sikur jane ngarjuar skorjet e rreziksjme te furrave te xelikut te Azise,Kines,Indonezise dhe do ja rrasin te tera Shqiperise.Qenka zbuluar Porti oruigjines-Durresi.Po Shqiperia nje kovacane Kurum ka,,ku i gjeti Shqiperia mijra tonelata skorje .Po ja hedhin shqiptaret Kines? O Edi Ramaq!!!!!!!!!
Me keto mbetjet e rrezikshme te oksideve te Furrave te Ce;likut qe do kthehen ne Durres,ti po pson si me Mafiozin Becheti,qe investoi ne Shqiperi nper te fryre laprat e Sonila Mecos dhe Shqiperise i mori 110 miljon Euro,se Ty o Edi te duket vetja byth e zgjuar,..Vete ngatrrohesh me mafiozet,,por ti je nje cope idjot,qe i ke humbur te gjitha gjyqet me Mafian nderkombetare..Sepse fle me qente dhe qahesh qe gdhihesh me pleshta.
Ku do ti coswh tani ato mbetjet e rrezikshme 860 tone?Ne Velieren e njemije e nje neteve te Al Haqbarit?Ne Porto Romane qe ja pagove token Berishes?Ne Sazan e Zvernec qe ja dhe Kushnerit?Ne Shengjin e jader qe ja dhe Melonit?
Merri ne Kupolat antiatomike qe ke ndertuar ne Surrel Se vete e djallose kete pune.