Nga Edona Llukaçaj
Kam një bindje se po ta kishte shkruar sot poezinë e dhimbjes, Ali Podrimja nuk do ta kishte titulluar “Lum Lumi”. Një poezie sa për vete aq edhe për fatin tonë kolektiv, me siguri, do ta kishte titulluar “Llum Llumi”.
Simboli i mungesës së shpresës vetjake do kishte qenë po aty. Por te “Llum Llumi”, sëmundja e pashëruëshme e një biri nuk do paralelizohej veç me lëngatën e popullit. Poezia do drejtonte gishtin edhe nga përgjegjësit e përpëlitjes së shqiptarëve.
“Llum Llumi”, fillimisht, do cekte lojërat me shifra që bëhen andej e këtej kufirit. Për Kosovën, vendlindjen e dashur, Podrimja do tregonte si u votua për gati 6 muaj dhe 60 seanca, sa edhe kur një kryetar u zgjodh me pahir, Kuvendi nuk u konstituua.
Ndërsa Shqipërisë nuk do ia qante hallin për mungesë numrash. Mund të ketë më shumë të bindur se nevojiten, për të votuar gjithë ç’i do qejfi kryetarit. Por sigurisht nuk do i shpëtonte syrit të Podrimjes fakti se lum-deputetët përbëhen kryesisht nga dy kategori thellësisht jo premtuese:
1) të sprovuar dhe zhgënjyes deri në velje; Shembulli më tipik do ishte zoti Berisha me ata 4-5 veta që i kanë mbetur nga një tjetër epokë. Kjo kategori, ironikisht, do rehatohen në ulëset e veta si ligjvënës, paçka se zgjedhjet që ia siguruan privilegjin edhe këtë herë i quajnë “krejtësisht të vjedhura” dhe i bëjnë thirrje të përsëritura revolucionare popullit, që, për Berishën, duhet ta ishte ngrysur dhe zbardhur shesheve, derisa të bëhej ai edhe një herë kryeministër.
2) të rinj të paeksperiencë deri në habi. Kjo kategori që shquhet veç për daljet instagramase, minimalisht ushqen skepticizmin tonë me varfërinë e fjalës dhe mungesën e argumentit. Pa përmendur palaçolliqet me mandatin që, si pako llokumesh në kohën e diktaturës, iu dhurua një herë mamit të shokut, pastaj dajos, simotrës e, në fund, u vendos prap mbi tryezën e së parës.
Do fliste Podrimja edhe për të bërit politikë dhe kinse udhëhequr me kokëshkretësinë tipike shqiptare. Nuk do i shpëtonte se, matanë kufirit, këmbëngulja mbi një kandidate për kryetare kuvendi u kthye në përrallën vetëvendosëse të Ali S’enjefit.
Ndërsa këtej kufirit, një skelet syzesh i kuq, që u bë pjesë e look-ut kryeministror në pikun e vapës, befas, ia mundësoi njëshit të shihte çdo të metë e çdo cen në vend, çdo stol kafeneje e pompë lavazhi vendosur ki s’duhej, dhe ta hiqte me dorën e vet, tak-fak. Thua kishte ardhur rishtazi nga Marsi apo, deri më sot, nuk i kishin parë sytë e nuk i kishin dëgjuar veshët.
“Llumi Llumi” do fliste edhe për drejtësinë që na e bëjnë ndërkombëtarët, si ia do oreksi a momenti, teksa shqiptarët, prej naivitetit apo prej hallit, presin medet prej së largu. Ndoshta sepse e dinë se në tokën tonë ligji përdoret ende si shkop nga Maliqët bashkëkohorë. Për të ndëshkuar e për ta bërë dikë shembull për të tjerët, që të mos i afrohen vijës së pabindjes, ngjyrë skelet syzesh që hap sytë. Pasi e drejta është veçse një vegim podrimjan.
Do cekte “Llum Llumi” edhe heshtjen. Të pathënat. Mediat që kujtohen të denoncojnë e thonë të vërteta veç kur iu preket ndonjë interes. Gazetarë që flasin për korrupsionin e emrave të përveçëm, veç kur pronarëve të tyre i duhet t’i paguajnë zyrat e punës me çmim tregu. Fjalën e lirë dhe lajmin, peng në tavolinat e punës së shefave dhe të rërëndësishëmve.
Por, këtë herë, Podrimja, nuk do thurte elegjinë e fëmijës së mundur nga ligēshtia. Me siguri, do shkruante për fëmijët që shqiptarët po refuzojnë t’i lindin e t’i rrisin në llumin dëbues, në llum llumi që nuk e meritojnë.
Dhe me një shpresë të pajustifikueshme podrimjane, si thirrja e fundme se ndodh e ndryshon, për inat të një llumi shtresor në vatër, do thoshte:
Ti mëso të duash vogëlush,
Mëso të ecësh me këmbët e tuaj,
Mbi të keqën, mbi të mirën,
Mendo me kokën tënde,
Kurrë mos pështy në dashuri as në pleh,
Mallkim i fisit.
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Po cfare futesh ne trup te Ali Podrimes te NDERUAR per te shfryre zorre e plenca. Cfare te mundon shkruaje ne vete te pare!
Eshte histori shqiptare! Dikush thote jam Vann Damme! Dikush Kety perry, dikush si Mara Vernier! Ne vjedhim jeten e njeresve te medhenj dhe genjejme veten duke thene jemi ne lekuren e tyre! Keta jemi ne sekti salinian!
SPAK ti je i sektit salinian, apo atij sTalinian. Te kam thene shkruaj me kujdes se krijon keqkuptime te renda.
Vertet -si mund te perdoresh poezine e dhimbjes qe I madhi Podrime ia kushtonte birit te tij te ndjere Lumit-per qellime, mllefe e debat politik!
A je e marre oj Elone apo do e ben vete!!!
Wow c’eshte kjo😡
Shkrimi është mjaft goditës dhe figurat letrare i përdor vetë artikullshkruesja, sepse vërtet llumi i llumit, nuk durohet më dhe arti i të mëdhenjve na duhen sigurisht👏👏👏🌹🌹🌹
Edona Llukaçaj shkrimet e tua lexohen me dëshirë dhe kureshtje të madhe.
Faleminderit Edona!
Ne rregull,e kisha mik Ali Podrimja
Kisha mik Aliun
Paralelizimi me vellimin “Lum Lumi” eshte teresisht I pavend. Artikulli ne vetvete eshte I dobet; lidhja e paqene dhe e parealizueshme me vellimin me te rendesishem poetic te nje orej poeteve me te rendesishem te letersise shine, mjerisht, e nxjerr akoma me ne pah faktin se artikulli eshte fare I dobet.